Sekretarja

Nga shënimet e një nëpunësi

 

Quhej Rozalinda dhe punonte si sekretarja e Shefit të Madh. Dikush e thërriste Linda e ndokush Roza, e kjo ndërdyshje, ky copëtim i emrit të saj, e acaronte aq shumë, saqë në fytyrë damka e një paralize të vjetër fillonte e i tkurrej me një ritëm të çrregullt. Ishte një grua tërheqëse që jetonte në një ishull vetmie, e damkosur nga nervozizmi, që i kishte dhënë frytet e tij si paralizë në anën e djathtë të fytyrës.

Që nga ajo ditë traumatike kishin kaluar plot tetë vjet të cilat e kishin bërë Rozalindën një grua të fortë e cila më shumë se çdo gjë tjetër, ka të zhvilluar një shqisë të përtejme, që vjen veç nga takimi me vdekjen.

Tani duhej të qe tek të dyzetat dhe nuk mund të thuhej se kishte një lidhje të qëndrueshme me ndonjë mashkull, nga ato që të çlodhin kockat me rehatinë e tyre. Kishte ca fillime pasionale dhe aq. Ishte tepër nervoze Rozalinda për të patur lidhje të paqme. Pastaj, e tradhëtonte edhe ajo damka në fytyrë, njëherë të dridhej ajo, e nuk kishte mashkull që i qëndronte përballë.Nervozizmin kjo grua e shuante me punë dhe sado të përpiqesh të thuash më tepër për atë grua, kaq qe e gjitha për këdo.

Po bëhej ca kohë që në zyrën e saj kishte ardhur një sekretare e re, Meri, një bukuroshe ambicioze, që ende i shiste si të pafajshme hepimet e kurmit të saj të hatashëm kah meshkujt budallenj të godinës. Që ditët e para, ajo kishte zgjuar interes tek cilido, sikur të kishte në lëkurë aroma magjike. Është e vërtetë, kjo vajzë kishte prurë sharm në godinën gri, por Rozalindës i dukej se që nga mbrritja e saj, në bisedat me kolegët filloi të zotëronte një lehtësi dhe një ajër  hedonizmi, ku nuk mungonin edhe ftesat për jetë nate me Merin dhe shoqet e saj, ku të donte Meri, kur të donte ajo dhe në fund, vetëm në fund ishte po ajo që do thumbonte:

“Ti Linda do vish?”…me gjysmën e dytë të emrit, që ajo e urrente më shumë.

Pas disa muajsh inati, të shuar me punë orar-pa-orar dhe një disiplinë të frikshme, Rozalinda një ditë të hëne, shpërtheu, mu në sy të tre nëpunësve që e kishin rrethuar Merin e bisedonin  trapllëqe mbi festën e  fundjavës.

“Mjaft më, më çatë kokën më çatë!” U çua vrik si e thirrur nga Lart dhe filloi të tërheqë zvarrë me kërkëllitje tavolinën e punës, të cilën e çoi mu në kthinën pranë dritares, ku duhanxhinjtë e dikasterit e kishin zakon të tymosnin, me sytë nga sheshi i madh i qytetit.

I gjithë cikli i mllefit po mbyllej me këtë akt rebelimi të Rozalindës dhe tashmë ajo gjendej e vetme në korridor, me një tavolinë dhe një kompjuter, bri zyrës ku kishte qëndruar disa vjet, në një llogore ku do të zhvillonte luftën e saj, e cila atë ditë nuk kishte asnjë ambicie apo qëllim, përveçse t’i largohej marrosjes së kolegëve ndaj Merit.

Atë ditë të hëne, të gjithë vunë bast nga përbrenda zyrave, se Rozalinda do të kthehej po atë ditë në “bazë”, sapo t’i pushonin dridhjet në fytyrë. Por ja që koka e saj këtë herë ishte më e fortë se këto parashikime burokratike. Madje, vetë Shefi i Madh  kërkoi të dinte arsyet e kësaj zhvendosjeje dhe në fund dha një ok miratimi, kur mësoi se për sekretaren e tij ky vend ishte më i përshtatshëm.

