Standardet e nderimit të policëve dhe çnderimit të shtetit

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u përpoq të tërhiqte vëmendjen me nderimet e larta zyrtare për katër oficerët e vrarë të policisë në krye të detyrës, në përpjekje për ta konsideruar si fatkeqësi dhe jo përgjegjësi masakrën e krimit mbi policinë shqiptare. Me një protokoll të pazakontë respekti ndaj policëve të vrarë, rekomandimin për t’u shpallur Dëshmorë të Atdheut dhe varrosjen në Varrezën e Dëshmorëve të Kombit, po përpiqet në të vërtetë të shmanget vëmendja nga problemi i madh politik dhe shtetëror që krijon humbja e katër policëve në krye të detyrës.

Problemi i parë që krijon masakra e krimit mbi policinë shqiptare, është demoralizimi i policisë dhe dyshimi i saj i përjetshëm se shefat i shesin te kriminelët si koka turku. Nuk di të them ç’ka ndodhur në rastin konkret, por fakti që është bërë qitje nga një person i vetëm mbi kokat e katër oficerëve të policisë dhe fakti që citoi media se në vendngjarje u gjetën radio policie, tregon qartazi linjën vertikale të krimit me shefat e mëdhenj të policisë në Shqipëri. Kjo është arsyeja kryesore madhore, përse policia jonë gjendet sot e demoralizuar dhe e vrarë fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse kriminelët kanë peng shefat e mëdhenj, policët e thjeshtë kanë aq intuitë sa t’i rrinë larg përplasjes me rrezikun. Dhe kjo nuk është një histori e re e këtyre viteve. Besimin te policia nuk e kthen dot ceremonia e varrosjes së shokëve të tyre. Ky përkundrazi është një moment, kur ata meditojnë pikërisht për fatin që i pret, nga fakti se kanë shefa ata që organizojnë ceremoninë.

Problemi i dytë, i cili mbetet politik, është përpjekja për t’i ikur përgjegjësisë politike për këtë masakër dhe mjaftimi me ceremoninë e respektit ndaj oficerëve të vrarë. Nuk di ndonjë vend të botës, qoftë dhe afrikan, që të ndodhë një masakër e tillë mbi policinë dhe të mos ketë asnjë dorëheqje, asnjë ndjesë shtetërore, asnjë reperkusion politik. Kryeministri, në vend që të dëshmonte përgjegjësinë e tij ndaj kësaj masakre të krimit mbi shtetin që ka ndërtuar ai, flet për dënime maksimale ndaj kriminelit. Ai kriminel tashmë e kreu veprën e vet. Edhe sikur të mos kishte vrarë asnjë polic, ai do merrte dënim të përjetshëm, se ka vrarë njerëz të tjerë. Sali Berisha nuk është as Prokuror i Përgjithshëm i këtij vendi, edhe pse do të hiqet si i tillë, as kryegjykatësi i këtij vendi, edhe pse sillet si i tillë. Ai është kryeministër dhe në këtë ngjarje ai nuk është në anën e atyre që gjykojnë dhe dënojnë, por në anën e tyre që gjykohen dhe janë përgjegjës për mundjen e shtetit nga krimi. Minimumi ai duhet të heshtë dhe të gjejë mënyra se si të rrisë besimin e policisë te pushteti i tij i mbushur me batakçinj të punësuar nga gjithë kriminelët e këtij vendi. Pushteti i tij është pushteti që hapi dyert e burgjeve para 28 qershorit për t’i kthyer kriminelët në ruajtës të votave të tij. Ai është përgjegjës për këtë bilanc tragjik dhe nuk ka pse na jep leksione ligjore mbi sasinë dhe cilësinë e dënimit që duhet të marrë Dritan Dajti. Ai thjesht duhet të marrë përgjegjësinë e tij, pse katër oficerë policie nuk jetojnë më, duke lënë pas vetes fëmijë dhe familje të traumatizuara.

Dhe së fundmi, duke dashur të nderohen me sinqeritet oficerët e shtetit shqiptar dhe ata njerëz që vënë në rrezik jetën për ne, ka nevojë për një standard respekti për të gjithë. Ne kemi një ushtri policësh të vrarë nga kriminelët, disa madje në skena më profesionale sesa masakra e Durrësit. Është në seriozitetin e shtetit shqiptar të ketë një standard për nderimin e tyre, pasi nuk mund të prehen disa në Varrezat e Dëshmoreve dhe disa në varrezat e fshatrave, disa Dëshmorë të Atdheut dhe disa thjesht të rënë në krye të detyrës. Nuk është as dita dhe as koha të thuhet se ç’duhet bërë, por nxitimi për t’ua bërë një ceremoni madhështore, vetëm për të fashitur përgjegjësinë që ka shteti për jetën e tyre, është fyes për ata që sot po prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Mbaj mend se, pak a shumë dy vjet më parë, në Fier, 5 policë u çarmatosën nga një i kërkuar nga policia dhe më pas ata u zhveshën dhe i liruan nga detyra. Ata dhe mund të ishin vrarë dhe nuk jam i sigurt për standardin e ceremonisë dhe respektin me të cilin do të përcilleshin. Me këtë dua të them që katër oficerët që dhanë jetën në Durrës, meritojnë më shumë respekt të sinqertë nga shteti shqiptar, duke u respektuar si oficerë të rënë në krye të detyrës dhe jo si personazhe që rrezikojnë t’i prishin imazhin politik me vdekjen e tyre kryeministrit dhe për këtë shkak veçohen nga të tjerët. Jam dakord që çdo polic i vrarë të respektohet si ata që u përcollën dje, por ama ky të jetë standard i shtetit shqiptar, dhe jo voluntarizëm politik i Sali Berishës, i cili përpiqet ta japë si dhuratë nderimin për policët, dhe jo ta ndjejë si përgjegjësi çnderimin që i ka bërë shtetit.

Fotografia nga Gazeta Shqip

51 Komente

Dëshmorë se u vranë në krye të detyrës????

Gaboj apo ata për atë punë paguheshin?

Mos i kishte futur njeri me zor për të bërë atë punë???

Nuk është se kam ndonjë urrejtje të veçantë për kategorinë e policëve, por më ngrihen nervat sa herë që vdes ndonjë polic gjatë zhvillimit të ditës së punës, bëhet një zallamahi deri në pështirje... kur vdekja e tyre në krye të detyrës, nuk është as më shumë dhe as më pak heroike apo e dhimbshme se jeta e një kamionisti që vdes në një aksident... për të mos e krahasuar me rastin e minatorëve që vdesin në miniera.

Vë bast, se ashtu si para disa vitesh, të gjithë emigrantët në rrugën e kthimit, do gjejnë surprizën e taksës prej 10 eurosh për familjet e policëve... një tjetër absurditet ky... familjet e tyre duhet të kenë pensionin që ju garantojnë sigurimet shoqërore (duke shpresuar që i janë paguar kuotat kur ata punonin), ashtu si familjet e minatorëve.

Edrus, nuk jane te njejtat rrethana. As polici e as ushtaraku apo ndonje person tjeter qe ka arme nga shteti, nuk paguhet per t'u vrare... Dhe nuk besoj se ceshtjen ne fjale mund ta konsiderosh rehat rehat si analoge me ndonje aksident ne pune. Ndoshta nuk do shpallej deshmor i kombit nje polic qe vdes ne aksident me makine apo qe mbytet ne det duke bere plazh.

