Mikpritësi

Kjo i ndodhi një miku në Llogara kur pat ndaluar të hante diçka në një nga lokalet aty lart. Restoranti ishte nga këta më të lirët, me ato tavolianat dhe karriget plastike. Përballë ishte ulur një burrë ndonja pesedhjetë e ca vjeç, që hante vetëm. Në një çast, këmbët e karriges plastike mbi të cilën qe ulur u shtrembëruan dhe burri u rrëzua së prapthi, mbi karrigen. Bënte të çohej e nuk çohej dot, kur ia behu aty kamarieri. I rrëzuari pa nga ai dhe nga sytë dukej sikur po i thoshte "faleminderit për ndihmën" paraprakisht. Kur nga goja e kamarierit doli natyrshëm pyetja, "Hë... e theve karrigen?!"

 

54 Komente

 hahahaha blendo qenka per barcalete. une po tregoj dicka tjeter meqe sapo ma treguan dy miq te huaj. ishin duke bere nje ekskursion ne luginen e valbones. pasi ecen ca arriten ne nje fshat ku shtepite ishin vetem me gure ne mes te natyres, dicka qe i kishte pelqyer tej mase. kishte nje lokal ne mes te fshatit. aty ulen te pijne dicka dhe vjen ai i zoti i thote cdo pini. porositen e teksa pinin i zoti i lokalit hyn ne bisede me anglishten e tij. si perfundim i flet per mikepritjen shqiptare, besen e te tjera dhe i fton per darke ne shtepi te vet, madje kembengul qe keta ta kalojne naten tek ai. ne mengjes zgjohen keta te mrekulluar nga mikpritja shqiptare, fillojne pergatisin bagazhet per tu rinisur. vjen ky zoteria i buzeqeshur ne mengjes dhe i thote mire tani me jepni nga 30 euro secili...

paguajne dhe nisen prape. rruges u del nje tip me fuoristrade. i thote ku po shkoni keta i thone ne shkoder. ne shkoder? po eshte shume larg. i merr ky tipi me makine. gjate rruges shoferi i rastesishem shqiptar i ul per te pire nje gote, pak me tutje dhe per te ngrene. paguan ai duke mos lejuar te fusin duart ne xhep keta te huajt. arrijne ne shkoder.mirupafshim mirupafshim.

dua te them me kete histori qe sheh dhe si ky kamarieri "e theve karrigen", por sheh dhe kamarier qe te japin doren.  

 haha e bukur kjo se kisha pare

Dezo,

Kjo ishte e papame fare!

Bëri mire "as" qe rrefeu dhe pjesen e dyte te historise se tij me "kamarier qe te japin dorën&quotsmiley. Sepse kam pershtypjen se, më teper se mungese apo prezence humanizmi (apo miresjelljeje... ta quajme si te duam), ne Shqiperi, prej gati 20 vitesh po krijohet nje menyre komunikimi, sidomos mes njerezish qe nuk njihen, qe nuk i ngjan asnje menyre te meparshme apo te njohur : nje fare komunikimi i "çuditshem", qe ne fakt, ne thelb, eshte shprehja më evidente e hiçësisë dhe budallallëkut qe ka kaplur ne nje pjese te madhe te atij vëndëthi te vogel.

Kur kam qene ne prill ne nje restorant ne Sarande, kerkova si pjate te pare nje supe. Isha ne nje restorant (isha i detyruar te isha atje, sepse ishe me njerez te tjere) nje restorant qe na u konsideroka nga me te miret e qytetit. Ok dhe deri ketu.
 

Erdhi supa. Nuk futej ne goje : lëng limoni i gjalle !! Gjithshka notonte ne leng limoni. Vetem limon, limon, limon.

Duke qene se nuk isha i vetmi qe me dukej se supa ishte e super limon-tosur, therras kamarierin, e i them se supa me shume ka limon se gjë tjeter.

Dhe ai me kthehet me nje shikim bosh, nje shikim as prej xhentilese, as prej mungese te saj, thjesht nje shikim bosh : "Zoteri, hajeni, ju ben mire, ju mbron nga gripi !".

 

 

Hahahahaha! Paska qene nje kopil 99-sh ai qe lengun e limonit t'ja besh hallall me ate pergjigje qe t'paska dhene. Hahahaha!

Morpo te ishte kopil, jam dakort dhe une : hallall dhe shkuar hallallit ! Por menyra se si e tha pergjigjen, dukej paq se e thoshte "sepse ashtu i kishin thene te thoshte", ose sepse mendonte se ishte pozitive per nje kamarier (ne nje restorant me reputacion !!- me demek), t'u shpjegonte klienteve që "limoni te mbron nga gripi".