Ndodhia e çuditshme në godinë, që erdhi si pasojë e inatit, me kalimin e ditëve u vu në hullinë e normalitetit dhe nuk vonoi, por në krye të disa javëve, tavolina e Rozalindës u bë një stacion i rëndësishëm qëndrimi për këdo dhe ajo vetë në momente pushimi e shihte veten të rrethuar nga kolegë dhe punëmbarues të shumtë, që i rrëfenin gjithëfarë gjërash. Dhe pinin duhan. Sharmi i Merit filloi të zbehej dukshëm. Tashmë vajza bukuroshe vinte e ndizte ndonjë cigare dhe kishte filluar t’i thërriste thjesht dhe bukur: Rozalinda.

Me kalimin e ditëve njerëzit po harronin zanafillën e zhvendosjes së saj dhe kridheshin në tolerancën (të panjohur më par&eumlsmiley e Rozalindës, e cila i linte të tymosnin të qetë me sytë nga sheshi, me sytë nga ajo vetë. Kishte filluar të mbante edhe cigare rezervë për miqtë dhe po mësonte të komunikonte me zemrat e tyre, të cilat sapo i hapeshin i jepnin kësaj sekretareje një autoritet të ngjashëm më atë priftëror. Si të thuash në këtë institucion laik po lindte një religjion, një besim i ri, ku nuk mungonin përshpirtjet në harkun kohor të djegies së një cigareje.

Pikërisht në këtë kohë, përflitej për një ristrukturim të disa sektorëve të institucionit, që do të shoqërohej edhe me ndërhyrje arkitekturore. Ndodhia marroke e Rozalindës do të përcaktonte edhe ndryshimet që erdhën më pas.

 

Edhe pse e njihte mirë Shefin e Madh,  Rozalinda e dinte se përtej çdo imagjinate të vartësve, ky burrë ruante gjithmonë një risi ekskluzive, që askush nuk e rrokte dot, edhe sikur të flinte në të njëjtin shtrat me të. Marrëdhënia mes tyre i ngjante më shumë asaj nënë e bir dhe klithmat e tij ajo asnjëherë nuk i keqkuptonte, por i shtrohej punës me ato dridhjet në të djathtë të fytyrës, derisa ai të mbetej i kënaqur. Ishin kushërinj të largët, por kurrë nuk i kishte kërkuar ndonjë favor.  

Atë ditë arkitekti sapo ishte futur në zyrën e shefit dhe ajo e dinte se në ato momente po diskutohej fati i vendit të saj në korridor. Dy propozime ishin: njëri kishte të bënte me kthimin e zyrës së saj në një smoking area për nëpunësit dhe tjetri ishte të kthehej në një zyrë prej qelqi ku ajo të punonte e qetë. Kaloi një orë dhe ajo e pa arkitektin të dilte mendueshëm.Dëgjoi zërin e fortë të burrit më të fuqishëm të godinës, nga brenda zyrës:

“Rozalinda eja” - ai po e thërriste. Pa e mbyllur mirë derën dëgjoi:

“Të kam emëruar Shefe Kabineti.  Si thua a e bën dot?

Një vrushkull kënaqësie i vërshoi Rozalinës në fytyrë dhe ja shtendosi damkën në të djathtë, duke e kthyer në gruan e bukur të tetë viteve më parë, para se ti binte ajo “rrufe”. Për herë të parë gjatë atyre viteve ajo ju hodh në qafë Shefit, duke përfytyruar ca momente Merin, që me siguri dje kishte kërcyer në ndonjë lokal nate me kolegët miklues përanash.

Tashmë Meri i binte të ishte sekretarja personale e saj. Kohët e fundit e kishte harruar fare mllefin ndaj saj dhe gjatë qëndrimit pranë dritares kishte zbuluar tek bukuroshja një mendje të zgjuar dhe aspak dashakeqe. Ai korridor e kishte zbutur e kishte bërë me miq, dhe tani po e bënte me vartës. “Do jetë e vështirë, por do t’ia dal” - i tha vetes në ato çaste.     

“Do merresh me projektin e katit të dytë, tako arkitektin” - e përcolli ai tek dera pasi i uroi punë të mbarë.