Ne asnje menyre nuk dua te them qe jeta e nje polici eshte me e vlefshme se jeta e ndonje tjetri, se jeta njerezore eshte jete, dhe si ka thene themeluesi i Shqiperise moderne(edhe idhull personal i Berishes), "jeta eshte kapitali me i madh".

Paragrafi i fundit eshte ai qe ta shpif. Ta gjesh veten ne nje realitet te tille, duhet te japesh doreheqje direkt nga nenshtetesia shqiptare.

Mund ta vlerësoj si akt heroik të tyre, nëse ishin duke bërë plazh apo duke ngrënë drekë në restorant dhe papritur panë diçka që nuk shkonte dhe u hodhën në veprim.

Në ktë rast edhe e kuptoj që të vlersohet ndjenja e tyre e lartë qytetare... por policat, ashtu si zjarrfiksat, mund ta marrin edhe gjithë jetën rrogën KOT, por DUHET të RREZIKOJNË kur jeta e qytetarit apo Shteti vihet në rrezik... SEPSE PRANDAJ E MARRIN RROGËN... për të ruajtur rendin (edhe rendi nuk është vetëm trafiku apo tifozat nëstadium).

 Qe te mbrohet jeta e individit/njeriut me vetedije, o Edrus ka vetem dy raste:

1: Rasti qe paguhet per te te mbrojtur, dmth, qe paguhet per t'u vrare ne vend tend, dhe

2: Kur thjesht e ka pasion, apo parim qe ta beje, sepse thjesht i jep nje rendesi te tille jetes njerezore.

Rasti i pare perfshin debilet, kafshet me instinkte, dhe robotet e programuar per ate gje.

Rasti i dyte shpjegon vetveten, aty bejne pjese qeniet njerezore.

Nuk e di se ku i perfshin policet ti, dhe pavaresisht se jane njesia me e vogel(elementare) e dijes, shume prej tyre edhe jane njerez, dhe ndoshta edhe njerez shume te mire madje. Ka nga ata qe ate detyre edhe e bejne me pasion per te ndihmuar njerezit, dhe frymen gjalle duhet ta mbajne edhe ata + familjet e tyre, ergo, lo stipendio.

Pse flet për diçka komplet jashtë rastit për të cilin po flasim???

Natyrisht që, edhe po të ishin robotë (policët), do t'i përgjigjeshin atyre rregullave të famshme të robotikës (nuk më vijnë saktësisht ndërmënd tani... besoj se e njeh Izakun e Azimovëve): Duhet të sakrifikosh për tëmrojtur jetën e "padronit"... ndërkohë që tjetra thoshte: Nuk duhet të vësh në rrezik jetën tënde.
Në rastin tonë, ata të shkretët që u vranë në Durrës, nuk u vranë se:
1) se jeta e qytetarëve ishte në rrezik (dhe kush ja kishte dëgjuar ndonjëherë emrin atij Dritanit, përveç faktit që ishte arratisur nga salla e gjyqit, të ngrejë dorën)
2) Nuk ishin në gjëndje të mbronin as vehten e tyre (sepse nuk besoj se, nëse do të kishe nevojë për ndonjë për të mbrojtur jetën tënde, do të shkoje me entuziazëm që të zgjidhje ndonjë prej tyre).

 

 

Nuk duhet të vësh në rrezik jetën tënde. 

Roboti duhet te mbroje veten, me kusht qe duke bere ashtu, te mos rrezikohet jeta e nje njeriu.

..........

Nese isha jashte teme, (ndoshta dhe isha) po po te jepja pergjigje ty. (rrjedhimisht jashte teme duhet te kesh qene dhe ti.)

Ndoshta nuk e ke kuptuar ate qe kam shkruar, po nuk po me vinin fjalet ne pezhishkisht, se kam kohe qe s'e flas ate te uruar gjuhe.

te fshifte ty jalla. :-D

Nuk di të them ç’ka ndodhur në rastin konkret, por fakti që është bërë qitje nga një person i vetëm mbi kokat e katër oficerëve të policisë dhe fakti që citoi media se në vendngjarje u gjetën radio policie, tregon qartazi linjën vertikale të krimit me shefat e mëdhenj të policisë në Shqipëri.

Eh? E para e punës që kur ka penguar njeri e mosditura e fakteve? E dyta, dakord se vetëm shefat e policisë mund të shpërndajnë radio, s'ka mënyrë tjetër se si një kriminel të ketë gjetur radio policie. Dhe së fundmi, vetëm shefat e policisë mund të japin mësim qitjeje prandaj kjo i ve vulën.

P.S. Autoritetet në Oakland, California njoftuan s'do të jepnin dorëheqjen por do të bënin pjesë në kontinentin afrikan pas vrasjes së katër policëve brenda ditës nga një ish i burgosur.

Nuk na the ndonjë gjë më tepër nga ajo historia jote amerikane... mos i kishin shpallur gjë heronj ata policët?

Edrus, këtej policët e zjarrfikësit quhen heronj edhe kur shpëtojnë ndonjë mace nga zjarri, e jo më kur vdesin në krye të detyrës. 18000 njerëz morën pjesë në varrimin e atyre katër policëve amerikanë. Kishte përshëndetje me 21-topa dhe fluturim i 20 helikopterëve të forcave të rendit.

Dori, të kuptoj mjaft mirë se ç'thua ti, por je ti që nuk do të më kuptosh mua... sepse mua më interesonte ajo pjesa ku Obama/Bushi mblodhi kongresin/qeverinë dhe e shpalli ditë zije kombëtare dhe i dekoroi post mortem si dëshmorë policat... sepse për ktë akt të tragjikomedisë po flasim: Për dekorimin.

Edrus, dakord, që e tepruan ca, nga ana tjetër 4 policë në një shtet me popullsi prej 3 milionsh, nuk është njësoj me një shtet (ose federatë meqënse po përmend kongresin) me 300 milion. Po të ishin vrarë 400 policë në një operacion në ShBA, s'do habitesha nga shpallja e një ditë zije. Kur u vranë ata 33 studentët në Virginia u shpall ditë zie për shembull.

C`merresh me Mero Bazen o Doro?! Ky ka nje gazete qe ne gjithe Shqiperine nuk shet me shume se 30 kopje gazete. Pra pacavurja-gazete e tij eshte thjesht per titujt e paguar te mengjesit qe lexohen ne TV, asgje me shume.

Po te ishte dekonspiruar aksioni nga "shefat e larte te policise" qe kane dijeni per shume gjera, Dritan Dajti dhe ata qe e shoqeronin nuk do te rrinin dhe te prisnin policet duke rrezikuar te vriteshin apo kapeshin prej tyre (sic ndodhi realisht), por ishin larguar menjehere.

Ky ka qene nje aksion qe nuk ka shkuar mire dhe pergjegjesia ne zinxhirin drejtues te policise duhet te shikohen pa perjashtuar edhe vendimet qe ka marre vete skuadra ne terren qe mund te kene qene jo te duhurat, por qellimi u arrit, Dritan Dajti nuk perben me rrezik per qytetaret dhe ligjin.

Ky Merua qe ka mesuar internetin se voni, pse si fut nje guglim dhe te shikoje se si veprohet edhe ne Amerike kur ka raste te vrasjes se policeve?!

Po te ishte dekonspiruar aksioni nga "shefat e larte te policise" qe kane dijeni per shume gjera, Dritan Dajti dhe ata qe e shoqeronin nuk do te rrinin dhe te prisnin policet duke rrezikuar te vriteshin apo kapeshin prej tyre (sic ndodhi realisht), por ishin larguar menjehere.