Une ne fakt, sa here shkoj ne Shqiperi, gjej rreagime "te çuditshme", por qe ne fakt jane thjesht pjese llogjike e absurditeteve qe lulezojne në plot qoshka, ne plot mendje e ne plot sjellje te banoreve te memedheut. Po ta marrim me te qeshur kete muhabet, i bie qe sjellje te tilla te jene shprehje e "humorit anglez absurd" me te cilin po na armatosen gjithe e me shume shqiptaret; ,ndersa po ta marrim me sirozitet, behet fjale per nje çrregullim total te etikes ne sjellje, veprime e te folur. 

duhet te ngelesh i kenaqur nga pergjigjia pasi i ka pas te gjitha mundesite me te then "te ben mire per veshet"

Historia e Blendit eshte nje epitaf i menyres se sjelljes ne Shqiperi sidomos mes atyre qe nuk njihen me njeri tjetrin (encounters with strangers), por jo vetem me ta.

Raste te tilla jane me shumice ne Shqiperi. Prandaj nuk na fut njeri ne Europe. Biles, ne baze te experiences time te punes edhe ne kontinente te tjera, ne nuk do te fusnin as ne Komunitetin Afrikan po te kishte te tilla.

Edukata e shqiptarit eshte ..... 0, jo jo prit, eshte minus..... 100 (shtoni sa zero te doni se nuk beni gabim)

Gallate ka shume n'Shqiperi......dhe kjo e Blendit eshte e forte fare!

@Roland,

Se mor vesh pse duhet me hy n'Evrope.... ne Evropiane jemi dhe kemi qene. Pranimi ne E.U eshte politik dhe ska te beje fare me traditen apo sjelljet e njerezve.

E mor ti Ure, sa te rrosh do mesosh i thone asaj fjale.

Nuk e dija qe kishte dy Europa:kjo Europa ku kam jetuar une per 18 vjet dhe ajo europa jote (mos e ke gje shtepine ne Tower Hamlets ti). Kjo Europa ku kam punuar e jetuar une nuk ka asgje te perbashket me ate Shqiperine ku kam lindur dhe rritur. Por po te jetosh ne Tower Hamlets ndryshon puna, te jap te drejte se eshte shume e ngjashme me shqiperine.

Shko bej nje xhiro andej nga Gjermania, Hollanda, Cekia dhe te shikosh se sa larg jemi ne nga Europa, ajo e imja e kam fjalen.

 

Dhe po te ishte pranimi ne E.U politik sic thote zotreja jote, Turqia do kishte qene ne EU me kohe, sepse eshte nje nga kontribuesit kryesore te NATO-s dmth te sigurise per perendimin. Po ti nuk e di qe dy muaj me pare nje parti ne Hollande fitoi shumice te madhe votash ne zgjedhje duke pasur nje nga pikat kryesore te luftes se saj ndalimin e futjes se Turqise ne EU. Perse? sepse Turqit kane tradita dhe sjellje shume te ndryshme nga Europa.

Roland,

Fakti qe Europa ka vene standarte nuk do te thote qe ne jemi fajtore per cdo gje. Pastaj me mire te rrime kshu sic jemi sesa me te drejta te kufizuara si p.sh bullgaret apo rumunet.

Ok, ne jemi  pak rremujexhinj, por mos harro se ne Angli jane dashur shekuj qe te 'kulturohej populli'. Persa i perket vendit ku banoj une, dua te them se banoj ne WC1 dhe per me shume se 4 vjet kam banuar ne West Hamstead NW6. Kurre sme ka rene rasti te shkoj ne Tower Hamlets.

Dhe mos harro se integrimi i shpejte do na coje ne ate 'stage' te popullates se moshuar britanike; qe vdesin vetem neper shtepiaT e tyre dhe i diktojne se kane vdekur pas shume muajve me vone, bile edhe mbas disa viteve.

  Kurse per kulturen tone sot per sot - ajo eshte produkt i izolimit total nga komunizmi.....dhe gjithashtu ceshtja e 'krahinizmit' qe demton shoqerine dhe vazhdon te mbaje peng 'integrimin'.

Persa i perket Turqise prape mendoj se eshte politik.....sepse Turqia ka rreth 70 milione banore, jane shumica muslimane, ka fuqi punetore, ka vend strategjik etj etj. Sa per NATO-n - eshte nje element pa fuqi ekzekutive ne sistemin europian. Dhe kjo u pasqyrua me antaresimin e Shqiperise ne NATO. Kush pyeti per standarte.....fjala ishte se ne nuk kishim si te ishim ndryshe, kur ne ishim te rrethuar nga anetare te Natos. Kurse per fitoren e se djathtes ne Europe ne zgjedhjet e fundit, kjo erdhi si shkak i krizes ekonomike dhe keq - menaxhimit te sektorit bankar.