E kishte gati në kokë projektin. I gjithë kati dytë do të ishte me kthina dhe ndarje prej qelqi. Shkoi të trokiste tek dera e Merit.

24 Komente

 Me kujton pak "Dublinasit" ne stil, dhe eshte tregim i kendshem.

Shiko c'u dashka per te bere karriere, nje qoshk cigaresh dhe te jesh "degjuese" e zellshme... Dhe une qe kam kaq kohe qe dua ta le cigaren...  smiley

Sa per ate ndarjen prej qelqi, e kam ketu, nga te gjitha anet sy... Te gjithe shohin te gjithe, te gjithe kontrollojne te gjithe... Te numerohen dhe sa here qesh e sa here rrudh turinjte... si puna e asaj shprehjes "big brother-i po te vezhgon"...

Sinqerisht mua mu duke shume dobet. Historia eshte pak si e pamundur, dmth, pa fillim e pa fund me strukturen e nje perralle. Me duket sikur ndodhin gjera qe s'mund te ndodhin, te pakten, jo ne kete menyre.

 

Per ne qe kemi lene cigaren pastaj eshte teper goditje e madhe nje tregim i tille, nuk e mbajme dot.

Sa dite t'u bene, mor djale? Rrofte dentisti! smiley

E kuptoj. Prandaj je kaq nervoz...

Edhe per kete arsye Xheke.

Por nuk besoj se kjo ndikon ne gjykimin tim mbi shkrimin tuaj.

Po mire cili eshte gjykimi juaj? Ta shohim:
"Historia eshte pak si e pamundur, dmth, pa fillim e pa fund me strukturen e nje perralle. Me duket sikur ndodhin gjera qe s'mund te ndodhin, te pakten, jo ne kete menyre.

Jam i sigurt se edhe vete kur ta rilexosh paragrafin mesiper, do kuptosh se ja ke fut kot. E gjitha kjo, jo per te bo ndonje apologji te ketij tregimi, por per te hedh ca drite mbi do brockulla ashiqare qe lexoj anej-knej.

nje falenderim te gjitheve 

 

 

 

M'dita Xheke.

 

Atehere, me fal, struktura apo historia nuk eshte  e njejta e perrallave? Nje njeri i mire qe ben diçka te guxishme e ne fund fiton? Nje Hirushe qe zbukurohet duke u larguar gjeografikisht.

 

Vazhdoj te mendoj, si te thashe, qe historia eshte e pamundur, perveçse ne perralle. Besojme qe kungulli u be karroce a ku e di une, keshtu qe besojme se spostimi i nje tavoline i solli nje sukses te madh sepse aty njerezit pinin duhan e kushedi se pse shefi e ngriti ne detyre.

 

Kjo per sa i perket historise, te shkruaj me vone / kur te mundem per stilin.

si  mund te ketë strukturen e nje perralle kur pretendon se nuk i gjen as fund e as fillim ?...paksa kontradiktor ky konstatim...mua pjeseza me pelqeu, mu duk e shkruar prej nje dore mjeshteri ,veçse prisja nje mbyllje me kontrastuese jo sepse kjo duhet me domosdo por sepse jemi mesuar te tronditemi per mire a per keq neper funde..smiley

DG, kur them qe ska fillim e fund e kam fjalen per " fillim e fund te denje", kjo besoj ishte aq e qarte saqe me vjen inat qe harxhojme dy komente per kete gje kaq banale.

trocdem, rauhen geferdet ihre gezundhait! smiley

 

kjo s'ka dyshim

 

As fillim,as fund ,madje as midis.... smileyUne nuk kam pire kurre cigare per ves,e jam akoma me pushime....e merzitshme...si pjese...as tregim ,as skice e as nuk e di se çe...po ti mos u dekurajo se ne te kemi xhan gjithmone  smiley

Po mire ketu s'eshte puna a e kemi/keni xhan apo jo, s'po flasim per te.

 

Nese e keni xhan - jo ti Zana, te tjeret - thojini ça mendoni tamam per shkrimin se s'ka mundesi qe ketu ta lavderoni e me votime e keni fundosur komplet.

Rozalinda, u're sexier than Meri. Bein' sexy is just a state of mind. Perception.