Interesante.

Po sikur "bashkepunetoret" te mos kishin lidhje direkte me operacionin apo efektivat e perfshira ne te? Se nese kane patur radio, kjo dmth dicka gjithsesi. Radiot mund te kapen shume kollaj nese "triangulon" (trekendon) marrjen, madje ashtu edhe mund te lokalizosh direkt mbajtesin. Ndoshta policia jone nuk i njeh ende keto metoda, por gjithsesi, pasja e nje apo dy radiove dicka tregon. Te pakten qe mbajtesit edhe pergjonin ndonje aksion.

Me ben shume cudi edhe fakti qe edhe duke u fshehur, edhe ne luks ky Dritani... Me Touareg, jo me Passat apo Golf...

Dhe, te them te drejten, nuk me intereson shume si veprohet andej apo ketej ne rast te vrasjes se nje polici... 

Eshte urgjente qe te hetohet me duar te pastra, me profesionalizem, pa intimidim dhe pa nderhyrje nga asnje hunde apo gisht. Ne rast se behet nje hetim shembullor ne kete rast, qe te dalin te gjitha fijet e lidhura me kete ngjarje, duket filluar nga biografia e policeve dhe ajo te krimineleve, e deri ne cdo lloj detaji tjeter, atehere kam pershtypjen se shume koka ikin ne tepsi.

Po ne nuk kemi sistem gjyqesor te pavarur, madje, te gjitha institucionet e shtetit tone jane te infektuara nga servilizmi, ni(e)potizmi. Kane ikur pa ndershkuar dhe pa pergjegjes tragjedi me te medha se kjo, iku 97, e as edhe nje person i vetem, pushtetar apo opozitar nuk u vu para drejtesise. U be Gerdeci, dhe asnje pushtetar pergjegjes.

Mendoj se eshte nje "trend" i rregullt qe te tregon qarte se si do veje edhe filli i kesaj ngjarjeje.

Nuk e di ç'radio përdor policia në Shqipëri, por në përgjithësi radiot e policisë nuk janë si celularët që të kenë një numër fiks e të lidhen me kulla e satelitë çdo sekond. Radiot e policisë kur nuk transmetojnë janë si puna e radiove të zakonshme. A mendon se dikush mund të marri vesh vendndodhjen e një radioje të zakonshme? Edhe kur transmetojnë, duhet të vendosësh antena afër pikës së transmetimit dhe kjo do kohë.

Ka shumë njerëz që dëgjojnë në frekuencat e policisë (nëse transmetimi s'është i shifruar), qoftë amatorë që s'kanë ç'të bëjnë, qoftë gazetarë që duan të marrin lajme, kriminelë që duan të dijnë kur po i afrohen policët, etj. Lexo këtë.

Radiot jane pese me hic si argument. Nuk sherbejne per te treguar dicka, njerez me pak para mund te gjejne radio te tilla dhe mund te tentojne te futen ne frekuencat qe perdor policia.

Por frekuencat e policise jane te veshtira per tu kapur, plus qe frekuencat ndryshojne nga njeri qytet ne tjetrin. Dajti edhe nese ka arritur te monitoroje frekuencat e policise se Durresit, kjo skuader qe ka shkuar ta arrestoje ka perdorur frekuenca te tjera.

Shkurt, ketu kemi nje aksion te policise qe ka goditur krimin ne Shqiperi, njerin nga eksponentet e tij me te rrezikshem, sigurisht qe eshte paguar me nje cmim te shtrenjte jetesh njerezore dhe opozita e Edi Rames, unike ne llojin e saj, po e keqperdor, po e baltos dhe shkon deri aty sa shpif edhe per oficeret qe dhane jeten e tyre ne krye te detyres ne zbatim te ligjit dhe berjen e rrugeve tona te sigurta, pa kriminele.

Ky ka qene nje operacion i pergatitur dhe diskutuar ne zyrat e policise, keta jane nisur me qellim per te arrestuar kete te shume-kerkuar dhe nuk kane shkuar ne mendjen e tyre ne Durres me ndonje qellim te keq ne koke qe shpifin edvinistet pa pike turpi.

 Ti mund te blesh radio marrese-dhenese, por jo radio policie. Jo se jane me te mira, por qe kur vijne, vijne me stok te numeruar mire. Dhe nuk eshte e veshtire te monitorosh frekuencat e policise nese ke nje radio  te pershtatshme per filan frekuenca te nje bande. Gjate 97, me Radio Shack nga Tirana mund te kapeshin komunikimet e policise se Fierit, jo me te Tiranes. Komunikimet me "walkie" nuk mund te kriptohen aq kollaj; i vetmi "kriptim" (qe njoh une te pakten) eshte "squelch mode". (kur ti komunikon me mua; ti flet ne nje frekuence dhe kur leshon butonin e te folurit, radioja shkon automatikisht ne nje frekuence tjeter, ate te marrjes, qe eshte e ndryshme nga ajo e dhenies; ku frekuenca jote e marrjes = me frekuencen time te dhenies, dhe anasjelltas) Po dhe kjo, me dy radio, dhe 5 minuta kohe, ckriptohet direkt.

Lere muhabetin e Rames, se nuk ka lidhje me c'ka ndodhur apo me temen. Nese ka pergjegjes, ata jane ne shtet. Pike, nuk ka se cfare te kerkosh tjeter. Nese dikush e "keqperdor", e keqperdor dhe kaq. Organet e prokurorise duhet te mbyllin hetimet mbi ngjarjen sa me shpejt dhe sa me qarte, pa lene vend per dyshim apo keqperdorje te metejshme. Kur te mbyllen hetimet, edhe shume "keqperdorje" te momentit ndoshta do dalin bllof duke nxjerre strumbullaret si budallenj ne publik; si dhe disa "keqperdorje" te tjera do te dalin te bazuara shume mire. Deri sa te zgjidhet kjo ceshtje, ti do mbetesh ne pozicionin e mitingashit, aspak me teper.

Edrus i nerum . Ai moster ( Mixha&nbspsmiley nuk do lere rast pa shfrytezuar per "heroj" e "pishtare" te kesaj fare Demokracie qe ka ne tru . I vetmi qellim , ashtu si ne hapat e pare te pluralizmit , ai do me cdo kusht te mbetet ne histori si percus i tezes qe 'demokracia ka ardhur nepermjet rrugeve te gjakut" Pra nje proces i veshtire dhe "heroik smiley Ty dhe kujtedo i kujtohet se cdo te vrare rrugeve si bandit apo si i cakerdisur qe vritej , cilesohej menjehere nga ai si "pishtar " dhe i vihej emri ndonje rruge apo dreqi e di. Pra hipokrizia dhe mashtrimi POLITIK eshte kriteri vleresimit te akteve te tilla. Aspak kritere pprofesionale dhe te vena mire ne peshore per te merituarketo tiuj !