Mos do te justifikosh edhe fitoren e atyre dy kriminelave qe kane status MEP (bullgare te dy me duket)?

 Teoria e Samuel Huntington qe mundohesh te prekesh po rrezohet - dhe shkaku eshte numri dhe integrimi i muslimaneve ne perendim.

M'u shpu goma e fuoristrades ne te dale te Maminasit, po me dilnin djerse duke e zevendesuar vetem. Ndalon nje furgon pak metra para meje , nje burre rreth te 40_ve me thote: Ndalova se e pashe qe kishe nevoje per ndihme, per 5 minuta mbaruam pune. Nuk dija si ta falenderoja, por ai me tha thjesht "rruge te mbare".

e theve qe thefsh koken!

 

.... dhe ne sfond: "ky bandilli, sec mi bleu/ me sandalle me genjeu..."

1 cift nga hollanda (vajza ishte aziatike) kishin bredhur gjithe jugun e Shqiperise. Ishin shume te kenaqur sidomos nga komunikimi me shqiptaret. Ata konstatojne nje lloj sinqeriteti, ciltersie nder shqiptaret. Ne fakt mikpritja si virtyt nuk ka rezistuar me se koti deri sot nder shqiptaret. mendoj se fale dhe mediave ky virtut vlen te rrenjoset me fort ne shqiperi. Kjo mikepritje do te konvertohej ne nje vlere te madhe ekonomike per turizmin dhe per vete mikeepritesit ne nje fare menyre.

...ktu ku jetoj une do ndodhte komplet e kunderta....klienti do hidhte ne gjyq pronarin  per te bo ca pare...or te pakten sdo pagute per cer hongri...

hahahah  Blend po ti sikur je edhe gjysem labe o derzi!

Po nuk e kane me te keqe ore edhe as nuk e thone per mos-edukate. Zakonisht keto shprehje thuhen ( ve re emigrantin e theve qe thefsh koken!) me teper me nje doze te forte ironie dhe humori. E di qe shume pak veta e kuptojne kete. Duhet te jesh nga ajo zone. Kane nje menyre te vecante per te shprehur edukaten! hahaha

Ja edhe nje shprehje tjeter nga ajo zone por kujdes nuk eshte mos-edukate!

Pritem yll se kam shume malle

me ke fut ne dhe te gjalle!

Tjeter:

Te dua per koken tende

do vij qe ti them sat'eme

zemren sec ma pervelove

u terbofsh se me terbove

Ndersa me perla!

Te dua moj qene te dua!!!

 

Liqen, ti ke harruar kengen e dashurise

Moj, ne te zenca une
Moj, do te vras me gure...

Peshku e ke degjuar kete?

Djali te jatit me nerva:Ca do ore se na vdiqe?

Babai: Ca dua une? Te t'eme ne valle dua edepsez! hahahahah

Kur perplasesh ne toke dhe vritesh , sdomos kur je femije mbrapa te shoqeron nje : - Te placin trute vllai babait " smiley E mer Blend ! Ajo thenie eshte Laberia shqeto. Per te mos te te ngrene mesysh !

Ti blendi e ke shkruar kete ??? Shkrofsh te madhen a vllai Cecos !

 

haha Idris e forte dhe kjo!

Vetem ne Laberi fjala "dobic" dhe "langaraq" nuk eshte automatikisht fyherje! smiley

Liqen me ty jom. Per te na kuptuar ne PASURI gjuhesore dhe Pasuri shprehese duhet te jesh LAB . Ne nuk e njohim fyerjen , s'kena le prej carkut smiley . Kuptohet qe per te na ven perfun do te duhej dhe tjetersimi i kesaj menyre komunikimi smiley . Jemi te ckethet a te q...udhet ! 

vu-vu-vu Idris.. E rri a t'heqt sa na nxore sekretet.. Po Llogaren e merr Dukati a derbardhë.. E tina me Bledin ne do na nxjerrsh te pa edukate ëëëëë?  smiley

Yyy dreq, tutje lanet te shplafte mortja te shplafte!  smiley

 

 

 

 

O Blend, se s'ma besun ktu kur e tregova nje here tjeter, por te jatit te Bokes i ka ndodh kjo; cfare keni? e pyti kamarjerin. C't'ju doj' trapi juve, ja ktheu ky. Ne fakt ja tha edhe me shqeto, se ishin te gjithe burra, merr vesh?

