"Shtoni katet e shtepive ne bregdet"

Shtoni dhe nje kat, ose zgjeroni banesat ekzistuese per te shtuar kapacitetet turistike ne bregdetin jonian. Kjo ka qene thirrja e djeshme e kryeministrit Berisha, gjate nje vizite peruruese, ne zonen e Bregut.

"Nje thirrje miqesore ju bej te gjithe qytetareve te Himares, te Lukoves, te Ksamilit, te Sarandes dhe te bregut ne teresi, qe shfrytezojne mundesine e zgjerimit te shtepive te tyre, e shtimit te nje kati, apo shtimit te nje dhome, te permiresimit te tyre, pasi shteti do te garantoje kredi te buta dhe kjo eshte nje nga menyrat kryesore per te perballuar fluksin e nje rritjeje me te madhe", ka qene thirrja e drejtuar nga ana e kryeministrit Berisha. Nderkohe sipas tij, Shqiperia ka pasur kete vit rritjen me te madhe ne bote, per sa i perket turizmit.

Nje konstatim te tille kreu i qeverise e beri ne vigjilje te mbylljes se sezonit turistik, pergjate inaugurimit dje te fillimit te punimeve per rrugen e plazhit ne "Potam" te Himares. "Shqiperia kete vit me sa duket do te zere vendin e pare ne bote, sipas disa agjencive te huaja, per rritjen e shpejte te numrit te turisteve. Viti i krizes me te madhe boterore ne Shqiperi, u shoqerua nga nje rritje prej 36 % te turizmit krahasuar me vitin e kaluar", deklaroi kryeministri Berisha, pergjate inaugurimit. Por kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria e kishte sektor prioritar turizmin dhe per kete arsye, ajo do te merrte masat e duhura qe viti i ardhshem te ishte viti ne te cilin turizmi ne Shqiperi te kapte majat e tij me te larta.

Ne kuader te ketij qellimi, kryeministri deklaroi se nisma e re e qeverise, per t'i dhene kredi familjeve te Jugut te cilat duan te zhvillojne turizmin, do te beje qe vitin e ardhshem numri i turisteve te jete edhe me i larte. Duke garantuar se vetem Lukova, Saranda e Himara do te mund te marrin ne vitet qe vijne rreth 3 milione turiste, aq sa pret sot vendi ne teresi. Sipas tij, qeveria pervec shtimit te kapaciteteve per turistet, do te permiresoje edhe kushtet per pushimet e tyre. Berisha deklaroi se qeveria po vazhdon intensivisht punen, per ndertimin e infrastruktures rrugore te kesaj zone.

"Ju garantoj se qeveria do te jete shume aktive ne transformimin rrenjesor te infrastruktures ne te gjithe ultesiren bregdetare dhe bregun Jonian ne menyre qe kete dege kryesore te ekonomise ta fuqizoje gjithnje e me shume", premtoi ai. Njeheresh, kreu i qeverise pershendeti banoret e zonave turistike per mikpritjen qe treguan pergjate sezonit turistik. Pak kohe me pare ne hyrje te sezonit turistik, kryeministri Berisha pergjate nje vizite ne fshatrat e Bregut i beri thirrje operatoreve turistike ne vend, qe te mos ngrene cmimet pergjate sezonit turistik. Gjate muajve te fundit ne menyre te herepashershme kryeministri Berisha, ka vizituar shpesh zonen e Jugut te vendit, ku ka marre pjese ne inaugurimet e rrugeve dhe veprave te ndryshme infrastrukturore, me qellimin nxitjen dhe zhvillimin e turizmit.

Qetesia

Kryeministri Berisha vleresoi banoret e zonave bregdetare per atmosferen e qete me te cilen pritet turistet, duke mos regjistruar incidente ne kete sezon turistik. Sipas Berishes, kjo situate ishte shume pozitive.

Rruga

Berisha inauguroi dje fillimin e punimeve per rrugen e plazhit "Potam", ne Himare, me nje investim me vlere 42 milione leke, qe do te ndertohet sipas parametrave bashkekohore duke lehtesuar ndjeshem levizjen e turisteve dhe duke e bere kete vend me terheqes.

