Rivali i Maqos

Në një skeç piktoresk të viteve ‘80, një mysafir nga qyteti u kishte deklaruar mikpritësve të tij në fshat se vizitës së tij të stërzgjatur dhe të lodhshme do t‘i vinte fundi vetëm pasi ata t‘ia kishin gatuar të gjitha pulat e ekonomisë së tyre të vogël shtëpiake. Në mëngjesin e shumëpritur të lamtumirës, kënga e një gjeli që shërbente me sa dukej si sahat me zile, lajmëron se erdhi ora 4, koha kur nisej edhe treni. Me të dëgjuar gjelin, i prekur si të kishte bërë një zbulim tepër indinjues, mysafiri u thotë të zotëve të shtëpisë se prapë nuk ka ndërmend të ikë nëse nuk ia therin edhe zhurmuesin e fundit me pupla të oborrit dhe me këto fjalë, kthehet në krahun tjetër dhe vazhdon gjumin e ndërprerë.

Tej komikes, historia e shkurtër ka edhe disa detaje të ngjyrosura që rrëfejnë sikletin e familjarëve përballë këtij mysafiri të papërgjegjshëm. Hallin e tyre në gjetjen e një mënyre delikate për t‘i kumtuar atij se e tepëroi. Një koleksion pengesash të mirëkuptueshme, rregullat e mikpritjes shtuar me ato të mirësjelljes, bezdia e turpit, njëfarë hipokrizie e kompleksuar për të mos publikuar vështirësitë e jetës familjare që në sytë e mikut duhej të afishohej me gjithë begatinë e një vitrine të certifikuar nga pseudosocializmi i sistemit. Të gjitha këto së bashku po e zgjasnin deri në agoni zgjidhjen e dilemës se çfarë është më e turpshme, kryerja e një gjesti të padenjë apo ankesa për të.

Nëse shoqërohesh këto ditë me socialistin e thjeshtë që luftën e "të mëdhenjve" po e sheh nga televizori, s‘ka sesi mos të të kujtohet ky skeç i gjelit dhe mysafirit. Ti mund të dëgjosh këto ditë perceptime nga më prekëset, të cilat madje përshkohen deri edhe nga një humor i zi i tipit: "Rama do të luftojë për kreun e PS-së deri në socialistin e fundit". Sikundër aktorëve të filmave apo të humorit që shpesh u mbetet stampa e përjetshme e emrit të një personazhi të suksesshëm që ata e luajtën me zell vetëmohues (kujto kunatin e shokut Xhemal), edhe Rama s‘po pyet më nëse tani e tutje në një Parti Socialiste ku konkurrenca e ndershme është vetëm një kujtim, ai do të mbahet mend si "rivali i Maqo Lakrorit".

E gjithë kjo, sepse shfaqja e Kongresit të fundit socialist ku "kënga" paralajmëruese e Blushit i ngjau mjerisht asaj të gjelit që i prishte gjumin turistit nga qyteti, gjeti kundërparrullën e saj të menjëhershme tek retorika e mysafirit Rama. "Kam një mision", ishte refreni justifikues i Ramës dhe për hir të këtij misioni misterioz, u dha edhe mandata se vizita e tij në shtëpinë socialiste është ende larg fundit. Kjo vizitë s‘do të mbarojë me sa duket, pa u asgjësuar edhe zëri i fundit i demokracisë, edhe sinjali më i zbehtë i alarmit, edhe siguresa finale para rrëshqitjes në terrin e autokracisë. Por kjo vizitë ka nga ana tjetër problemin se duhet të ngjajë si e merituar, dhe në televizor s‘do të dukej bukur sikur meritori i saj te mos dilte nga ndonjë biçim gare, nga ndonjë përpjekje titanësh, nga ndonjë konkurrencë epike.

Ndaj profesor Maqoja duhet të gatitet për ditë të lavdishme. Duhet të jetë gati teksa do ta citojnë si një klasik marksizmi këto ditë, do ta ngrenë në qiell dhe do t‘i hapin faqe të tëra gazetash ku ai të shtjellojë pikëpamjet e veta dhe papajtueshmërinë me rivalin e tij. Profesor Maqoja është kësisoj heroi i ditës - një Macho zemërmirë, gjigand i madh naiv, i zgjedhuri për t‘u lejuar të rivalizojë kryetarin, pasi përmes këtij karshillëku, ai e njeh dhe e certifikon atë si Zot. Problemi i vetëm i tij është se në oborrin e madh të socialistëve ku ka rënë mysafiri që s‘ikën pa ngrënë gjithë shpezët, ai s‘është dot një gjel.