O Blendi........se kuptoj cfare jane keto lloj temash qe hap..............ktu dihet apriori mendimi i te gjitheve.....eshte eksperience e hidhur po shume reale.....Ta trajtosh si teme ketu te peshku do te thote ta konsiderosh si fenomen shume i shtrire ne te gjithe Shqiperine...........Un sjam dakort sepse ka me qindra vende ku mirsjellja dhe edukata jane ne plan te pare dhe mendoj se raste te tilla jane te kufizuara dhe te tipizuara. Keshtu qe nuk eshte nevoja te indoktrinohen njerzit per mekatin e kesaj sjelljeje gjoja shume te perhapur............

Nqs e trajton si nje skene e nje rasti te vecante atehere edhe mund te qendroje tema..........

 He, mor cuna, ja nje pervoje LIVE from LLogora... smiley mish qingji ne hell.... special, te shkrinte ne goje, djath i bere vete nga ai qe eshte si me vrima, i pjekur... kamarieri aq i sjellshem sa u cudita... kosi ta prisje me thike, mjalti per zili... eh, c't'ju them me teper... Ah, per veren s'di c'te them, se meqe isha ne timon s'ma mbajti te beja xhibla me kthesat e Llogorase e te Dhermit... Me vjen keq per ate zoterine qe ka thyer karrigen, po une per vete u kenaqa jashte mase... smiley

E mor ti Ure, sa te rrosh do mesosh i thone asaj fjale.

Nuk e dija qe kishte dy Europa:kjo Europa ku kam jetuar une per 18 vjet dhe ajo europa jote (mos e ke gje shtepine ne Tower Hamlets ti). Kjo Europa ku kam punuar e jetuar une nuk ka asgje te perbashket me ate Shqiperine ku kam lindur dhe rritur. Por po te jetosh ne Tower Hamlets ndryshon puna, te jap te drejte se eshte shume e ngjashme me shqiperine.

Shko bej nje xhiro andej nga Gjermania, Hollanda, Cekia dhe te shikosh se sa larg jemi ne nga Europa, ajo e imja e kam fjalen.

 

Dhe po te ishte pranimi ne E.U politik sic thote zotreja jote, Turqia do kishte qene ne EU me kohe, sepse eshte nje nga kontribuesit kryesore te NATO-s dmth te sigurise per perendimin. Po ti nuk e di qe dy muaj me pare nje parti ne Hollande fitoi shumice te madhe votash ne zgjedhje duke pasur nje nga pikat kryesore te luftes se saj ndalimin e futjes se Turqise ne EU. Perse? sepse Turqit kane tradita dhe sjellje shume te ndryshme nga Europa.

Roland,

Fakti qe Europa ka vene standarte nuk do te thote qe ne jemi fajtore per cdo gje. Pastaj me mire te rrime kshu sic jemi sesa me te drejta te kufizuara si p.sh bullgaret apo rumunet.

Ok, ne jemi  pak rremujexhinj, por mos harro se ne Angli jane dashur shekuj qe te 'kulturohej populli'. Persa i perket vendit ku banoj une, dua te them se banoj ne WC1 dhe per me shume se 4 vjet kam banuar ne West Hamstead NW6. Kurre sme ka rene rasti te shkoj ne Tower Hamlets.

Dhe mos harro se integrimi i shpejte do na coje ne ate 'stage' te popullates se moshuar britanike; qe vdesin vetem neper shtepiaT e tyre dhe i diktojne se kane vdekur pas shume muajve me vone, bile edhe mbas disa viteve.

  Kurse per kulturen tone sot per sot - ajo eshte produkt i izolimit total nga komunizmi.....dhe gjithashtu ceshtja e 'krahinizmit' qe demton shoqerine dhe vazhdon te mbaje peng 'integrimin'.

Persa i perket Turqise prape mendoj se eshte politik.....sepse Turqia ka rreth 70 milione banore, jane shumica muslimane, ka fuqi punetore, ka vend strategjik etj etj. Sa per NATO-n - eshte nje element pa fuqi ekzekutive ne sistemin europian. Dhe kjo u pasqyrua me antaresimin e Shqiperise ne NATO. Kush pyeti per standarte.....fjala ishte se ne nuk kishim si te ishim ndryshe, kur ne ishim te rrethuar nga anetare te Natos. Kurse per fitoren e se djathtes ne Europe ne zgjedhjet e fundit, kjo erdhi si shkak i krizes ekonomike dhe keq - menaxhimit te sektorit bankar.

Mos do te justifikosh edhe fitoren e atyre dy kriminelave qe kane status MEP (bullgare te dy me duket)?