I'd die for a date with you. Will bring roses with me, in rendezvous.

Xheke,

Une e kam lexuar pjesen. A ka mundesi te te bej ca pyetje ? Falemnderit nese pergjigjesh.

- Cila eshte ideja jote e tregimit te shkurter ?

- Si duhen zgjedhur fjalite ?

- C'mendim ke per fjaline e fundit te nje tregimi ne pergjithesi ?

I bej keto pyetje sepse kam degjuar shpesh se autori nuk duhet te diskutoje mbi shkrimin e vet. OK, ja te bejme atehere nje bisede ne pergjithesi. Kete, te gjithe shkrimtaret e bejne. Madje ketu degjojme dhe gjera shume me te bukura se shkrimet e tyre.

Falemnderit.

pershnetje

ne fakt ka ca keqkuptime qe une mendoj se vijne nga leximi ne monitor. Psh: Pse mendoni (desa.....os) se spostimi i tavolines te qoshku i duhanpiresve beri qe kjo gruja te ngrihej ne detyre? Po sikur e gjitha te ishte nje RASTESI? Shikoje njehere me ket sy, pa kerkuar medoemos shkak-pasojen klasike...

Hurbinek une vdes per tregimet orale ato qe rrefehen e jane rrefyer kahere ne Tirone, bile dje po me tregonte njeri se si kishte ardhur autobuzi i Unazes pa shofer dhe kishte ndaluar fill pas autobuzit tjeter. Nuk e ngava se do me dukej vetja si desaparacidos-i qe do te deshte shofer patjeter. Pra, mendo, dy te rinj qe zihen kishte apo s'kishte shofer autobuzi dhe ja ku po ta kthej une ty me pyetje, a mund te ngjizet me kaq nje tregim i shkurter?!

Fjalite kane te bejne me kulturen qe ke, sa di ta perdredhesh gjuhen ne funksion te idese. Sa per fjaline e fundit, une do ti kundervija fjaline e pare. 

duke ju falenderu 

 

 

Falemnderit, xheke.

Mendova se do sillje vertete ca mendime mbi keto gjera, duke qene se do te na ndihmonin shume per te pare ç'ndodh ne trurin e nje shkrimtari kur ndermerr te shkruaje ne prozen e shkurter, ne rastin tone, nje tregim.

Eshte gjithmone interesante te dish menyren e vertitjes se neuroneve ne trurin e shkrimtarit. Keto neurone, a sillen njelloj kur ai merr vendim te shkruaje nje tregim dhe kur vendos per nje roman ? Une nuk besoj. Them se duhet te kete diçka ndryshe. Por se çka eshte, kete nuk e di, nuk jam shkrimtar.

Gjithsesi, te pergjigjesh qe fjalise se fundit do t'i kundervije fjaline e pare, duke krijuar keshtu iluzionin e nje dialektike "perparuese" (turjele), do te thote se une kam hyre ne nje Kishe ku nuk ka prift. Do te me duhet t'i bej vete sherbesat fetare.

Situate :

Gjendem ne nje zone te paqarte, te turbullt dhe qe nuk e njoh. Po vrapoj me sa fuqi kam. Prapa meje, 12-13 te rinj, te armatosur dhe me fytyra jo fort miqesore, me ndjekin kemba-kembes, me plot gjase per te ma bere varrin. Une vrapoj dhe vrapoj, i tmerruar, por me nje ide ne koke : te shpetoj lekuren. As vete nuk e di ç'kam bere, dhe ç'kane ata me mua. Di vetem qe duhet te jetoj, duhet te mbetem gjalle.

Futem ne ca rrugica, te ngushta, te erreta, ku nuk duket kembe njeriu. Pas kapercimit te nje pragu, e shoh veten perpara nje lendine me bar te ulet, por gjithsesi te pashkelur. Ne mes te lendines, ka nje Kishe. E vogel, e qete, e paqte. Vrapoj drejt saj, me nje mendje te ndare per ate çka duhet te bej. Shtyj deren, futem ne salle. Asnje njeri. Asnje hije. Thjesht Virgjeresha qe mban koken menjane, me nje lot te madh qe nuk i shkeputet kurre nga faqja. Mbi koke, nje shami te bardhe. Syte e saj jane te ulur, qepallat e holla tregojne nje bukuri te dikurshme, te harruar.

