Shkodër, vdes punëtori i ndërtimit, bie nga skela

Ka humbur jetën në punë 45 vjeçari nga Shkodra Bledush Hoxha. Lajmi konfirmohet nga policia që mbërriti në vendngjarje me marrjen e informacionin. Mësohet se mungesa e kushteve të sigurisë në punë i ka marrë jetën 45 vjeçarit.

Ngjarja ndodhi sot në mesditë në rrugën Kongresi i Përmetit, pranë tregut të Zdrales në Shkodër. Punëtori i ndërtimit ishte në punë e sipër për ngritjen e një ndërtese, kur ka rënë nga skela, duke mbetur i vdekur në vend. Punëtorë të tjerë të objektit në ndërtim kanë njoftuar policinë dhe urgjencën, por ka qenë e pamundur shpëtimi i tij.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e punimeve të objektit, që ishte një shtëpi me shumë kate në ndërtim e sipër. Ai po jep shpjegime nëse i kishte punëtorët brenda rregullave të sigurisë në punë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).