 Teoria e Samuel Huntington qe mundohesh te prekesh po rrezohet - dhe shkaku eshte numri dhe integrimi i muslimaneve ne perendim

Drejtori beri nje "shaka".

Te gjithe qeshen!

Po ju te dy pse nuk qeshet?- pyeti drejtori.

Nuk jemi te kesaj ndermarrje- u pergjigjen.

Liqeni

Ajo vjersha nga Vlora është kështu:

Ai: Të dua moj qëne të dua,

Ajo: Edhe unë o zagar...

Tek nje pjate me fruta deti zgare gjeta nje cope gazete te vogel. I thash kamarierit per gazeten qe gjeta ne mes te kallamareve. Me tha: "me pushime je, lexoje!". True Story

Kjo eshte shqiperia folklorike qe mesa duket kane prasysh nano, meta e berisha.

Kjo i ndodhi një miku në Llogara kur pat ndaluar të hante diçka në një nga lokalet aty lart. Restoranti ishte nga këta më të lirët, me ato tavolinat dhe karriget plastike. Përballë ishte ulur një burrë ndonja pesedhjetë e ca vjeç, që hante vetëm. Në një çast, këmbët e karriges plastike mbi të cilën qe ulur u shtrembëruan dhe burri u rrëzua së prapthi, mbi karrigen. Bënte të çohej e nuk çohej dot, kur ia behu aty kamarieri. I rrëzuari pa nga ai dhe nga sytë dukej sikur po i thoshte "faleminderit për ndihmën" paraprakisht. Kur nga goja e kamarierit doli natyrshëm pyetja, "Hë... e theve karrigen?!"

---------------

Edhe rrëfimi i ngjarjes, lezet më vete. Kam qesh shumë me kët.

Qemoti po ka pas kulture . Para se ta maroje pjaten , kapshe i mize dhe e hudhshe mrene. Theritshe kamarierin , lemerisje guzhinierin dhe me se fundi...Nje pjate tjeter plot smiley Me kujtohet nje rast kur qeme tu pi ke turizmi Elbasonit smiley nje shok gjeti nji qime ne pjate. Sipas rastit ka shume humor qe e percjell kete ndodhi jo te rralle . Por me e bukura na u duk nje nderhyrje e nje shoku qe  e kishim si "flegmatikun" e grumbulleses smiley " He mer ti . Mos e boj qimen tra "! Kam dhe nje bindje keshtu koti , sikur te kishte qene femer ajo qe ishte rezuar nga karrikja , pjesa me e madhe e ketyre te kulturuarve po te ishin prezent do ta kishin pare nga shalet smiley  Rrofsh Blendo!

Rasti i ketij kamarieri tregon me se miri nje aspekt te vecante te formimit psikologjik te nje pjese te madhe te bashkatdhetareve tane. Duke mos me ardhur ndermend ndonje shprehje apo fjale tjeter, do ta perkufizoja si " ndjesia apo mania per te qene superior karshi tjetrit edhe kur ska te beje fare, si rjedhoje e prapambetjes kulturore apo te nje inferioritetit gjenetik te trasheguar brez pas brezi". Eh kjo lloj ndjesie nuk te ben te ecesh perpara si komb.

Ke filluar te jesh tmerresisht i mprehte kohet e fundit. Influenca e ahengjeve te Shqiperise? smiley

kompleksi i superioritetit shkon dore-me-dore me ate te inferioritetit.. e s'ka se si te jete ndryshe. mgjths ne kete rast kam pershtypjen se behet fjalle me teper per nje cperfytyrim e dehumanizim si pasoje e materializmit.

Twintip, se po na beni te marrim seriozisht kete ceshtjen e kamariereve: kamarieret ne Shqiperi kontrollohen nga punedhenesit e tyre, pra keto pasqyrojne principet e biznesit te punedhenesve te tyre. Te ishte ndryshe ne rastin e pare qe punedhenesi do kishte marre nje ankese te tille, do e kishte hequr nga puna. Fakti qe nje pjese e madhe e punedhenesve ne biznes jane me dy klase shkolle s'ndihmon ne kete aspekt.

E dyta eshte qe me ate rroge qe paguhen ato s'jane fare te motivuar per te mbajtur njefare etike pune.

Se treti, nuk eshte ndonje pune e vleresuar nga shoqeria atje dhe ato konfrontohen ne forme konstante me ironine e popullit.

Dhe se fundmi: mungesa e shkollave hoteleri-turizem-guzhine.