Ka një arsye të fortë pse Edi Rama dhe njerëzit e tij bezdisen nga kënga e vërtetë e gjelit. Kjo këngë i kujton Edi Ramës dhe ekipit të tij të menaxherëve që bujtën brenda Partisë Socialiste me qëllimin për ta shndërruar atë në një ndërmarrje apolitike, se ata i harxhuan ditët që kishin në dispozicion dhe qyl-pilafi i këtij ansambli mysafirësh brenda së majtës tani s‘mban më ujë. Një kongres edhe mund të manipulohet me metoda marketingu dhe me retorikë të kopjuar nga "Social-Democratic Party of USA", por kjo lojë prestigjiatorësh nuk e eliminon dot të vërtetën e pashmangshme se një tren pret për t‘i dërguar ata andej nga erdhën dhe për ta rikthyer një realitet të shtrembëruar dhe abuzuar, në formën e tij të mëparshme.

Manipulimi i rëndë i imazhit dhe perceptimit mund të aplikohet edhe mbi një mbledhje partie të zhvilluar me dyer të mbyllura - për turpin e atyre që edhe nëse s‘po mundohen të fshehin një krim, nuk po denjojnë më as të provojnë "ndershmërinë" e tyre. Por pavarësisht këtij zelli të paepur për të shtrembëruar të vërtetën, ka një dimension të kësaj të vërtete të cilën s‘ka censurë, kor servilësh të kurdisur, grusht bolshevikësh që dërrmon pakicën menshevike, apo patetizëm teatral, që mund ta errësojë.

Populli i majtë i Shqipërisë tha më 28 qershor se ata që kanë pengmarrë përfaqësimin e tij, nuk e meritojnë këtë besim. Se ky vend i gjunjëzuar nga dramat e qeverisjes së djathtë, ky popull që nuk ka punë, që i merren paratë e nuk i jepen shërbimet, ky popull që në mes të Europës më 2009, deri deri ka uri, nuk fitohet me një dorë slloganesh freestyle të tipit: një, dy, tre - kërceni bashkë me ne. Ky popull e bëri përfundimisht të qartë se nuk e mashtrojnë efektet speciale televizive dhe se retorika e huazuar nga uebsajtet e seksioneve te PD-së amerikane të Obamës apo shndërrimi i fushatës nga podium debati në skenë festive shumëngjyrëshe, janë të pamjaftueshme për t‘i bërë ata të besojnë një brendi bosh.

Edi Rama është mysafir tek PS, tek kjo pasuri për të cilën ai dhe një grusht njerëzish flasin si ta kishin pronë familjare (shikoni sa shpesh i referohet Rama dhe njerëz afër tij PS-së me termin siçilian: "Familja" socialiste). Në të vërtetë PS ashtu si çdo organizatë tjetër politike është një pronë publike për të cilën qindra e mijëra njerëz - edhe ndër ata që s‘kanë milituar kurrë formalisht në atë parti - e kanë vënë nga një gur me punën e tyre jashtë saj. Ata janë mjedisi ku merr frymë dhe bën sens identiteti i organizatave politike ndaj ata kanë aksionet, aspiratat, kontributet dhe shpresën tek një institucion që garanton se liria në këtë vend është ende gjallë.

Edi Rama dështoi të administrojë këtë aset që iu besua. Në vend që të tërhiqet me qytetari e modesti, ai po mbahet me anë të një palë thonjve proverbialë pas ankesave se ata që po i kujtojnë se ora e tij kaloi, po tregohen të paduruar, të pamoralshëm, ambiciozë apo diçka tjetër. Ai akuzon qeverinë e djathtë për metoda diktatoriale të mbajtjes së pushtetit dhe plaçkitjes së votës me anë të përdorimit të hijes së rëndë të shtetit, por ndërkohë vetë Rama po përdor deri në ezaurim të gjithë municionin e autoritetit dhe presionit që të jep pushteti në krye të partisë për të bërë brenda saj të njëjtën gjë që PD bëri me votën e qytetarëve jashtë.

