Gaz(dhj)etari?

#@*&%

O mero zgjyra, o shpirtqen, o zemerkatran, o i pabese, o i pafe', o te zente Lebra, te mbyllshin ne baraken e nje karantine ku supen do ta japin nga nje brime e vogel me garuzhde me bisht 1 meter te gjate dhe aty mbetsh deri sa te ngordhesh. O te zente gjumi diku dhe ardhshin ca minj te uritur ta befshin mishin gropa - gropa. O tu mbarofte nafta dhe bateria e celularit naten ne Qafe te Kicokut dhe u nisc me kembe ne Kelcyre, deri ne Ballaban te shqefshin ujqerit, dhe provo te shpetosh duke i genjyer edhe ujqerit si njerezit, thuaju ujqerve, nuk jam mero, zgjyra jam tjeter. O tu befte pragu i shtepise humnere ku renc e mos dalc kurre. O ta grryfte mushkerine pak nga pak nje semundje e pasherueshme.

Edison Ypi / Koha Jone

 

25 Komente

Ky Edison (qypi) Ypi paska pjerdhur nga trute fare...... cjane keto mallkime si plakat qemoti more ca behet, keshtu e reflekton kulturen dhe mendjen "e ndritur" ky shkrimua...... Nuk ka ngel nje per be more qe te mos i kete ikur topi i zigjit..... kosherja....kosherja thuaj....

Edison Ypi po ben nje sherbim ne dobi te publikut. Po tregon se ai qe quhet Mero Baze, eshte nje kellire qe kalon edhe imagjinaten shekspiriane per ndjeshmerite qe mund te kene bishat.

Kjo egersire ne fakt po kalon cdo lloj imagjinate te mundshme. Jam i bindur qe as Zeri i Popullit nuk i kushton Berishes te gjithe gazeten sic ben Mero Baze ne ate fletushken-pacavure te tij qe sa me shume injorohet prania e tij nga publiku, ky aq me shume merr tiparet e nje bishe duke humbur cdolloj lidhje me njerezit, bile ja u kalon edhe bishave.

Shpif, genje, mashtro jane veprimtaria e dites dhe e nates e Mero Bazes. Ne vend qe te shqetesoheni per fjalet e Ypit, shqetesohuni per Mero Bazen, qe jam i bindur se deri para pak kohesh keni thene fjale edhe me te keqija per te vete ju.

Rasti me te cilen merret Ypi ne kete shkrim, eshte pergojimi dhe mashtrimi qe ben Mero kellira me emerimin e prefektit te ri te Tiranes.
Prefekti i ri i Tiranes eshte nje i ri me karriere politike, e ka filluar ne Forumin rinor demokrat dhe aktualisht eshte sekretar i pergjithshem i tij, cfare ka ketu te pazakonte apo te keqe? Nuk eshte marre nga rruga ky person dhe vene ne kete post, por eshte rrjedhoje e veprimtarise se tij politike.

Fenomeni baze ne gazetarine shqiptare nuk duhet pranuar dhe pajtuar asnje moment me te. Ypi vetem keshtu mund te marre vemendjen dhe te na rikujtoje se ky eshte nje genjeshtar, shpifesh dhe mashtrues gjithmone ne funksion te interesave te tij te pandershme financiare qe nuk i dolen tek Berisha dhe kerkon t'i nxjerre tek Rama apo kushdo qe mund te ofrohet.

Per te gjithe Ju te demokratikasve qe merreni dmth me Spiker , ose zedhenes , ka nje percaktim BURIMOR. Nje nga sofizmat me te lashte Ju percakton shume qarte ....si specie te vecanta ne lloj e ORIGJINE . Ajo per zedhenesat ( ne shqip) ose ne Speakerfoner  ne belbezim te huaj , thote:

Genjeshtari edhe kur do te hote te verteten ai GENJEN sepse Ai eshte i lindur dhe rritur si GENJESHTAR !

