Fytyra e politikes

Sipas nje studimi te disa psikologeve te Brandeis University, ne nuk kemi besim dhe kemi tendencen te mos votojme nje politikan i cili i ka syte e medhenj dhe fytyren e rrumbullaket sepse na jep pershtypjen e nje femije. Sipas tyre mjafton ti hedhesh nje sy kandidateve gjate zgjedhjeve dhe eshte e mundur te parashikosh 70% te kandidateve te parlamentit te ardhshem.

Ajo e cila mund te beje kete parashikim nuk eshte nje fallxhore por nje psikologe e Brandeis University. Shume studime pohojne se ne e gjykojme nje person duke u bazuar ne pershtypjen e pare por Leslie Zebrowitz po mundohet te kuptoje tiparet qe na japin me teper besim kur duhet te zgjedhim nje lider ose nje politikan. Sipas nje studimi te publikuar ne Science ne 2 te tretat e rasteve politikanet me pamje prej "kompetenti" dominojne ne zgjedhje. Megjithese eshte e veshtire te thuash se cfare eshte ekzaktesisht kompetenca ka disa karakteristika qe e cilesojne ate si psh fuqia fizike, shkalla sociale, dhe shkathtesia intelektuale dhe njerezit me fytyre prej femije perceptohen si njerez qe nuk i kane keto aftesi thote Leslie Zebrowitz. Ne terma evolutive tendenca per te gjykuar personat ne shikim te pare vjen nga nevoja per te kuptuar menjehere moshen dhe gjendjen shendetsore te personit qe kemi perballe. Ky predispozicion i lindur na genjen ndonjehere duke na bere qe te mendojme se te rriturit me pamje femije kane te njejtat karakteristika si femijet dmth jane naive te dobet dhe te nenshtruar. Nderkohe sipas studimeve njerezit me fytyre "te paster" jane shpesh me inteligjente me te edukuar dhe me te vendosur sesa ata me fytyre prej te "rrituri". Te dhenat qe kemi mbledhur tregojne se jo domosdoshmerisht ne zgjedhim politikanet me te mire pra zgjedhim personat qe duken kompetente dhe jo ata qe jane realisht pohon Zebrowitz.

Perktheu Macosx ne bashkepunim me Apple smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).