Toka e papunuar, Berisha gati ligjin e ri: Do e taksojmë si në lashtësi

Kryetari i qeverisë parashikon të rikthkejë në funksionim taksën e lashtë të quajtur si taksa e të 10-tës për tokat që qëndrojnë pa punuar. Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së qeverisë se "së shpejti do të hartohet ligji i cili do të përcaktojë qëndrimin e shtetit ndaj tokës së papunuar, e cila është një dëm i rëndë i interesit publik për këtë vend".

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kreu i Qeverisë u ndal te kjo çështje, të cilën e konsideroi mjaft të rëndësishme për një vend si Shqipëria e cila realisht ka shumë pak tokë të punueshme". "Shqipëria është një vend malor ku rreth 2/3 e territorit kanë probleme shumë të mëdha në këtë drejtim. Në këto zona mbillet çdo metër katror tokë, madje edhe mikroparcela, ndërsa në zona të tjera të ultësirës bregdetare, dhe jo vetëm, ka mijëra hektarë të cilat nuk punohen", tha Kryeministri Berisha.

Sipas Kryeministrit, "kjo tokë është ndarë me ligjin 7501, ligj i cili është bazuar me parimin: toka i shkon atij që e punon dhe që jeton aty".

Kryeministri sqaroi se ligji i ri që do të hartohet "nuk synon që t'ia marri pronësinë e tokës pronarit të ligjshëm, por parashikon që kjo tokë të kalojë në fondin e komunës e cila do të jetë e detyruar ta japë atë me taksën e të 10-ës".

"Taksa e të 10-ës, është taksa e librave të shenjta, taksa më e lashtë e të gjitha kohërave, më e drejta dhe më e ndershmja", tha Kryeministri ,duke sqaruar se në këtë rast "toka do të kalojë në fondin e komunës, e cila do të ketë të drejtë t'ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar dhe pronarit që ia ka kthyer shpinën tokës t'i paguajë të 10-at".

"Nuk do të lemë as edhe një metër tokë të papunuar në këtë vend. Të gjitha procedurat e dhënies së tokës me taksën e të 10-ave duhet të jenë transparente dhe nuk duhet të jenë me letra xhepi", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij , "në Shqipëri, mbi një gjysëm milioni qytetarë jetojnë me një sipërfaqe toke për frymë, jashtëzakonisht të papërfillshme, në një kohë kur në ultësirën bregdetare ka sipërfaqe të tëra toke të papunuara".

"Kjo qeveri do të bëjë çdo përpjekje për të luftuar varfërinë", tha Kryeministri duke shtuar se "varfëria më ekstreme sot është në zonat malore".
 

22 Komente

Nuk punohet toka me librat e shenjtë (dhe meqë është, mund edhe ta sanksiononte me ligj edhe Kanunin).

Në vënd që të merret me politikat ekonomike të mijëvjeçarëve të kaluar, do të ishte më mirë që

  • të investonte në financimin e fermerëve të vegjël dhe të mëdhenj
  • të inçentivonte krijimin e grupimit të tyre (e di që ka alergji nga kooperativat, por kooperimi/bashkpunimi është dhe mbetet një mënyrë efikase)
  • të financiojë njerëz ose shoqëri që ofrojnë projekte në gjëndje që të bëjnë grumbullimin, përpunimin, magazinimin dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore

Pasi të ketë bërë këto dhe pronari akoma nuk begenis ta punojë tokën, atëhere t'ja marrë dhe t'ja u japë atyre që e punojnë vërtet dhe t'a kompensojnë pronarin me të dhjetën e famshme të librit të shenjt&eumlsmiley.

Po mire mer doktor, se e ke zakon qe flet capraz, si do ja boje komuna sikur mos ta japi dot me taksen e te dhjeres? ca strukturash i duhen komunes qe te shesi domatet e atij qe do marri token? po ja sikur po e zeme qe komuna do ja kerkoje toke-punuesit para, si do garantohet komuna qe ky ditesiu e shet produktin? po ja po themi qe s'do me dite komuna a e shet apo jo, po ke do marri per baze per te 10-ten, fasulen, kastravecin apo shalqiun? po rendimentin sa do e vendosi komuna? Zhytja doktor zhytja se e ke bo rruge, ti mer bab ke 10 vjet ne pushtet (92-97 edhe 2005-2009) edhe s'ke bo dot njerzit me pagu dritat e ujin, paske gjet muhabet tjeter tani.

