Reagon ministrja Bregu, zbulon letërkëmbimet me Gjonin

Një ditë pas publikimit në gazetën "Shekulli" të letrës së hapur drejtuar Kryeministrit Berisha nga ish-drejtori i Ministrisë së Integrimit, Pal Gjoni, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka reaguar zyrtarisht, duke akuzuar ish-vartësin e saj për kërcënime dhe shpifje dhe madje duke premtuar se ndaj tij do të bëhet edhe ndjekje penale. Në reagimin e Ministrisë u jepet përgjigje akuzave të ngritura nga z. Gjoni për largimin, sipas tij, të padrejtë dhe të pamotivuar nga puna, si dhe denoncimit për abuzime me fondet publike që, sipas tij, janë bërë nga titullarja Bregu. Më poshtë është teksti i plotë i reagimit të ministres Bregu, ku zbulohet edhe letërkëmbimi i saj me z. Gjoni, pas largimit të tij nga puna.

Duke respektuar lexuesit e gazetës "Shekulli" dhe stafin e Ministrisë së Integrimit, zyra e shtypit e kësaj ministrie gjen me vend të reagojë lidhur me shpifjet kryekëput të ish-drejtorit Pal Gjoni, të botuara në formën e një letre të hapur në numrin e djeshëm të kësaj gazete, ku përveç fotos së tij befasisht impresionuese, nuk kishte asgjë tjetër të besueshme.

Letërshkruesi Pal Gjoni, është emëruar në detyrë në vitin 2006, si drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme në Ministrinë e Integrimit, me kontratë pune të PËRKOHSHME. Në bazë të Kodit të Punës, kontrata e përkohshme mund të ndërpritet nga titullari në çdo moment.

Letërshkruesi Pal Gjoni është pushuar nga detyra, me motivacioni menaxhim jo i mirë i drejtorisë, pas një sërë shkeljesh, abuzimesh në kryerjen e detyrave funksionale dhe mungese të theksuar etike dhe përgjegjësie profesionale, (bashkangjitur kopja nr.1) motivacione të vërtetuara dhe nga raporti i KLSH-së dhe raporti i Auditit të Brendshëm i Ministrisë së Financave, (kontroll i ushtruar pas ankimit të Gjonit), të cilët auditojnë periudhën nga 2006-2008.

Sipas raporteve të lartpërmendura, është pikërisht letërshkruesi Gjoni, i cili gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit, ka shkelur procedurat ligjore në mënyrë të përsëritur:
RAPORTI i KLSH-SË, FQ. 13, REFERUAR RIKONSTRUKSIONIT TË GODINËS INSTAT, SOT MINISTRIA E INTEGRIMIT.

"Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 560, datë 16.08.2006 deri në momentin e kontrollit nuk ka gjetur zbatim dhe nga Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme nuk është vepruar në zbatim të pikës 2 të tij. Veprimi i mësipërm bie në kundërshtim me ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare" nenin 5, nenin 6/2, nenin 7.

RAPORTI i KLSH-së, FAQEN 18, PIKA 5 DHE 6, REFERUAR MBULIMIT TË SHPENZIMEVE TË UDHËTIMIT JASHTË SHTETIT
"... ngarkohet me përgjegjësi Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme, e cila ka hartuar urdhrat për këto shpenzime, në kundërshtim me urdhrin e titullarit ku është përcaktuar se shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit janë të mbuluara nga pala pritëse"
(Drejtor i kësaj drejtorie për këtë periudhë ka qenë z. Pal Gjoni. shënim i zyrës së shtypit)

RAPORTI i AUDITIT TË MINISTRISË SË FINANCAVE, FQ. 32 NË PIKËN A - OBSERVACIONE PËR ADMINISTRIMIN E PAJISJEVE TË ZYRAVE:
"Përgjegjësia e ngarkuar në procesverbal lidhet me moskryerjen e detyrës funksionale si drejtor i drejtorisë deri në periudhën e largimit të tij nga kjo detyrë dhe me moszbatimin e aktmarrëveshjes së nënshkruar prej tij për lënien në ruajtje të pajisjeve tek furnitori.

Pretendimet e z. Gjoni janë vetëm përpjekje për shmangie nga përgjegjësia personale".
Ndryshe nga sa pretendon Letërshkruesi Gjoni, në letrën e tij të hapur, në raportet e KLSH-së dhe auditit rezulton se Ministria e Integrimit është vlerësuar pozitivisht pas kontrollit të bilanceve kontabël apo shpenzimeve referuar situacionit të tyre
RAPORTI I KLSH-së, FQ. 12
"Nga kontrolli formal i bilanceve kontabël për vitet 2006, 2007, 2008, rezultoi se ato ishin plotësuar dhe kuadruar në të gjitha pasqyrat e tij.

