Surprizat e sezonit te ri "Njerez te humbur"

Ajo therritet me te drejte "Aida e njerezve te humbur". Ne fakt, shprehja duhet te ishte "Aida e njerezve te gjetur", por c'rendesi ka, per te e rendesishme eshte qe deri tani, fondacioni 'Njerez te humbur", ka mundesuar gjetjen e plot 800 personave, te cilet kane komunikuar me familjaret e tyre. Misioni qe Aida Shtino ka marre persiper nuk eshte i lehte; perkundrazi, eshte shume i veshtire. Pervec hallkave institucionale dhe veshtiresive qe duhen kapercyer per gjetjen e informacioneve ne terren, stafit te 'Njerez te humbur" nuk u kane munguar as kercenimet. "Nje nga momentet me te veshtira ka qene kur ne ishim ne transmetim te drejtperdrejte ne Telenorba Shqiptare dhe aty morem nje telefonate, permes se ciles na thane se i kishin vendosur bombe televizionit. Kane qene momente te veshtira te cilat nuk do t'i harroj kurre" shprehet ne nje interviste per suplementin "Summer Time" ne "KJ" Aida Shtino. Se bashku me familjen dhe disa te aferm, keto dite te nxehta prezantuesja e njohur e TV Klan do te jete me pushime, por mendjen do ta kete pas, sepse sikurse pohon edhe vete, nuk mund te largohet asnje sekonde dhe asnje cast nga puna e saj e palodhshme. "Nuk ka pasur pushime qe une t'i kem kaluar pa u shkeputur nga historite e personave te humbur", shton ajo. Kur vjen puna te njerezit e humbur, per te cilet te afermve u qan zemra, ajo nuk mund te pushoje, kur e di se me perpjekjet e stafit qe ajo drejton prej vitesh, dicka mund te marre zgjidhje. "Mendoj se Zoti eshte prane meje ne cdo hap, ne cdo sekonde, per te me treguar se nuk ka asgje me te rendesishme ne jete se atdheu, se nena, se ajo qe ke lene pas", vijon me tej Aida Shtino. E lindur dhe rritur ne Gjirokaster, e mandej e punesuar ne shtetin fqinj te Greqise ne nje format te ngjashem me "Njerez te humbur", eksperienca e saj ka mundur padyshim t'u ktheje buzeqeshjen shume familjareve dhe individeve brenda dhe jashte vendit tone, kjo fale edhe tv kombetar Klan. Ne sezonin e ri te emisionit, surprizat nuk do te kene te sosur; iniciativat dhe bashkepunimet e reja, eksperienca e vjeter dhe profesionalizmi, do te sjellin arritje te medha, ne dobi te personave te humbur dhe familjareve te tyre.

Nuk numerohen lotet ose buzeqeshjet qe keni falur gjate emisionit "Njerez te humbur". Si kane qene keto emocione per ju, besojme te pashlyeshme?

Gjate gjithe ketyre kater viteve transmetime te drejtperdrejta, me shume njerez qe trokasin ne dyert e emisionit tone, te cilet duke qene se nuk gjejne mbeshtetje askund, te shohin si te vetmen mundesi per te gjetur te dashurit e tyre, emocionet jane te pafundme...Te mbushin me lumturi momentet e takimeve dhe padyshim kur sheh se puna jote ka pasur nje rezultat. Perpos perjetimeve me syte e perlotur, pikerisht keto momente kane qene shtysa kryesore per ne, qe te perforcojme kerkimet tona dhe te mos terhiqemi asnjehere, pavaresisht veshtiresive.

Se shpejti nis sezoni i ri i "Njerez te humbur". Do te kete ndonje ndryshim, qofte ne forme, qofte ne permbajtje?

Duke ia lene kohes surprizat, kemi ndermarre disa iniciativa te reja, te cilat shpresojme te mirepriten. Patjeter qe duke pasur kaq vite eksperience, shpresojme qe dhe bashkepunimet e reja dhe profesionalizmi do te jete me i arrire... Por kryesorja eshte se ajo cka duhet theksuar eshte fakti se te gjitha iniciativat tona jane ne dobi te personave te humbur dhe familjareve te tyre.

Me cilen moto do te nisni kerkimet ne sezonin e ardhshem?

