Shqipëria, “tokë e premtuar” për qytetarët e Maqedonisë

Gazeta Lajm

Shqipëria është shndërruar në “tokën e premtuar” për shumë investitorë nga Maqedonia. Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare sa është numri i investuesve të huaj në Shqipëri, kushtet e volitshme që ofron vendi i “shqiponjave” i kanë bërë ata që kapitalin e tyre të shtojnë në Shqipëri. Jozyrtarisht rreth 1 miliardë euro janë investuar nga Maqedonia në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit, kurse vetëm sivjet, përkundër krizës globale ekonomike llogaritet të kishte diku 10 milionë euro investime nga Maqedonia. Sinan Ahmeti nga A.T “Marigona”, tregon se numri i të interesuarve për investime në Shqipëri shkon duke u rritur. “Jozyrtarisht në Shqipëri nga qytetarë të Maqedonisë janë blerë rreth 200 apartamente. Kjo për vetë faktin se kushtet për investime janë më të volitshme, duke filluar nga çmimi i ulët e deri te komoditeti dhe siguria që ofrohet. Përveç qytetarëve shqiptarë banesa blejnë edhe maqedonasit”, tha Ahmeti.>smiley>

Numri më i madh i parave të investuara janë në sferën e ndërtimtarisë, industrisë ushqimore, shërbimeve dhe turizmit. Qytetarë të Maqedonisë, kryesisht shqiptarë nga Struga, Dibra, Tetova dhe Gostivari, ndërtojnë godina dhe pallate në Tiranë, por edhe në qytet bregdetare si Durrësi dhe Saranda. Gjithashtu ata hapin edhe qendra tregtare, fabrika të prodhimtarisë, ndërsa në veçanti blejnë hapësirë afariste dhe hapin restorante, kafiteri, piceri, ëmbëltore dhe lokale turistike.>smiley>

Megjithatë nuk është i vogël numri edhe i atyre objekteve të cilët si investitorë kanë maqedonas. Kohëve të fundit është në trend që besimi drejt Shqipërisë të rritet dhe çdo kompani nga Maqedonia kërkon një partner afarist në Shqipëri ose Kosovë. “Ne si agjenci shpeshherë jemi ndërmjetësues të këtyre shit-blerjeve. Por ka edhe të atillë që nëpërmjet rrugëve të ndryshme blejnë apartamente”, tha Ahmeti nga “Marigona”.  Biznesmenët nga Maqedonia paratë e tyre në Shqipëri i fusin në kesh dhe rrallë herë ata i transferojnë nëpërmjet llogarive bankare. Investimet janë në rritje pasi Qeveria e Shqipërisë ka sjellë ligje më liberale për investitorët. Përparësi është se ligjet e Shqipërisë mundësojnë që qytetarë të huaj, mund të blejnë ose posedojnë patundshmëri.  “Ligji thotë se një qytetar i huaj mund të bëhet pronar i një toke ose banese për 99 vjet me kusht që kontrata të ripërtërihet. Kjo është mjaft me rëndësi dhe i nxit investitorët që të blejnë më shumë”, tha Ahmeti. >smiley>

Viteve të fundit, përveç lloje të patundshmërisë më së shumti blihen banesa në Tiranë dhe Durrës, Sarandë dhe Vlorë. Në Tiranë një metër katror kushton rreth 600 euro, në Durrës banesat të cilat nuk kanë pamje nga deti kanë çmim deri në 500 euro për metër katrorë, ndërsa në Sarndë që është në buzë të detit Jon çmimet janë më të larta edhe atë rreth 700 euro.>smiley>

Dhamo: Duhet edhe më shumë investime>smiley>

Ekonomisti Sotiraq Dhamo nga Shqipëria pohon se ka rritje të blerjeve të pallateve dhe objekteve afariste, por jo edhe ndonjë investim të mirëfilltë që do të jepte rezultatet në periudhë afatgjate. “Biznesmenët nga Maqedonia zakonisht blejnë apartamente, ëmbëltore, kafiteri etj., por kjo është e paktë. Investime të mirëfillta që japin rezultate në periudhë afatgjate ende nuk ka në numër të madh. Për dallim nga vitet e para të pluralizmit, tani ka rritje të investitorëve të huaj në Shqipëri”, tha Dhamo. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).