Te mos haroojme qe ai eshte i specializuar per KIRURG dhe ne perfytyrimin e tij per jeten nuk ka se si te jete ndryshe , pervec pamjeve me pellgje gjaku . Kjo pervoje e ka mesuar qe te parashikoje nje "sukses' personal mbi situata ku edhe nje te cmenduri ne Lushnje a ku qe , qe kishte shkruar ne antenen SAC "PD" , qe ne cdo ore te dites e nates nuk kish pune ttjeter vetem te gjuante me kallash mbi koka njerzish ,etj etj , ai e quajti dhe e cilesoi "ptshtar" i Partise Demokratike ,sepse kjo i perputhet me paranojen e tij . Pra cilesite personale jane nga me te qartat ne cdo interviste , fjalim apo ndikim ne marrje vendimesh ne KM . Brenda te kene tollovi , mundesisht GJAK , e ca me teper pasoja ku mund te cfaqet me njemije e nje fytyra si pezmatuar , ironik apo i gezuar.

Idris, filmat amerikanë na kanë mbushur me raste të policëve të korruptuar që bashkpunojnë me krimin dhe që, në një moment, prishet pazari dhe ndokush shkon për lesh.
Fakti që katër persona qëdinë të përdorin armën, ekzekutohen me aq lehtësi, mund të bëjë ndokënd që të dyshojë edhe një skenar të tillë të mundshëm, por meqë në vëndin e ngjarjes nuk isha as unë dhe as Sala, ashtu siç nuk mund të them unë që ata ishin të lidhur me krimin, po ashtu edhe Sala nuk mund të shpallë dëshmorë këdo pa u zbardhur ngjarja.

Ndoshta Solidarnoskut i duket i pështirë reagimi i Ramës... por kur shikoj entuziazmin e Salës për të shfrytëzuar këtë rast makabër si fitore ndaj krimit, është po aq e pështirë dhe e turpshme.

Filmat amerikane kane krijuar mitin e policit (cop). Ate gje e ka bere hollywood-i. Nuk ke c'i thua. Kunder rrymes madje.

Per mendimin tim Rama dhe Dajti jane njesoj persa i perket kriminalitetit.Dajti vrau 4 police ndersa Rama po perdor politikisht vdekjet e tyre kur ata ende nuk ishin varrosur.Rama na nxorri edhe hajdute gjate vizites se Xhorxh Bushit,apo e harruar o karafilat e Rames.Shyqyr qe populli shqiptar e votoi per te qene ne opozite se po te kishte marre pushtetin do te kishim nje Enver te dyte!Ike o kriminel mediatik ike!Qerroju se po ja merr frymen Shqiperise,o plere!

Shkërmoqen alibitë e mediave të Edvinit për krimin – analizat vertetojnë se killeri ishte Dritan Dajti

10-08-2009 / Gazeta 55

 

Marrin fund spekulimet e mediave të Edvinit, të cilat kishin nisur të prodhonin alibi për mospjesëmarrjen e Dritan Dajtit në shkëmbimin e zjarrit. Analizat balistike vertetojnë se të shtënat që sollën vrasjet e efektivave të policisë janë kryer nga pistoleta e killerit Dritan Dajti. Brenda 48 orëve pritet të vendoset masa e arrestit “burg pa afat” për ish-kreun e bandës së Rrugës së Durrësit dhe pjesëtarët e celulës së tij kriminale

TIRANE - Merr fund edhe përpjekja e mediave të Edvinit, për ta paraqitur Dritan Dajtin nën një dritë pozitive dhe që gjithçka i paska kryer për shkak të rrethanave dhe arrogancës së Policisë së Shtetit.
Dy prokurorët që po merren me hetimet pas masakrës mbi policinë, kanë arritur dje në versionin e tyre final se të katër policët janë vrarë nga Dritan Dajti, i cili atë ditë, kishte në posedim një pistoletë tip “beretë”. Burimet pranë këtij grupi hetimor bënë të ditur se ekspertiza ka zbuluar pikërisht këtë fakt se plumbat që kanë shkaktuar vdekjen e 4 oficerëve të policisë kanë dalë nga pistoleta tip “Beret” që u sekuestrua ne vendin e ngjarjes dhe që i përkiste të shumë të kërkuarit, Dritan Dajti.
Drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dy prokuroret e çështjes, Eugen Beci dhe Ardian Nezha si dhe ekspertë të policisë kanë diskutuar përreth 4 orë paraditen e djeshme rreth rezultateve të deritanishme të hetimit dhe kanë arritur në përfundimin e lartpërmendur.
Po dje prokuroria dërgoi në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarin Dritan Dajti si dhe bashkëpunëtorët e tij Ergest Xhaxhi dhe të arrestuarin e fundit Elvis Robert Karoli, dy të parët ndodhen në masa të rrepta sigurie në spitalin e burgut, ndërsa ky i fundit në arrest në burg tashmë.
Ndaj Dritan Dajtit, është formuluar akuza “vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” për “vrasje të katërfishtë me paramendim” dhe “falsifikim dokumentesh”. Vendimi, që pritet të jetë arrest me burg pa afat, pritet të merret nga Gjykata e Krimeve të Rënda, gjatë ditës së sotme.
Mesditën e premtes së kaluar në Durrës, i shumë kërkuari dhe një nga kriminelët më të rrezikshëm në Ballkan, Dritan Dajti, qëlloi për vdekje 4 efektiva të policisë së shtetit, gjatë tentative për prangosjen e tij. Katër komisarët ishin vënë në ndjekje të killerit Dajti dhe për prangosjen e tij gjithçka ka qenë në përputhje me ligjet e shtetit dhe se katër efektivët e policisë, nuk kanë qenë të përgatitur për një terren lufte, ashtu siç aludojnë në mënyrë të turpshme disa medieve të shkruara dhe elektronike. Terrenin e luftës e krijoi i shumë kërkuari Dajti dhe banda e tij, që lanë të vdekur në krye të detyrës 4 efektivët e policisë së shtetit.
Dajti kërkohej nga policia prej nëntorit të vitit 2003, kur ai u arratis nga salla e gjykatës së rrethit të Tiranës, pasi qëlloi disa herë në ajër me pistoletë.
Dritan Dajti gjykohej në atë kohë si autor i vrasjes së biznesmenit të ndërtimit, Agim Beqa, në vitin 1999.

Kreu i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, mohon zërat se operacioni u dekonspirua

Policia është e mobilizuar si asnjëherë tjetër për të luftuar pa kompromis krimin

TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, deklaron se operacioni i policisë për arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti nuk është dekonspiruar. “Unë siguroj së pari, që s’duhet të bëj komente dhe do të sugjeroja që askush të mos të vraponte për të dhënë konkluzione dhe për të ndërtuar mekanizma imagjinarë. Është filluar hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ne jemi të gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që kemi, të gjitha që kërkohen për të hetuar të plotë këtë çështje. Ky ishte një operacion policor i parapërgatitur, i palexuar. Është rasti i vetëm, që nuk kishte dekonspirim për kapjen dhe arrestimin e Dritan Dajtit. Por duhet të shtojmë, se ndonëse dora kriminale ishte përgatitur për të vrarë punonjësit e policisë, ndërsa punonjësit e policisë ishin përgatitur për ta arrestuar dhe jo për ta vrarë. Si çdo kriminel tjetër, ne kemi në bazë ligjin dhe jo antiligjin. Kështu që çdo pretendim që ngrihet absolutisht që bie poshtë”, deklaroi Prençi.
Prençi tha se, dora kriminale dhe gjithë grupi kriminal që vrau në krye të detyrës katër punonjësit e policisë është vënë para drejtësisë, dhe do të marrë dënimin maksimal. “Ngjarja e ndodhur ishte një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vitet e fundit. Katër policët tanë janë ndarë nga jeta nga dora kriminale. Dora kriminale që vrau policët në detyrë dhe gjithë grupit të tij kriminal është vendosur përpara drejtësisë”, tha Prençi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se, padyshim që Policia e Shtetit e ka paguar shtrenjtë me jetët e shumë policëve të vrarë, por kjo besoj se është motivim për të gjithë punonjësit e policisë për ta përfunduar misionin, për të cilin ky institucion ekziston. “Ne kemi katër kolegë më pak në radhët e policë dhe kjo duhet të shërbejë si motivim i jashtëzakoshshëm për ne për ta kaluar këtë dhimbje, dhe për t’u mobilizuar si asnjëherë tjetër për të luftuar pa kompromis dhe me tolerancë zero krimin”, u shpreh Prençi.
Ai theksoi se Dajti ishte një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe kishte një bandë të tij duke shtuar se masakra e së premtes do t’i motivojë punonjësit e policisë të luftojnë më tej krimin.

