Shqiptarët duarlart!

Sipas shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të bërë prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhet e ditur se kanë marrë pjesë 1.566.079 zgjedhës nga 3.084.946 që ishin në listën zgjedhore. Në pamje të parë duket numër i madh, sepse edhe numri i votuesve nëpër lista ishte shumë më i madh sivjet, mirëpo në fakt si përqindje kjo është 50.77%, duke përbërë edhe përqindjen më të ulët të zgjedhjeve që kemi pasur ndonjëherë. Në zgjedhjet e mëparshme pjesëmarrja në votim ka qenë 51.8% (mirëpo 2.6% e votave ka qenë deklaruar e pavlefshme) kurse në vitin 2001 përqindja e atyre që kanë hedhur votë ka qenë 58.5% (3.6% të pavlefshme). Për mos të folur pastaj për zgjedhjet e vitit 1997 ku dalja në votim ka qenë 72.6%. Pra kemi një tatëpjetë për sa i përket pjesëmarrjes në votim që tregon konsolidimi e një prirje drejt apatisë politike.

Kuptohet që një element me rëndësi ka qenë edhe dimensioni i emigracionit dhe se një pjesë e mirë e emrave në lista janë emigrantë e për rrjedhojë përqindja reale i bie të jetë diçka më shumë. Megjithatë, edhe po të merret në konsideratë fakti që lista përmbajnë emra të individëve që kanë shumë kohë që e kanë lënë vendin, gjithsesi ky fenomen sa ka ardhur dhe është zbehur çka e konfirmon rënien e pjesëmarrjes në votime. Domethënë, emigracioni nuk është aq masiv sa më parë dhe për rrjedhojë pesha e përqindjes së emigrantëve në total është zvogëluar ndjeshëm. Përpos kësaj edhe mes emigrantëve është rritur niveli i legalizimit dhe i gjendjes ekonomike kështu që gjithnjë e më shumë emigrantë e kanë të mundur që të kthehen në Shqipëri gjatë zgjedhjeve krahasuar me vite më parë kur pjesa dërrmuese e tyre qëndronte në mënyrë të paligjshme dhe rrinte vite me radhë pa u kthyer në Shqipëri.

Pjesëmarrja në votim në përgjithësi ka pësuar një rënie edhe në vende të tjera, mirëpo kjo rënie ka qenë shumë më e butë, ka ardhur në kuadër të shumë dekadave dhe ka ardhur gjithashtu si pasojë e një zëvendësimi me alternativa të tjera të pjesëmarrjes politike. Studimet krahasimore në nivel ndërkombëtar tregojnë se gjatë periudhës 1990-2001 pjesëmarrja në votim në Europën Lindore ka qenë mesatarisht 72% kurse në vendet e Europës Perëndimore 78%, në Australi dhe në shtetet e tjera vërdallë ka qenë 79%, shtetet e Amerikës Veriore, Qendrore, asaj Jugore dhe të Karaibeve kanë pasur një pjesëmarrje që vërtitej diku te 65%, ndërsa Afrika e ka pasur 64%. Në një tjetër analizë të bërë nga instituti IDEA për vitet 90-të në 32 shtete demokratike mesatarja e pjesëmarrjes nis nga 88% në Islandë e 83% në Izrael e përfundon te 47% në SHBA dhe 37% në Zvicër. Këto dy shtete duket se janë të vetmet shtete demokratike që kanë pasur një përqindje pjesëmarrjeje më të ulët se 50% në këtë analizë ndërshtetërore. Megjithatë, këto shtete nuk mund të merren si analogji për të ngjallur shpresë për demokracinë e shqiptarëve, pasi jo vetëm që problemet politike që ngelen për t‘u zgjidhur janë të vogla në këto dy vende, por ato zotërojnë edhe një tipar tjetër justifikues që ka të bëjë me praninë e shtigjeve të tjera paralele për të mundësuar përcjelljen e vullnetit politik publik, si dhe me lodhjen nga frekuenca dhe intensiteti i zgjedhjeve të panumërta. Kështu, këto shtete kanë një prani të fortë të demokracisë së drejtpërdrejtë në terren nëpërmjet nismave qytetare, mbledhjeve apo takimeve publike, si dhe referendumeve, duke hequr goxha nga barra që i takon demokracisë përfaqësuese. Gjithashtu, zotërojnë media të fuqishme me nivel të lartë integriteti që u vjen përkrah interesave të publikut sikurse shoqëri civile që gëlon dhe lobe apo grupe interesi goxha efikase.