Une jam ndeshur me te dyja ekstremet ne Shqiperi: me raste ku ne hyrje vjen menaxheri vete dhe te jep mireseardhjen tek hyrja e restorantit, kamerierja vjen e te merr pallton dhe te drejton tek tavolina. Ashtu si dhe me rastin tjeter ku e ve mbi tavoline porosite sikur te ishte duke servirur kafshe. Natyrisht qe i kerkon llogari per ate sjellje dhe te pergjigjet:"na falni znjsh. por nga numri i madh i klienteve." Ca t'ju thuash me teper se te ngrihesh direkt nga aty??

Ne Slloveni kur erdha nga Anglia me makine per ne atdhe, kamarierja na tha "Ju befte mire!" ne SHQIP. Kurse ne Tirane afer bllokut, krikoja e birres kishte gote uji brenda me gjithe birre. Lere qe nuk kerkoj njeri te falur, por kujtuan se e futem vete ngaqe po qeshnim.

Nje miku tim punedhenes( pronar i nje kafeterie ne qender te Tiranes) kur i ankohesha qe sa zor eshte t`i mbash punetoret 8 ore ne pune ( sidomos te rinjte ne moshe) perdorte shprehjen " ata vine me punu sa per nje pale blu-xhins dhe e lene punen).

Ndersa nje nate mes miqsh ne nje restorant ne ish-Bllok, kamariri bie faturen dhe rastesisht, nje prej te darkuarve shikon qe isdhte nje pagese e pa justifikuar si ze. E pyesim, dhe ai thote qe ky eshte bakshishi qe eshte vene ne fature. Por une psh. nuk dua t`i jap bakshish kamarierit per sherbim jo te mire( eshte subjektivizem). Kamariri nuk di te pergjigjet, nese e merr ai kete bakashish apo e merr pronari dhe a ua "shperndan" sipas perqindjes?

Kamarieri qe nuk ishte nga Tirana, por kishte mbaruar per matematike( kuptohet nuk donte ta ushtronte mesuesine ne vendin e tij) nuk dinte te pergjigjej por ishte perseri krenar per universitetin e tij.

Cfare t`i thoja une kamarierit per pronarin e tij pa shkolle, "amerikanit" kodosh, ne mes te Tiranes?

Nja dy verejtje mbi komentet, para se te tregoj dhe une historine time me empati, simpati e patetizem

a) Perfshirja e bakshishit (kosto sherbimi) ne fature eshte praktike qe perdoret dhe gjetiu, ne Shqiperi ka ardhur nga perendimi. Sherben per te motivuar nje sherbim te mire, dhe jo diskriminim nga ana e kamarierit per ata qe jane dorengushte (se ky diskriminim nga ana e kamarierit ndodh rendom, dhe ne perendim, dhe eshte njerezor). Sa per sllovenet qe pershendesin shqip (aty ne fakt ka komunitet goxha te madh shiptaresh), kamarieret shqiptare ua marrin ne kthese, se pershendesin anglisht, italisht, frengjisht, greqisht, gjermanisht etj. Mjafton te jesh i huaj.

b) kultura e kamarierit vertet reflekton politiken mikpritese te lokalit ku sherben, por reflekton dhe ne pergjithesi kulturen komunikuese te klienteles. Jo rralle kamarieret ofendohen, trajtohen keq, etj etj, se helbete vellezerit tane jane, do i trajtojme po ashtu sic trajtohen vellezerit.

c) keto gjera nuk jane aspak shqetesuese, madje per mendimin tim ngjarje te tilla e bejne me te bukur jeten (se kane humor brenda). po te doni te shihni sherbim te mire, ju organizoj une nje guide nje mujore, kundrejt nje tarife krejtesisht te perballueshem, ne nje mori baresh, restorantesh e hotelesh shqiptare. shqetesuese, nga ana tjeter, eshte analfabetizmi ne rritje, sic vihet re qarte... shqetesuese eshte dhe zhdukja e solidaritetit qytetar, dhe suprimimi i ketij virtyti me vesin e individualizmit arrogant, me impulsin personal per ta pare gjithcka ne sherbim te vetes, duke e justifikuar me pagese. Si dhe pretendimi per nje kulture te importuar, qe dhe atje ku eshte indigjene eshte thuajse e padurueshme e cnjerezore ne hipokrizine e vet formaliste.