36% turiste me shume sipas kryeministrit Berisha kane zgjedhur Shqiperine, si destinacion per pushimet e tyre verore. Nje fluks i larte turistesh ka ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, por dhe nga vendet e tjera, te cilet shfrytezojne bregdetin shqiptar.
 

27 Komente

Pergjate gjithe bregdetit Shqiptar gjeja e dyte me e shemtuar pas plehrave te kudondodhura, jane katet shtese te shtepive; ato kubat prej betoni te ngritura per te kenaqur nevojat e castit e qe shfaqen aq turpshem si cibane ne krahasim me natyren e mrekullueshme dhe shtepite e vjetra. Te nxisesh njerezit te ngrene kate shtese me ngut, pa studime dhe ne kundershtim me lajmerimet e meparshme te qeverise Berisha 1 per kushtet e ndertimit ne zonat bregdetare eshte te vazhdosh shkaterrimin e pameshirshem te jugut te vendit.

Nuk ka nevoje Shqiperia per turizem dhomash te qelbeta 30-50 Euro/nata por per qendra te medha qe te ofrojne sherbime te perparuara se po ikin edhe Shqiptaret nga vendi, jo me te vijne te huajt! smiley

"Shtoni dhe katet e plehrave prapa shtepive" smiley

Po kush te vjen ne ate hale qe quhet Shqiperi o Sale?! KE gjete katunare Kosove e Maqedonie qe vijne se njeri me mend ne koke nuk vjen per pushime ne plehra e hale sic eshte bere Shqiperia!

Ky mesazh i Dr. Berishes eshte si mesazhi i dikurshem i vershimit te njerzve rreth Tiranes. vetem nje njeri pa asnje vizion per turizmin dhe si zhvillohet turizmi sot ne boten e qyteteruar mund te jape ide te tilla.  si mund ti thuash banoreve te bregdetit shtoni kate pa asnje plan te mirefillte arkitekturor, plan zhvillimi apo nje studim mbi kapacitetet?  Nje cmenduri si kjo nuk  eshte pare e degjuar. Dr. Berisha ti hedhe syte nga Mali i Zi per te pare se si zhvillohet turizmi i qendrueshem.

Po pse qenka e keqe kjo nxitje e shtimit te kapaciteteve akomoduese turistike shqiptare? Ato shtepi jane aty te qytetareve shqiptare brenda rregullave, pse mos te shtojne nje kat apo permiresojne dhomat qe kane me ndonje zgjerim brenda hapesires ekzistuese me kredite e buta qe ju mundeson qeveria? Berisha e ka thene kete pasi ka pasur probleme akomodimi ne kete vere. Nderkohe ka paralajmeruar cdo person qe nderton pa leje se do t'i prishet objekti, pasi qeveria do te mbikeqyre rreptesisht kete zone.

Kjo nxitje, qe tek e fundit eshte e gjitha ne doren e banoreve vendas, qe nese ka kerkese ata do te shtojne kapacitetet akomoduese, ka dy efekte pozitive: e para rrit kapacitetet dhe permireson ato edhe duke ndikuar ne cmim per pushuesit dhe e dyta, ju sjell te ardhura banoreve te zones.

Pse fjala e sales do t'i beje Himariotet qe te ngrene kate? Nuk kuptohet ky sale, ketej ben thirrje per turizem, por nga ana tjeter po e kthen Shqiperine ne gropen e plehrave te Italise e Greqise, me fabrika cimentoje e TEC-e me qymyr. Cili turist do te te vinte te bente plazh rreze nje oxhaku qe vjell tym helmues dhe i rrethuar nga plehrat? Apo sala do te na importoje turiste nga Afrika?

Kjo eshte e keqja me e madhe qe Sali Berisha,ka deformuar veten e tij me shtetin. Pse u dashka leja e Berishes? Si mund te vendose nje njeri, te shtohet apo te paksohet nje kat,te ngrihet apo mos te ngrihet nje objekt ne Bregdet?Nuk paska eksperte kombi,shteti qe te mendoje mire e mire ,qe te percaktoje dhe te arsyetoje pse nuk duhet te ngrihen betone shume katshe ne bregdet?

