Sherr për muzikën në plazh, vritet 30 vjeçari

 

DURRËS - Një sherr për muzikën e lartë në kioskat e plazhit ka degjeneruar në vrasje. Zihni Dushku, 54 vjeç ka vrarë mbrëmë 30 vjeçarin Marenglenc Jahoelezin. Si pasojë e plagëve të rënda ai humbi jetën në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë policia ka kapur në flagrancë, sot rreth orës 03:00 autorin e ngjarjes së rëndë.

Mësohet se konflikti mes tyre ka lindur që ditën e diel në plazhin e Hidrovorit Hamallaj tek lokali tip kioske e shtetasit Zihni Dushku duke marrë shkas nga muzika e lartë qe kish vene autori. Të dy shtetasit kanë nga një kioske shumë pranë njëri-tjetrit. Atë ditë janë thirrur në polici dhe pasi kanë plotësuar deklaratën për mospërsëritje janë lënë të lirë. Ndërsa kanë rifilluar sherri mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:00 në të njëjtin vend. Zihni Dushku ka marre një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar mbi Marenglencin dhe miqtë e tij. I riu ka marrë plagë shumë të rëndë që i morën jetën pak minuta pasi mbërriti në spital.

Policia bëri të ditur sot se në vendngjarje janë bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 cope gëzhoja model 56 të kalibrit 7.62 mm. Gjithashtu janë sekuestruar dhe marre ne cilësinë e provës materiale arma tip automatik model 56 prodhim kinez dhe me një krehër me 18 copë fishekë e cila ju gjet autorit.

Policia Qarkut në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit te Policisë Shijak, dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte bene te mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Fale veprimeve te shpejta te mire organizuara dhe profesionale u arrit kapja e autorit te kësaj ngjarjeje pak orë pas kryerjes se krimit. Nga ana e Policisë dhe Prokurorisë se Rrethit Durrës po kryhen te gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e plote te ngjarjes.

Muzika e lartë në plazhin e Durrësit është një shqetësim permanent i pushuesve i ngritur disa herë edhe në media. Lokalet që nga ato tip kioskë e deri tek komplekset vënë muzikë të lartë që në orët e mëngjesit e deri në mesnatë, duke krijuar një miksim tingujsh të bezdisshëm si dhe duke krijuar konflikt me njeri-tjetrin.

 

12 Komente

Mos ndoshta per te vene limite per ndotjen akustike? smiley

Mua po me duket e trishtueshme si po mesohemi tashme edhe me keto lloj lajmesh. I fusim nje ehhh me vete edhe kaq...

nuk ka jurisdiksion bashkia ne ate zone, aty jane komunat njera pas tjetres...

Kete plazhin e hidrovorit, hamallaj nuk e di nga bie. Nese eshte komune me vete ke te drejte ti. Gjithsesi, me duket se edhe para nja 1 jave pati nje te vrare ne nje nga keto klubet e nates ne Dr. Ne pergjithesi bashkia e komunat ne Dr duhet te marrin masa me te rrepta dhe ti zbatojne. Mend per veren e ardhshme se ky sezon thuajse mbaroi...

jo nese duam te jemi gjenerike, mire eshte me thene te mbaje pergjegjesi pushteti lokal. se po thame bashkia, e ha kot gjushi i shkrete (kr.b. i durresit hollandezi fluturues Van Gjushi).

Dhe një vrasje tjetër absurde. Ngushëllime familjes.

Eshte e dhimbshme se sa shpejt shkon dora tek arma per te zgjidhur nje konflikt...

ngushellime familjes

u lodhem duke thene sa e lire eshte jeta... duhet legalizu dhurimi i organeve kundrejt lekeve..

Mu desh te pija nje kafe, mbasditen e 3 gushtit, ne nje nga komplekset e Durrsit. Brenda nje rrezeje 20m, kendonte nje grup amator alternativ, hidhej valle popullore e diktume nga DJ langoja dhe imitohej madona nga nje telendare me lesh te oksigjenum.. u bera per te vrare veten..

 

ore, qe do behemi njerez ne shqiptaret, do behemi. kjo eshte e sigurte. por KUR? Kjo eshte pyetja. Sa vjet, dekada, breza e jete njerezish duhet te ikin para se te arrihet kjo gje? E ka mire nje rob qe njoh ktu se ne e kemi ne gen te jemi popull vari lesht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).