Skandal ne Tropikal, mashtrim me Pink nga "Venue"

Ka qene zhgenjyese dhe njekohesisht e turpshme, shfaqja qe mbremjen e se shtunes dhe oret e para te se dieles, eshte ofruar ne ambientet e nje kompleksi veror ne Durres dhe organizuar nga “Venue”. Ne nje kohe kur te gjithe kishin paguar dhe prisnin qe ne skene te ngjitej diva amerikane e muzikes, Pink, kane pare mbi banakun e improvizuar ne skene, nje bionde qesharake e prezantuar gjithashtu nga nje pseudokitarist. Si te mos mjaftonte erresira e pasmesnates per te fshehur identitetin e saj, vajza ka mbajtur gjate gjithe kohes nje kapele te zeze dhe syze te erreta. Por ne fakt te gjithe keta elemente nuk e kane ndihmuar te maskohej. E po keshtu nuk ka mundur ta ndihmoje edhe limuzina e baradhe, qe u perpoq te shiste se jashtmi imazhin e saj. Publikut i ka mjaftuar vetem nje levizje buzesh e madje disa te tjereve ca me pak, per te kuptuar, qe vajza bionde pavaresisht perpjekjeve ishte shume larg origjinalit Pink, nje kengetare ne fakt e spikatur pervec zerit edhe per stilin e saj te vecante. “Shikoni floket,” - therriste dikush, ndersa nje tjeter injoronte stilin e rendomte te vajzes, qe kerkoi paturpesisht te shitej si Pink. Te tjere, ndoshta fansa te rregullt te kengetares, dalluan qarte ndryshimin edhe ne linjat e trupit. Nderkohe nje djale adoleshent, jo me shume se 18 vjec therriste i habitur: “Ajo eshte nga Shkembi i Kavajes, e kam komshije. Edhe nga syzet e njoh...” dhe perpiqej qe kete lajm ta shperndante tek te gjithe te panjohurit, qe kishte perreth. Po c’rendesi kishte se cila ishte ajo vajze, qe ne fund te fundit per ca para kishte pranuar nje rol, qe nuk ishte i saji. Rendesi kishte, qe aty nuk ishte Pink e ca me pak live. Atehere fershellimat dhe britmat injoruese do te pasonin njera-tjetren, ndersa njerezit nisen te largohen nga lokali, ende pa perfunduar kenga e pare. Por duket se “imazhi shqiptar i Pink” nuk ka dashur ta kuptoje kete situate. Ajo ka vazhduar te kendoje (kenget e Pink ne playback) e me keq akoma, ka guxuar te “dhuroje” nje pershendetje ne gjuhen angleze, qe duket se ka lene shume te kuptoje edhe per ata me pak “te zgjuarit”. Te pakten kush e kishte degjuar nje here Pink te kendonte e kishte te qarte. Por duket, se tashme kishte mbetur pak ose aspak per te bere. Vajza e cila ishte paguar (sigurisht jo aq sa Pink) per t’u shtirur si kengetare vijonte muziken e saj, ndersa publikut i mbetej vetem te bertiste i pakenaqur. Pati edhe nga ata qe ndersa dilnin kerkonin t’u ktheheshin parate, ndersa punonjesit qe u kishin prere biletat ne hyrje, tashme ngrinin supet te hutuar nga reagimet e shumellojshme. “Nuk dime gje, jemi te punesuar”, - shpreheshin. Dhe kishin te drejte, ata ishin te punesuar dhe do te paguheshin per punen “e palodhshme”, me te ardhurat disa milioneshe te nje mashtrimi qe nuk zgjati me shume se pese minuta.

Ne nuk jemi populli i minjve

Ndersa rastesisht ne nje nga rruget e Bllokut, te premten ne mbremje pashe posterin, qe njoftonte ardhjen e Pink ne Shqiperi fillimisht nuk u cudita. Jemi mesuar tashme, qe te shohim se si vijne ne vendin tone kengetare dhe grupe te njohur me fame boterore. “Gjithcka eshte ceshtje biznesi. Per me teper stine vere”, mendova, ndonese deri diku fakti qe askund nuk ishte folur per kete koncert me la nje hije dyshimi. Edhe pse nuk e cilesoj veten si fanse e kesaj kengetareje, kersheria nuk me la te hapja eeb site-n e saj dhe te shihja datat e koncerteve. Nuk kishte asgje te programuar per Shqiperine. Datat e saj te gushtit ishin ne Australi dhe me pas vijonin koncertet e shtatorit ne vende te tjera. Per kete arsye vendosa te shoh c’do te ndodhte ne Durres. Ne postera njoftohej per koncert live ne oren 22:00 ne “Tropikal”, Durres. Duke llogaritur, qe aktivitete te tilla kane gjithmone nje hapesire tolerance mberrita aty rreth ores 23:00. Ende shiteshin bileta. Vlen te thuhet se bileta kushtonte 1500 leke te reja, nje shume qesharake per te degjuar Pink, qe kendon live. Sidoqofte zura nje vend (ne kembe) dhe prita me durim, ndonese muzika qe ofronte Dj nuk te jepte shume optimizem per te duruar. Gjithsesi rreth ores 00:30 mbi banakun e drurit, shnderruar ne nje skene te vaket u ngjiten tre balerine. Nuk di ne fakt nese mund t’i quaj keshtu, dy vajzat gjysme te zhveshura dhe djalin qe performonte me to. As striptiste nuk mund te quheshin.... A mund t’i paraprinin balerine te tille, koncertit te nje kengetareje si Pink? Nejse. Ata u perpoqen me sa munden te mbanin atmosferen te gjalle deri ne oren 01:30. Por vura re qe ishte e kote. Kercimet e tyre “te mundimshme” per te qene provokuese nuk po zgjonin interesin e duhur, megjithate njerezit pinin. Dhe kjo e fundit duhej te ishte e rendesishme per organizatoret. Sidoqofte rreth ores 02:00 pas mesnate, limuzina e bardhe mberriti ne kompleksin veror dhe cuditerisht “Pink” zbret nga makina e pashoqeruar nga rojat e saj, por vetem nga sherbimi security i lokalit dhe sigurisht nen masken e syzeve te erreta. “Sa popullore”! “Dhe sa te guximshem”, mendova.

