Tani e tutje, të gjithë do heqim vallen e Berishës

Përpara zgjedhjeve nuk munda të takoja qoftë edhe një socialist të vetëm për be, i cili të shprehte optimizëm e shpresë për një rezultat të mirë në garën elektorale. Edhe militantët e thekur nuk besonin se do të fitonin. “Do të na mundë Berisha - thoshin, - kjo është e sigurt”. “Po si kështu, - i pyesja, - mua më rezulton që një shumicë e qartë shqiptarësh janë kundër tij”? “Nuk ka rëndësi kjo. Ai prapë do të na mundë”, - më ktheheshin. Dhe me këtë shpirt u futën në garë. Vijmë tani pas zgjedhjeve. Kurrë s’kam dëgjuar kaq shpesh sa këto ditë fraza vlerësuese të llojit “është i zoti, s’ke ç’thua”. E kanë fjalën për Berishën. I kam dëgjuar këto edhe nga njerëz, të cilët deri para ca kohësh kanë treguar se nuk dinin të bënin gjë tjetër në këtë botë, veçse ta refuzonin atë politikisht e kulturalisht. Kjo do të thotë se verdiktin elektoral kanë zënë ta shohin përveç të tjerash, edhe si një mballomë për të mbyllur gojët e tyre. “Lëre tani atë punë, - të thonë, - na mundi të gjithëve”. Dhe në mënyrë me demek kalorësiake shtojnë: “Fituesit i hiqet kapelja”. “Është shumë i zoti, - më tha dikush tjetër, - ai nuk fitoi, e prapëseprapë po sillet si një ngadhënjimtar i madh; dhe të gjithë po e njohin si të tillë”.

Përpara zgjedhjeve nuk munda të takoja qoftë edhe një socialist të vetëm për be, i cili të shprehte optimizëm e shpresë për një rezultat të mirë në garën elektorale. Edhe militantët e thekur nuk besonin se do të fitonin. “Do të na mundë Berisha - thoshin, - kjo është e sigurt”. “Po si kështu, - i pyesja, - mua më rezulton që një shumicë e qartë shqiptarësh janë kundër tij”? “Nuk ka rëndësi kjo. Ai prapë do të na mundë”, - më ktheheshin. Dhe me këtë shpirt u futën në garë.

Vijmë tani pas zgjedhjeve. Kurrë s’kam dëgjuar kaq shpesh sa këto ditë fraza vlerësuese të llojit “është i zoti, s’ke ç’thua”. E kanë fjalën për Berishën. I kam dëgjuar këto edhe nga njerëz, të cilët deri para ca kohësh kanë treguar se nuk dinin të bënin gjë tjetër në këtë botë, veçse ta refuzonin atë politikisht e kulturalisht. Kjo do të thotë se verdiktin elektoral kanë zënë ta shohin përveç të tjerash, edhe si një mballomë për të mbyllur gojët e tyre. “Lëre tani atë punë, - të thonë, - na mundi të gjithëve”. Dhe në mënyrë me demek kalorësiake shtojnë: “Fituesit i hiqet kapelja”. “Është shumë i zoti, - më tha dikush tjetër, - ai nuk fitoi, e prapëseprapë po sillet si një ngadhënjimtar i madh; dhe të gjithë po e njohin si të tillë”.

Ç’del nga kjo? Del që njerëzit po mësohen, më saktë po dorëzohen dhe që shqiptarët pak e nga pak do fillojnë të heqin vallen e Berishës. Po e shohin këtë të fundit si një sportist, e jo si një dukuri të shpifur kulturore e në përputhje me këtë optikë sportive, njerëzit po mësohen të ngrenë duart përballë verdiktit elektoral, a thua se është një verdikt divin. Në fakt, duhet bërë e kundërta: sa më shumë konsensus elektoral të thithë kjo flamë politiko-kulturore, aq më shumë duhet të mobilizohemi e të luftojmë kundër saj. Mirëpo, s’po ndodh kështu! Ka një molisje totale në këtë vend, i cili ka rënë në gjunjë përballë një briganti psikopat (ka pak ngjashmëri me italianët në këtë mes, të cilët ka ca kohë që, një dreq e kupton se pse, kanë rënë në gjunjë përballë një palaçoje).

