Sakrificat e suksesit

Në një shkrim nga David Sedaris më ngeli dje në mendje kjo copëz: 

 

Pat na ftoi të imagjinonim një sobë me katër pllaka rrumbullake. Kjo sobë nuk ishte as me gaz, as me korent, ishte diçka simbolike që e kishte dëgjuar për herë të parë në një seminar menaxhimi. Pllaka e parë përfaqëson familjen, e dyta shoqërinë, e treta shëndetin, dhe e katërta punën. Çelësi i suksesit, sipas Pat, është të heqësh dorë nga njëra prej pllakave. Nëse do të jesh vërtet i suksesshëm, duhet të heqësh dorë nga dy prej tyre.

Pat ka biznesin e saj, një biznes i mirë që i lejon asaj të dalë në pension që 55 vjeç. Ajo ka tre shtëpi, dhe dy makina, por edhe pa këto gjëra, ajo m'u duk si një njeri vërtetë i lumtur. Dhe kjo e fundit është në vetvete një sukses.

E pyeta se cilat dy pllaka kishte eleminuar ajo, dhe m'u përgjigj se e para ishte familja. Pas saj, shëndeti. "Po ti?" më pyeti.

4 Komente

Mua më kujtoi një shprehje ky pasazhi: Njerëzit humbin shëndetin për të bërë pare, pastaj harxhojnë pare për të gjet shëndetin. lol.

Çuditërisht, më duket e vërtetë gjithsesi. Ndoshta pa e kuptuar nga një apo disa prej pllakave duhet të heqësh dorë...

...kjo paska qene vertet mendje femer po nga ato bjondet fare smileysmiley

po ske shendet spunon dot.....cdo biznesman qe kam njoftur apo punuar per, kane qene per pune e pare vetem.....kurse si njerez jo kurva por whores i thone nga nahija ime....

 Per mua i suksesshem eshte ti kesh te 4-ra pllakat, Puna te jep edhe kenaqesi por edhe stress , per te hequr stresin duhet edhe familja edhe shoqeria, qe te kesh mundesi te mbash keto tre pllaka (pune ,shoqeri e familje) te duhet shendeti...

 suksesi i vertete eshte te heqesh tre pllaka. pra te mbash vetem punen.

bile dhe talenti i vertete nuk eshte veçse pune. vetem se duhet ne fakt me e pas passion punen qe ben dhe shume pak vete e kan kete fat.

kur jemi te vegjel kemi qejf luften, ndersa kur rritemi militojme per paqen. pra kemi heq dore nga pasioni i vegjelise. atehere zgjedhim nje tjeter me te thjeshte, me pak terheqes duke mbyll syte e bere gjasme te kenaqurin. kjo na ben te ngaterrojme rruge e te punojme pastaj per familjen, shoqerine ose shendetin.

pra te mos heqim dore nga kater pllakat e te vdesim te harruar prej historise. smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).