Lexojeni me kujdes kete Monster. Ai perseri po godet tek "psikologjia masive" Ashtu sic goditi me pare me homoseksualet, ashtu si ne cdo situate qe i leverdis te shushate psikologjine e mases , ai nxjerr teori si simitet nga furra. Propoganda dhe coroditja e lloit Gebelsian eshte ne intensitet te plote. Me kete teze ai kerkon te ingranoje sa me shume te jete e mundur popullin e thjeshte dhe intelektuale qe do rrahin uje ne havan . Populli  nuk po di ku ka koken nga hallet e qorsokaku ku e kane futur me ekonomine e "forca burra " .... me ligjet e SHERIATIT , i mbeti te digjoje edhe per keto xhevaire  per token !!!!!!! 

Po arriti qe te terheqe ne kete pseudo mekanizem ekonomik te kapercyer me shekuj nga BOTA e Qyteteruar ( ashtu si me rastin e homoseksualeve) ai i prezanton  edhe njehere Botes Hipokrizine e tij se  ky popull ka qene eshte dhe do te mbetet TRIBAL ! Kuptimi ketyre teorive ne hava mund te perkthehet shume kuptushem ne SHQIP!" Lermeni mua ta Q...EVERIS kete gjindje si te doni JUE "

Propozoj qe katundaret e Kasharit t'ja ven emnin kooperatives se re "Sali Birisha"..  smiley

"Nuk do të lemë as edhe një metër tokë të papunuar në këtë vend"

"toka i shkon atij që e punon dhe që jeton aty"

- thoshte Enveri!!!! Sot e thote Sala.

Neser: Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave Kreu i Qeverisë tha midis te tjerash: Patatja zoterinj nuk eshte vetem gjelle...  smiley

 

 

Ik mer! Mbasi lejove me indiferencen e qeverise te zaptohen toka bujqesore perreth qyteteve kryesore por edhe ne bregdet, per te strehuar te shpergulurit nga zonat rurale apo te varfera, pasi nuk nderhyre per te mos lejuar ndertime nga vete fshataret pronar ne tokat bujqesore, tani na del me teorine e te 10-tes qe ashtu sic thote me te drejte edhe swed1 me siper eshte e pamundur te gjeje zbatim teknikisht. Por ti je mesuar me mufka, me shqiperine 1 euro, me mullinjt e eres te Don Kishotit, dhe me inagurimet inflacioniste qe te vjen per te vjellur. Ne vend qe te interesohesh per gjetjen e fondeve dhe vaksinave kunder gripit te derrit, na shet pallavra ne mes te kesaj vape te padurueshme.

Komunizmin t'a gzosh ti se Sala, me kete taksen e librave te shenjte, po instalon Feudalizmen ne Shqiperi! smiley
 

Te gjitha shenjat ne fakt jane prezent! Qe nga letrat qe Abdullai, robi i humbur i Allahut i dergon Sulltanit me nje rixha (kam 10 euro borxh, po m'i lave ke 25 vota (kalores) nga ana e fisit tim) deri tek sistemi i spahinjve qe pasi triumfojne ne beteje kundra qafireve shperblehen me toka!!

Ke te drejte mroklle.  Sala eshte bere i squt shume. Ja plani:

1. Merrja token pronarit dhe jepja komunarit (kryetarit te komunes me nje fjale).

2. Perdridhja koken komunarit (jane politike ata apo jo?)

3. Merrja token komunarit

4. Jepja token sali. (ka studio consulence argita qe i rregullon keto pune

qofshi me shendet ju te tjeret .

Prona eshte burimi i pushtetit.

Ke prone ke pushtet te perjetshem. Kete ka dashur dhe do ky kriptokomunisti apo feudali apo quaje ti ca te duash.