Bie ne gjunje, filloj te lutem. Nje lot i vockel, qe shkon duke u rritur, me mblidhet ne gryke. Degjoj hapa qe afrohen, ulerima, çirrje. Jane ata, te ligjte. Them dhe lutjen e fundit, nje lutje per faljen e shpirtit tim, i cili tani e tutje ka hyre ne nje rruge te pakthyeshme. Te parajses ? Nuk dihet. Por rruga qe ai ka marre eshte rruga e 12-13 te shtenave, me nga nje plumb per secilin nga te ligjte. Sapo kam vrare, ne pragun e nje Kishe, 12-13 njerez. Virgjeresha vazhdon te qaje. Kthej koken edhe njehere, dhe e falenderoj ne heshtje. Eshte hera e fundit qe e shoh. Me siguri qe nuk do ta shoh me, ajo ne Parajse, e une ne Ferr. Por gjithsesi, jam ende gjalle, foljet e mia jane ne te ardhshmen, e ata, te ligjte, jane aty, tani, te shtrire mbi pragun e nje Kishe te harruar.

Tregim i lezetshem xheke, por une si nje ish - sekretare ne administraten publike shqiptare nuk e gjeta dot veten, ndoshta ngaqe protagonistja ishte 40 vjec dhe ambicioze. Nga eksperienca ime e paket, sekretaret e moshes 40 vjec nuk kishin ambicie te beheshin shefe kabineti, jane me te perulura dhe kenaqen me postin qe kane, nuk kane xhelozira per koleget e tyre me te reja dhe me te bukura, sepse tashme i jane dorezuar fatit te tyre dhe jane kunder ndryshimeve, ndoshta sepse i ka rene dhe niveli i hormoneve smiley.

As ato me te rejat nuk enderrojne te behen shefe kabineti, sepse nga funksionet sekretarja dhe shefja e kabinetit nuk ndryshojne shume, jane te dyja poste politike dhe shpeshhere mund te kene te njejtin shef, qe pavaresisht se ndryshon funksionin, ai vazhdon te japi te njejtat urdhera dhe shefat shqiptare se kane mire idene e ndarjes se kompetencave.

Sekretaret e kohes tone, ato me te zgjuarat, enderrojne te jene vete shefi smiley, per kete e shohin kete post si trampoline per ndonje vend tjeter me te qendrueshem ose per ndonje master jashte.

sigurisht qe ekzistojne xhelozirat midis sekretareve, por kjo ndodh kur kane te njejten moshe, te njejtat objektiva, dhe sa per jeten seksuale, ato qe i vardisen e kane me te veshtira me to, sepse hyjne ne konflikt dhe me shefin sesa me punonjeset e tjera te administrates.

sidoqofte per te pershkruar marredheniet e nderlikuara te administrates shqiptare duhet nje roman dhe jo nje tregim i shkurter smiley

Dmth: Që çdo e keqe a ka një të mire, të cilën e refuzojmë për të mbajtur larg të keqen; por edhe çdo e mire e ka një të keqe të cilën e pranojmë për të afruar të mirën. Më tutje:>>

> >

Dmth: Që të dyja janë të vërtetueshme: Që kjo botë është e thjeshtë dhe njerëzit janë të komplikuar; dhe Që: Kjo botë është e ndërlikuar dhe njerëzit kaq të thjeshtë.>>

> >

Dmth: Që midis kotësive së përditshmerisë, kotësia më e vogël është ndoshta më e afërta me “arritjen”. çmenduria nuk ka kufi, por edhe kufiri ç'ti duhet xhanëm.>>

> >

Dmth: Gjërat ndodhin pareshtur rreth nesh aqsa në fund të çdo pyetje, koha për përgjigje>>

ka kaluar.>>

> >

Kaq gjona, them se i kuptova smiley>>

Si edhe që burrat gjithmone shkalafiten, mes "Merit" dhe "Rosalindës". 

Po he pra mo kjo ishte dreqin! fh gezohem mik qe paske perftu kto gjona.

per ty kjo gote me eks

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).