...

hahahahahahahahahahahahahahahaha

Solo me shkrive fare me prurjen e 55-ses. Fahriu ka per te ngel i pavdekshem per humorin gazetaresk gjoja prej verteti. hahahahahahahahahah

Po Humorin e zi te GSH e lexove?Me thuaj se si mendon per kete qe te kam sjelle me poshte!Sepse mua mu duk skandal!

Është rasti i vetëm, që nuk kishte dekonspirim për kapjen dhe arrestimin e Dritan Dajtit.... A e lexon Ed!!!!!! Eshte rasti i vetem !!!!!! Per nje cast edhe sikur ta pranosh e kupton me se miri se kush eshte "babai" i bandave kiminale . Kur ka me shume vdekje ( te vrare ) ne te tilla raste harrohen se me pare kane thene qe "po goditet krimi" per t'ju keputur lidhjet me politiken . Biles nje me spiker e trajtonte voten e popullit smiley me "shkatrimin e bandave" .Ja keshtu i nxjerrin syte vetvetes per te qartesuar me mire popullin qe jep vota smileyse kush eshte prapa bandave kriminale .  Nga injoranca dhe megallomania nganjehere edhe infot dalin padashje te VERTETA !

Kete pershkrim te ketij krimineli e gjeta tek gazeta e Edi Rames.Gjykojeni vete se mua mu duk skandaloz!

 

 

FJALET E FUNDIT TE DRITAN DAJTIT» Dërguar më: 10/08/2009 - 06:01 Lajme te ngjashmeLuke Kaçaj: Letra e fundit ..
• Datë: Nov 03, 2008Trëndafile Visha

Nuk e ruajti plumbin e fundit për vete. Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar vite më parë, Dritan Dajti i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri, i do mbase më shumë se askush tjetër ditët e jetës së tij. Shumëkush e besoi të akuzuarin për vrasje në atë thënien e plumbit, por mesa duket, Dajti ka ndërruar mendje për shumë e shumë arsye. Ndonëse për vite një person i shumëkërkuar nga policia, ndonëse me shumë armiq të tjerë të përbetuar, ndonëse akuzohet më së fundi se kalli në dhe edhe 4 efektivë të Policisë së Shtetit, Dritan Dajti nuk e qas vdekjen, e përbuz atë. Në momentin që ka mbërritur i mbuluar nga gjaku në spitalin rajonal të Durrësit, Dritan Dajti u ka kërkuar mjekëve që ta shërojnë me çdo kusht. Ai, i “forti” i metropolit nuk u është lutur bluzave të bardha, qoftë dhe në një çast të vetëm dobësie fizike dhe shpirtërore. Gjakftohtë ka treguar dhe “dhuntinë” e tij prej tregtari. Mjekë të Spitalit Rajonal të Durrësit dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare”, se Dajti u soll mirë me ta, ndërsa u kërkoi që ta shpëtonin nga kthetrat e vdekjes. “Më shpëtoni jetën. Do ua shpërblej, do u laj në ar”. Kështu pohohet të ketë thënë Dajti. Natyrisht mjekët e shpëtuan atë, kryen misionin e tyre.

drejt linjes me e bo hero m'duket mu.
Per GSH, ky eshte gjakftohte, e perbuz vdekjen (vej re: nuk thote ka frike nga vdekja po 'e perbuz ate'- ktu m'kujton pak Vojo Kushin); ky eshte tip qe nuk lutet (mgjse un nuk e mor vesh se si ka mundsi qe t'i thush mjekut 'me shpeto jeten se do te laj me ar' nuk eshte e lutme?)

Shkurt, ky nuk eshte kriminel. Sic tha dhe vet, 'i vrava se erdhen te me vrisnin, jo per te me arrestuar' nderkohe qe ktu ka shume qe ngrene me dyshim hipotezen se, 'perderisa policet nuk ishin pergatit me antiplumba etj, ata thjesht po benin pazar me ket tipin'. Si gjithmone, jena te paret me nxjerr konkluzione dhe te paret me mbyll gojen pasi konkluzionet dalin (Ed Rama merret si shembull)

Mos u cudit kur te vazhdoje kjo linje "heroi" per kete kriminel ne ditet e ardhme.Njesoj si me vellezerit Shyti apo Zan Caushin ky monster do te behet legjende nga Edi Rama dhe mediat e tij.

Ndersa qe sot policet e vrare po quhen te korruptuar apo joprofesionale dhe shume shpejt mund te behen fajtore, sipas ketyre mediave-kriminale te zotit Rama.E mendoni se nese Rama do te merrte pushtetin, ky moster do te bridhte i lire dhe ndoshta edhe vellezerit Shyti do te ktheheshin sa here te donin ne Shqiperi?

Ate qe e paralajmerova po del me keto media-pacavure te Rames.Rama me kete qendrim qe po mbajne mediat e tij eshte po aq kriminel sa edhe Dajti.Dajti tani paraqitet si engjell dhe policet si personazhe negative.Kjo vetem diten e dyte pas hatase.Te shohim ditet e tjera por sipas kesaj tendence parashikimi im do te dale me shpejt se ckam menduar une.

Po Xema, si u shpall martir, hero, pishtar, deshmor, tribun, etj etj etj ... ? Kur, ne fakt iu ndryshua "statusi" atij? Keshtu si eshte Shqiperia, kam pershtypjen se as nipat e tij nuk do e marrin vesh se c'mall ka qene. 

O Solo a e di ti se tani qe po te lexoj me vemendje se cfare shkruan, je identik me llogjiken kodoshiane qe perdor Fahriu. Epo nese Fahriu eshte pjelle tipike e njeriut te formuar nen regjimin e Enverit, njeri pa gjak, pa moral, hajdut etj, etj, ti cfare je ? 

Une nuk i kam thurrur lavde Dritan Dajtit.Media e Rames po e ben.E lexove o prisonbreak?Une nuk i kam shkruar ato pacavure per nje kriminel por GSH.

Nuk kam ndermend te merrem me ty. Eshte njesoj si te kerkosh te merresh me Fahri Balliun. Po ku pjerdh ai. Ai eshte nje qenie pa moral, pa ngjyre, pa ndjenje, nuk skuqet, nuk ka turp, por ka lesh, po po ka shume lesh; e ndoshta kjo te ngushellon pak se thua ai s'eshte si ne!

grup, une nuk e njof ket Balliun po ky arsyetimi jot fut uje nga te gjitha anet. Ti mund t'jesh ose jo dakort me c'a thote njoni ose tjetri po per ket nuk eshte faji i Balliutt

Mero trimi, dergoje Sandrin ne spital ti bej vizite Dritanit, se Sandri me Flamurin tregojne historina te bukura.