Shtypin ( lexo  Shpifjen , ndotjen e ndyresite ) qe mbollet , si LIRI e FJALES smiley  korreni , shijeni , bejeni koqe - koqe , bluajeni ...dhe ushqeni Yprit e Ballijte. Hera heres hajdeni ne forme Spikeresh dhe prallisni ...               per sherbim ne dobi te publikut.... smiley

Ne nje shkrim te hershem te Kadarese, ne nje kohe kur Ai ose i besonte idealit komunist (sepse i ka besuar dikur), ose i duhej t'a thoshte, pak a shume shprehej mendimi qe letersia (perfshi edhe gazetarine) lapangjoze qe shkruhej atebote nga autore medioker shqiptare i bente revolucionit nje te keqe qe as dhjetra falanga bjellogardistesh nuk ia kishin bere dot; pikerisht ngaqe ia ftohte revolucionin brezit te ri. Kjo eshte nje e vertete shume e madhe. Nejse, po dua me terheq nje paralele ketu. Harbuterira si kjo e Ypit bejne ate qe idealit te se Djathes dhe te Kapitalizmit si sistem & doktrine e domosdoshme per njerezimin nuk ia kane bere as falanga te tera me kmer ruzh e pol potsa, as dhjetra gulager e Bulqizra.

Thjesht per kete, per asgje me teper, ypit jazek i qofte!!!  smiley

 

Sa kollaj rrotkarizohen ca njerez (Ypi!!!) qe kane lindur sa per te zene vend kot dhe per te harxhuar oksigjenin e domosdoshem per djegjen e gomave te makinave, apo ndezjen e ndonje duhani vdekjeprures, apo djegjen e ndonje pylli-trashegimi-te-njerezimit...

O spiker, po sado i lig te jete Merua, nuk flitet ashtu mo djale. Si mallkohet tjetri ne ate fare feje??? Edhe Salen, qe eshte poshtersia dhe ndyresia me e madhe qe i ka ndodhur ndonjehere ketij vendi, nuk e kemi mallkuar ndonjehere ashtu, dhe as kemi degjuar ta mallkoje njeri ne ate menyre...

Pash zotin se late nam me keto budallalleqe...

per zoten, qi ksoj fantazie te llahtarisme per mallkime s'kam has tjeterkun...sidomos ajo e pragut te shpise qe kthehet ne mes te nates n'humnere ma hoqi petllen per nga origjinaliteti..vetem ate punen e brimes se vogel dhe te  garuzhdes se gjate nji meter s'un e kapa dot..teper e fellte 

Edison Ypi-t i duhet hapur nje konto bankare mbi te cilen mund te derdhen kontribute per t'i financuar ndonje jave ne nje bordello. E shoh shume te frustruar seksualisht. Keshtu te pakten na kursen histerizmin e tije.

po si e analizove ti Ypin keshtu me korrespondence ....u bere gje "psikiatriste"? avash moj se e trazove nga vorri Freud-in me ato tezat e tua sexuale

Shkrimi eshte se ai e urren (shume) M. Bazen dhe ajo menyre e te shprehurit thjesht tregon ate urrejtje me menyren e  E. Ypit

ajo menyre te shprehuri tregon talent te shterrur!!!

O ta grryfte mushkerine pak nga pak nje semundje e pasherueshme.

Mire e thote,sipas te tijes se humbur kohe me pare.Po mire, nje gje kisha une, kur do te ndertohen ne ate vend institucione, te cilat mund te ndihmojne keta njerez te tille, te shpetojne veten dhe shoqerine, per te mos u bezdisur nga makthe te tilla, ku endrrat e keqia te nates jane shume me pak se realiteti i dites?!

Pse ore i bini ne qafe Ypit te shkrete,mjaft i kane rene,zoti e shpetofte dhe ndihmofte.Une e kam per ata qe, perpiqen ta marrin Ypin dhe t'i japin rrogen, duke u dukur se po risjellin ne shoqeri.A  po e ndimojne apo po e perdorin.Dhe ne rast se po e perdorin, a mendojne valle se duke folur me gjuhen e Ypit,perbejne ndonje ndryshim nga bota shtazore?!

Ne se nje artikull kalon limitet njerzore,nuk mendoj se e ka fajin autori, as edhe botuesi, por ne menyre me te thjeshte, rregullat e lojes, te cilat i percakton "fitimtari"antinjerzor.

 Ore pa humanizem e me mallkime ku pidh none jeni tu shku?????? 

 

Eshte veshtire ta kuptosh Ypin. Shpesh shkrimet duken te merzitshme, por menyra se si e trajton dhe pershkruan Mero Bazen eshte menyra e vetme per ta kuptuar se me ke kemi te bejme.

Ti do te thuash qe urren Meron. Thuaje troc dhe kaq mjafton, eshte shume me e thjeshte. Por qe te arrish t'i dalesh ne mbrojtje Ypit, me duket lajthitje me vete. Si mund te kaperdish ndyresite qe i dalin nga goja atij idjoti? Se vetem nje idjot mund te flase ashtu... nuk po gjej dot fjalet per ate kalbesire.