U krye kontroll gjithashtu i rakordimit dhe pasqyrimit të drejtë të shpenzimeve, referuar situacionit të tyre, të konfirmuar nga Dega e Thesarit (në Ministrinë e Integrimit nuk rezultuan krijim të ardhurash) dhe rezultoi se ato rakordojnë me shifrat e pasqyruara në postet përkatëse të pasqyrave financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve.

RAPORTI I KLSH-së, FQ. 15
Për vitet 2006, 2007, dhe 2008 objekt kontrolli, u kontrollua libri i pagave për çdo punonjës, ku rezultoi se, ishte plotësuar në rregull si për vitin 2006, vitin 2007 dhe vitin 2008.

Për pagesat mbi kohën normale të punës, kishte urdhër me shkrim nga titullari duke zbatuar drejt dispozitat ligjore për kohëzgjatjen e punës, të pushimeve të paguara dhe orët jashtë kohës normale të punës.

Makina për të cilën letërshkruesi Gjoni pretendon se përdoret nga njerëz jashtë Ministrisë, sipas raportit të KLSH-së, rezulton se (citohet fq. 20 e raportit të KLSH-s&eumlsmiley:
"Bazuar në dokumentin e fletëdaljes me nr. 265 të datës 16.12.2004, është në ngarkim të z. Donald Bardhi një makinë të tipit "LandRover TDY", me targë TR 87001, shofer i deputetes Ermelinda Meksi, ish-titullare e këtij institucioni dhe e pa dorëzuar prej tij nga 31.09.2005". (çështje e përcjellë në institucionet përkatëse dhe e ngritur publikisht në Parlament nga znj. Bregu. Shënim i zyrës së shtypit).

Shpifjeve në themel plotësisht të pabaza për largimin e tij nga puna, apo për trysni ndaj gjykatës dhe pengim në të drejtat e tij, duke i dhënë motivin e interesave personale etj., i përgjigjen faktet, të cilat janë dhe publike.

Ndryshe nga sa deformohet haptazi në letrën e tij, "zgjatja" e procedurave të gjykimit nuk ka ardhur për ndërhyrje dhe presion mbi gjykatën, por shkaqet kanë qenë të varura plotësisht nga Gjykata në zhvillimin e procesit.

Mjafton të shihen vonesat e shortit dhe caktimi i gjykatësit, të cilët u ndërruan dy herë, për më tepër ky pretendim i është hedhur poshtë edhe nga KLD-ja, pas kontrollit të ushtruar në bazë të ankimit të tij.

Letërshkruesi Gjoni, duke pretenduar se e njeh mirë procedurën administrative, e ka dhunuar atë në mënyrën më flagrante të mundshme, pasi plotëson vetë librezën e punës së tij, kur ishte tashmë i pushuar.

Shkelja e ndaluar në momentin kur libreza po vulosej, u shoqërua me një dhunë verbale dhe jo vetëm, ndaj nëpunësve të institucionit, gjë për të cilën është bërë dhe kallëzim penal. (bashkangjitur fotokopje e librezës, të cilën e ka plotësuar vet&eumlsmiley.

Së fundmi, kjo letër e hapur e publikuar dje, ka mbërritur në zyrën e ministres së Integrimit më dt. 11 06.2009, e shoqëruar me një e-mail kërcënues (bashkangjitur kopje), ku bëhet shantazh duke kërkuar kompromise në këmbim të mosbërjes publike të kësaj letre.

Për këtë arsye, ministrja Bregu ka ngritur një kërkesëpadi civile në bazë të Nenit 32 të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me Nenin 625 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, për dëmin që i është shkaktuar integritetit dhe personit të saj nga shpifjet e ngritura nga Pal Gjoni, duke kërkuar një dëmshhpërblim prej 1.1 milionë lekë, (të njëjtën shumë që pretendon letërshkruesi Gjoni t'i paguhen nga Ministria e Integrimit, ndërkohë që mbetet ende i hapur procesi gjyqësor), shumë të cilën, ministrja Bregu do t'ia dhurojë Qendrës Rezidenciale të të Moshuarve për përmirësimin e cilësisë se shërbimit të të moshuarve të vetmuar e pa përkrahje.

Shënim: Në respekt të së drejtës së informimit të publikut, në këtë reagim jemi bazuar vetëm në fakte dhe dokumente zyrtarë dhe jo në vlerësime subjektive dhe çrregullime emocionale, sikundër letërshkruesi.