Sigurisht me ate qe kemi pasur edhe ne vitet e kaluara. "Te gjenden sa me shume persona te humbur". Ky eshte qellimi i emisionit tone; cdo sezon qe kalon aq me shume shtohet deshira per te kerkuar rreth fatit te ketyre njerezve te humbur nder vite.

Le t'ia lejojme vetes disa shifra. Sa te humbur jane gjetur deri tani?

Ne databazen e Fondacionit Kombetar Njerez te Humbur, rezultojne deri tani rreth 800 persona te gjetur, behet fjale per persona qe kane mundur te komunikojne me familjaret e tyre.

Cila eshte sfida me e madhe ne punen tuaj. Cila gje ju ka mbetur peng?

Sfida me e madhe ne punen tone qendron ne influencen e personave te caktuar, te cilet mund te jene pjese e historive te "humbjes" se personave. Ata mund te bejne tentativa te shpeshta, per te corientuar kerkimet, duke dhene pista te kunderta orientimi. Sigurisht, kercenimet e shpeshta nga ata te cilet nuk duan qe nje histori te zbardhet nuk mungojne. Kemi shume raste qe lidhen drejtperdrejte me kete tematike, si psh., rasti i Besarta Gecaj.

Nuk mendoj se duhet te jetojme me idene e pengjeve; duhet respektuar zgjedhja e bere ne momentin e caktuar, ne kohen e caktuar. Nuk kam lene dicka peng, e per historite qe ende nuk kane mbaruar, serish ne do te kryejme kerkime.

Mendoni se keni bere gabime gjate rruges, te cilat do te donit t'i rikuperonit?

Besoj se kam bere te pamunduren dhe do te vazhdoj te bej te njejten gje. Kjo justifikon edhe mosarritje te caktuara. Mendoj se cdo gje qe ka shkuar, edhe nese ka rezultuar jo ashtu sic ne kemi dashur dhe kemi pretenduar, ka pasur edhe te mirat e saj. Te gjithe bejme gabime, por kryesorja eshte t'i kuptojme keto gabime dhe t'i rikuperojme gjate rruges.

Ju perballeni me shume veshtiresi gjate procesit te gjetjes se personave te humbur. Ne c'situate e keni pare veten me keq, sepse keni marre edhe kercenime, e duke qene se jeni edhe familjare, gjerat edhe perkeqesohen. Ka pasur ndonje moment ne te cilin i keni thene vetes "Aida, perse zgjodhe te merreshe me kete mision?

Veshtiresite jane te shumta, por ne nuk jemi terhequr. Ka pasur shume histori qe mund te permenden, nderkohe qe nje nga momentet me te veshtira ka qene kur ne ishim ne transmetim te drejtperdrejte ne Telenorba Shqiptare dhe aty morem nje telefonate, permes se ciles na thane se i kishin vendosur bombe televizionit. Kane qene momente te veshtira te cilat nuk do t'i harroj kurre.

Ka pasur dhe raste te tjera gjate kerkimeve, me persona te caktuar qe kane qene pjese e personave "te humbur, te zhdukur". Me kujtohet historia e Eduard Craythorne, shtetasi anglez i cili kishte pak jave qe kishte mberritur ne Shqiperi dhe nuk po gjendej. Ne kemi qene te paret qe morem informacionin per nje zhdukje te mundshme dhe per nje kufome diku ne mal. Por veshtiresite kane qene te shumta edhe ne nje interviste me "mikun" e tij, i cili me pas, sic rezultoi nga kerkimet e policise, ishte vete pjese e vrasjes se tij.

Cili rast i "humbur" vlen te permendet ne misionin tuaj?

Nuk mund te menjanoj nje histori apo tjetren, por rastet qe ne na kane munduar vertet, ne te cilat jane perfshire shume persona qe mundohen te fshehin te verteten jane si Besarta Gecaj, vajza kosovare e cila humbi kontaktet ne shtetin zviceran si pasoje e "kontradiktave" te hasura per vertetimin se perdhunimi i nje te miture ishte kryer nga mesuesi i shkolles, apo nga babai i saj. Mund te permend edhe te madhin Ukshin Hoti, i cili ia dedikoi jeten e tij lirise se nje kombi. Shume te tjere ia vlejne te permenden, sepse edhe njerezit e thjeshte jane heronjte e jetes se tyre.