Për t‘u rikthyer tek skeçi i gjelit, në Shqipërinë post-moderniste të ditëve tona, ku zhvillohen Kongrese në të cilat mysafiri bëhet vetë zot shtëpie, mbase s‘ka rrugë tjetër. Kur harxhohen të gjitha mënyrat, kur s‘ka mbetur më asnjë metodë, takt apo batutë larg e larg për të bërë të ditur fundin e vizitës, mbase s‘ka alternativë tjetër për ta bindur një mysafir që të mbledhë plaçkat, përveçse duke ikur vetë të zotët e shtëpisë dhe duke e lënë atë të vetëm në shtëpinë e huaj. Ah po, bashkë me shokun Maqo.

21 Komente

Shkrim i mire !

Rama po përdor deri në ezaurim të gjithë municionin e autoritetit dhe presionit që të jep pushteti në krye të partisë për të bërë brenda saj të njëjtën gjë që PD bëri me votën e qytetarëve jashtë.

A ka ndonje shembull konkret te kesaj? Nuk eshte pyetje tendencioze por jam kurjoz te mesoj se ndaj kujt po ushtron presion autoritar Rama dhe ne c'forme. Nese akuza qendron, minimumi duhet te dime mbi c'kembe. Dime psh qe ne PD Saliu te ngrin si Ngjelen ose dhunon garen si ne rastin e Mustafajt, ose te le jashte listave per deputet sic ia beri Zogajt dhe Biberajt. Sa here Berisha akuzohet per autoritarizem, aq shembuj mund te sillen per ta ilustruar.

Rama, mbi ke po ushtron presion dhe ne c'forme? Si ka mundesi qe Shameti shkruan 11 paragrafe shkrim, flet per gjelat e per Maqon por nuk jem nje gjysme llafi FAKT mbi ato qe akuzon?

PS. Dhe pretendentet per kryetar Blushi dhe Malaj kane treguar se nuk i kane kellqet te perballen me Ramen. Nese do t'i ishin kundervene seriozisht, me mish e me shpirt do kishin treguar dicka. Por nuk kane treguar asgje pos qe jane cuna trendy. Kreu i PS nuk mund te merret me "ngrihu prift te ulet hoxha" dhe sipas meje me mire qe u dashka nerv, dhe shpirt dhe grinte per ta kapur kete pozicion sesa te jepet si shperblim per krehje flokesh ketyre qe deri dje ishin ne autobuz.

Hajde kape simboliken e turistit, gjelit dhe aktorit te viteve 80!!

Nuk kane lene figure letrare e historike pa permendur ne keto jave (njeri e krahasonte Ramen me bidon vajguri sot). Por gjithsesi nje analize te mirefillte nuk kam pare deri me sot.

Nese Beni (ne katror) eshte gjel, atehere ketij gjeli nuk i falet qe hyri ne qymez dhe nuk doli te ndeshet me gjelin e vjeter (ku je o Kothe!!). Ate qe beri Rama me Berishen, ate po bejne edhe dy Benat per mendimin tim. Te gjithe mendojne se geshtenjat mund te hiqen me duart e te tjereve, dhe vete mund t'i shijojne vetem te ftohura...

Pertej kesaj, ndjesia ime eshte qe te dy ata e dine qe Rames nuk ia marrin dot karrigen sot dhe rrine ne hije te pemes duke degjuar "kendezin Rama" me shprese se atij do t'i merzitet vete kenga dhe do jua lere vete rradhen... Pika qe nuk iu bie, se po te jete per te kakarisur, nuk ka shqiptar qe i merzitet ajo pune. Sinqerisht, nga Blushi prisja dicka me shume se ky imitimi i keq i stilit te Rames...

Nejse, do rrojme e do shohim... por kjo kakofonia e krahasimeve, figurave letrare, risjella e skeceve e viteve 80, shkrimet qe hapen me "... kam degjuar se...", apo "e mbani mend Luftar Pajon kur tha..." ... etj, po e ben gjithnje e me te shpifur kete situate, dhe po tregon gjithmone e me shume mjerimin e nje medie te shitur e shterpe.

Gazeta Shqip (Top Media, emer me potence ky qe te 10fsha CNN) po kritikon Edi Ramen?! Cfare ka bere vaki? Wind of Change?

Bjeri plako bjeri se i bie mire..