 

 

Parimisht gjykata kushtetuse duhet ta nxjerre si nje ligj anti-kushtetues. Neni 41 thote qe i vetmi rast legjitim per shpronesim lidhet me "interesin publik". Tani, problemi qendron te interpretimi qe i behet ketij neni. Parimisht, ne rast se toka i shkon nje "privati" i cili do ta punoje ate per "interesa private perfitimi", pavaresisht ndermjetesimit komunal, atehere vendimi i KM nuk mund te jete kushtetues. Por dhe njehere, me cfare nuk na jane mesuar veshet ne kete vend, mund qe te na thone qe fakti qe toka punohet quhet interes publik :

Neni 41

3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë.

4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohenvetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë

Parimisht gjykata kushtetuese nuk merret me llafe goje! Deri tani Sala verbalisht ka ndermarre shume nisma qe nuk jane materializuar kurre!

Mos u trembni! Edhe kjo do shkoje si shume thagma te tjera te Saliut ne hale'!

Konsulenca juridike e Ministrise perkatese (si edhe Instituti i Historise) do t'i beje ketij rapsodit nje relacion ku do t'i argumentoje qe:

1. E dhjeta ka qene takse per te mbajtur ne kembe FAMULLINE dhe jo takse e Librave te Shenjta!

2. Do haje me shume burime financiare per te stabilizuar c'eshte toke e papunuar (E mbjell une vetem ne cep me foragjer qe nuk do as hyzmet, as uje, fjala vjen) se sa do marre pas nga xhezije qe do i vere Sala "dembeleve"! smiley

3. Ministria e Brendshme nuk ka trupa te mjaftueshme t'i shkoje Kole Marash Ukdedajt t'i marre token/taksen!
Ministria e Brendshme nuk po ruan dot robt e ngujum per KANU', jo mo t'merret me delikatesa fiskale!

 

Ligji qe propozon Berisha nuk eshte per shpronesim, por thjesht qe tokat qe nuk punohen ju kalojne per administrim komunave te cilat i japin keto toka tek ata qe duan ti punojne por pa ju prekur titujt e pronesise ketyre pronareve dhe duke ju dhene 1/10 e prodhimit po ketyre pronareve.

Kjo eshte nje perpjekje e kesaj qeverie per te rritur prodhimin vendas dhe ndryshuar sadopak kete gjendje ku ne vetem konsumojme ate qe na vjen nga jashte, kur mundesite jane te kemi prodhim vendas.

Kjo mase me shume eshte qe te ushtroje presion dhe nxitje per pronaret e ketyre tokave per ti punuar.
Shumica e ketyre tokave qe nuk punohen jane toka qe jane dhene me ligjin 7501 (pra toka eshte e atij qe e punon dhe jeton), pse i lene djerre atehere keto toka?!

E mire e ke ti, qe ti punojne ata qe duan ti punojne.

Po ketu eshte thembra e Akilit. Se nuk do njeri qe ti punoje. Fshataret shqiptare qe mund te jene ne gjendje te punojne me mire mbledhin luleshtrydhe ne Hollande dhe bejne ndonje leke ne Angli duke shitur cupen e xhaxhait per prostitucion, sesa te punojne tokat.

Si ata qe i kane tokat ne prone si ata qe nuk kane toka ne prone dhe presupozohet te punojne keto toka nepermjet ketij ligji jane shqiptare me te njejtin mentalitet.

Apo pritet qe te vine greket qe te punojne tokat e shqiptareve (megjithese nuk eshte shaka, jo. se dikur greket e kane bere kete).

Qe te zhvillohet bujqesia (dhe blegtoria, for that matter) duhet me pare te zhvillohet industria. Duhet mekanizim i bujqesise dhe i blegtorise, ashtu si ne Hollande ku nje pjese e mire e popullsise merret me bujqesi e blegtori ose si ne Angli ku fermeret e kane te trasheguar deshiren e punes ne fermen e tyre.

Ky eshte kyci per zhvillimin e bujqesise dhe punimin e tokave ne Shqiperi.

Sala e demtoi rende token me 7501 tani do ti beje gropen fare me kete ligjin e ri.

 arnim i ligjeve "te lashta", "te shenjta", "te drejta", "me demokratike" te salieneve...

toka i takon atij qe e punon...don kishotet saliene marshojne..qente le te lehin...ne gryke te topit...

