Një fitues shqiptar për Superenalotto?

Sot mengjesi na rezervoi lajmin se ne Itali, fitues i Superlloterise mund te ishte nje prift shqiptar. I lindur Valmir dhe pagezuar Klaudio, i shkuar ne Itali me gomone, ne te njejten ku udhetonte edhe Kleidi Kadiu, prift, shqiptar dhe notar i pasionuar, eshte i dyshuari kryesor i fitimit te 147 milione euro te llotarise. 

 

Ne qofte e vertete, paste mend per t'i perdorur sa me mire. 

Artikulli i Messageros:

http://www.ilmessaggero.it/articolo.php?id=70779&sez=HOME_INITALIA

 

27 Komente

ca tersi ky mo lla, sa zbuloi perendine e u dorezua prift, i troket ne dere djalli...

Sikur nga 1 milion euro per koke t'i jape cdo shqiptari, do e meritonte parajsen direkt smiley ...

Po ai fatlumi ka 140 milione dhe qyl per me teper. pastaj priftlliku eshte pune zemergjeresie smiley

nje frances qe njof une, me tha qe 140 meleone, pjesetim per 15 meleone i bie te marrim rreth 9 euro per koke, jo nga nje milion secili. ketu e kishnjam llafin smiley

se me nj'ane duam te jemi komp i math, me nj'ane duam te na dalin dhe pjesetimet te medhaja smiley

Pash zoten edhe ti, nje mij euro te jepte mu nga ai 1 milionshi qe thua ti, s'do ishte keq, kusurin te ta jap ty.

Ose e di cke, me jep mua 1 mij euro ti, dhe mbae vet ate milionshin tim.

Duke pare komentet thashe me vehte:

Ja, ketij i thone solidaritet kombetar ose ndjenje e perkatesise dhe krenarise kombetare!

 

 

Me dergo 50 euro Ttmsoia mbaje edhe 1000 euroshin qe me takon, te behen 2000.

E di ç'ke ti lumidrin ? Pa dergo mua vetem nje email te thjeshte dhe merre edhe ate 50 euroshen time, mire ?

Ne vdiqem per nje email e ti me thua 50 euro ! O mik, ka njerez qe po vdesin pa lene asnje gjurme mbi toke, e kupton ku ka vajtur puna ? Nje xhaxhai im, askush nuk kujtohet per te. As per dasma as per morte. Njerezit me te afert qe ka, jane 17 dhi dhe 3 cjeper, qe rri me ta dite e nate.

Njoh nje franceze une, i dergon emaile vetes. Del blen buke, kur kthehet : oops ! paskam nje email. Pa ta shohim ç'eshte... Pastaj rri e menduar para ekranit dhe thote : ta hap tani apo me vone ? Po sikur te mos kem me ? Po sikur ai qe ma ka derguar t'i kete keputur lidhjet me mua ? Kush me shkruan pastaj ?

Pastaj klikon dhe rreshti i pare duket krejt i fresket, krejt eremire, por nga fundi fillon merr ere, dhe asaj i kujtohen fjalet qe lexon, i shfaqen si ne enderr, sikur i ka pare njehere, dhe pastaj, e nxehur, e rendit mesazhin tek te lexuarit.

Njoh nje francez  tjeter, dje e takova, ne rruge. U ndala dhe i dhashe 1 euro, qe te blinte nje meter katror shqiperi, ne rast se nuk do ta varrosnin ne France. E pyeta : si i ke hallet ? a po mbahesh ? Me shikonte ne sy dhe me tha : Njeri je ti ? vertete je njeri ? U bene kaq kohe qe s'kam pare njerez, gjithçka me duket makine, ca me dy kembe e ca me kater. Pastaj e putha ne balle, e i thashe : mik, mos u merzit, jemi dy tani.

Ja keshtu o lum drini, sepse kam shume respekt per ty, kushedi sa here kam ndenjur ne brigjet e tua.