Masmedia jonë është e para. Ka ditë që gazetat e televizionet, a thua se kanë për mision të budallallepsin për fare të gjithë shoqërinë, na përcjellin për xhevahir çdo broçkull që nxjerr Berisha nga goja. Të duket vetja sikur jeton në një vend të çmendur, ku me t’u zgjuar, merr gazetat e ç’të shohësh? Në faqe të parë, që të gjithë informojnë mbi faktin që Berisha këtë verë ka notuar 123 minuta dhe se ai me këtë ka vendosur një rekord (burimi i këtij informacioni është i sigurt: është vetë rekordmeni ynë që flet përballë kamerave në mbledhje të qeveris&eumlsmiley. Ose sheh po në faqet e para një lajm, sipas të cilit ka pasur një debat midis Berishës e Bodes, në mbledhjen e qeverisë. E kuptoni, apo jo? Një ministër që guxon e bën debat me Berishën dhe ky i fundit, që e toleron debatin. Në fakt, ishte thjesht një shkëmbim mendimesh, ku Bode, ashtu si sivëllezërit e tij berishianë, tregoi se pati edhe drojën për ta thënë të tijën, edhe “trimërinë” për t’u tërhequr fët e fët nga e tija. Doni ilustrim tjetër? Dje, që të gjitha gazetat gjithashtu, informonin në faqe të parë, se “ishte ndaluar nga policia ish-truproja e Sali Berishës, ngaqë kishte bërë fjalë me policinë”. Siç shihet, janë të gjithë lajme që e nxjerrin Berishën në një dritë prej njeriu të drejtë (ja, ndalon dhe ish-truprojën e tij. Ç’provë tjetër ndershmërie doni nga ai?), babaxhan, i qeshur, shakaxhi, notar i madh, plak vital, tolerant, mirëkuptues, ekspansiv. Ja, këto janë gazetat tona. Nuk do të vonojë shumë dhe gazetat opozitare do të dalin nga qarkullimi. Edhe televizionet e pakomanduara nga Berisha ka shumë gjasa që të “vetëkorrigjohen”.

Në anën tjetër, opozita është në ditët e veta më të zeza, e humbur, e shushatur, e pamotivuar, plot sherre mes vedi dhe e paaftë për t’u marrë me një personazh okupator si kryeministri ynë. Kurrë nuk kam besuar se ky i fundit do të mund ta shfrytëzonte karrigen e pushtetit në funksion të pasurimit të vet e të fëmijëve të tij mes një karari të tillë. Asnjë vickël opozitare nuk është në gjendje ta shqetësojë atë. Berisha mund ta mbledhë Këshillin e Ministrave edhe në mes të natës, për të marrë një vendim të sugjeruar nga tahmaja e vajzës së vet, për t’u pasuruar pafund dhe opozita do të bëjë atë që ka bërë: do të dremisë. Ndoshta Berishës ia ka prishur kararin Ilir Meta? Po çne?! Që nga momenti që LSI-ja iu përgjigj pozitivisht ftesës për në qeveri, Berisha është i kapur nga një hare e qetësi, të cilat s’i ka pasur as në ditët më të mira të karrierës së vet. Po pse kështu? Sepse Ilir Meta është në qeveri për punët e veta, e jo për të ndaluar turravrapin e kryeministrit zullumqar. Si gjithë të tjerët përpara tij, edhe kryetari i LSI-së në një post ministror do të detyrohet të dëgjojë barsoletat e Berishës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave përballë kamerave televizive, ja, si kjo puna e rekordit në det të hapur. E do të gajaset me to.

Institucionet po japin shenja se shumë shpejt mund të zgërlaqen për fare. “Pas pak kohësh vjen hera e ndërrimit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Berisha e do ta marrë kollaj-kollaj dhe këtë institucion”, - më tha dikush. Por çështja është se nuk do të ketë nevojë të mendojë për këtë gjë, pasi do të jetë vetë institucioni që do të squllet si me magji përpara se të bëhen ndërrimet në fjalë. Institucionet e tjera kanë treguar se janë të thyeshme e të cënueshme. Në mos, Berisha mund t’i blerë, siç ka blerë plot të tjerë.