Une kisha disa pyetje

E para, ky eshte kryeminister, apo nepunes i pallatit te endrrave. Se ky o vella nuk flet si kryeminister. Ajo qe kerkohet nga burri i shtetit eshte qe pasi ve re nje problem ia adreson kete keshillit te ministrave, kuvendit apo institucioneve te specializuara per ta studiuar, dhe pasi degjon mendimin e specialisteve e ministrave  i dergon kuvendit ligjet per aprovim. Kurse ky ngjan sikur sa zgjohet nga gjumi tregon se cfare i tha profeti mbreme, dhe si ky do e beje ashtu sic e ka vendosur.

E dyta ku i pa ky keto toka. Apo kur doli xhiro me Bollanon andej nga Jugu. Se ara te papunuara une kam pare vetem ne Dropull, ose ne zona ku fshataret e zones dhe cdo njeri me dy para mend e kupton se bujqesia atje nuk sjell ndonje perfitim. E nese kete perfitim nuk e nxjerr dot i zoti i tokes, valle do e nxjerre koperativa demokratike?

E treta, ajo e dhjeta "e lashte" nuk eshte gje tjeter vecse e dhjeta e kishes. Ajo nuk i takonte shtetit, dhe nuk kishte taksidar qe e mblidhte, por njerezit vullnetarisht ia conin kishes. Dhe nuk ishte e dhjete mbi token, po nje e dhjeta e prodhimit vjetor. Mund te ishte nje dore kumbulla, nje kec, nje kuintal grure apo nje but vere, dhe ishte me shume si nje tribut ndaj Perendise. Po Berisha kush eshte, Profeti apo i Biri?

Dhe qe te kthehemi ne boten moderne. A ka bere ndonje llogari se me se do mbillen keto "areza" e per me teper ku do shitet prodhimi i tyre. Se ne Europe ka shtete qe te paguajne qe ta lesh token djerre, ose ta mbjellesh per pyll, kurse ky do te mbjelli prape limona ne taraca, si ne kohen e Enverit.

Nejse,hera e fundit qe harxhoj kohe me idiotesirat e Berishes. Shyqyr qe i beme naften atij vendi e i shohim keto vetem si estrada nga Memelendi. Hajt pa e shoh qe do "kenaqemi" per nja kater vjet.

shume e vertete ajo puna e shperblimit per mos me e punu token. ne shqiperi nuk eshte zbatu najher teoria e punimit minimal te tokave. ajo ca me dhemb mu eshte prishja e kullotave natyrore per ti mbjelle grure dhe patate (futej edhe ushtria per ta bo kete).

PF, t'ka ron rasti me u ngjit ne Cajup?

 Jo, s'kam qene ndonjehere, por kam degjuar per kullotat me trendeline te Cajupit.

Kjo ngjan icik me ate taksen e beqarise... se edhe aty ne nje fare menyre ngel toka pa punu. smiley

Ka qene nje kenge e vjeter ku gruja i conte llaf burrit ne kurbet:

te ara me dy catall/ mbeti toka batall / ja hajde ta punosh vete / ja do e leshoj me te trete  smiley

UAAAAAAA Kur mbeti toka pa punuar ( jo shume por disa muaj me pare)te gjithe ju qe tani shgryeni ketu ne balten e sharjeve, ulurite deri ne kupe te qiellit se "kjo eshte e palejushme" "qeveri i ka lene tokar djer" "po shkateron bujqesine" etj etj BS si keto.

Ndersa tani qe me ne fund krieministri yne hajdut u kujtua te bej dicka te mire ju jeni zhgryer si derrat ne balten e fyerjeve e sharjeve kunder ketij veprimi.

Une them Bravo Berisha. Shqiperise i duhen ca ligje si keto e me te forta se keto ndryshe mbetemi ne mejsten e anarkise dembelistehadutistekriminaliste.

Rruget ashtu si dhe menyren e prodhimit te domatave apo menyren e shperndarjes te prodhimit nuk e cakton apo e ben qeveria. Ka 20 vjet qe ka vdek ai sistem ( per ndonje qe ne keto 20 vjet ka qene ne koma dhe nuk e di se komunzmi apo socializmi ku shteti zoteronte gjithshka, bente gjithshka apo leshonte direktiva per te bere gjithshka deri si te mbeten grate shtazane apo si te linde femije, ka vdekur ) Sheti tani ka taksa e tarifa per te drejtuar ekonomine ndersa ekonomia e tregut ben te sajen.