 

Historite e mia:

1. Ne Vlore, ne nje bar buze detit, pyes c'birra kane dhe me thote kamarieri "C'te te doje rrocka" (se ishim tre cuna, dhe nuk e rrujti shume per edukaten). Aq kemi qesh, se na zbukuroi diten. Nuk do e mbaja mend fare po te me ishte pergjigjur me delikatesen Nouvelle Vague karakteristike te zones "C'te urdheroni zoteria juaj". Ne nje restorant pak me tutje tynelit, vjen kamarieri dhe pyet "He, me cfare do helmoseni?". Edhe kjo me kenaqi. Po i njejti kamarier, pak me vone, kur nje pushuese e vogel ishte duke u mbytur, u fut ne det me gjithe rroba, me gjithe pronarin, nderkohe qe pushuesit, kryesisht te ardhur nga vende me te kulturuara se ne, mbanin peceten mbi buze e u kish ngrire hareja me goten e veres se bardhe ne dore, ose me pirunin ngulur ne karkaleca deti.

2. Para ca ditesh po shihja lajmet "te italjoni". Nje idiot italian kishte vrare me tub hekuri nje plak, ne mes te rruges. Gjithe komuniteti verdalle ishte tronditur aq shume, e kishte pare ngjarjen "live" dhe kishin mbetur te shtangur e te shastisur, nderkohe qe manjaku ikte me vrap. Qelluan dy djem afrikane, te shpejte nga kembet, qe pa nje pa dy iu vune nga pas, e kapen brenda pese minutash (cne vrap manjaku i qyteteruar italian???) dhe e bene pelte me shkelma e me grushta. Pas dhjete minutash mberriti policia po aq e qyteteruar perendimore, falenderoi dy djemte afrikane dhe e rrasi brenda manjakun. Dy afrikanet moren si shperblim il permesso di sonxhorrno. Tani do kene mundesi dhe afrikanet te behen njerez, te qyteterohen dhe te sillen po ashtu sic u sollen bashkekombasit e qyteteruar, te kulturuar e sehirxhinj te rahmetliut qe vdiq me tub pas koke.

Sol shume te lezetshme dhe kuptimplote historite e tua.

Ja edhe nje tjeter :

 

Kamarieri, nje djale i ri ne moshe dhe me mjaft humor i sherben nje grupi turistesh te huaj qe kishin edhe nje shqiptar si perkthyes. Pasi perfundon darka  i kerkohet fatura edhe kamarieri sjell faturen per sa me poshte vijon :

 

1.Mish qingji 2*xxxx=

2.Vere e kuqe 1 liter * xxxx=

3.Pica 3*xxxx =

4.Pokalovi 1*yyyy=

  TOTALI                         zzzzzzzz

 

Edhe ky shqiptari qe pyet, me fal i thote kamarierit ju falenderojme per sherbimin keni qene shume te sjellshem edhe ushqimi ishte i shijshem por nga lista se kuptojme kete qe kemi porositur , ca eshte kjo POKALOVI ? Edhe kamarieri i pergjigjet:   -aaaa pse S'kalovi e mire se ja e heqim .

            smiley

 

E Enjte, ora 8 e mengjesit, para prefektures ne Durres per te marre nje çertifikate familjare. I kerkoj policit informacion dhe ai me thote se ke ardhur shum heret o çun, se zonja osht duke pi kafe, nga ora 9:30, me se fundi dalin nga kafja. Ju lutem i them me duhet nje çertifikate familjare. ajo me pergjigjet: - çuno s't'maroj pun sot se kam ly zyren me helm miu, dhe s'mund te futem mrena. -Po pse mi zonje, per dite enjte e late me e ly, s'mund ta lyenit te premten mbasdite? - M'fal me tha paskam harru me t'pyt ty. HAJDE NESER.

E Premte ora 9:30, sa me sheh polici fillon duke qesh dhe me thote: - Ta futi e çuno, se sa maroi kafen shkoi me bo pazarin. ora 12:00, arrin zonja dhe direkt me thote: -çuno as sot nuk te maroj pune se i vjen hala era e helmit, HAJDE TE HONEN.

E Hene ora 09:00, pa rrena nja 100 vet ne rradhe duke u shty, kur me erdhi rradha me buzeqeshi, me dha çertifikaten dhe me tha "jip sa te dush" - 500 lek te vjetra dhe i kishte teper.

po pse duhet tia jepje ato pare, ket spo kuptoj...