***

Me tej, ndersa duartrokitjet entuziaste u shnderruan ne britma fyese, nuk di perse m’u kujtua nje tregim i Kafkes. “Sa mire- thashe me vete- ne nuk jemi populli i minjve, qe brohorasim kedo, qe del ne skene”. Ndoshta organizatoret e asaj mbremjeje nuk e njihnin kete fakt, ose tek e fundit c’rendesi kishte per ta? Ne keto dite te nxehta vere, misioni i tyre u permbush: “te fitojme sa me shume” . Ku i dihet, “ndoshta Pink nuk e merr vesh”?!

B.M

Zhgenjim ne faqen zyrtare te Pink

I menjehershem ka qene reagimi i fansave te Pink ne Shqiperi. Djem dhe vajza kane hyren ne faqen zyrtare te Pink, ku sigurisht nuk ekzistonte nje koncert i saj ne Shqiperi dhe kane shprehur irritimin per faktin se u shiten bileta per mashtrim. Fansat, duke mos fshehur identitetin e tyre, kane pohuar se paguan bileta te shtrenjta per te pare nje mashtrim qe u servir duke “hedhur” ne skene nje vajze qe nuk kishte asnje lidhje me Pink dhe qe kendonte duke perplasur buzet ne sintoni me CD-ne e kengetares.

31 Komente

Shkun me pa Pink dhe pane Rozën. smiley Kjo eshte rrjepje e kosnumatorit... Mashtrim klas.

Dhe une ne fakt e kam debulese Pink-un dhe e kisha nje mendje me shku, vetem se e kisha marre vesh shume vone dhe nuk qesh gatit.

 

Kjo eshte per ne guinness per shume gjera.

smiley vertet e turpshme !!! duket si mall "made in china"

Jo, Alidea, ishte made in...  Shkembi i Kavajes... pak si puna e atij koncertit qe do shkonim ne pra... smiley

O Anna po dhe ne  sa lehte i hame genjeshtrat... dmth sikur Pink te kishte vendosur per te ardhur normalisht do te kishte njefare publiciteti dhe ne media lokale apo pse jo rajonale smiley dmth ne vete e hame sapunin per djathe smiley  ironike kjo smiley

Nuk eshte faji vetem i njerezve. Vertete ka nje fare publiciteti per ngjarje te rendesishme, por ka gjithashtu edhe pergjenjeshtrime kur behen publicitete mashtuese. Kjo e fundit nuk ndodh kurre ne Shqiperi smiley

E vertete smiley le te shohim nese do te kete ndonje pergenjeshtrim, po mendoja per emisionin e A.çani't meqenese i ka friends smiley

Ehu, deri nga shtatori a tetori qe fillon cani emisionin, eshte harru ai muhabet... Cudia me e madhe 3 dite zgjat! Deri atehere do jete bere ndonje koncert tjeter, me keto "cupkat kercimtare" qe se nga i sajojne keta te Venue-se... smiley

Po mendoja skenarin : Venue deklaron: Kjo  kengetarja keshtu  na u paraqit smiley

Vetem se  u ngaterruam e kishte emrin Pink bis  smiley  loooooooool

 

Mbase gazetari eshte ngutur, nuk eshte e thene se sa jane te pasur jane aq te trashe.

Kush e ka organizuar besoj se njeh mire ligjet, mbi mashtrimet ne mase.

Duhet pare me kujdes posteri i reklames, mjafton nje ndryshim i vogel i emrit, nje rresht i shkruar me germa te vogla " te palexueshme" , dhe akuza per mashtrim bie.

Nuk jemi te paret qe e bejme, eshte eksport nga jashte.