Asnjë nga këto tipare nuk është e vlefshme për hapësirën politike shqiptare. Përveç këtyre shtigjeve në këto dy vende për shkak të tipareve specifike kushtetuese, konkretisht decentralizimit të theksuar, organizohen zgjedhje të panumërta në shumë nivele, gjë që shkakton një lodhje te votuesi. Në SHBA ka jo vetëm zgjedhje federale për Presidentin, për senatorë e kongresmenë, por edhe zgjedhje në nivel shtetëror për guvernatorin dhe kuvendin e shtetit, si dhe në nivel lokal ku organizojnë zgjedhje madje edhe për gjykatësin e kontest. Po kështu edhe në shtetin federal të Zvicrës ku organizohen referendume të panumërta në nivel kantoni edhe për çështje të papërfillshme urbanistike.

Nga ana tjetër, problemet politike që kanë nevojë të zgjidhen dhe impakti i madh që ka politika te jeta e përditshme e individit shqiptar do të bënte të mendohej se shqiptari do të ishte shumëfish i interesuar dhe angazhuar në politikë. Prandaj krahasuar me pjesëmarrjen mesatare në votim të rajoneve të ndryshme të globit duket qartë që pjesëmarrja në votim në Shqipëri është goxha e ulët, sidomos duke pasur parasysh sa e lartë është kjo pjesëmarrje në vende të tjera të Europës Lindore.

Rënia në pjesëmarrjen në votim me sa duket nuk është tipar vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë, por i mbarë shqiptarëve. Dalja në votim e shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore në zgjedhjet e fundit ka qenë realisht më e ulët se 20%. Ndërkohë, në Kosovë është përjetuar një pikiatë drastike të përqindjes së votuesve nga zgjedhjet e pasçlirimit te zgjedhjet e fundit të nëntorit 2007. Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 dolën 79% e votuesve, në ato parlamentare të vitit 2001 dolën 64.3%, në zgjedhjet lokale të vitit 2002 ra në 53.8%, në të përgjithshmet e 2004, 49.5%, ndërsa në parlamentaret e vitit 2007 u arrit një pjesëmarrje prej 40.1%, por që përflitet të ketë qenë edhe më e ulët realisht. Siç shihet edhe në Kosovë partia kryesore fituese e zgjedhjeve është partia e abstenuesve.

Këto tendenca të rënies së pjesëmarrjes në votime janë me të vërtetë shqetësuese, sepse vënë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisjes dhe demonstrojnë një thellim të distancës midis elitës politike dhe masave qeverisësve dhe të qeverisurve. Dalja në votim bën pjesë në kategorinë konvencionale të pjesëmarrjes politike dhe përveç votimit brenda kësaj kategorie bëjnë pjesë edhe të tjerë indikatorë si shkrimi i letrave apo peticioneve, intensifikimi apo zbehja e kontakteve me deputetin lokal, angazhim vullnetar nëpër fushata, kontributet vetjake financiare në fushata zgjedhore si dhe numrat e të kandiduarve. Të gjitha këto nuk është se janë shtuar që të mund të thuhet se ka ndryshuar forma e pjesëmarrjes politike. Ndryshim mbase bën numri i kandidatëve, i cili për faj të sistemit të ri zgjedhor sivjet ishte 3800 po ku shumica ishte fiktive nga nevoja për të paraqitur lista shumëemërore të plota dhe maksimumi 200 prej tyre kishin ndonjë shans të vërtetë për të qenë kandidat potencial. Gjithashtu, nuk është se shihet ndonjë transferim apo transformim i zellit dhe angazhimit politik te forma të tjera jokonvencionale të pjesëmarrjes politike.

Të tilla janë demonstratat paqësore, protestat, përleshjet e mitingjeve, rebelimet, lufta civile, revolucioni apo vrasjet politike. Edhe këto forma jo-institucionale të përcjelljes së pasionit, dellit apo qëndrimeve politike në fakt në Shqipëri sa kanë ardhur dhe janë zbehur. Njësoj mund të thuhet edhe për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Pra kemi thjesht të bëjmë me apati të mirëfilltë politike dhe jo ndryshim të formës së pjesëmarrjes. Do të ishte me të vërtetë më e dobishme që analistët dhe studiuesit e ndryshëm të mos merren vetëm me psikanalizën e liderëve apo aktorëve të rëndësishëm të politikës, por të shihnin më vëmendje edhe elemente të tjerë të zhvillimeve politike, sikurse është rritja e plogështisë politike. Ky fenomen është me të vërtetë shqetësues dhe meriton të trajtohet dhe analizohet qoftë për burimet e shumta që e shkaktojnë qoftë edhe për domethënien dhe pasojat e tij. Megjithatë, në pamje të parë mund të thuhet se shqiptarët kanë një prirje për t‘iu nënshtruar rrjedhave politike duke ndenjur gjithnjë e më shumë duarkryq, pra paskan një prirje për t‘u dorëzuar.