Keshtu behet ne gjithe boten. Eshte idiotsi te shkeputet ky rast nga ngjarjet boterore Dhe ka nje arsye qe behet Nuk eshte se jane te tere udheheqesit e botes  te keqinj si Berisha

Arsyeja eshte e thjeshte Shteti nderon te renet ne krye te detyres qe te kete mundesi te rekrutojme ( me ose pa pagese) te tjere. Kur dikush te rrezikoje jeten e tij per te shpetuar tenden atehere ai duhet nderuar qe neser ate ta zevendesoj dikush tjeter ndryshe askush nuk vishet polic apo ushtar.

E kam sjelle kete ne nje teme tjeter por lexojeni nese nuk e keni pare

Terrorists kidnap, torture boy to bully Iraqi policeman

 

Mendoni se Abdul Qader i kesaj ngjarjeje do te bente tere ato qe ka bere thjesht per pagese? Mendoni sa krenar ndjehet ai sot kur lexon kete artikull ne CNN. Ja kjo eshte pagesa qe marin keta heroj. Dhe prandaj ata rezikojne jeten e tyre dhe te familjes per ty/ mua/ per ne.

Eshte kjo arsyeja qe sot ne Shqiperi shikojme shume pak heroj dhe shume hajdute e kriminele, sepse ne/ju/une  nuk i nderojme ata por i ngaterojme ne historira politike, ndersa hajdutet i nderojme ne fakt u ngreme dhe monumente ne rrugicat ku jane vrare.

Sikur shteti te mos kishte bere kete nderim  te tere ju bashke me Mero Merushen do te thonit "shtei i haroj herojte" Kur e beri thoni te kunderten. Sa keq kur politika e Mero Merushes ngaterohet edhe me heronjte

Kur gazetar kemi nje si Mero,kur  deputet kemi  nje si Braçe,kur  Ramiz Alia vazhdon  jep intervista, pse Dritani mos te behet kriminel.

O Lundrim cke me Ramizin o byrazer Atij mezi i mbahen ujet dhe e ben ne breke, ti prape me Ramizn

Per sa kohe kemi nje popull si mbartes te Dritaneve, nje popull me mentalitet  dashurie per krimenelin dhe urretje per ata qe luftojne krimin patjer qe shoqeria jone do te pjelle Dritane

Thuaj per sa kohe te jene Berishat e Ramat, ne politike si ushqyes te Dritaneve patjeter qe do te zhvillohen dhe Dritanet.

Thuaj se sa kohe do te kemi Mero e Merushe ne gazetari si katalizator per te ritur Dritanet patjeter do te kemi  Dritane te ritur 

Lene o vlla Ramizin e Nexhmijen rehat se ata as ne banjo nuk shkojne dot pa i mbajtur njeri per dore,

Jo jo nuk ta ka fajin as Ramizi e as Nexhmija fajin e ke ti/ une/ ne qe lindim, ushqejme e ritim Dritane cdo dite.

Per sa kohe kemi nje popull si mbartes te Dritaneve, nje popull me mentalitet dashurie per krimenelin dhe urretje per ata qe luftojne krimin patjer qe shoqeria jone do te pjelle Dritane 

Pse, po te ishte kunati apo vellai jot, do e kishe kallzuar ne polici ti Toko?

Mbase JO por as do ta kisha ndihmuar

Proelemi qendron se nuk u ndihmua nga kunati apo vellaj por nga ti une nga ne te tere qe nuk e njihnim, pale te kishim lidhje gjaku me te.

Problemi eshte qe une ti ne te tere e shikojme Dritanin me zili se eshte kriminel mafioz, "trim" eshte si kriminelet e filmave qena kane magjepsur prej kohesh

"Ai asht mafioz mor jahu bravo i qofte"

Mbase jo? Po tallesh ti? 

Por as do ta kishe ndihmuar? Po tallesh ti?

Se nga kush u ndihmua, eshte tjeter gje. Dhe tjeter gje dmth qe nuk dime gje, dhe meqe s'dime gje, mund te kete qene gjithkush.

Fundi i fundit, cfare reagimi prisje nga familjaret? Ndoshta i jati i di gjerat me mire se shtypi, se top channel, gazetareskeria arrnaute, apo ndonje politikan i gjalposur.

.......

Une Dritanin nuk e shoh me zili. Ajo qe ka kryer, - jo vetem ngjarja e njedizajt, por edhe te tjerat, nuk perbejne aset per t'u lakmuar.

Nuk me ka bere ndonjehere rikoshet ne mendje qe vrasja te me duket trimeri. Asnjehere. Nje personi mund t'i vleresoj virtytet e karakterit apo personalitetit; psh, zgjuarsia, apo dinakeria, por keto thjesht marrin vlera absolute, te cilat mund edhe te prihen nga shenja negative ( - &nbspsmiley.

Dhe doja te vereja dicka ketu, qe mendoj se eshte e udhes.

Ne filmat ku personazhet kriminele te "magjepsin", gati gjithmone ka nje (ose me shume) polic qe eshte me kriminel se ata, apo me i korruptuar dhe antipod i drejtesise. (apo edhe aq i leshte sa ze me shume hapesire sesa peshon. trap qe i rendon dheut kot dmth)

Gjithsesi, brenda asaj qe po flitet, asnje lloj simpatie per Dritanin. Sidomos tani qe me vijne ne mendje fjalet e doktoreve qe i shpetuan jeten, qe ky do t'i mbulonte ne flori. - fjalet e nje njeriu qe e mat vleren e jetes me peshen e kuletes.

.............

"Ai asht mafioz mor jahu bravo i qofte"

Nuk e di se kush e ka thene, por, te rrime si te duash, vetem te flasim drejt.

Perballjen e ka patur me nje numer me te madh, (ndoshta te padrejte ne ring), sesa ishin ne makine me te. Te dyja palet kishin mundesine e sajimit te hileve dhe marifeteve para konfrontimit. Policet ishin me shume, duhet te kishte bilanc tjeter konfrontimi. megjithate, sido ta marresh, bilanci te ben per te vjelle; jane jete njerezish, jo shaka.

Zot Tere pergjigjet e pyetjeve te tua do ti gjesh po te shkosh te bisedosh jo me eliten e peshkatareve ketu, por me njerezit atje poshte ne rruge. Me ata qe vjedhin energjine elektirke, me ata qe vjedhin e sheshin jashte shtetit objektet arkeologjike, me ata qe nuk paguajne taksat, me ata qe koruptojne zyrtaret, me ata qe vjedhin xhepat e njerezeve neper autobuze, me ata qe rihen neper lagje vetem e vetem se njera pale kujton se pala tjeter e ka  pare shtrember ne rruge. Me ata qe kalojne me makine kur drita eshte e kuqe, ose te shan nga nena se ti si kembesor kerkon te kalosh rrugen ne vijat e bardha. Dhe atehere do te gjesh tere pergjigjet e atyre pytjeve te tyre

Pas kesaj bej nje mbledhje arithmetike e tere ketyre njerezeve dhe do te kuptosh se ata jane shumica dhe ju/ ne/ ti jemi pakica qe ose kemi ikur nga syte kembet, ose mbyllemi ne shtepi dhe kemi frike te themi qofte edhe nje fjale apo edhe ti shikojme ne sy ata qe vjedhin, vraisn, rahin, perdhunojne ,genjejne, koruptojne apo koruptohen.