Nuk e njof as Meron e Bazes dhe as Edin e Protero-Ypit. Nuk eshte cudi qe Merua eshte nje plehre, si te shumtet e gazetareve dhe politikaneve pa din e iman, pa bosht e karakter, pa shtylle kurizore. Njeres amorfe, qe marin formene e cdo uturaku qe i hedh. Po ky Ypi duket i kapercyer, qyqari. Kujton qe gazetaria eshte gojepjerdhje, apo  me falni te dhjese nga goja. Gjithesekush me menyren se si flete e sillet tregon kush eshte, dhe ne fund te fundit po u more me bythen (mero) bythe do te behesh...

Si nuk bie rrufeja tek njerez te tille moj aman. Le qe nuk bie rrufeja ne hale. Turp, turp, turp. Jazek o rryp bashke me gazeten tende qe i lejon keto shkrime te botohen. Njeri me halabak sme kane zene syte ne jeten time. Perendia ti shperblefte ne te keqia dhe ne hidherime.

Pa pikën e fantazisë, Ypi. Për të pasionuarit e mallkimeve, ja një që, megjithëse rrethanat nuk e lejonin dhe s'e lejojnë dhe s'do ta lejojnë, më bën të qesh:

O X, o te shplafte mortja, te hengert kanceri syrin e matufepsur, te shperthefshin herrniet skrotumin qe ta ka zene myk, te rente damllaja ne zallin e lumit qe mban brenda kraniumit tend të fosiluzuar, te hengrert me lenje semundja e poeteve shqiptare, Migjen & Co. tu shperbefte mushkria kerpudhore e vjellsh gjak, te vjellte vdekja, gomar i rrjepur, kelysh urithi, derdimen, te grifte kockat artriti dhe osteosarkoma dhe osteoporoza, te rente melcia ne hale, u hapsh perposh dalsh nga brenda jashtë, te placin temblit e te shurdhofshin, te zencin femijet me gure e te heqshin osh, te rente lekura ne balte, zensh strall e granit ne veshka, te mberthefte në ktheter ulcera stomakun e fishkur, te renshin floket ngjyre peshku të ngordhur me gjithe lekure, thefsh qafen, humbsh rrugen dhe portofolin, pac kriza ekzsistenciale, te rencin pantallonat ne xhiro, tu mbajt ujte, te lente gruaja nen ure...te befte hunda pucerr!

nga një faqe in- ter(r)-neti

Nuk ka nevoje te politizoni cdo artikull juve militantet e flakte te PD dhe PS. Nuk ka rendesi konflikti Mero-Ypi ne kete kontekst, kush ka te drejte e kush jo. Rendesi ka fakti qe mediat tona paturpesisht publikojne pacavure te tilla, si artikuj gazetash ne kete rast, e ne forma te ndryshme ne raste te tjera.

Per hir te vertetes, pornografirat dhe banalitetet qe shiten per humor dhe kulture ne emisione te ndryshme televizive nuk jane me pak alarmuese se paragrafe te tilla te peshtira, apo me ndikim negativ me te vogel tek njerzit.

 

Eshte e frikshme kur nuk ka pike standarti ne media.

Ajo qe eshte shqetesuese nuk eshte se cfare shkruan Meroja apo se si e sulmon ate Ypi, sepse te dy, ne menyra te ndryshme, ekzagjerojne jashte cdo kufiri me "stilin" e tyre. Shqetesuese eshte se si ne kete vend, ne mes te Evropes, edhe pas gati 20 vjet liri e sistem te lire tregu, ende mungojne institucionet, rregullat, zbatimi i tyre, qe kjo qe bejne Meroja me Ypin te mos lejohej, te ndalohej, te denohej.

Meroja per tere shpifjet, fyerjet, trillimet, perdorimin e emrave te perveçem te kujtdo desheron, dhenien e fajit apriori, kujtdo qe Meros i shkrep truri te shpalle fajtor ne gazeten e tij (nese mund te quhet gazetari kjo e tija) meritonte paralajmerime, gjoba te kripura nga gjykata, penalizime ashtu si ndodh me cdo organ mediatik ne boten normale demokratike ku lejohet indicja, aludimi, parashtrimi i fakteve, deshmive por ku nuk lejohen masakrimi i askujt apriori, me fis e farefis, parç e mbrapsht, duke e kthyer cdo gje ne nje beteje personale pa pyetur per pasojat qe ka per nje individ ne jeten e tij private apo publike kjo qe Mero ben. Fakti qe Mero mund ta beje kete me nje Kryeminister te kritikueshem nga te gjithe nuk do te thote se menyra se si Mero sulmon eshte korrekte, eshte ligjore dhe luajale.