Ka pasur raste kur jeta e dikujt eshte vene ne rrezik, per shkak te kerkimeve intensive?

Fatmiresisht, duket se zeri yne eshte degjuar dhe kemi arritur qe te bejme te tjeret te kuptojne se ne nuk deshirojme aspak qe te demtojme jete personale njerezish dhe se e gjitha cka duam eshte thjesht qe personi qe publikohet i kerkuar tek ne, te ngreje telefonin dhe t'i beje te ditur familjes se eshte gjalle, ne menyre qe te mos shkepuse ate dritare komunikimi me nenen dhe pjesen tjeter te familjes se tij.

Dime qe keni punuar edhe ne Greqi, ne nje format te ngjashem me "Njerez te humbur". Ka qene me e lehte atje apo ketu ne Shqiperi, investigimi dhe mandej edhe gjetja e te humburve?

Shqiptaret jane popull i dashur dhe i gjindshem. E shoh kur ne bejme thirrje per ndihme per ne vende te caktuara dhe menjehere njerezit reagojne per te na dhene sa me shume informacione. Duke qene se ketu kemi pasur rezultate, patjeter qe ka ende per t'u bere, une mendoj se kemi arritur qe edhe efikasiteti i punes sone te jete i larte.

Ku e merrni frymezimin dhe dozen e nevojshme te energjise dhe optimizmit ditor?

Nga lajmet e mira... Nga nje telefonate qe ka rezultate dhe patjeter nga besimi qe kane familjaret te ne. Mendoj se Zoti eshte prane meje ne cdo hap, ne cdo sekonde, per te me treguar se nuk ka asgje me te rendesishme ne jete se atdheu, se nena, se ajo qe ke lene pas.

Si eshte bashkepunimi juaj me strukturat perkatese te drejtesise. Me shume i ndihmoni, apo ju ndihmojne ata?

Eshte nje marredhenie diplomatike, per te cilen mundohemi qe te kemi sa me shume mbeshtetje. Me thene te drejten, deri tani ne kemi ecur vete me hapat tane me shume veshtiresi, por shpresojme se ne te ardhmen do te kemi bashkepunim edhe me strukturat e drejtesise.

Niseni me pushime. Ku do t'i kaloni ditet e relaksit dhe sa e veshtire do te jete te shkepusni mendimet nga ajo qe eshte bere "dita" juaj?

Kam pershtypjen, ashtu sic e kam vene re tek vetja edhe me pare se, nuk ka pasur pushime qe une t'i kem kaluar pa u shkeputur nga historite e personave te humbur. Megjithate, do te nisem diku me te afermit dhe te njohurit e mi, por pa u shkeputur nga "dita" ime.

Tv Klan, jo thjesht nje logo. Sa e rendesishme eshte qe ne formatin e emisionit tuaj, te perzgjidhet nje tv kombetar?

Eshte i rendesishem pikerisht per ate cfare ai perfaqeson. Eshte nje televizion kombetar, gje qe jep akses ne te gjitha territoret ku mund te ndodhen shqiptaret, qe te mund te na lehtesojne kerkimet dhe verifikimet per secilin person. Ka qene nje bashkepunim i suksesshem kete vit edhe shpresoj qe do te vazhdoje edhe me tej

Ndoshta dicka te fundit per te shtuar?

Ju falenderoj per interviste. Uroj pushime te qeta dhe te mbara per gjithsecilin, duke ju vene ne dijeni se stafi i emisionit "Njerez te Humbur" do te jete ne gatishmeri gjithe kohes, pavaresisht mbylljes se ketij sezoni. Do te gjeni patjeter gjithmone gazetare ne zyrat tona dhe do te mirepresim cfaredo lloj risie qe mund te na percjelle cdokush.

Jeteshkrimi

Emri: Aida

Mbiemri: Shtino

Ditelindja: 30 dhjetor 1970

Vendlindja: Gjirokaster

Vendbanimi: Tirane

Edukimi: Gjuhe - Letersi, Universiteti i Tiranes

Karriera ne media: Gazeta e Athines, gazetare ne kanalin "ALTER", drejtuese emisioni ne "Telenorba", "Vizion Plus", "Klan".
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).