Shkencë dhe teknologji: materiali i ri i bën objektet të padukshme

Një ekip shkencëtarësh të Universitetit Bilkent të Turqisë ka krijuar një material të ri që i bën objektet të padukshëm në disa frekuenca elektromagnetike.

Sipas kreut të ekipit Dr. Ekmel Ozbaj, zbulimi ka përhapur aplikime industriale e ushtarake. "Mund të fshehësh një tank dhe edhe një anije lufte," e cituan atë të thoshte, agjensitë e lajmeve. Turqia është vendi i katërt në botë, pas SHBA dhe dy vendeve evropiane që zhvillon teknologjinë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com

17 Komente

Teorikisht, nje objekt po ta mbulosh edhe me letër, bëhet i padukshëm, apo jo?

smiley

Është budallalliku i rradhës i artikujve të paredaktuar në gazetat shqiptare nga persona që mund të njihnin sadopak teknologjitë e reja (dhe çuditërisht të vëna në krye të faqes edhe këtu), sepse avionët e "padukshëm"  për radarët (avionët stealth) dhe nëndetse po aq të padukshme ndaj sonarëve (më shumë prej formës se sa prej materialeve)  kanë vite që fluturojnë dhe lundrojnë.

Edruspsez, eshte arritur nje metode qe zhduk objektet, dhe eshte me lazer. Une kam kohe qe e kam degjuar, madje dhe pare ne televizor (perdorur mbi nje njeri te gjalle), ndoshta rreth 20 vjet, ose me shume. Nese perfeksionohet, mund edhe te arrihet zhdukja e objekteve relativisht te medha, tanqe, kamiona apo llogari bankare.

Nuk mendoj se eshte e pamundur ne fakt. Mendoj qe shumica e gjerave, fantazive te njeriut, duhet te jene shume me te thjeshta per t'u realizuar sesa duket. - si psh, nje objekt fluturues qe nuk perdor asnje lloj karburanti, as ventilatore, as motore, as krahe, bisht apo aerodinamike... - qe eshte arritur ne garazhd, si i thone, rri rri e shpik ndonje gje.

robo, m'duket se po ngatarron konceptin e 'dukshmerise' ose leximit nga radaret me ate te shqises te te parit. Nji avion stealth dallohet fare mire me sy; tjeter pune nqse nji radar nuk 'e lexon' dot.

Një ekip shkencëtarësh të Universitetit Bilkent të Turqisë ka krijuar një material të ri që i bën objektet të padukshëm në disa frekuenca elektromagnetike.

Artikulli nuk bën fjalë se për cilën fashë të frekuencave elektromanjetike e ka fjalën... dhe nuk besoj se kur flet për frekuenca valësh elektromanjetike e ka fjalën për frekuencën e dritës të dallueshme nga syri i njeriut.

 

pikerisht - stealth perdor kryesisht 'kamuflimin' termal ose akustik qe te mos zbulohet prej nji radari po kjo nuk e ben te padukshem - thjesht e ben te pafuqishem radarin ta zbuloje; nji radar me i avancum mund ta zbuloje... Ne ket kuptim, dukshmeria ose 'padukshmeria' e nji avioni stealth me nji material qe behet i padukshem ne disa frekuenca elektromagnetike jane koncepte te ndryshme.

 

Edhe ajo "pelerina" (Dori e ka dhënë linkun... dhe ka më tepër se një vit që flitet për këtë "shpikje&quotsmiley nuk është se e zhduk objektin e maskuar, por vetëm e maskon/kamuflon me ambientin rrethues me anë të atij sistemi.

Në këtë rast, (sa me knaq shpirtin e kundërshtimit ndaj komentit tënd smiley ) vërtet që syri mund të gënjehet e të mos arrijë t'a dallojë, por gjithsesi objekti shikohet nga një radar apo një visor (dylbi?!) me rreze infrarosi.

Gjithsesi, kjo teknologji ka kosto mjaft të shtrenjtë për momentin,.. që, për një rezultat komplet të arritjes së kamuflimit, duhet të shpenzohet po aq shtrenjtë për të eliminuar dhe hijen e objektit të maskuar... sepse do të duheshin edhe elaboratorë akoma më të fuqishëm se kta të sotmit në përdorim

ok, per ta zgjat kenaqsine me shpirtin e kundershtimit po them qe:
asnji nuk tha qe 'teknologjia e re e zhduk' objektin pranej mos e bojm terkuze muhabetin.

C'a them une, (qe ti ma do mendja e ke kuptu se nuk ishte shume e nderlikume), eshte qe, eshte tjeter gje te ulesh zhurmen dhe temperaturen e avionit duke perdor aerodinamiken ose llojin e metalit dhe ta bosh te padukshem ndaj nji radari dhe tjeter eshte te zhvillosh nji material qe e ben te padukshem

Ti me duket se ngaterron tejdukshmerine me padukshmerine.

Ka materiale te padukshme, ka dhe te tejdukshme. Gjithshka varet nga rezonanca qe kane ne lidhje me fushen dhe me materien. Fundi i fundit, padukshmeria eshte thjesht nje deficence e shqises se te parit  (syrit) per te shquar pranine e nje objekti. Per te arritur kete ka menyra shkencore dhe menyra alternative.

kur flasim per padukshmeri, eshte me thjeshte sikur te mos mendosh qe objekti behet dhe i paprekshem; por thjesht qe i fshihet shqises se te parit, - syrit. Megjithese edhe e para mund te arrihet.

Po dhe ne kemi shpikur nje metode (ende sekrete) per te zhdukur gjerat. Ja psh u zhduken 200 milion euro ne rrugen durres morine. ky eshte spektakli i magjise.  

Nga e di ti?!

Mos me thuaj qe e ke lexuar ne gazeta! Te lutem!!!

Edhe une keshtu mendoj, duhet te jene me shume se 200 miljone.

Ne Shqiperi...

Te gjithe jane magjistare e zbulues magjishe! smiley

 

 

... sipas interesit!

Magjistar eshte dhe ai Dajti i famshem, qe do t'i laje doktoret me floroi nga koka te kembet, nga biruca e burgut (ndoshta) te perjetshem.

 

praktikisht e pamundur te realizohet tejdukshmeria e objekteve nese vete objekti nuk eshte qelq ose plastik! ose nese ska nje vrime smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).