Ne/ ju/ ti jemi pakica pa ze, memece ndersa ata jane shumica dhe ata ulurijne tregojne grushtet, tregojne kalacin dhe thikat me gjak qe ne te mos flasin

Pyet bisedo bej nje arithmetike dhe do te gjesh tere pergjigjet e pyeteve te tua

Epo ja qe qenkemi populli me i keq ne planet. Je i kenaqur tani?  

Ti nga shqiptaret pret nje shoqeri utopike, te persosur... As ne Amerike nuk e ke, asgjekundi. Bjeri qemanese, thuaj.

Ky diskutimi per deshmoret eshte budallallek me brire. Kudo ne bote, forcat e sigurise ne rast te humbjes se jetes ne krye te detyres nderohen nga shteti, duke filluar qe nga ceremonite mortore dhe deri tek dhenia e titujeve te larte qe ka nje shtet i caktuar. Eshte stimul per koleget dhe njerezit e tjere qe tregon se shoqeria i nderon dhe nuk i harron ata qe u sakrifikuan ne krye te detyres per sigurine e te gjitheve (keto jane stimuj moral por shteti ka detyre te kujdeset edhe financiarisht per familjet e tyre). Normalisht qe nga njeri rast ne tjetrin edhe nderimi ndryshon. Ketu nuk duhet harruar edhe nderimi qe bejne dhe shprehin qytetaret e thjeshte.

Ndersa mentaliteti komunist qe shpallte deshmore si nje minator dhe kooperativist, ashtu edhe nje polic, ushtarak apo zjarrfikes, stonon ne kete kohe.
Jo se jeta e nje minatori apo bujku, eshte me pak e vlefshme se e nje polici apo ushtaraku, por se sistemi ekonomik dhe shoqeror eshte ndryshe.

Mund te humbe jeten nje minator ne nje miniere, zakonisht private, ose mund te humbe jeten edhe nje biznesmen i vogel qe ka nje dyqan dhe ju sherben njerezve, megjithe dhimbjen njerezore dhe solidaritetin me familjet e tyre, nuk mund te kene nderimin me tituj te larte shteterore, si Deshmor i Atdheut, sic ju jepet pjestareve te forcave te zbatimit te ligjit apo te sigurise kombetare, te cilet vene jeten e tyre ne rrezik cdo dite per sigurine e qytetareve dhe te vendit.

Ka ikur koha e Shkurte Pal Vates!

Ka ikur koha e Shkurte Pal Vates!... Eshte plotesisht e verte dhe e gjetur .Prandaj thote dhe Populli .....Kur bien Malet - ngrihen halet ...ne shume raste edhe ne forme spikerash !

Nje injorance e ketij kalibri  si ky qe mba neper goje Heroinen Shkurte e ndot PPU ne themele te tij .

 Herojte nuk kane kohe. Ky eshte themeli i moralit te cdo POPULLI ne kete ruzull ku jetojne njerez dhe japin jeten per gjera Sublime . Ne nje shoqeri me zedhensa Salieresh patjeter qe ka kute te tjera ...qe do me thene Ka ikur koha e Shkurte Pal Vates . Turp!

I mjeruari mjero ja fut pordhes.

Pika e pare e mjeros kontradikton vetveten. Sic e tha dhe dikush me larte nqs Dajti ka pasur info per aksionin atij do ti konvenonte me shume te zhdukej dhe jo te bente duel kaubojsash. Edhe nqs do te egzistonte nje mundesi e larget e teorise se Meros atehere Dajti do te ishte armatosur deri ne dhembe dhe jo veten me nje pistolete glock.

Persa i takon vendimit per te dekoruar policet e vrare nuk jam aspak dakort. Per mendimin tim duhet te kete nje grup te specializuar per te hetuar rrethanat qe kerkojne dekorimin e individeve. Nuk me duket etike qe Sala te shperndaje dekorata sipas qefit pa u zbardhur akoma as kronologjia e ngjarjes.

 

Kush ka degjuar se......... miut po ti fusesh doren ne strofull te kafshon. Dhe miu eshte kafshe e eger por shume frikacake. Por ja qe reagoka ne rast rreziku dhe pamundesie per tu larguar.

Ka dy aresye te show-masakres;

Njera eshte ajo e idiotesise se grupit drejtues te operacionit( ndjese paste) dhe tjetra eshte korrupsion i organeve te policise qe shkojne deri lart.

Idiotesia dhe jo trimeria e tyre vjen si pasoje e deshtimit te disaherte te saj (deklarate e Ibrajt), dhe si pasoje kerkon ta neutralizoje edhe ne mes te pikut te grumbullimit te njerezve e ne mes te zonave te banuara.

E papregatitur per reagim spontan por e mire-ditur per aftesi te pales tjeter, "operacioni"  le dyshime te mirefillta korrupsioni( marrje parash nga i kerkuari ose edhe marrje trofeu individesh per aresye gradimi a mbajtje vendi pune).

Veshja e bluzave me stampen e policise ne momentin e fundit te operacionit, mos pasja veshur jelek antiplumb, si dhe mos pregatitja ne armatim dhe perdorim amatoresk te saj, ne nje makine civile te rendomte dhe pa targa por vendosje e maskave, ka ndethurje te grupeve mafjozo-polici.

Ndersa reagimi i shtetit me nderimin e tyre pas vdekjes eshte detyre per motivim dhe sistemim te moralit te vete shtetit, qe sapo ka marre nje shuplake me pasoje skuqjen e mire te fytyres se tij.

Babai i një krimineli

11-08-2009 / Nga Lavdrim Lita

 

 

Babai i kriminelit Dritan Dajti na tha dje në një intervistë në një të përditshme shqiptare se policët e vrarë në Durrës nuk u vranë nga Dritan Dajti, por e bëri korrupsioni shtetëror. Po, është e vërtetë, e bëri korrupsioni, por jo ai shtetërori, e bëri korrupsioni moral i një babai të një familje që nuk i ka mësuar vlerat e jetës të birit të tij. As të mirën e as të keqen, që jeta është e shenjtë, që nuk vritet, se e katër policë të vrarë e tej kalojnë të keqen, se kufiri është dy hapa dhe hyn në mizori e holokaustit.

Meqenëse fëmija e tij, Dritan Dajti, nuk ka bërë gjë le të bëjë një dasmë të madhe sepse i shpëtoi kot plumbat të policëve të tjerë. Të shkojë në prokurori e të denoncojë policinë për tentativë vrasje kundrejt birit të tij. Të marri një ahengxhi e të festojë. Pos pati lek të kërkojë borxh në Bashkinë e Tiranës se edhe kryetari i saj beson se fajin e kishte korrupsioni shtetëror. Jeni të dy në një mendje. Ai e ka shkatërruar familjen e tij, po ju fton të bëni të njëjtën gjë, mos nguroni.

Dekadenca e një kryefamiljari që devijon vëmendjen në gjurmë, kur të gjithë e pamë se ujku është djali i tij. Një padre/padrone i një familje që nga frika e reprezaljes të gjakësit akuzon të tjerët, dhe jo killerit Dritan, e nuk bën një Mea culpa, një maxima mea culpa. Sepse të gjithë bijë nënash jemi, por jo të gjithë janë si Dritan Dajti, ky killer e ambasador i djallit. Jo të gjithë qëllojmë mbi Policët, jo të gjithë kishin radio e dokumente policie, jo të gjithë kanë pistoleta në brez. Jo të gjithë arratisen nga gjykata duke i vënë prokurorit pistoletën në ballë, jo të gjithë porosisin bomba. Jo të gjithë vejnë bomba. Edhe po mos ta kishte ditur se nuk ishin policë nuk qëllohet njerëzit, më mirë vetëflijohu. Kjo është heroizëm e jo të krekosen si biri i tij, se do t’u vras të gjithëve siç bërtet Dritan Dajti korridoreve të spitalit ku mjekohet.

