Sefer E.

Pse mer Sefer
Mer der pé der
gjete sheqer e mbete zeher,
beterr mbete… e ngele n’terr

gjen shpesh ven e  ven s’gjen
shkret veç me vehten,
flet e leh me qen
Prè pret e prèhe s’gjen
Se legen s’lève… e mbete legen

Qen ngele (e ven t’vet s’e gjen)
sjellesh rreth e rreth n’terren,
mbete dreq, (e ç’dreq jete )
Helm e zeher me  sepete

sheh rreth e qesh
edhe pse s’ke pse qesh,
E qeshme, e qeshme vesh m’vesh
qesh e sheh njerz n’rreth
tek vrejn tefter t’ngjesh me gjeth

Qesh e pret, e pret me shpres
shpres, e shkret shpres s’e len t’vdes

 

16 Komente

Ed, je bo i felle shume mer.  S'po merresh vesh smiley.

shko mer dreq te filozofia dhe historia ti... leja popllit lojnat e letërsisë smiley

luj edo luj, pse t'mos luash.  E ke te pjekme smiley.

Do shkosh mor qorr...do shkosh
Do shohsh bot, por m'kot
syt' s'shoh'n plot me lot

Do shkosh kot...
do shkosh n'oborr
Do shohsh lojna dor m'dor
Por do shkosh t'rrosh n'qosh
kokbosh... kollos kokbosh

he mo edrus qenke pajutar me administraten e paske ardh ne qejf e?

aaa po kjo do shume pune... nje lipograme vetem me "a" do qe e bukur, se e di qe do te koincidonin shpesh fjale qe mbarojne me "ar"

e hapim si konkurs nga darka, qe te pervesh menget dhe une smiley

Sol, perveshi menget mire, se nje hile ia kapa edit tek kjo e dYta me nji sy mshel smiley.

pA hile ket tenden smiley.

ed edhe qen, gjen, se dehet e rrfehet

Blet, he, he, je e lezetshme... s'ke helm, sheqer je, sheqer smiley

ed, lene, lene, se me sheqer jem' le e me sheqer dejm me dek. smiley

Ah, me nxorret mallin e Maks Gjerazit .... 

  

 Është hënë, s'është nënë

Gërshërë lënë në tërshërë

Është një ëndërr mëngë-ngrënë

Vënë sërë-sërë në këtë vërë.

 

@I

 Ti s'di, ti fli, iriq mbi hi

Filiz i ri, si qiri gri

Shi mbi Misir, shi mbi Indi,

Ti s'di, gjiriz i zi si mi.

  

@O

 O-bo-bo, o Foto, mos pozo;

Domosdo, o lolo, shko voto.

Sot motmot kokosh bosh por kodosh,

Kot vonon, kokorroç monoton.

  

@U

 Ulu Lulu. Ku?

Uh, Lulu!

Mburru, turru,

Kumbull Lulu;

Ujku shurrufull,

Fut kulufruth,

U-bu-bu…

 

 @Y

 Sy qysh hyn,

Pyll dy-dynymsh, 

Qysh ysht tym

Myk, byk hyjsh.

  

ETYD NË Z MAXHOR

 Gjiriz plot muzikë, me saze e buzuk

Zezakë zevzekë lozin zaret n'bixhoz

Ç'zien me aq gaz në kazan? Një fazan?

Vajza me çizme të zeza pozon mbi rrogoz.

 

Shtazët mërzejnë në kafaz plot maraz,

I mizave sezon i mërzitshëm shpirtblozë e nervoz

Si shtizë në kërthizë na trazon; çamçakiz me gëlbazë,

A gjizë pazari e ngjizur kaq zorshëm në vozë.

 

 

PA, rrofsh qe i solle, se i zoti i lojes ngulte kemb qe "y"-ja s'eshte zanore.  Tani, n'gjuhe te tjera ene s'quhet.  Po shqipja marshallah ka shtate smiley

Edo, shif me sycka ene plas me gishta smiley.

BELVEDERE

Burra budallenj e bujarë bluajnë bujshëm bukë e byrek
Era elektrizon eshtra epileptikësh epshorë
Lulet lëkunden lëndinave lyer lutjesh e lotësh
Vajtojnë virgjëreshat vrullin e verës së vjetër
Ekzibicionistë entuziastë enigmatikisht ejakulojnë
Derrat dynden, dëmtojnë e dërrmojnë damixhana, djegin daulle
Ethshëm eksperimentojnë ekstaza elefantësh ezmerë
Retë ringjallen rikthehen robëtohen robërohen
Era ende ekziston errësuar eukaliptesh epike...
 

MaGje

Përse përherë pyet pa plepa
Arrat ashtu, asnjëherë
Rreth rrëpirash rrëshqasin rosat,
Ujvarave ushtojnë ujrat,
Lulet lulëzojnë lëndinave
Lotët lëngojnë ligsht
Ashtu, asnjëhere ankthi asht

 

P.s: A ka ndonjë që i njeh zanoret e gjuhës shqipe dhe i vendos këtu???

i, u, a, e, ë, o y

 

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).