Vetem franceze te çmendur njihke ti smiley

Kam banuar tre vjet ngjitur me nje azil te çmendurish. C'nuk kam degjuar. Por ta dish sa humaniste jane ndermjet vetes, habitesh. Nje plake i jepte per te lepire nje plaku nje kocke kumbulle, dhe ky plaku ngrihej ne kembe duke e nderuar alla mbretnorçe. Hiqte paruken, dhe binte ne gjunje, duke i thene : "Madame la Reine, je suis tout à vous" (shqip : Zonja Mbretereshe, jam teresisht i juaji).

Kam pare dhe nje plake te harruar, diku tek te 95-at, qe ulej per çdo dite mbi nje stol, dhe kthente koken lart nga dielli, duke mermeritur : "Si nuk erdhe ti o Diell, o i dashuri im, si nuk erdhe te me ndriçosh njehere skutat ?" Kur kaloja perpara saj, ajo ulte koken dhe me thoshte : "E dija se do te vije, Dielli im, por tashme nata ka rene gjithandej."

Kam pare plot gjera. Dy pleq duke shtyre nje karroce bebesh, bosh, dhe duke e perkundur : eshte i bukur femija yne, nuk thua ? Plaka me lote ne sy, plaku me nje pike uji ne hunde, dhe s'ia leshonin doren njeri-tjetrit. Ja keto gjera kam pare. Tre vjet.  

Prej emocioneve qe po merrja dhurate 50 euro , nuk mbaj mend ne jeten time te kem marre dhurata, kam gabuar edhe ne hesape.

Ne fakt Ttmsoia, i behen 1950 euro.

Hur, jam furtur ne kujtime, me duket se kete priftin Shqiptar e kam takuar diku, po se ku si nuk jam i qarte.

Ndihem i detyruar ti qendroj prane ne keto dite te veshtira, ne Shqiptaret per dite te veshtira si keto, te gjindemi gjithmon prane.

Ndersa parkoja makinen ne parkimin e nje spitali onkologjik, anash meje, shoh te parkohet ne menyre sportive nje BMW X6 e ''2010''. Prej saj del nje zoteri i veshur me nje kostum te zi, goxha elegant. Ndersa ecim paralel drejt hyrjes ai fut doren ne xhep, nxjerr nje fasho te bardhe dhe e rregullon ne jaken e kemishes. 

Dukej se debatin politik mbi blerjen ose jo te BMW e kish fituar gishtoja i kuq me brire, bisht dhe piru, ulur ne supin e djathte te priftit. smiley  

lumidrin

Une per vete do i harxhoj te gjitha parate e mija duke blere historite e Hurbinek-ut me 50 euro secilen.

Dakort je ti?

 

Ttmsoia!

Se kuptoj pse do i blesh, kur i ke falas ketu tek peshku!

Ne qoftese mendon te besh tregti, duke i bler 50 euro copa te drejten e autorit, e duke i shitur tek peshku 1500 euro copa, kesaj i thojne antiShqiptarizem.

Pikerisht sepse nuk ja vlen ti kesh falas, te pakten nje cmim simbolik e meritojne.

Ah. OK. Qe thoni ju, Tsmoia dhe lumidrin, asnjehere nuk e kam kuptuar operacionin qe e kthen cilesine ne sasi. Une mund te kem histori te bukura, por ato jane vetem ne tru. Nuk di t'i konvertoj ne para. Le qe, nuk nderron ne fakt, sepse edhe paraja eshte cilesi (letra e parase eshte leter druri dhe dru ka me shumice ne pyll, pra vlera e parase nuk eshte tek lenda por tek cilesia qe i kemi mveshur ne) dhe jo sasi. Numri eshte abstrakt. Kam 1 milion euro. Abstrakte. Ne fakt, une kam "potencialisht" mallin qe perkon me 1 milion euro. Por ne fakt nuk kam asgje.

Pyetje : a eshte apo jo i pasur dikush qe ka ne banke 1 milion euro ? Dhe ta marre djalli, ç'eshte pasuria ?

E shikoni sa telashe ju dalin po te fitoni shume para ?

Beni si mua : une fitoj gjithmone ne loto sepse nuk luaj. (thene nga i ati i nje italiane te moshuar ne France2, para tre ditesh.)

Hurbinek, po vlera e parase eshte e mbrojtur me ligj, pa keshtu ne parim nuk e ke keq ti.