Tani meqe ra llafi ata te 5 (mund te jene dhe me teper ee) si do vete muhabeti? Do e kapercejne edhe ata ylberin?

Bejeni si burrat e LSI edhe ju hiqni breket se nuk ju gjene gje.. Kurveria e burrave njihet me ligj tani ne Shqiperi.

Ky shkrim vjen era myk. Autori nuk e fsheh fare qe eshte nje nostalgjik i pa permbajtur i diktatures qe lame pas, asaj me kriminales ne historine e botes. Nese Shameti ka moshe te vjeter, eshte deridiku e kuptueshme dhe edhe mund t'i falet. Por nese eshte i ri, duhet te beje vizita te kombinuara tek tre mjeke, psikanalisti, psikiatri, endokrinologu, ky i fundit, per nje rast si i Shametit, eshte e mira te jete femer.

fillun tifozat e Rames. Urraaaaaaaaa!!!!

 Tironso,

Une se prisja ket lloj shkrimi nga Sokoli..

Nuk mund te zevendesohet nje psikopat egoist me nje humbameno egoist; edhe mundte behet xhanem.. te shofim se cdo "vendosi" antarzia..

Maqon e kam pas profesor ne UT, i sapo erdh nga nje periudhe 9 vjecare studimesh ne France.  Burre zotni, prerje jo shqiptare per nga njerzilluku dhe liberalizmi. Si partiak nuk di cer te them se eshte vone me u ba kryetar dhe duket prania e tij vetem sa e nxjerr nje kandidat te pashashem ne planin njerezor dhe intelektual, por gjithsesi levizje e vonuar ose me mire levizje e formes varke shpetime per Ramen. ( nga terheqja e Benave )

Maqo eshte influent tek te rinjte e brezit te pare te PS, Majko e Meta,  por ne antagonizem te plote me Nanon. Ketu fillon arsyetimi i kandidimit te tij , por duke qene se PS eshte Parti populiste nuk ka asnje shans qe ai te kaloje 100 vota , ndaj si per ta mbyll eshte e njejte si forme  me Namik Efendine ne vitin 91, por ne dimensione personale as qe mund te krahasohen.

Mire do qe mos e bente kete levizje por ne fund te fundit geni i qejfmbetjes nuk eshte se hiqet brenda nje brezi. smiley

Chene si ke qene ti byrazer ? smiley

Kothe, 

Si gjith te tjeret, nga dasma ne dasem smiley skom pas as edhe nje minut kohe te lire per te qit flamurin kuq e zi anash emrit.. 

Spo flisja per Maqon me lart; Maqon e kam shok te ngushte te kryetarit te partise teme smiley .. e ka pas meritu titullin "Shoku" Maqo smiley  

 

Maqua eshte i gatshem te sakrifikoje per kryetarin. Nuk ka problem se na del si nje mazokist zellmadh. Kryetari dhe partia mbi te gjitha. Ne kete kontekst Maqua e ka per nder qe te behet frymezim per komedianet dhe te hyje ne vetedijen e shqiptareve, si nje person qesharak qe u mund ne zgjedhje (05) nga nje kryetar komune (PD) dhe karriera e tij ishte e mbyllur edhe duke mos u kandiduar per deputet nga Rama ne zgjedhjet e qershorit '09. Megjithate, edhe pse me "letra pensioni politik" ne xhep, Maqua tani u ringjall dhe u be rivali me potent dhe serioz kunder Rames qe mesa duket eshte e ardhmja e PS bashke me Ramen.

Ky kandidim eshte shume me qesharak se ai i Dokles kunder Ramiz Alise per president, pasi Dokle te pakten ne ate kohe nuk e kishte mbyllur karrieren e tij politike. Kjo nuk ben qesharake vetem socialistet, por te gjithe shqiptaret, qe PS-ne e konsiderojne pasuri te ketij vendi dhe qe eshte opozita legjitime aktuale dhe e domosdoshme ne nje sistem pluralist.

Kjo ishte pjesa komike, por ajo serioze eshte shume e rende; ne vitin '09 Edi Rama uzurpon kreun e PS dhe fabrikon keshtu rivalesh si nje diktator i rrezikshem.

Sokoli ne kete shkrim ka goditur ne shenje, Rama do te perjetesohet ne memorien tone si Rivali i Maqos.