Edhe nje njeri i thjeshte e di se betonizimi i bregdetit,do te shemtoje bregdetin,do te sjelli shume probleme,qe zor se do te rregullohen mbas Vdekjes se Sali Berishes, ai nuk do te jete i perhershem ..Durrsi eshte shembelltyra me e keqe e turizmit te betonizuar te bregur te detit,nuk u mjafton ky shembull,per te marre shembull,pse nuk duhet te ngrihen shtesat mbi kate?

Kur Berisha te ndroje jete do te jete vone riparimi, e ajo e bunkereve te Enverit nuk do te ishte as edhe nje gje perpara betonizimit kolosal te bregut !

The Speaker  mos u be kaq partiak po shiko pak me tej hundes politike. Ideja e shtimit te kateve ne bregdet eshte nje idiotesi me brire. Cdo fshatar qe kerkon te shtoje katet e shtepise nuk mund ta beje ate nga koka e tij.  Nje njeri normal qe degjon  nga veshet ( e zhvillimit ekonomik)  e para ben nje studim mbi  kapacitetet, e dyta ben nje pakete ligjore me rregullat e lojes e treta sjell ne loje arkitektet me te mire pse mundesisht edhe nga jashte per te percaktuar kriteret e ndertimeve arkitekturore, ben infrastrukturen e nevojshme dhe pastaj ju thote njerzve te bregdetit. te dashur miq po mund te ndertoni ne shtepite tuaja por vetem me keto rregulla te percaktuara qarte. kush i prish rregullat i prishet shtepia.   pastaj fillon jep kredi te buta apo heq edhe taksat per nje periudhe kohe per te gjithe ata qe ruajne rregullat e percaktuara. Kjo eshte rruga per nje vend normal po ne vendin tone qe e qeverisin njerzit me te pa pergjegjshem ndodh ky berihaj qe del njeri ne maje te shkembi dhe leshon kushtrimin  o burra ndertoni si tju vije per mbare ne bregdet. dale o burre i dheut se ky kushtrim kushton shume shtrenjt per te ardhmen ekonomike te vendit dhe nuk eshte se po ben disa kulla ne malesi per verim po po percakton te ardhemn e turizmit kombetar

Ti i di edhe me mire se une, shtepite e atyre fshatareve jane te ligjshme dhe shtimi i NJE KATI apo zgjerimi ne Hapesiren ekzistuesve te dhomave nuk eshte aspak i demshem apo betonizim i bregdetit, pasi ato fshtra kane qene aty qe kur ka mbire lisi. Ata fshatare nje kat apo zgjerim mund ta bejne edhe per perdorim vetjak dhe aspak per turizem dhe askush nuk mund te ju thote gje, gjithmone nese behet fjale per nje kat se 15 katesh nuk mund te ndertosh atje dhe zbatohen rregullat qe jane percaktuar nga qeveria. Rregullat jane, studimi per kapacitetet eshte i gatshem, flet vete eksperinca e pushuesve, ka veshtiresi per dhoma etj., atehere pse qeveria te mos perkrahe kete sektor te ekonomise duke ju siguruar kredi te buta ketyre banoreve qe te shtojne keto kapacitete qe eshte mire edhe per pushuesit edhe per banoret e atyre zonave. Infrastruktura eshte ndertuar pjesa me e madhe dhe eshte ne vazhdim ky.

Shtimi i nje kati nuk mund te behet pa leje te autoritete The Speaker,...Kete e di shume mire apo jo? Ne vendet e BE keshtu behet, nuk mund te shtosh asnje gjysem kati pa marre leje. Si dilka kryeministri i nje vendi e u thote-beni nje kat shtese? A do tua jape ai lejet? Apo po i shtyn fshataret drejt veprimeve te paligjshme?

Gjithcka do te behet me leje se nuk po thote Berisha pa leje. Sipas bashkive ku futen keto zona mund te procedohet.