Pse duhet te vij me nje thas me miell une dhe nje luge me vete thua ti?

Qe thasin te ta le ty, kurse me lugen te marr nje cope te vogel te trurit tend?

Nuk do ishte me e thjeshte te botoje nje liber ti, dhe une shkoja me karte krediti, e blija ate librin, dhe me ato parate qe hyne tek llogaria jote bankare, shkon ti dhe blen thasin me miell.

 

Apo e ke fiksim qe thasin ta ngre une ne krah?

 

Vdes per historiçka, ke pare keshtu ti Ttsmoia ? Ja njecke :

Vajta njehere ne fshat. Ne fakt vajta ne shtepine time. Atje banoj, me ara e me fusha, me grure e me theker, me lulekuqe qe nxjerrin koken turperuar, me gomere qe kullosin neper hamella, e me ndonje mace qe struket nen nje sane bari. U ula ne kurt. Nga gardhi qe me ndan me Kadishen, te emen e Fadilit, shoh qe Kadishja kishte kapur nje dege kajsie dhe po mbushte perparesen. Ia kishte lidhur dy cepat ne brez, dhe njeren dore e kishte vene poshte, njelloj si nenat tona duke shpejtuar per te na leshuar diku ne ndonje pelene. E pashe me vemendje dhe me kapi nje si pune malli.

Kur iu duk se ishin mjaft, ajo e leshoi degen qe u kthye tek shoqet e saj, diçka me e lehte, sikur kishte hequr barren e mekatit te frytit, dhe u drejtua nga une. Hapi gastojen, dhe m'u afrua.

- Hurbi, te solla ca kumbulla, e di se te hahen. E mban mend si te ndiqja me thuper ne dore ?

- Falemnderit, nena e Fadilit, vertete me hahen. Dhe pernjemend te kam lodhur.

- Hurbi, te keqen nena, a nuk rri dhe per dreke ? Me ka marre malli te te shoh duke ngrene, si atehere kur vije te haje me femijet e mi, me Fadilin, ishit moshatare, ju kam ende perpara syve...

- Do te vij, nena e Fadilit, do te vij.

Dhe vajta.

____________________

Ja, a shitet per shembull nje ngjarje e tille ? E kam fjalen, a e meriton nena e Fadilit qe t'ia shes ate zgjatjen e trupit tek dega e kajsise ?

Hur !

Ti mos shit historin, shit kumbullat.

Aaahhhh tani e kapa.

Ti do qe une te vij me nje thes me miell mbi shpine, ashtu here ne kembe e her me not deri ne France, te te jap thesin me miell ty, edhe te degjoj nje histori, dhe pastaj te kthehem perseri ne Angli, here ne kembe e here me not.

ps. Je mjeshter ama.

Nje arsye me shume per te na urry' taljont.

... po i qani hallin kaloresit ,pse i varen kembet ...

une para 3 ditesh morra vesh nje lajm... lajm i mire a i keq.. s'e di.. varet prej lexuesit ta vendosi. 4 shokt e mi u ishte afruar nje "bankier" prej Nigerise. bankier demek. miku u kishte thene, "me jepni £100.000 edhe une ju jap £500.000 per 2 muaj." Ouu? po si kshtu? po ja, une merrem me kopje, por per cdo 6 bankanota qe fallsifikoj me duhet 1 origjinale. Edhe nqs ju pastaj ja arrini ti fusni ne qarkullim kto, hajdeni mi sillni mua prape £500.000 edhe ua bej £2.5m per 2 muaj te tjere. Edhe e kishin cuar mikun ne hotel me 5 yje, (ne mungese te nje me 6), edhe jevgu prej nigerise u kishte kerkuar ti sillnin nje fare uiski qe ben £450.00 shishja.. edhe ja sollen kta edhe kete... pastaj njeri prej tyre i tha "hej, dale se ta hedh une ne gote", ok flm, i tha mik vllai. Pastaj kishte ikur nga dhoma tjeter edhe se ca kishte bere e u solli para syve dy bankanota me seri te njejte e kta s'dinin cila ishte kopja. Po si do ja bejme he burre se ne si gjejme dot tani ne vend £100.000? Kemi £50.000. "Hmm... nuk ja vlen barra qerane per mua". U thot jevgu.. "por nga ana tjeter.. qenkeni cuna te mire..." (hahahah). "Por ka nje kusht vecse... leket duhen te jene te hekurosura.. edhe duhen te jene prerje £20.00 vetem, as £10.00 e as £50.00.. vetem £20.00-tshet mundem te kopjoj". Edhe.. e shihja une se kta po gatuanin dicka kishin nja 2 jave kshtu larte e poshte neper cepa me peshperitje, me vizita ne Londer e m'the t'thash... por s'po i pyesja. Kur i shoh pastaj para 3 ditesh te gjithe per te vrare veten.. miku ishte zhdukur bashke me £50.000. U ka ngelur vetem nje foto prej nje CCTV e jevgut prej afrikes, qe po te shkosh ne afrike rrezik ka per te te dal para sysh gjithandej.

