RTK - Xhirime ekskluzive të bisedave të tre spiunëve serbë

Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar xhirime ekskluzive ku shihen tre spiunët serbë duke biseduar rreth blerjes së dëshmive të rrejshme. Nga bisedat vërtetohet se të arrestuarit ofronin shuma të mëdha parash në këmbim të dëshmive të rrejshme për transplantim organesh, për të cilat ata thonë se Qeveria e Serbisë do të paguaj deri në 100 mijë euro.

Në xhirimet ekskluzive të emetuara në lajmet qendrore të datës 11 gusht (mbrëm&eumlsmiley shumë qartë paraqiten tre spiunët e arrestuar  serbë duke iu premtuar shumat e parave personave për të cilët ata kanë shpresuar se do të dëshmojnë rrejshëm për gjoja transplantimin e organeve.

Në pyetjen e një “dëshmitari” se kush do i paguaj paratë, individi apo shteti, spiunët serbë përgjigjen shumë qartë se këtë do ta bëjë shteti i Serbisë, respektivisht Serbia. Kjo është çështje e kryer, thotë njëri prej tyre dhe se nuk do të ketë kurrfarë problemesh, por se për këtë është e domosdoshme njëfarë procedure.

Igor Juçinac, serb kosovar, Millutin Radonoviq dhe Predrag Zheljkoviq – shtetas të Serbisë, të arrestuar si spiunë tash më edhe përmes fakteve vizuale, vërtetohet t’iu kenë ofruar personave shuma të majme parash në këmbim të deklaratave të rrejshme për transplantim organesh.

http://www.youtube.com/watch?v=KGYqdvyRXy0

 

Marre nga LajmPress.com / New Kosova Report

21 Komente

Faleminderit Xhibi për lajmin!

Zonja Del Ponte, si je ti, mire?

Po ti , sa e ke cmimin?

Po të kishim dipllomaci dhe njerëz që dinë të merren me median e huaj, kjo do të bënte bujë të madhe. Serbët e përhapën lajmin pa patur fare të dhëna, këto e kanë me video. Me sa kam vënë re s'ka pasur ndonjë përmendje të këtyre xhirimeve nga mediat e huaja.

Me sa kam vënë re s'ka pasur ndonjë përmendje të këtyre xhirimeve nga mediat e huaja.

Une s'e pata hasur as tek mediat shqiptare, pale te huaja! Imagjino ka dy jave si lajm. Rastesisht e gjeta dje.

Kishte me pak se 1000 shikime tek youtube ajo videoja. Te ishte nje rast i kundert, tia benim ne serbeve ate p.sh., sot do ishte nje nga videot me te ndjekura ne youtube. Keshtu qe shperndajeni linkun e youtube te videos. smiley

Po he mo se e ka dhene televizori qe ne momentin e arrestimit. nuk e mbaj mend ku e pashe, po ka ca kohe, tip, nje muaj a dy...

Po pra, dhe s'i ka plas askujt nga mediat ta promovoje kete ne internet (pervec atyre dy-tre qe kane shkruar). Apo ti themi te huajve e kemi pare ne ne tv?

Nje video si kjo eshte oportunitet i arte per mesymje mediatike, ose me sakte per kundermesymje, se mesymjen e kane bere serbet keto kohet e fundit me "trafikun e organeve", gje per te cilen kane folur te gjitha mediat kryesore te botes.

ça bohet keshtu mer jahu???

ne vendin mik jugor njerezit pushohen nga puna thjesht pse thone te verteten historike per prejardhjen e Boçarit, ne veri te kosoves serbet pagujne me mijera euro per te genjyer per pseudo shitje organesh qe behet sa ne shqiperi dhe kosove.....  ndersa ne shqiperi(tirane) te tanet me duket se jane akoma me pushime....... o qypa qe ngordhshit ju me pushimet tuja po zgjohuni mer palla....

 

Eshte e habitshme gjithe kjo "dashuri e madhe" ndaj shqipetareve.....

P.S. ne fakt edhe une lexova shume pak pothuajse 0 ne medjat nderkombetare per kete fakt.....

Serbet nuk diskutohen qe kane spiunet e tyre,qe jane ne aktivitet kunder shqiptareve,kjo dihet!

Ajo qe eshte ne pike pyetje eshte cbejne shqiptaret? Gjendja e gjate ne tranzicion,dhe  thellimi i varferimit,nuk jane shenja te mira per forcimin e pozitave te Shqiperise, kundrejt qellimeve Serbe!

 Une kujtoja se keto serbet kishin pak me shume klas, mer yahoo, por keto qekan akoma me Trockin!

Epo kjo te gjene kur i zevendeson agjentet e sherbimit sekret me agranome dhe trima rrugesh.