The Speaker

 

ku jeton ti vella ne shqiperi?  apo ne suedi?  Po Saliu nuk po mbron dot ndertimet qe behet perdite pa leje ne bregdet dhe kjo thirje per shtime katesh duhet.  Pastaj ti nuk po kupton thelbin dhe ky eshte problemi. ne se ka nje studim arkitekturor ku percaktohen qarte rregullat e ndertimit kjo inisiative mund te jape rezultat. Po jo keshtu dil maje shkembit dhe lesho kushtrimin. jemi ne shek 21 i dashur jo ne Mesjete. Gjerat behen per te ardhemen jo per te shkuaren. te lutem kupto nje here dhe lere partine ne pune te vet

"Por kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria e kishte sektor prioritar turizmin dhe per kete arsye, ajo do te merrte masat e duhura qe viti i ardhshem te ishte viti ne te cilin turizmi ne Shqiperi te kapte majat e tij me te larta."

 

Qeveria e ka prioritet turizmin. Per kete, ajo zotohet qe do te shtoje tymrat helmuese ne maksimum ne menyre qe turistet t'u bejne terapi gazi karbonik, e sulfurik mushkerive te tyre. Vitin e ardhshem qeveria do te importoje zezake nga Afrika per turizem, pasi ata nuk e kane problem te bejne plazh mes plehrave dhe tymit mbytes.

e pse ju vjen inat juve ?!!!le te shtojne kate njerzit sa te duan majtas,djathtas lart e poshte.Leviz ekomomia o njerez, hekuri ,betoni llaci,tatimet, taksat,ndertimoret ,milingonat punetore dhe tersisht ndertimi qe eshte nga bizneset me fitimprurese ...te shoqerise ne ndertim e siper.

Provoje e shto e nderto si te te doje qejfi ty ne Kanada! Shihe se si do te te rrasin brenda e te paguash per mosmarrjen e lejes! Nuk me besohet qe persona qe jetojne jashte Shqiperise bejne thirrje per kaos dhe shkaterrim!

E imagjinoni nje 15 katesh ne Dhermi ose Jale ose Qeparo etj etj, pale gjithe ato ujera te zeza ku do shkojne??

Prandaj para se te behen keto deklarata behet nje studim ku fillohet te behen gjerat nga A-ja dhe jo nga Zh-ja..

Saranda ka qene vitet e fundit nje destinacion i preferuar i qindra e mira shqiptareve te cilit ndodheshin ne emigrim, per te kaluar aty pushimet, nje pjes e mire e tyre, sivjet, u kthyen paksa te deshperuar pasi: jan ndertuar pallate shumekateshe pllemb e pellemb, thoshin te gjithe ata, aty ku vjet shijonim nga dritarja e hoteli nje pamje te mrekullueshme, kete vere ndeshnim vetem pallate....
Nuk duhet te ndothe kjo dhe me pjeset e tjera te rivjeres shqiptare, pasi neqoftese do mungoje estetika dhe rregulli eshte humbje tragjike me paramendim, pasi nuk do te jete e lehte ndalim i furis se ndertuesve shqiptare ku qe me nate e kane hedhur nje kate me beton e tulla... smiley

 Shtoni katet thote injoranca...ne vend te thoje,ato kate qe keni rregullojini,lyejini,pastrojini!

Vlora goditet nga nje stuhi detare Postuar nga T2 Marrë nga Top Channel

Nje stuhi detare ka goditur bregdetin jonian ku dallget kane qene me te fuqishme ne Gjirin e Vlores.

Si pasoje e dallgeve te fuqishme disa peshkatare dhe pushues mes te cileve edhe Tritan Shehu kane mbetur te bllokuar ne det dhe eshte dashur nderhyrja e Rojes Bregdetare e cila ka ndermarre nje operacion per shpetimin e tyre e ndihmuar edhe nga Guardia di Financa.

Nderkaq ne qytezen e Orikumit dallget kane shkaterruar disa lokale si dhe nje disko verore te cilat ishin ndertuar shume prane detit.

Deri me tani policia nuk njofton per te zhdukur apo per viktima. Situata mbetet ende e paqarte per demet apo per humbje ne njerez pasi zona eshte e mbipopulluar nga pushuesit, duke patur parasysh qe sezoni turistik ende nuk eshte mbyllur.

