Rozi Theodhari dhe poezite per Obamen

Ndersa po lexoja lajmin me titull:"Rruga e shkrimtares Rozi Theodhari drejt suksesit letrar në SHBA" te Laura Kondit me 24/07/2009 ne VOA ndjeva nje gezim te vakur.Nje gezim te tille e kam provuar edhe me pare kur shikoja Mirela Majanin te merrte medalje per Greqine apo kur Sotir Nini shenon gol per shpresen e Greqise.Nje krenari qe keto talente jane shqiptare,por edhe nje dhimbje qe keta po bejne gola dhe po marrin medale per te tjeret.
Ne artikull thuhej per rrugen e veshtire qe ka kaluar shkrimtarja ne SHBA dhe per sukseset e saj si fituese e disa çmimeve letrare ne SHBA. Gjithashtu thuhej se ka botuar libra me poezi ku poezitë ajo ja kushton përpjekjeve të afrikano-amerikanëve për t'u bërë qytetarë me të drejta të barabarta në shoqërinë amerikane dhe për Presidentin Barak Obama.
 
Pasi lexova keto paragrafe u hutova pasi mendoj se  Rozi Theodhari po con une ne nje mulli tjeter, sic kane bere shume shqiptare qe nga lashtesia dhe deri tani.Nuk kam asgje kunder afrikano-amarikaneve, por mesa di une ata kane nje armate te tere me shkrimtare,avokate,talente arti,gazetare qe ta cojne ceshtjen e tyre dhe te ngrejne problemet qe kane dhe skane nevoje per Rozi Theodharin apo per te tjere.

Shembull per kete eshte fushata e fundit elektorale e Barak Obames qe harxhoi jo pak por 150 milion dollare nje rekord per fushatat elektorale ne te gjithe boten.Pra nuk me eshte dukur nje njeri ne nevoje per ndihme.

Qe te kete  shqiptare qe mund te jene frymezuar nga ai dhe shkruajne per te kjo nuk ka ndonje gje te keqe.Puna eshte se ne korin e madh te papagajve pro Obama, disa shqiptare nuk ulin apo ngrejne peshe, shkurt Obama dhe ceshtja afrikano-amerikane nuk ka nevoje per ta.

Por ceshtja kombetare shqiptare dhe problemet e tyre, kane shume nevoje edhe per keta shqiptare te talentuar perfshi ketu edhe Rozi Theodharin.Nese e kishte ndare mendjen te bente poezi per Barak Obamen apo Roza Park do te ishte me e zgjuar qe ne keto poezi,zonja Theodhari te kishte futur figura te historise shqiptare  si Skenderbeun,Teuten,Mic Sokolin dhe qindra te tjere.Ne kete menyre lexuesi i huaj te njihet edhe me historine tone.Pra nje rruge dhe dy pune, pasi te themi te verteten figura te tilla kemi shume dhe sakrificat tona nuk jane me te pakta se ato te afrikano amerikaneve.

Qe ti bie shkurt,thjesht mendoj se po harxhojme kot energji per ceshtje qe nuk kane nevoje per ne.Do te ishte me e mencur qe keto energji te harxhohen per te publikuar ceshtjen tone kombetare, dhe jo te harxhohen duke u marre me ceshtjet e te tjereve thjesht per te marre nje leter kortezie falenderimi  nga Barak Obama.

Mirel Sharxhi

Boston,SHBA
 

27 Komente

Ti mbase e ke mire nga pikepamja jote por ka shume mundesi ta kesh gabim nga pikepamja e Rozit. Nuk mund ti kerkosh dikujt me shume se ç'ka mundesi te te japi. 

ore ti mireli i qeseve, me habite krejt.

dmth ti do ti imponosh rozit se ca t'shkruje ??

rozi duhet patjeter te boje vjerrsha me skenderbeun se pernryshe nuk quhet ??

ore eklipsi i diellit i ka fajet apo thjesht kane rreshqit robt... ?

Tushe, ta garantoj une qe nese zonja ne fjale do kishte shkruajtur per znj. Clinton, s'do ankohej fare Mireli.  Kam nje parandjenje shume te forte qe Mirelit i dhembin akoma "the primaries" smiley.  Kete e them edhe pak nga pervoja personale smiley.

E nderuar Desdemona!

Ky nuk eshte imponim,por thjesht nje opinion.Thjesht opinionisti mendon se po harxhojme energjite per gjera qe nuk kane nevoje per ndihmen tone.Kur shkruan do te presesh edhe reagime dhe opinione qe mund te mos jene dakort.