Nga ana tjeter Ypi, nese do kishte shtet, nuk do mund te shkruante me nje fjali te vetme ne kete vend, do paguante me vite me rradhe gjobat e renda, sikurse mund te perballej edhe me denime me te medha, sepse fjala vret dhe per kete, abuzimi me fjalen eshte i denueshem jashtezakonisht rende ne cdo vend demokratik. Masakrimi ose gjenerimi i urrejtjes ndaj nje individi, ndaj nje kryefamiljari, ndaj nje njeriu, ndaj nje profesioni ose nje botuesi (marre te mireqene faktin qe gjithsesi Mero eshte nje botues qe sado fajtor ne te tijen per abuzimin me lirine dhe fjalen duhet te denohet nga shteti e jo nga hakmarrja e nje individi ne jerm) eshte absolutisht e ndaluar, e denueshme ne cdo vend normal demokratik, me perjashtim te Shqiperise.

Kjo eshte shqetesuese! Kur do kemi edhe ne shtet, sepse kjo qe keta te dy i bejne sot njeri tjetrit, do na ndodhe neve neser, me keta apo me te tjere si keta, ne mos na ka ndodhur dje!

Horrori mediatik Arben Rrozhani | 22/08/2009  mbyll [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

Prej disa muajsh, në gazetën e parë të pavarur që lindi mes rrënoja të sistemit diktatorial (koha Jone), një faqe i është lënë në dispozicion një firme, që shkruan ato gjëra që pak mund t'i mendojë një njeri normal. Është një leksik i denjë për gjininë horror, por edhe skenaristët më në zë të horrorit nuk guxuan të shprehnin kaq hapur atë makabritet që përcjell autori në gazetën e parë shqiptare të mendimit ndryshe. Kur u bë shkrimi i parë, ata që njihnin botuesin aktual dhe firmëtarin e opinionit, e kaluan me indiferencë, duke menduar se ishte një qëndrim emocional i momentit, për të goditur njërën prej penave të publicistikës aktuale shqiptare, i cili prej shumë muajsh ka në qendër të gazetës së tij demaskimin e qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Berisha.

Nuk është e vështirë të hamendësohet se kjo mënyrë të shkruari horror për këtë publicist që demaskon mënyrën tribale që ka instaluar pushteti aktual, i shkon për shtat frymës qeverisëse dhe se është derivat i mënyrës se si mendohet të ndëshkohet çdo njeri, gazetar apo jo, që mendon ndryshe në këtë vend, 19 vite pas rrëzimit të atij regjimi ku të priste akuza për "agjitacion dhe propagandë" e kur deri dy vite para rënies së tij vareshin edhe poetët. Ndaj dhe nuk është shpresuar se dora e qeverisë e fshehur pas këtyre shkrimeve-horror, do të tërhiqej për të lënë median të rrjedhë në shtratin e saj normal, diku me një degëzim që çon ujë në mullirin e pushtetit dhe diku në një degëzim tjetër, që është kundër autoritarizmit qeverisës, skandaleve korruptive dhe rikthimit të fantazmave të regjimeve diktatoriale, ku tamam si në shkrimet horror që po boton pa reshtur, dënoheshin ata që flisnin kundër pushtetit "popullor.

Nuk është fjala për të mbrojtur drejtorin e gazetës "Tema", i pakti ndër gazetarët shqiptarë, që ka ditur të vetëmbrohet edhe duke humbur përfitimet nga pushteti e duke u ndëshkuar prej tij, siç është rasti i sekuestrimit të selisë. Është fjala për të mbrojtur median dhe misionin e saj fisnik, si pushteti i katërt. Dhe mbi të gjitha, etikën e mediave tona, aq të brishta dhe me kaq probleme mes vetes dhe në raport me pushtetin, prej kaq e kaq vitesh jete në demokraci.
Për ata që kanë kaluar pak jetë gazetarie në gazetën "Koha Jonë", është e dhimbshme të shohësh se ku është katandisur qëndrimi editorial i gazetës që ka bërë një histori të veçantë në vitet '90-të në Shqipëri. Ajo ishte një gazetë e vogël province dhe u bë jo vetëm e madhe, por u bë tribuna kryesore ku opozita e majtë, PS-ja, por edhe çdokush tjetër, kishte të hapur mundësinë për t'u shprehur me ide, programe dhe alternative politike dhe sociale.