Po moratoriumi i skafeve u shkelka me te dyja kembet per qeveritaret? Di del ai ne det kur nuk lejohen skafet?

Mjafton te kesh barken/yachtin me flamur te huaj e nuk ka te drejte kush te ndaloje. Vlen "nenshtesia" e barkes, jo ajo e drejtuesit. Nqs nuk ke nder mend te harxhosh leke per ta blere e merr ne leasing.

Z. Berisha,

Shtoni xhepa parkimi pergjate rruges te sapo-perfunduar, qe te jene te ngjashem me xhepin e parkimit qe eshte bere tek bar Panorama ne dalje te Dhermiut.

Nqs. beni rrugen e nuk mendoni se ku do te parkojne makinat eshte si te ndertosh shkalle e te harrosh te besh katet.

Le te bejme nje here keto pjese elementare te sistemit rrugor e te qarkullimit e pastaj le te ftojme pronaret qe te shtojne katet e shtepive te tyre qe me thene te drejten nuk ka rrezik te shemtojne me teper ato shemtirat prej tullash e llaci qe kane ndertuar deri tani.

Z. Berisha, ju si nje kardiolog me fame, duhet ta dini se kur nje njeri goditet nga infarkti, kjo nuk ndodh sepse i ka te gjitha venat e bllokuara. Mjafton vetem nje cope e vogel dhjami qe te bllokoje nje seksion te vogel te venave, per te vene ne kolaps te gjithe trupin.

Hiqini keto copa dhjami qe bllokojne qarkullimin rrugor neper rruget e bregdetit Z. Berisha, nqs i keni merak numrat e turistave.

Ne te kundert kjo loja me turizmin ne Shqiperi do te jete si ato lojrat me kukulla te femijeve.

Asgje serioze nga fronti i jugut, me pak fjale.

 

 Ngritjen e nje kati siper shtepise se e tij, e ka enderr çdo shqiptar, dhe nuk po prisnin Buall Mavrine tu jepte lejet, sepse çeshtja eshte financiare, dhe aspak politike apo mjedisore, sepse ne kohen e sotme (ne te gjitha shtetet) jepen shum shpejt lejet per mbi kate (lartesi) se sa lejet per zgjerim horizontal. Biles shum qeveri dhe pushtete lokale po ndjejne bezdi nga ndertesat qe jane 1-2 kateshe dhe shum te gjera, pra qe kane zene shum siperfaqe, sidomos ato te supermarketeve dhe firmave te ndryshme, prandaj sot po rekomandohen supermarkete me kate nen toke e mbi toke, me ashensore, ku magazina te jete poshte ose larte, dhe jo ne krah, sepse tokat (nga shtimi i popullates) po zihen gjithnje e me teper. 

Amani dhe ju o njerez, sikur populli te zbatonte urdherat e Sales ne menyren qe ju po e paraqisni do ishte bo Shqypnia hollivud pasha zotin. Kush ka dash me ndertu ka ndertu, sdo presin per lejen e Sales.

Ore po mos e ka llafin per ato shpijat me kuba qe luajne kalamojt kryeministri re,por edhe ato me duket nuk jane te lira jo diku tek 5 mije lekeshi.

Me thoni nje gje te mencme qe ka thone mavria deri tani dhe une nuk e shaj me. Po gamori gamor ngelet.

Saliu duhet te rindertoje ato qe prishi ne plazhin e Jales, tu kerkoje falje atyre njerzve qe u demtoi pronen dhe pastaj te flase per ndertime.

Si mund te jete njeriu kaq i pafytyre???

Dhenderrushi i tij, prishi ato pak dhoma ne plazhin e Jales duke i shkaktuar dhembje te papare banoreve te tij. Tani na del nje kryehajdut dhe thote pa pike turpi -ndertoni perseri.

Ne nje kohe qe ky legalizon ndertimet ne tokat e grabitura, prishi ndertimet qe kishin bere ne tokat e tyre banoret e zones.

Keto absurduitete dhe padrejtesi te peshtira ndodhin vetem ne Shqiperistan...

TURPPP.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).