5 Komente

Te mos votosh per preferencat politike ne drejtimin e vendit, do te thote qe te pakten shpirterisht nuk jeton ne kete realitet apo nuk te lidh asnje interes ekonomik tani e ne te ardhmen e afert. E pra zgjedhjet parlamentare te Qershorit 2009 treguan se jane shume ata qe nuk e shohin te ardhmen e tyre ne kete vend. E nese eksodi masiv i shqipetareve ne vitet 1500 per ne Itali dhe Greqi i dedikohet per fat te keq Skenderbeut, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij te nisura nga interesa ushtaresh me pagese (jenicier) i shkaktoj popullsise vuajtje te medha, dhe eksodi i viteve 90-te dedikohet izolimit 50 vjecar te vendit nga diktatori Hoxha, eksodi gjate 15 viteve te fundit si dhe emigrimi potencial qe vihet re tek brezi i ri i dedikohet teresisht Sali Berishes, ketij politikanit mafioz dhe filo serbit serbes qe prioritet te punes se tij ka "liberalizimin e vizave" me Europen Perendimore duke e genjyer ate me legalizimin e martesave homo.  

Shkrimet e Nurellarit por edhe te Kajsiut jane shkrime tipike detyra kursi te rendomta qe jepen ne forme esesh ne universitete.

Sic duket vazhdimisht ne shkrimet e tyre, keta nuk arrijne te bejne tranzicionin nga ish-studente pedagoge ne komentator ne nje gazete. Realisht eshte ofendim per lexuesin te fillosh dhe te flasesh ne nje koment apo analize ne nje gazete per menyrat e aktivizmit ose pjesmarrjen politike qe zakonisht diskutohen ne seminare te studenteve te shkencave sociale ne vit te pare. Jo se keto gjera nuk duhet te permenden nese kane te bejne me argumentin ne shkrim, por duhet thene ne nje menyre tjeter qe i pershtatet grupit te lexuesve potenciale ne nje gazete.

Duhet shmanguar ajo "sindroma e shkollarit" qe thote A. Fuga, qe me te degjuar apo mesuar dicka ne klase del dhe e perplas ashtu sic eshte ne gazete apo tv medemek se po thua ndonje zbulim te madh.

Sa i perket numrit te zgjedhesve, si numer zgjedhesish ky eshte me i larte se 4 zgjedhjet e kaluara (1.566.079), ndersa si % eshte me poshte per shkak se numri total i zgjedhesve ka qene me i madh se zgjedhjet e kaluara.

Emigrantet kane qene te rregjistruar ne listat e zgjedhesve dhe kjo e ben realisht me te larte % e atyre zgjedhesve qe kane qene ne Shqiperi dhe kane marre pjese. Ne disa nga zgjedhjet e kaluara emigrantet nuk kane qene ne listat e votuesve prandaj del edhe % me e larte. Gjithashtu duhet pasur parasysh qe emigracioni ka pasur valen e dyte te madhe pas vitit '97 kur qeverisja socialiste u kthye ne nje plackitese te shtetit dhe pasurive te tij, kur padrejtesia dhe mungesa e rendit ishin shqetesuese etj.

Normalisht qe perqindja ne cdo rast ka vend per me shume dhe duhet analize me shume, por nuk duhet mohuar fakti qe partite politike ne keto zgjedhje (PD dhe PS) mobilizuan dhe terheqen ne kutite e votimit nje numer te madh zgjedhesish, me te madhin e 4 zgjedhjeve te kaluara. Nderkaq, me nje sy te lire mund te thuhet qe ka edhe pjesemarrje te te rinjeve me te madhe ne fushate dhe angazhimin e tyre politik ne pergjithesi.

E nese eksodi masiv i shqipetareve ne vitet 1500 per ne Itali dhe Greqi i dedikohet per fat te keq Skenderbeut, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij te nisura nga interesa ushtaresh me pagese (jenicier) i shkaktoj popullsise vuajtje te medha, dhe eksodi i viteve 90-te dedikohet izolimit 50 vjecar te vendit nga diktatori Hoxha, eksodi gjate 15 viteve te fundit si dhe emigrimi potencial qe vihet re tek brezi i ri i dedikohet teresisht Sali Berishes, ketij politikanit mafioz dhe filo serbit serbes qe prioritet te punes se tij ka "liberalizimin e vizave" me Europen Perendimore duke e genjyer ate me legalizimin e martesave homo. 