Per disa ketu akoma eshte Rrofte Komunizmi Shqiptar

Agilon e sqaron drejt problemin.

Edhe pse mundohet te thoje te kunderten, duke na bere te njohur ligjin kushtetues, behet perkrahes i Berishes.

Ligji mbi punimin e tokes behet per interesa publike.

Krimi me i madh qe i eshte bere Shqiperise dhe Shqiptareve eshte ai ligji i famshem 7501 qe e ndau token sipas deshires se Sules..... Nese komunizmi jua mori token njerzve dhe jua shtetezoi me dokumenta te arkivuara, Sula e ndau ate toke jo sic i takonte cdo ish pronari toke por e ndau sipas frymeve. Ja cfare respekti dhe kulture apo tradite kemi ne per gjene tone, pasurine tone private "Asgje" Cdo gje fillon nga prona private dhe ajo eshte tjetersuar eshte bere corbe qe nuk ka zot ta rregulloje dhe ta beje sic duhet. Tani Sula po tall bythen dhe flet si ne kohen e "Hamurabit" ligjshkrojtesi i pare ne drejtesi ne lindjen e larget qe i shkrojti ligjet ne pllaka guri para 4000 vjetesh ku thoshte se papunesia eshte krim dhe kush nuk e punon token e tij do ti piten duart. Shikojeni pak kete sharlatan se si loz dhe tallet me ate popull. Shikojeni pak programin e tij zhvillues te vendit. Ku i ka politikat e reja zhvilluese dhe ku jane investitoret apo ndihma qe i jep ky sharlatan fshatit per ta punuar token? Njerezit edhe ata qe e punojne dhe prodhojne dicka dalin me humbje sepse monopoli i mallerave skarco qe vijne nga jashte dhe qe kete monopol e kane ministrat e tij i nxjerrin keta prodhueset vendas jashte loje pa hyre akoma ne loje. Habitem me memecerine e intelektualeve dhe opozites (nese ka ndonje) qe nuk flasin apo bejne indiferentin perballe ketyre maskarallleqeve te kryemaskarait.

O Zot na ruaj nga keta monstra!!!

Genjeshtren e ke si sport apo flet kot se kaq di? Ligji 7501 eshte ligji i Ramiz Alise i cili si armik i eger i prones private per ti rezistuar kerkeses qe prona te ju jepej atyre qe ju takonte, pronareve, nxori kete ligj.

Ketu flitet dite e nate se si Shqiperia te rrise prodhimin, mos te jete thjesht nje konsumuese e gjerave qe vijne nga jashte, ketu dalin ca njerez qe nje nisme pozitive dhe qe eshte per zhvillimin e ekonomise shqiptare, medemek po e kundershtojne thjesht pse e thote Sali Berisha.

Nderkohe per zhvejket e tjere sqarojme se perpara se dicka te propozohet si ligj, i kalon te gjitha hallkat e shqyrtimit dhe studimit nga institucionet perkatese. Te dhenat per token djerre jane nga Ministria e Bujqesise e cila e ka detyre te evidentoje dhe merret me kete problematike.

Zhvejket nuk e di se me ke na ngaterrojne kur flasin per para qe jep shteti per te mos punuar token! Nuk e di cilit vend i referohen por jam i bindur qe nuk mund te krahasohet me Shqiperine.

Po mire more trim kush ja mbajti doren Sules qe ta rregullonte ligjin 7501 por ai si kelysh i shokut Ramiz i beri iso atij ligji qe perfundimisht e shoi endrren e ish-pronareve tju kthehej prona e shtetezuar, po leri avokat mbrojtjet e Sules se ka Fazllicin ai qe del sa per 1000 si juve. Kur ishte puna per te ndryshuar ligj qe ishte ne interes te tij Sula e bente brenda nates per kete as qe e shkio ndermend.... lere mos na hap muhabete me keto te pronave se kam 20 vjet qe kerkoj pronat e mia dhe as Sula as Tosi as Edi as ti nuk mi jepni keshtu qe lere rolin e avokatit te Sules.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).