Të burgosurit në plazh,100 të dënuar me leje

Ora News - U jepet e drejta të bëjnë katër ditë plazh edhe të dënuarve. Me një leje të dhënë nga Drejtoria e Burgjeve një burgosur mund të largohet disa ditë dhe më pas të rikthehet sërish në qelinë për të përfunduar dënimin. Por për të marrë këto 4 ditë pushimi një i dënuar duhet të sillet mirë dhe të mos ketë asnjë vërejtje me shkrim nga drejtori i burgut ku qëndrojnë. Të dënuarve u jepet mundësia të shkojnë disa ditë me pushime.

Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve të dënuarve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t'u japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave, në total, nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit. Sipas burimeve për muajit korrik dhe gusht janë dhënë deri tani nga kjo drejtori rreth 100 leje për të dënuarit. Madje këto ditë kanë edhe numrin më të madh të kërkesave nga të dënuarit. Kështu leja shpërblyese i jepet:

 

  • Personave të dënuar deri në 3 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/4 e dënimit;
  • personave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/2 e dënimit;
  • personave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit.

Sipas burimeve nga burgjet mësohet se edhe këtë vit do të shihen këto kritere që të dënuarit të kenë mundësi të shkojnë në këtë sezon verore edhe në plazh.

14 Komente

Ketu eshte per te vene "Gjeni dicituren" ... Plazh privat per te burgosurit!

Po mire mo, paska goxha kushte burgu, del dhe me leje here pas here, dmth. nga vend vuajtje denimi kthehet ne nje vend "vuajtje pushimi"...

Kam nje ide me te mire, pse s'u ngrene nje pishine aty brenda per brenda, pishine dimerore e verore bashke, dhe pastaj ajo kenga "se zogu n'kafaz nuk k'no per gaz, por per maraz" behet e anasjellta.

Dhe kjo besoj eshte per ruajtjen e te drejtave te njeriut, apo jo?! Bukur, gay-t po i ligjerojme, te burgosurit po i shplodhim... po per njerezit normale do mendoje qeveria ndonjehere, apo se s'ben duhet te futemi tek ndonjera prej ketyre kategorive?! Mah... s'marr vesh me se s'po behet!

Une kam mendimin qe edhe pushimet tjua paguaje shteti ne hotele me 5* sepse dihet qe te burgosurit kane vuar shume per ato 4 dite, e meritojne..... smiley

Cfare thagme! Ai mund te jete i denuar 10 vjete per vrasje te mbetur ne tentative ose perdhunim, dhe ben plazh ne mes te miletit. Kjo eshte demente.

Prit, prit, kur t'i bejne roje plazhi, alla Miçi i Bejouçit... laif gards a guardaspiaxha! Per denim pra, ne sherbim te komunitetit...  Te musklatosur do jene, trima, po e po... hihihihihi...  ups, po vras mendjen si do jene Pamelat...  smiley

keta jane ata qe kane votuar PD padyshim, apo ata qe kane terorizur njerzit ne 28 qershor.....

Keshtu edhe plazhet tona do te behen edhe me te sigurt edhe me te bukur.

Kush e ma men nje film me Bleron, nje I burgosur qe e nxirrte drejtori I burgut naten qe te vidhte. (Ani mu kujtu edhe titulli "As pare e as njohur" smiley

Pranaj eshte veshtire me gjet dhoma te adriatiku...

ene meihere sa dalin nga burgu, shkojne ne miting tuj brohorit rrofte mreti.

 nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t'u japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave, në total, nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit.

Realizim interesash kulturore ne plazh?!

Filan Fisteku, gjate proçesit te realizimit te interesave te tija kulturore ne plazh, vrau 4 kokrra njerez.

Pse ai qe e vrau ate tjetrin per punen e muzikes, a nuk quhet konflikt interesash kulturore?

Varet c'muzike po degjonte: Sinanin apo Ingridin(Gjonin)?

Veske, e the si n'ajer per Sinanin, por e degjuam para ca kohesh ne Himare.  Tiranaria u hudhshin perpjete e po englendiseshin.  Vloraria ishte bere gati me nxjerr dyfekun smiley

PS: Persa i perket incidentit ne fjale, qamet i madh, djale i ri.  I kam si tip krushqie, me sakte ex-krushqi edhe ... mjere ai qe iku smiley.

Po Vloraria-si gra, ashtu dhe burra-dyfekun e nxjerrin per me pak. smiley Vloraria do Poni, Athina, Thomaidha, Denglamidha,... smiley

lista vazhdon la rosse Tongue

Vloraria do Poni, Athina, Thomaidha, Denglamidha,... pidhepedhja, oqikoqi......Big Grin

Mesa kuptoj une , kjo eshte deri diku pershtatje me sistemin europian te burgjeve , ku te burgosurit perfitojne nga ligjet e lejeve.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).