Kthesa e Taçit: Jo Bolonjës

Shqiptari kërkon “të mos përfundohet shitja”

 

Sport Mediaset
http://www.sportmediaset.it/calcio/articoli/articolo25564.shtml

Dush i ftohtë për familjen Menarini (pronaren e skuadrës së Bolonjës) dhe të gjithë mjedisin rreth skuadrës. Rezart Taçi, tregtari Shqiptar i naftës që kishte shfaqur interes për shoqërinë kuqeblu, ka bërë të ditur synimin e tij për të hequr dorë nga blerja e 80% të klubit. Lajmi njoftohet nga një komunikatë e Aktiva-s, shoqëria që kontrollon Bologna FC sipas të cilës “sot mbasdite (Taçi) ka sjellë kërkesën për të mos vazhduar me mbylljen e shitjes e cila ishte caktuar për më 4 gusht”.

“Aktiva, vazhdon komunikata, mbetet në pritje të një sqarimi të gjendjes dhe të zhvillimeve të mëtejshme”. Shkurt Menarinët kanë dalëbosh por nuk janë akoma të bindur për një tërheqje përfundimtare të Taçit që mbase po përpiqet të uli çmimin për të cilin ishte rënë dakort. Në pritje të vazhdimit të historisë tregu i lojtarvë ndërpritet së bashku me diskutimet për Pozzi, Bresciano dhe Simplicio.

 

1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).