(pastaj une u zgjova edhe kuptova se ishte enderr)

Tani une kam degjuar per nje fare tipi me emrin Il Bragadino, qe u shfaq ne Venecie para disa shekujsh e i premtoi oborrit te Venecies se do i nxirrte prej telasheve duke kthyer metal ne flori.. edhe kta e besuan edhe e mbajten me te gjitha te mirat per nja 10 vjet.. deri sa me ne fund i than.. ore ti... po bej nanje gje te vogel te pakten se ke 10 vjet e skemi pare flori fare... edhe Il Bragadino u kthye e i tha oborrit te Venecies.. "e di si eshte puna? Ju qenkeni shume te padurueshem.. ju s'e meritokeni sherbimin tim"... ngriti plackat (qe i paten dhene kta), edhe iku miku ne nje obor tjeter... por kjo ishte para shume shekujsh. Truku eshte, se kta lloj robsh luajn me fantazine e njerzve... dmth £2.5 milion eshte thjesht nje shifer abstrakte per te gjithe ne.. por per secilin prej nesh ka nje kuptim tjeter personal... ne fillojme e bejme plane... fantazojme.. se c'do te bejme me gjithe kto lek... edhe duke fantazuar e ha robi sapunin per djathe e hilacin e robave per pluhur llokumesh.

Nejse xhanem.. allall i paste ky shqiptari, (nen ze, edhe nigeriani)

Si Prit qe eshe, logjike eshte edhe qe tia fal parate Kishes, sepse kjo eshte politika e Vatikanit, prandaj nuk lejohet te qe martohet asnje Prift!

Meqe filloi me te treguar...do t'ju tregoj nje ngjarje te ndodhur  nje shokut tim . Nuk eshte kaq letrar sa Ju , po gjithsesi subjekti qe i kendeshem . Pas shume kohesh me  se fundi i ra nje llotto prej qindra miljone dollaresh . Le te themi si nja 200 (dyqind ) miljon dollare. C'mund te bej . Ju kutova une dhe me merr ne telefon ..... etj etj c'beme me ato para smiley po mbi te gjitha vendosem te RINOHESHIM . Shkuam tek nje mjek u konsultuam dhe .....

Pune e thjeshte  - na tha Mjeku -  Merrni keto dy shishe  , shkoni aty menjane dhe beni urinen . Na dha dhe dy kuti plastike te vogla me porosine.....ne keto do beni fekalen . Keshtu pas dy tre ditesh do nxjerrim perfundimin se cila metode eshte me e qendrushme , per tu rinuar ... te ndjeheni ne moshen 25 vjecare "

Keshtu beme . Mbaruam urinen dhe filluam per fekalet....Kur ky shoku im ndigjon nje te uluritur te gruas :

Cfare ben mor matuf ! Zgjohu mor buf !.... Mire qe na ke shururar carcafet por po shtrengohesh edhe te na besh m... Cohu shko ne hale mor buf!

 

O Valmir!

Po me degjove mua i sjell ato leket ne Zvicer ketej nga UBS ose Credit Suisse.

I ke te sigurta 100 %, por mos harro se po i fute ne nje banke zvicerane ke per ti marre me nje m....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).