Ne vitin 92 kur PD mori pushtetin dekonspiroj 95% te sherbimit tone te jashtem, me demek se kishin punuar per regjimin komunist ne dem te "miqve" tane.

tashti sapo u informova...por lajmi qenka i muajit qershor dhe mos e kishin prure tek peshku as per ta marre vesh kisha!!!! nejse duhet te bejme te gjithe diçka....une e shperndava si ne facebook....si edhe i shkruajta per ngjarjen disa gazetave italjane  dhe anses...do te ishte mrekulli sikur te ma publikonin...qofte dhe si lajm kalimtrar

tashti sapo u informova...por lajmi qenka i muajit qershor

per sqarim, arrestimi eshte i qershorit, po videoja ka dale ne RTK para dy javesh dhe ky eshte i fundit si lajm, videoja. sqarimin e keni dhe te faqja videos ne youtube:

Three Serbs were arrested in June by Kosova Police, accused of trying to bribe K. Serbs to falsely testify that they were victims of "organ harvesting" during the 1998-99 Serb-Albanian war. The surveillance footage reached RTK public television on August 11.

po dhe ne fillim fare lajmin e del pontes per "organet" e nxorri ne tregun nderkombetar Russia Today. se deri ne ato momente spo ia varte njeri shtypit serb. prej aty pastaj e vazhduan gazetaret serbe te AFP-se (dhe po hyri ne AFP shkon ne gjithe partneret rreth e rrotull botes). kjo ishte rruga qe ndoqi Jeremici. nga ai moment quhet se del ne siperfaqe.

kurse ne gazetaret e AFP-se i kemi te komunotredhur, nja dy shoke partizane qe shkrujne vetem kur shajne shtetin ose venin.

http://www.freerepublic.com/focus/f-news...

btw.. kjo legjenda e trafikimit te organeve ne ballkan nuk fillon me shqiptaret. per fat te keq vecse.. perhere serbeve ua vjedhin organet.. me sa kam degjuar. serbeve thuhet (sipas serbeve) se ua kane vjedhur organet edhe kroatet.. hajde merre vesh ti kte pune... po ca dreqin kane robt nje here me organet e serbeve? po me ben te dyshoj se kta rrezik lindin pa organe edhe pastaj akuzojne te tjeret se ua kane vjedhur... po te mos ishte per serbet kush e di se sa rob s'do ishin gjalle sot per mungese organesh.

http://www.juliagorin.com/wordpress/?p=1527

p.s., kjo julia gorin eshte koke e kembe debile.... me kujtohet nje here i kishte marr reportazhin nje te riu qe viziton ballkanin nga blogu i vete (me poshte), per punen e njerit qe apparently qenka sozia e Adolf Hitlerit edhe ka nje lokal ne Mitrovice... edhe i kishte futur spin per ta perdorur ne axhenden e vete te nje derkuceje raciste... qe gjasme shqiptaret e kosoves kane nje Hitler ne mes tyre... (me poshte) ky pastaj e kishte marr vesh edhe thoshte 'ej mos ja vini re asaj se eshte debile.. s'kam ca ti bej une'.

http://balkanbaby.blogspot.com/2007/03/l...

http://www.huffingtonpost.com/julia-gori...

Me Julia Gorin merresh ti mer? Po kjo eshte anetare e bordit te Serbeve Planetar megjithese nuk o serbe (nga i katun i rusis e ka prejardhjen). Po kta s'e rrujn shum per prejardhje. Kur u be kundermanifestimi ndaj pavaresise te Kosoves kishin mor nji prift etiopian me thon "ne pleqt e Etiopise..." Madje ktu ne Kanada, Serbet Planetare (me nje arqipeshkop ne krie), i japin leke nje gjenerali kanadez qe te kendoje si kendez e te na kenaqi neper CBC-ra e TVO-ra e CTV-ra.

 

kurse albanezet e kanadase ulen para tv shofin punen e serbeve.. dhe krijojne opinione

plus thuje qe eshte cifute Gorini se nuk tgje gjo, vec te tjerash

mmmmmmm....

Del ponte:kètu UçK ka bèrè trafik organesh me ushtarè e civil serb?

Prokurori shqiptar: kètu nuk janè bèrè gjèra tè tilla, por edhe po kanè bèrè mirè kanè bèrè.....

Po mos te te duket kushedi kush eshte Del Ponte mo... Del Ponte nuk eshte as shembulli i aftesiste profesionale, e as shembull zgjuaresie.

Imagjinoje, qe Del Ponte ishte prokurorja e Hages. Merr procesin e Milloshevicit... Vajti 4 vjet proces dhe nuk u denua dot. Milloshevici, sipas Hages, VDIQ I PAFAJSHEM!!!!!

4 Vjet proces! Me prova materiale video nga te gjitha kanalet televizive te botes, me varre masive qe po zbuloheshin cdo dite; dhe procesi i Milloshevicit vazhdonte e vazhdonte! Edhe Milloshit i erdhi ne maje te hundes dhe i tha Del Pontes; "me keni marre peng!"...

Del Ponte po te ishte e afte nuk do ndodhte asnjera nga ato te mesipermet. 

 

shtet serb!!! tani Shqiperia duhet te thirre consullin serb ne Tirane dhe ta beje bajat ...tia shkule vesht ...dhe ato xhirimet te qohen se Serbia dhe ne Hague

dhe ai rregjistrimi duhet te perkthehet ne anglisht aty ne youtube ...

Eshte i perkthyer, mjafton te klikosh poshte-djathtas tek shenja qe ka titrat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).