Po çfarë mbetet në këtë vend? Mbetet Presidenti i Republikës, i cili megjithatë nuk mund t’i japë vetes funksione opozitare, pasi nuk e lejon Kushtetuta. Mbeten dhe zëra tek-tuk, të cilët janë të dënuar të meken e të lodhen. Në mos, s’do të ketë tribunë e foltore për to.

Ja, kjo është gjendja. Shqipëria po bëhet gati të heqë vallen e Berishës. Shumë njerëz janë të sigurt se nuk kanë shans tjetër, o ta heqin edhe ata këtë valle, o të bëjnë sehir. Kush nuk bën as njërën, as tjetrën, do të gjendet gjithnjë e më i izoluar. Në mos, do t’i duket vetja një budalla dhe aq, në këtë Shqipëri që ka kapitulluar përballë së keqes. 

7 Komente

Erla dhe Armela ju qofsha fale.  Ndaj na eshte bere lekura sholle.  Po ti i masmedias nuk je, z. gazetar?  Si pret te reagoje populli?  Qe duket se eshte me i squt se te vere tiganin ne zjarr me pogonishtet tuaja apo kapitullime apo anallogje dreq me te bire. 

Si s'lexova nje analize "profesionale" te hajrit mer, qe te them bravo u qofte.  Mbase dhe jane shkrujt, e une si me pushime qe jane s'i kam vene re. 

Hehehe!

E mbani mend ate "controversy-n" e Sales qe shkon me LDK-ne apo me Ramushin, ne Kosove?

Well, para ca ditesh Saliu FOLI ne Klan Kosova, e hengri llafin e vet, dhe historia mbaroi...

Sot, partichkat e vogla te djathta shqiptare ketej dhe andej kufirit, kane filluar te bejne deklarata ne MBESHTETJE TE INTERVISTES SE SALIUT! smiley

 

Hajde Halle e Madhe,

dil dhe ti ne valle!

 

Edhe kur nuk e vendos emrin, ja ben muuu qe ky eshte Muc Nanua.

Berisha nuk nxori ne pension politik vetem Ramen, por edhe komentator Mucin, qe me shkrimet e tij pasionante anti-Berishe, vetem se e ka ndihmuar ne vend qe te nxirrte probleme ne opinionin publik per Berishen . Nano jo vetem tek elektorati i djathte qe nuk ka ndikim, bile perbuzet prej tyre si kallepi i komentatorit ekstremist dhe rrogetar i Edi Rames, por as tek elektorati i pavendosur dhe duhet thene qe edhe te majtet i bezdis.

Me pak fjale ky ka mbetur pa pune, por mund te dale ndonje gazete qe per te mbushur faqet ja boton shkrimet ose tek e fundit, fletushken e Mero Bazes e ka gati.

I shkaterroi Sala keto plehra qe na kane care trrapin 4 vjet. Te shohim do kete me fuqi Sajmir Hunderri dhe Filip Derrkuci te meren me Salen e te fusin kamerat ku ti doje qefi apo jo. Do jau fusi Sala ne bythe kamerat ketyre e pacavuret gazetareve si ky i mesipermi.

and thats it. une them ti varin fare keta plehra. heren e fundit qe takova zedhenesen e pd-se me tha qe garda republikes kishte votu 70% per ps-ne. Shume bukeshkale, aty ku hane, permbysin kupen. Ajo ishte e nje mendje me mua, ti hiqnin nga puna

 po me duket vetja si alien apo i ka kap te gjithe gripi salien...

cfare flisni more, ca nuk shkon te ky shkrim apo nuk duroni as nje fjale kritike per salienin...plehrat po na qeverisin per 18 vjet

pa permendur xhevahiret e vjetra te salieneve tane me ben pershtypje se del nje deputet si Prifti ne TV dhe sqaron "standartin" e zgjedhjeve qe patem dhe asnje se rrun...as media e as opozita, nje gje komplet normale ne Shqiperi qe ne cdo vend tjeter do ishte skandal ... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).