 "Kjo ishte pjesa komike, por ajo serioze eshte shume e rende; ne vitin '09 Edi Rama uzurpon kreun e PS dhe fabrikon keshtu rivalesh si nje diktator i rrezikshem."

 Kushedi se clloj uji ke filtru per te arrire gjer te kjo perla e mesiperme..  

 

Ta gezojne Edin ata qe e duan. Edi po shnderrohet ne opium per masat...

Shqetsimi per Edin !

Edi po shnderrohet ne opium per masat

ne nje fare menyre e do nje studim psikanalitik elektorati i edit. pasi jo vetem qe mbeshteti ne zgjedhje nje njeri qe s tha kurre asgje dhe udhehoqi drejt humbjes, por vazhdon ta mbeshtese kete njeri, nga humbja ne humbje...

kot e ke sol nuk ka doktorr qe i merr persiper.

Tani vetem te hypi tek kali i Skenderbeut  te heqi shpaten dhe te marre nje kobure dhe ti bi ne lule te ballit atij  te shrtemburit tek Kryeministria ka ngelur ,kete do ti ?

Edin e mbeshtesin ata qe e kuptojne ,dhe japin te drejte! Zgjedhjet u vodhen sic jane vjedhur, nuk e besoni kete ? 

Besoni tek Berisha? apo tek Meta? Puna jote.

nuk besoj as te berisha, e as te ndonje berishe numer dy, sic eshte rama.

Une jam i majte or artian. Dhe te majtet nuk besojne tek "besimi" qe nga fillimi i heres. Jane njerez skeptike. Te majtet duan te shohin plane, ide, platforma, projekte qe te bindin. Jo njerez. Nuk besoj aspak te nje Edvin qe pasqyron ne menyre perfekte Berishen, hap pas hapi! Nuk do besoja as te Blushi, as te vetja. Do besoja vetem tek politikat e qarta dhe transparente, sociale.

La nam ky popull qe shkon e voton per politikane qe kurre nuk kane shkruar qofte dhe nje ese politike per te qene, qe te shpallin vizionin e tyre. Mender Sala shkruan vetem poezi, dhe mender Edi, vizaton... Dhe populli ka besim...

E di cfare une nuk pelqej tek Edi, ate mbajtjen e dy roleve, hem KB hem KP!

Nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull ndoshta nga kjo i vjen edhe e keqja!

Te majtet duan te shohin plane, ide, platforma, projekte qe te bindin.

Ai sikur e ka nje plan ,nje platforme,per te ecur ndryshe,e ka parashtruar qysh para zgjedhjeve!Por ai plan nuk mund te zhvillohet me ate gjendje qe eshte sot shqiperia.

Te kujtohet mbi kalimi tek zogu i zi,Edi kishte nje projekt shume te mire, modern dhe funksional, por kush e la ?

Edi eshte cun qyteti, ka brum ka dije ,ka shije per artin kulturen,eshte djal i sinqerte po do pak mbeshtetjem ai beri nje fushate te mrekullueshme, ne nje kohe qe e majta ishte dhe eshte ne krize.

Nuk duan nuk e lene ,ca  si puna jote, ca si puna e BLUSHIT ..dhe me lubia e lubieve, me te gjithe hordhite dhe jeniceret turq ,dhe anadollak, te PD-s!

Edi eshte cun qyteti, ka brum ka dije ,ka shije per artin kulturen,eshte djal i sinqerte po do pak mbeshtetjem

 

Te tille une njoh qindra, po ja qe nje vote kam

edhe mbikalimi i sales eshte shume funksional...nuk me mjafton ky argument.

cili eshte plani i edit per sistemin arsimor, per sherbimin shendetesor, per punesimin, e per ekonomine?

nejse, fakti qe ca si une e pengojne te marre shumicen, duhet ta beje te reflektoje, nuk mundet te fitoje vetem me mbeshtetjen e atyre si ty... jeni shume vertet, po nuk mjaftoni

Per mendimin tim Edi Rama eshte nje kapitull i mbyllur. Ai fjalimi ne kongres i dha goditjen perfundimtare. Nje njeri qe s'ka pasur ndonjehere asnje plan dhe asnje ide por qe flet percart, nje njeri qe nuk perballon debatin po di te thote vetem: "Politike e re dhe e vjeter". Ngushellime per Edin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).