Ne qofte se emri i grupit apo i kengetares  ne  reklama ka nje ndryshim te vogel me origjinalin, ose diku "fshehur" eshte shkruar " e verteta" , organizuesit me te drejten e " karaokes" nuk kan bere shkelje te ligjit.

Ky eshte me te vertete skandal, por pergjegjesi kane edhe vete njerezit: e para po te vinte PINK ne Shqiperi do te kishte shume publicitet dhe nuk do te kishte vend per te gjithe njerezit, duke marre parasysh qe do te vinin edhe fansa nga vendet fqinje me ne, sic ka ndodhur per kengetare te ketij rangu. E dyta, ata njerez qe jane mashtruar ne kete menyre, nuk duhet te ishin larguar pa ju kthyer parate, ose ta benin copa-copa ate skene aty dhe te vinte policia qe te behej problem.

Ketu duhet te nderhyjne autoritetet dhe organizmat qe merren me mbrojtjen e konsumatorit, por kam frike qe eshte ajo qe thote LumiDrin, ligjerisht mund te jete ne rregull pasi ka luajtur me shkronjat apo dicka te tille. Sidoqofte mend per here tjeter.

Ajo eshte nga Shkembi i Kavajes, e kam komshije. Edhe nga syzet e njoh...”

Shkami i Kavajes godet serish! smiley

 

 

Sme kishte shkuar ne mendje por nuk tingellon keq kjo pune, pasi kam mendimin qe  edhe ne kete afere duhet te jete perzier berisha apo i biri/e bija.

Doni te shikoni PINK live me 15 dollare ? Ik e futjani i tas groshe par zotin.

Eh c'po me Pinkoka ne zemer per keto budallenjt!

20 euro bileta gjergj njaty tek 27 dollare me duket shkon. ka mundesi qe te kete pas ndonje fine print ne ato posterat qe njerezit nuk e kane vene re. Por organizatoret e Venue e kane lene te ndodhe (lexo inkurajuar) keqkuptimin. Dhe nuk shoh sesi kjo eshte e mire per biznesin e tyre. Une nuk kam shpenzu asnje qindarke ne organizimet e Venue deri me tash, dhe gjasat jane qe kjo te mbetet keshtu edhe ne te ardhmen pas kesaj mufke.

Do shpenzosh. Eshte thjesht ceshtje kohe.   ...it's called "herding!"

smiley

ej burrash, a ka njeri shijen e keqe, por te denje (bad taste but appropriate.. somehow)... a ka njeri shijen e keqe te printoj nja 500 postera e ti shperndaje neper gjithe Tiranen per nje date te caktuar per nje koncert te Michael Jackson? Po duhet me u bere brenda nates... I reckon it will sit well. Po te isha aty do e beja... ka per te qene klasike.... ndoshta fitojme edhe nanje cmim si populli me humorin me te zi ne bote. hehehe

 

koncerti titullohet "You'll Have to See it to Believe it!"

 

Sponsorizues: Djalli me Cerberin... edhe Herkuli.

Konsumatori shqiptar duhet te veproje me inteligjence. Pas ketij mashtrimi te qellimshem nga Venue, klientela duhet te braktise ambientet dhe aktivitetet qe organizon Venue. Jo aq per te ndeshkuar Venue se sa per te ju dhene mesazh bizneseve te tjera te ketij lloji, se mashtrimi nuk kalon pa u vene re dhe ndeshkuar nga konsumatori, prandaj nese respektojne dhe ofrojne ate qe duhet per klientelen e tyre, edhe keta i respektojne, ne te kundert jane te destinuar te mbeten pa kete klientele.

Doni te shikoni PINK live me 15 dollare ? Ik e futjani i tas groshe par zotin.

smileysmileysmiley Hahaha

Ej me duket se javen tjeter do te kendoje live ne Shijak Rihana (prej rroskoveci) biletat shiten ke zocka e zeze... smiley limited time only... smiley

15 USD për të parë PINK! hahahahaha

Pas groshit edhe një tas të madh me pilaf........................

Seriozisht jam i vetmi qe me duket se fajin e kane ata qe kan blere biletat??? Sdu me bo si cun i squt smiley por qe kur me thane vjen Pink mendova qe eshte nje grup qe imiton dhe kur pash posterin qe lexon P!NK mu duk shume e qarte, sma kishte marr mendja qe do e hanin kaq shum njerez ket "mashtrimin". Me duket pak e tepruar qe gjith keta njerez dine te hapin 1 qerre me grupe ne fb kundra organizatoreve dhe sdine me hap faqen zyrtare te Pink, booh :?

Erjon, P!nk e ka ajo Rosa-Maria gjithanej emrin e vet te shkrujt (nese aludon ne "ndryshimin" e emrit tek posteri). Kshuqe, kapu pas çmimit po te duash (dhe pas IQ se atyre pushuesve atje ne plazh).

 Ke te drejte per emrin. Une su interesova fare per cmimin ne fakt, me teper me ka bere pershtypje mungesa reklames, prandaj isha skeptik qe kur e degjova ne fillim fare.

15 000 lek?? Eh dielli...dielli.....smileysmileysmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).