Problemi me shkollat private

Shkrim nga blogu i Economist.

Një dilemë që haset në diskutimin mbi “shkollat e mira” është vështirsia për të dalluar nëse shkollat janë vetë të mira, apo nëse nxënësit që regjistrohen aty janë të mirë që nga fillimi. Ose mbase shkollat janë të mira për shkak të nxënësve të tyre – nxënësit e mirë janë më të suksesshëm në punën e tyre mësimore dhe kërkojnë sfida (mbase nga dëshira për tu përgatitur për shkollën e lart&eumlsmiley, rrjedhimisht shkollat e mira përpiqen të sigurojnë cilësi, fakt ky që i bën përsëri tërheqëse për nxënësit e mirë.

Por nëse cilësia e shkollave varet nga cilësia e nxënësve të regjistruar, atëherë s’është çudi që të ketë kufij në drejtimtë cilësisë. Shkollat me një përqindje të caktuar nxënësish të mirë do të përpiqen ti përgjigjen kërkesave të këtyre studentëve me klasa të përparuara, do të tërheqin mësues të mirë, do të kenë njëfarë emri etj. Shkollat që kanë më pak studentë të mirë do të detyrohen të përqëndrojnë burimet e tyre kryesisht mbi nxënësit që nuk kanë rezultate të mira, duke çuar në largimin e nxënësve dhe mësuesve të mirë dhe në rrëshqitje drejt një ekuilibri shkolle të keqe.

Ka pasur propozime që shkollat private të klasifikohen si institucione bamirëse nga shteti për qëllime tatimi. Matt Yglesias shkruan në blogun e tij se:

“Është e qartë që shkollat private nuk janë institucione bamirëse. Vlerësimi më i saktë është që ndikimi i tyre mbi të mirën e përgjithshme është negative; ato tërheqin prindërit me burimet financiare dhe kapitalin social nga sistemi arsimor publik dhe ndikojnë në rrënimin e tij. Nga kjo rrjedh që shkollat publike të qytetit të New York do të financoheshin më mirë dhe do të kishin më pak probleme nëse një pjesë më e madhe e elitës së qytetit do ti regjistronin fëmijët e tyre në të.

Felix Salmon shton në blogun e tij në Reuters se:

Në këtë drejtim mund të ngrihet një paralele me pronësinë e banesave. Problemi është se ka dy faktorë që përzihen në një: nga njëra anë, njerëzit që zotërojnë banesën e tyre kanë jetë më të mira. Nga ana tjetër, ky grup përbëhet nga ata njerëz që gjithsesi do të kishin jetë më të mira dhe largimi i tyre nga zonat me shumë banesa të dhëna me qera i kthen praktikisht këto zona në geto. Një dukuri e ngjashme vihet re me shkollat private, veçanërisht në zonat ku një përqindje e madhe e fëmijëve të zonës regjistrohen në to: në këto zona shkollat publike mund të jenë vërtet shumë të këqija, pavarsisht nga numri i madh i banorëve të pasur në zonë. Me gjuhën e ekonomistëve, shkollat private diktojnë një ndikim negative fqinjësie mbi cilësinë e arsimit në shkollat publike të zonës.

Nëse argumentet e mësipërm merren si bazë, atëherë shkollat private jo vetëm që s’duhet të shikohen si institucione bamirëse por duhet të paguajnë tatime më të larta për të nxitur nxënësit e mirë që të regjistrohen në shkollat publike. Kjo, rrjedhimisht, do të ngrejë cilësinë e këtyre shkollave.

Pavarsisht nëse dikush mbështet shkollat private apo publike, argumentet e mësipërm tregojnë vështirsinë që haset në krijimin e politikave arsimore. Prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të rrethuar nga sa më shumë nxënës të mirë dhe prindërit me burimet mjaftueshme financiare bëjnë atë qëmunden për ta arritur këtë. Por edhe nxënësit e varfër përfitojnë nga të qënit pranë studentëve të mirë, me kusht që nuk ka aq shumë studentë të varfër sa ta ulin cilësinë e shkollës. Është shumë e vështirë të gjendet një zgjidhje që ti kënaqë të dyja palët, dhe për mendimin tim, është një problem pa një zgjidhje të mirë.

2 Komente

Ajo qe eshte shqetsuese eshte dallimi shume i madh midis arsimit privat edhe atij shteteror. Edhe kjo hapsire midis tyre  megjithe investimet e medha qe shteti ka bere dhe ben.

Ka shume arsyhe per kete. Shkollat private terheqin mesuesit me te mire, kane nje seleksionim te nxenesve dhe kane nje avantazh gjithmone ndaj shkollave shtetrore per sa i perket "shoqerise" qe mund te fitosh ne keto shkolla.

Nje nga mashtrimet qe kam vene re dhe shkollat private e marketojne me force eshte suksesi ne provime te nxenesve. Thone qe 99% e tyre dalin shkelqyeshem. Edhe kjo eshte e vertet,por ajo qe fshihet eshte se shkollat private nuk e fusin nje nxenes ne provim nese nuk jane te sigurte qe ai do dale shkelqyher. Ndersa shkollat shteterore nuk mund ta bejne kete!

 Artikulli ishte interesat dhe e kish dhene vet nje konkluzion, qe ish sa i vertet  aq dhe i komplikuar;  

"....Prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të rrethuar nga sa më shumë nxënës të mirë dhe prindërit me burimet mjaftueshme financiare bëjnë atë qëmunden për ta arritur këtë. Por edhe nxënësit e varfër përfitojnë nga të qënit pranë studentëve të mirë, me kusht që nuk ka aq shumë studentë të varfër sa ta ulin cilësinë e shkollës. Është shumë e vështirë të gjendet një zgjidhje që ti kënaqë të dyja palët, dhe për mendimin tim, është një problem pa një zgjidhje të mirë..."  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).