Te tjeret i lenin 2 mij lekshin per çertifikate, ndersa nga une priste me shume se isha emigrant.

po nuk duhej pra, me ia dhone...se pranej shijne me miletin ato.

e marr me men sa irrituese ka qene e gjithe situata. por menoj se dhe pse duket kaq pa zgjidhje, gjithnje ka dicka qe mund te behet. duhet kuraje dhe nerva, por dikush duhet ta beje i pari

Sol, besoj qe ke kapur thelbin e gjitha komenteve dhe-mickonjat-jane-me-te-mira-jashte-se-ashtu-mund-ti-jap-status-vetes-ne-Shqiperi-meqe-jashte-vendit-nuk-e-kam!  Kultura e nje pjese emigrantesh jashte vendit eshte siperfaqesore dhe nuk eshte aspak nje e dhene e integruar ne forme intrinsike. Per keto njerez llustra ka rendesi me teper sesa permbajtja, pra nuk kane aftesite intelektuale qe te kalojne pertej anes siperfaqesore te shoqerise shqiptare. Kjo kategori konsideron nje njeri si qenie me bote te pasur shpirterore nese imiton majmunerisht sjelljet perendimore, ndryshe jane barbare. Nderkohe qe pikerisht karakteristikat e nje populli e dallojne nga te tjeret dhe e bejne me te vleresuar, ka ikur koha e shoqerive para-fabrikat.

Une kenaqem me ate mungese formalitetesh qe shprehin njerezit ne momentin kur me pak e pret: ne shume raste as qe i njeh por ngaqe kane marre vesh via-via qe je djali ose vajza e filanit te ndalin ne rruge dhe te perqafojne. Ose kur vijne dhe te sjellin ndonje gatim qe ato konsiderojne si tipik dhe qe sipas tyre s'gjindet kendej. Ose kur hyj ne lokalin e lagjes dhe bertet ai tipi, pronari i tije, nga fundi i tije me ndonje shprehje te tipit ooo, ta marrsha t'keqen, kush na ka ardhur nga filan-vend.

Jane njerez te vertete, ate qe ndjejne e kane ne maje te gjuhes, pra shoqeria s'ju ka mesuar akoma te shtiren. Jo vetem qe jane njerez te vertete por shqiptaret e ndihmojne njeri-tjetrin, qofte dhe te panjohur e kane ate sensin e komunitetit.

e para,  titulli eshte i gabuar. tek fjala mikpritesi rrenja eshte MIK. ndersa nje klient nuk eshte mik. nje mik nuk paguan edhe pse vjen ne dyqan, ai konsiderohet si i ftuar ne shtepi. bile per miqte shpesh ka tavolina te rezervuara ose e mbyllin fare restorantin kur ata vijne. 

e dyta, ka kamarier e kamarier. tek lokalet e thjeshte si ky i shkrimit, zakonisht sherben patroni vete ose nje prej familjes, qe ndihet si i tille. normal ne keto raste qe atij do ti vij me shume keq per karrigen se per "mikun". ndersa tek lokalet e medha, kamarieret jane te punesuar e nuk e rruajne per karriget qe thyen ngaqe nuk jane prone e tyre.

ndersa e treta, edhe midis marredhenieve kamarier - klient, si kudo tjeter, respekti imponohet, ose prej kamarierit ose prej klientit. nje klienti persembari NE DUKJE (prezence ; veshje, menyre te mbajturi, te foluri, etj) i sherbejme me kujdes edhe sikur te mos kemi urdher ose eshte prej kombesie "armike". po njesoj ndodh me kamarierin, nje tipi persembari ja lejme vetevetisht bakshishin.

mbaj mend njehere se si u kishin dale hajdutet diku nga korca ca cekeve qe ecnin me bicikleta dhe u kishin marre paret e bicikletat. duke kalu nje kamionist prej pogradeci i kishte pa ishte ndale dhe i kishte marre te shpia vet ku u kishte dhane me hanger, dhane rroba dhe pare per rrugen deri ne tirane.

hajt mo, le ta gjejme noj sen per me sha shqipnine. pardje erdha ne traget prej bari per durres e jom knoqe tuj ba muhabet me xhevatin prej gostivari e nje grup tetovaresh. se ato tetovaret kishin prirjen me sha gjithcka ne shqipri, e ky gostivarsi u rrijte gati me do batuta qe i carmatoste.

kthehj se shqiptaret e shqipnise i kishin thy shtepine ne gostivar, por ishte tejet i bindur se mund te kene qene shqiptaret po patjeter u ka pri nji vendali.

e prap, ne keto raste, me kujtohet ai plaku te uji i ftohte ne qafe te malit kur tha "ja kum q. nanen kush i shan rruget! jan rruge shqipnie!" edhe pse me ike prej miloti ne kukes athere duheshin 5-6 ore.

Brenda nje kombi, ndodhet gjithmon nje katakomb, pra karaktere dhe tipa nga me te ndryshem, nje kolorit i vertete. 

Brenda nje kombi, ndodhet gjithmon nje katakomb, pra karaktere dhe tipa nga me te ndryshem, nje kolorit i vertete. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).