Burrnia është diçka që fitohet me nder, me punë dhe me vërtetësi. Një baba që nuk e ka bërë detyrën e tij prindërore edukuese nuk i ka mësuar as të mirë e as të keqen nuk duhet të flasë ashtu, po të heshtë, të mos irritojë njerëzit. I rritur ashtu pa një figurë me virtyte, në një ambient plot vese, çfarë do të mësonte? Ku i ka mësuar rrugët e ferrit, vetëm apo me shokë? Si është e mundur të jetë një i rekrutuar nga vetë Belzebu, një ushtar i luciferit. Janë pyetje që nuk bëhen nga një gazetar që do të bëj skup me tragjedinë tuaj. Janë pyetje të një gazetari që nuk qëndronte në kafe me Dritan Dajtin. Janë pyetje të një gazetari që nuk do të bëjë hero Dritan Dajtin. Nuk jam në xhungël, as në stadium për të parë gladiatorët sesi vrasin. 

A e di kur njeri se o të kishte ndodhur kjo ngjarje me demokracinë më të madhe, që respekton kartët e të drejtave të njeriu, pra në SHBA, kur për një polic të vrarë të dërgojnë drejt e në sallën e vdekjes së menjëhershme. A e mendon ky se në kohën e komunizmit, për katër policë të vrarë, së paku do të ishte çuar jo me vdekje, as me varje, por me djegëse të gjallë, e jo të gjithë përnjëherësh, por pak nga pak që të kuptonte se çfarë ka bërë. Dhe familjes së tij më internim ose pushkatim.

Por bota ka ndryshuar. Krimit më të madh nuk mund t’i përgjigjet më një krim më të madh. Por nuk i lejohet babai të një vrasësi policësh të dali e të thotë paturp se e vrau korrupsioni shtetëror. Ku është ky korrupsioni shtetëror? Ku fshihet ky shtytës gjakatar në zyrën e ndonjë ministri, e ndonjë qeveritari të lartë, të një buxhetori, të një kryetari komune, që i ka mbushur Dritan Dajtit, po  beretën e tij. A e di babai i tij sesa kushton një pistoletë e atillë? A  e di babai i tij sesa kushtojnë materialet eksplozive qe përdorte fëmija e tij. Ku i gjente paratë Dritan Dajti? A e patë se me çfarë makine udhëtonte Dajti. Nuk besoj se ia jepte shteti. Në mos ja jepnit Ju, apo i gjente vetë me mënyrat që i dimë mirë se përfundonin këta punë. Se nuk besoj se një tip i tillë fitonte diçka me djersen e ballit. Prandaj të heshtet, të ulet koka përpara disfatës morale të një familje.

 Ik o Lavdrim e meso te shkruash shqip njehere! faqja e zeze.

robo, ti msues per drejt shkrim ke mbaru gjo?!
Du me thone qe, ke naj gjo kunder shkrimit dhe pse? c'a nuk ta mbush mendjen? qe D. D. vrau police apo qe baba i D.D. nuk eshte fort ne terezi?

Dmth qe nje njeri qe nuk di shqip, nuk ka mundesi te hetoje ne nje ambjent ku flitet shqip. 

dhe gati gjithshka tjeter e kam kunder atij shkrimi. Do te duhej te filloja citime fjali per fjali, dhe nuk do me mjaftonte nje dite e tere per ta mbaruar komentin.

Po kufizohem per te thene qe artikulli eshte shkruar me nxitim, me paragjykimin me te ulet te mundshem, ne nje gjendje mendore(psiqike) te paqendrueshme dhe i shtyre nga nje indinjate qe mund te shpjegohet vetem nese artikullshkruesi ka lidhje gjaku - apo ka marre urdher (ose leke) nga nje i tille, - me kater policet. Vetem ashtu mund t'i shpjegoj ndryshe ato lloj gabimesh. Te shash nje prind, kur i yti s'te ka mesuar dot shqip, eshte hap me i madh se c'mund te hedhesh, por kanalin nuk ta kalon.

 

1 minute:
ti thua qe 'ajo qe tha babai i D.D. se, "i biri nuk eshte vrases, po eshte faji i shtetit te korruptum per vrasjen e policave", nuk eshte dicka e thene me nxitim, ne gjendje mendore (psiqike) te qendrushme...
Ti thua qe i tille eshte shkrimi qe kritikon ket "prindin" dhe arsyeja per ty qendron se, sipas teje, ky nuk shkruan mire shqip...

nuk mor persiper me bind dike qe e ka nda mendjen mos me u bind per arsye qe i di vet po shkrimi nuk eshte me i keq se shumica e shkrimeve qe une lexoj ne shtypin "e respektum" shqiptar te mbush me fjale italisht ose anglisht (te shkrujtme keq ne shumicen e rasteve". Ne i citojme shpesh kto shkrime ktu te peshku po une boj cudi se si ti e gjen arsyen me e kundershtu ket te forma (stili i shkrimit) dhe jo te permbajtja kur stili i shkrimit nuk perben naj kriter mesa kam pa ktu te ppu...a thu je mundu me gjet nji fije justifikimi me e kundershtu?!

pershtypja ime modeste eshte se ke deshtu, ose troc fare, ja ke fut kot.

 

Nuk po flisja per gjendjen e babait te atij kallauzit, po flisja per artikullin dhe artikullshkruesin.  Shkrimi kritikon prindin me kotfutje. Ai na tregon ameriken, komunizmin, dhe avokaton edhe pushtetin! C'lidhje ka? Nuk duket fare se per cfare po shkruan???

Dhe per artikujt e tjere, kur shqipja ka qene e shkaperdhyer ne kete menyre, as e kam marre mundimin per t'i lexuar; dhe nese i kam lexuar, nuk kam mbetur pa thene te njejten gje.

per pershtypje modeste, nuk e ke te keqe. nuk i dihet, edhe mund t'ja kem vershellyer krejt kot, por ajo qe kam thene, qendron.

Shkruesi i ketij artikulli me duket sikur eshte nje "instrumentist qe i bie bukur legenit".

Aresyeja e komentit te shprehjes se prindit te nje super-krimineli (nuk jam i sigurte nese e ka thene apo ja kane sajuar sikur e ka thene, gje qe nuk eshte aspak cudi), kerkon nje analize me te plote.

Une do ta kisha analizuar ne aspektin se cilat familje pjellin dhe edukojne kandidate per kriminele. Si i mbeshtesin moralisht dhe me pas si i mbulojne me strehim e infrastrukture e deri ne perzgjedhjen e armatimeve (Shikohet qartas qe ne makinen vrasese super te shtrenjte, por edhe qe binte ne sy si e perzgjedhur, ishin te tre familjare).

Ghithashtu le per diskutim ajo shprehja "gjen shesh e ben pershesh".

Persa i perket stilit te artikullit ose eshte bere nga Fariu ne nxitim ose e ka bere ne plazh duke marre rreze dhe njekohesisht duke shkruajtur, e duke u ruajtur prej ndonje topi uji.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).