Prisonbreak, a ka mundesi ta leme Kastriotin aty ku eshte se u be boze kjo pune?  Nje me dy e kapu me heroin kombetar, e nxirr anallogje te tilla pa vend ...

Te mos votosh per preferencat politike ne drejtimin e vendit, do te thote qe te pakten shpirterisht nuk jeton ne kete realitet apo nuk te lidh asnje interes ekonomik tani e ne te ardhmen e afert. E pra zgjedhjet parlamentare te Qershorit 2009 treguan se jane shume ata qe nuk e shohin te ardhmen e tyre ne kete vend.

Une jam shume kunder ne princip mos-votimit.  Sepse them qe po s'votove s'ke te drejte te ankohesh per k(g)lasen politike.  Por ne shume raste, njerezit s'kane votuar edhe si proteste ndaj kesaj klase.  Apo pikerisht se interesat ekonomike i kane te tilla qe s'ndryshon asgje cfaredo partie te vije ne pushtet.  Ose s'votuan se s'u bene mukajet (si motra ime) te merrnin kartat, se s'kishin apo u kishin skaduar pashaportat.  E nje mije e nje arsye te tjera.  Ndaj na kurseni keto parashikime tip "doom's day" se s'na bejne mire per shendetin smiley.

Gjithashtu duhet pasur parasysh qe emigracioni ka pasur valen e dyte te madhe pas vitit '97 kur qeverisja socialiste u kthye ne nje plackitese te shtetit dhe pasurive te tij, kur padrejtesia dhe mungesa e rendit ishin shqetesuese etj.

Hmmm, une psh do t'i shtoja edhe ndonje arsye tjeter, pri-qeverisje ps-je.  Psh: meqe 70% e popullsise hodhen parate ne firma, helbete shume prej tyre humben te ardhurat, shtepi e katandi, (se pati nga ata robte qe i shiten shtepite e u futen me qira se hodhen leket ne firma) edhe mbeten si peshku pa uje, ene moren rrugen.  Apo robte qe kishin bo ca vite emigrim ene i hodhen kursimet ne firma, ene ata moren rruget prape.  Apo robte e tjeter qe i pataksi lufta e qe nuk priten as per ps a pd po iken nga syte kembet.  Gjithesesi ti mund te kapesh ene me robte e tjere pas ps-se. 

... nese eksodi masiv i shqipetareve ne vitet 1500 per ne Itali dhe Greqi i dedikohet per fat te keq Skenderbeut, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij te nisura nga interesa ushtaresh me pagese (jenicier) i shkaktoj popullsise vuajtje te medha...

Epopeja e Skenderbeut eshte faqja me e ndritur e historise tone.Natyrisht qe kjo pjese e historise sone nuk i vjen per shtat dishepujve te antishqiptareve  Hysamedin Ferrajt,Adrian Klosit apo Kapllan Resulit.

Shko pi ilacet se i paske harruar!

Artikull  i vlere por jo per nivel "peshqish zyrtare ". Te ndertosh konkluzione mbi shifra ballafaquese eshte metode nga me te pelqyerat . Shifrat reale qe bie z. Nurellari ne kete prurje , duken te pakundertshtueshme sidomos me vecimin e perfundimeve qe mund te beje ndonjeri me ShBA dhe Izraelin nga mexhliset e gajdeve zyrtare , qe zakonisht vijne nepermjet spikerve smiley . Vlen per te vecuar pjesmarrja e madhe ne zgjedhje ne vitin 1997 per te larguar zgjeben nga trupi i shqipetareve . Por ajo shprese u venit shpejt nga ardhja ne fuqi e vellait te vogel te Berishes (alias Nano) qe arriti me maerifetet e tij ,duke spekulluar ne besimin qe i dhane shqiptaret ne MASE , ta riciklonte ne politike ta fuqizonte dhe ti jepte kredibilitet duke mohuar sakrificen e bashkeqytetareve te tij qe Ju desh ta perzinin me DHUNE !Tani njerzit e dine dhe jane te qarte qe Berisha eshte veshtire te largohet me vote , sepse norma e vjedhjes se tij eshte 20% e votave, keshtu qe po zgjedhin vit pas viti bojkotin ndaj figurave e programeve politike. Tani mer vlere kenga e parodisteve te VLORES ..shtyje ti e shtyje une / shtyje kush t a shtyj me shume smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).