Dhe ishte një kohë e vështirë, shumë e vështirë për zërat kundër, sepse atëherë President i vendit ishte po ky Sali Berishë, që përndiqte këdo që mendonte dhe shkruante ndryshe. Dy drejtuesit e saj përfunduan burgjeve të Berishës, me akuzat që vetë ai i përpilonte nga Presidenca dhe që pastaj liroheshin po nga "zemërgjerësia" e tij për median e lirë. Kjo gazetë që sot linçon me mënyrat më horror një gazetar me emër vetëm pse është kundër qeverisë, ishte djegur në fillimvitin '97 dhe njëri prej gazetarëve të saj që pati fatin e keq të qëllonte aty atë natë të zezë, prej disa vitesh merr pension invaliditeti që ia jep shteti, sepse u bë i paaftë fizikisht prej traumës së provuar nga dhuna e banditëve që digjnin redaksi gazetash në emër të pushtetit të Berishës.

Sot, më se 12 vjet pas atij linçimi me vepra nga pushteti i Berishës, është vetëm në dorë të botuesve për ta mbyllur këtë faqe të errët të kësaj gazete që po vret me fjalë, sërish në shërbim të të njëjtit njeri në pushtet. Dhe duke përdorur një firmë që dje, bie fjala, dilte në tregun mediatik me dy standarde: në njërën gazetë sillte një reportazh me përshkrime të paqta, njerëzore, një përzierje mes historisë së shkuar dhe të tashmes, ku është Shqipëria e egër dhe e bukur, jashtë kafeneve shterpë të Tiranës, ku fatkeqësisht janë ngujuar shumica e gazetarëve. Ndërsa në gazetën tjetër, atë që i ka hapur faqet për botimin e perversiteteve të porositura, gazetari Mero Baze linçohet në mënyra horror, me leksikun që aq shumë ka trazuar jetën e popullit shqiptar nën komunizëm, por fatkeqësisht edhe pas rënies së autokracisë Berisha, më shkurt '97 e më pas. Ndaj, në respekt të jetëshkrimit të lavdishëm të historisë së vet, kjo gazetë duhet të mbyllë këtë faqe të dhimbshme e të padenjë horrori, për të hapur një të re, ku kundërshtarët e qeverisë që mbron, të goditen me një gjuhë normale, me fakte, argumente, etikë gazetareske dhe moral qytetar.

MERO SERBI : http://www.kohajone.com/artikull.php?idm...

Sepse Mero serbi, jo vetem editorialin, por gjithcka qe shkruan e shkruan ketu dhe tani, pa asnje pergjegjesi, pa u menduar fare, pa respektuar asnje norme morale, profesionale, patriotike, qytetare, intelektuale.

O mero serbi, o ti qe je i embel vetem me Serbine, dhe i hidhur vetem me Shqiperine, sa lehte gjinden mallkimet per ty o burr' i dheut, m'fal, o serb i Shqiperise!

O te qorrofte vetetima, o te shurdhofte bubullima, o te rafte rrufeja te cafte ne pesqint copa, o t'u befte kompjuteri bombe dhe te shperthefte ne turi, o ta shtypte koken nje enverist i Kosoves me rrahesin metalik te biftekut, o te rrembefshin ndonje dite ata cilindrat e rrotatives se shtypshkronjes qe e ke blere me pare te vjedhura dhe nen ata cilindra u befsh leter cingari.

 

MERO HAJDUTI :   http://www.kohajone.com/artikull.php?idm...

O mero hajduti, ku e njeh keqardhjen dhe dhimbjen ti o ndyresire. A je a s'je ti o kellire qe me shpifjet dhe intrigat e tua perverse te neveriteshme dhe histori te trilluara, shpesh pa asnje shkak, vetem e vetem se ashtu te peshperisnin ne vesh djajte e kokes, qe ne fakt i ke ne bark, ke deshperuar me mijera demokrate duke i bere shumicen e tyre te largohen perfundimisht nga Partia Demokratike ?!

......................

O ta grifte mishin nje kope me karkaleca. Si ore e paska cuar vjehrrin me makine ne Kuvend Rezart Taci ? Me duket se ke gabuar mjetin. Mua me kane thene se e coi me nje nendetese berthamore !