Nese e kishte ndare mendjen te bente poezi per Barak Obamen apo Roza Park do te ishte me e zgjuar qe ne keto poezi,zonja Theodhari te kishte futur figura te historise shqiptare  si Skenderbeun,Teuten,Mic Sokolin dhe qindra te tjere.

I nderuar Solidarnosc,

Ti tregosh tjetrit se ca eshte me e zgjuar, nuk eshte imponim ?

Tani, qe te kuptohemi, ne po flasim qe mjeti i imponimit eshte nje shkrim i kulturum ne gazete dhe jo dajaku me gjemba smiley

Nejse, ishte zbavitje anyway ta lexoje ket shkrim.

Eklipsi Eklipsi smiley

 

 

Ja dhe nje pellazg tjeter!

'Do te ishte me e mencur qe keto energji te harxhohen per te publikuar ceshtjen tone kombetare, dhe jo te harxhohen duke u marre me ceshtjet e te tjereve thjesht per te marre nje leter kortezie falenderimi  nga Barak Obama.'

Pse pak te duket ty te marresh leter falenderimi nga Obama.

Pastaj per ceshtjen tone kombetare kemi Lulin ne.

Ka leter falenderimi kortezie sic mori znj.Theodhari ka edhe letra falenderimi te verteta qe shkruhen dhe firmosen nga vete Obama.

Qe t'a mor vesh une! smiley

Zonja Theodhari ka shkrujt poezi per Obamen??!!!!

Hehehehe!

Does she rap her rhymes too?!!

All of a sudden, zojusha Vorpsi doesn't look so bad anymore does she?!!

Or should we say it in ebonics!

Da Vorpsi ho' so fly!

Te sillen poezite ketu ne Peshk, tha! smiley

' Ka leter falenderimi kortezie sic mori znj.Theodhari ka edhe letra falenderimi te verteta qe shkruhen dhe firmosen nga vete Obama.'

Ahhh, ndryshon puna atehere. Paska te drejte Mireli, pastaj.

p.s.: te na falni Juve qe keni punuar si White House Interns dhe i dini ca gjera...

Mirel,

Me duket se gjithe hallin e ke te te lexoje Doktori kendej sepse duke "share" Obamen ti mendon se do te te marre me sy te mire dhe do te te sjelle ...drejtor dogane smiley)

lere gocen te shfaqe talentin e saj sic ajo e mendon ...)

??????????????????????????????????????????????????????????

 e para fare, ky qe ka shkrujt, te mesoje qe shkrimtarja quhet Rosy Theohari. pastaj te japi mend per mic sokolin.

Ja nje tjeter poeteshe qe e ka kombinuar me se miri nevojen per te levduar Ameriken me nevojen per te promovuar ceshtjen tone kombetare! smiley

Kush mund t'i harroje vargjet rrenqethese:

Amerike, Amerike

Per Shqiptaret diell e drite

USA, USA

For Albanians light of day! smiley

 

For you, Shkurte (Shorty) Fejza! smiley

http://www.youtube.com/watch?v=wQuBUEnox2w

bo bo plasen dhe riciklimet e alb-clubit kendej.

O nenen dhe o-bamen, moj,

ti nuk i degjove,

me Denisin e vogel, moj,

Na u dashurove...

hahhaaa.. 1sh je!

sa i vogel ishte ky Denisi mer kshu ?  smiley

Qysh ne moshen feminore

Pata ra n'dashni me tyyyy....  smiley

 

Dashnija (sidomos n'alidem) nuk njef mosh, dez-o. kshu thojn t'pakten.

Kush niset me bo sevda
Ne moshen e pleqerise.
Mjer' ate qe e rren menja ,
Kujton vitet e rinise...

Pleqerine askush s'e do
Zemra vet nuk e pranon.
Se del nje rrudhe e del nje thinje .
mosha iken koha shkon

Po te pyes ,po te pyes
Po te pyes sa vjet i ke
Une i kom ,une i kom,
une i kom pesedhjete e tre

Pesedhjete e tre vertet i kom
njezetetre ne shpirt une jam....

 

P.S. Per Idrisin kjo smileysmiley 

si n't'rillik e ne pleqni

marifetin s'ja kom gjet... 

 

...me siguri kjo Rosa duhet te jete pe Korce.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).