Kolloqidhet e tua gjoja gazetareske o mero hajduti sikur jane marre nga ditaret e Diktatorit per armiqte kur ai demek armiqte i zinte ne cark. Ti ende nuk e kupton se carku yt eshte i ndryshkur ?!

Ja dhe nje keshille; Behu fallxhor fshati ! Mbyllu ne nje barrake, dhe prit te genjesh qyqaret me fantazitee e tua te semura. Te siguroj se nuk do j'a kalosh keq. Qyqaret do te te sjellin kush ca djathe e kush ndonje cope mish qe te mos vdesesh nga uria. Aq meriton ti !

Cfare ben o i lojtur ? Ne nje numur te vetem gazete, dje, ke mare neper goje tere dynjane; Nga Berisha tek Meta, nga Taci tek Olldashi, nga Frangaj tek Berluskoni, dhe gazetare e biznese e personazhe, e kush e di sa te tjere, se kush rri e i numuron, se per t'i numuruar duhet te hash nje furre me buke.

O hajdut, o llafazan i ndyre, o budalla me brire, o i vdekur i pa kallur, o i pa lindur kurre, mos shpif ! Ah me fal, harrova qe nuk mundesh, sepse ti per shpifur paguhesh.

 

http://www.kohajone.com/artikull.php?idm...

O budalla me brire, o llapaqen i ndyre, o t'shplaft mortja, o u shofsh n'grop t'gelqeres, o hengersh bajga lope, o pifsh kocifoz, o u mbytsh me D2, o u djegsh me D1.

 

per me shume: www.kohajone.com  KERKO: edison ypi

smiley

 

ky nuk eshte konflikti Mero-Ypi. Eshte konflikti Mero-Sandri. Antena brenda familjes ka nevoje per kunderpergjigje. Ypi me shume e ben per pare kete pune se per urrejtje.

Mero, aktualisht po i ben nje sherbim te madh demokracise ne shqiperi kur mediat jane thuaj teresisht te kapura. eshte vertet shtyp i lire. Nese ka qene gazetar i varur (qe e akuzojne) dhe eshte bere i pavarur eshte thjesht mire. Nese ka shpifje qendron brenda standartit te mediave shqiptare ne pergjithsi.

Ypi, merreni si nje talent per sharrje. Ka probleme me identitetin e tij. mendon se duhet te vleresohet me shume se ceshte. me kete shkrim heren e pare pati sukses, se u lexua shume (nuk ka rendsesi se te shumteve ja shpifi). Kete heren e dyte apo te trete shume me pak vemendje per te. Heren e peste nuk do e lexoj me njeri. Tani e boton vetem "koha jone", qe lexohet shume pak. Ju qe jeni jashte mos u shqetesoni nga ky shkrim. Eshte nje lloj skupi negativist dhe kaq.

Si mund te botohet nje shkrim qe permban nje mallkim te tille? Kush eshte ai redaktor apo botues gazete qe lejon pacavure te tilla te printohen e te shiten?

A ka apo nuk ka nje fare kodi apo marreveshje apo ligj per shtypin e shkruar qe te evitoje keto felliqesira qe lexojme? Nese ka nje gje te tille, nuk permban ndonje nen apo predispozite qe duhet ta ndaloje kete shkrim?

Mero zgjyra, ky terrorist mediatik i dores se pare, ky gjobvenes i neveritshem i pa krahasueshem me asnje, ky tenderlepires i pa cipe, ky genjeshtar dhe shpifes i pa fre' qe po ta kesh mik te prish pune dhe po ta kesh armik te ha mune, shkurt ky hajdut i ndyre, qe ndonjehere ne te rralle edhe livadhis neper skizofrenira te tjera, kete here kishte thyer nje rekord te pa arritshem ne gazetarine e piset, jo vetem te Shqiperise, por te Botes! Te pese ose gjashte mije fjalet e zhgarravitura te numrit te djeshem, me variacione te paperfillshme, ia dedikonte te tera Kryeministrit dhe familjes se tij. 

Keta perdorin fjale ne gazeta qe dhe ne neper komente blogjesh nuk i themi  mer yahu, pike kom.

Gazeta e armikut te (zdr)Ypit, Mero Baze:

- Nga vjen muzika, se thërras policinë dhe i q.. robt më të mirit aty? Kush janë ata b...q... që festojnë?

Perseriten nja 2-3 here keto ne artikull, qe te arrijne dozen e duhur bazetike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).