 

Ish-drejtori: Shkeljet e ministres së Integrimit

Shkarkime arbitrare nga puna dhe abuzime skandaloze me fondet e shtetit. Këto janë akuzat kryesore që një ish-drejtor bën ndaj Majlinda Bregut, prej dy vitesh drejtuese e Ministrinë e Integrimit.

Pal Gjoni, aktualisht me punë pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Berisha, ambasadorit amerikan, Avokatit të Popullit dhe gazetës "Shekulli", kërkon vendosjen në vend të drejtësisë, që sipas tij, i është mohuar nga titullarja e Ministrisë, por edhe nga mosreagimi i Kryeministrit. Gjoni thotë se i ka dërguar Berishës 10 mesazhe në celular, fakse dhe letra.

Të gjitha brenda një viti dhe të gjitha për titullaren e ministrisë ku kishte punuar dhe ishte hequr nga puna. Por asnjë reagim, edhe pse kishte faktuar abuzimet ndaj tij personalisht, por edhe me postin dhe pasurinë publike.

"Deri tani kam hezituar t'u drejtohem publikisht, me mendimin se do ndjehem keq moralisht, por pas kaq përpjekjesh të dështuara për të komunikuar me Ju, nuk besoj se ky koncept do më mundojë më",- shprehet z. Gjoni për Kryeministrin Berisha, i cili nuk ka reaguar, edhe pse ka patur të gjithë informacionin e duhur në dispozicion.
 

 

LETËR E HAPUR

Z. Sali BERISHA, Kryeministër i Shqipërisë,

Për dijeni :
• Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. JOHN WITHERS,
• Avokatit të Popullit z.Ermir Dobjani,
• Organeve të shtypit dhe të medias :
Gazeta "Shekulli",

I Nderuar z.Kryeministër,
Ju më njihni personalisht, ndërsa për institucionet dhe organët e sipërshënuar, të dhënat personale janë si vijon: Emri Pal Gjoni, vjeç 56, me profesion financier, Jurist (AVOKAT, MASTER), ish Drejtor në Ministrinë e Integrimit, aktualisht punonjës i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Këtë letër, e kam përgatitur muaj më parë, por nuk e publikova para zgjedhjeve, për arsye karakteri përsonal. Kjo që them, vertetohet nga e-mail-i, derguar ministres së kabinetit Tuaj, znj.Bregu me datë 16.06.2009, të cilin jua kam dërguar dhe Juve për njoftim, në të njejtën datë, në adresën kryeministri@km.gov.al dhe nga SMS-ja që u kam dërguar më së fundi me datë 28.06.2009.

Z.Kryeministër,
Ju kam dërguar mbi 10 mesazhe në celularin Tuaj, e-mail-e, fax-e dhe letra, brenda harkut kohor të një viti, lidhur me shkeljet e ligjit të anëtares së qeverisë që Ju drejtoni znj.Bregu, Ministre e Integrimit, por kurrë nuk mora përgjigje. Mendoj se heshtja Juaj, nuk është rruga më e mirë që keni zgjedhur, qoftë për Ju, për qeverisjën apo për forcen politike që drejtoni. Përkundrazi, kjo heshtje është në dëmin Tuaj, të qeverisë që drejtoni dhe të shtetit ligjor, është diskriminim dhe fyerje për mua, në radhë të parë si specialist i vjetër, drejtues i strukturave shtetërore, ekspert disa herë rradhazi i zgjedhur dhe i besuar nga Ju për çeshtje të hetimeve parlamentare, por dhe si i përndjekur politik. Deri tani kam hezituar t'u drejtohem publikisht, me mendimin se do ndjehem keq moralisht, por pas kaq përpjekjesh të dështuara për të komunikuar me Ju, nuk besoj se ky koncept do më mundoj më.

Në një vend normal, do të ishte një privilegj i madh, njohja personale me Kryeministrin, ish Presidentin, e aq më tepër kur i ke sherbyer brenda ligjit Atij, siç është rasti im. Ndërsa në Shqipëri rezulton e kundërta, pasi në kabinetin Tuaj keni katapultuar ministra të tipit Bregu, që zbatojnë ligjin e xhunglës, i cili ka në thelb përdorimin e të tjereve brenda limiteve që caktojnë ata, jo ligji dhe morali. Normalisht, bazuar në rregullat, kontributet dhe moralin, ministër në vend të znj.Bregu duhet të ishin personalitete të plejadës time. Ne u shkolluam dhe kontribuam në sektoret e ekonomisë, pa lindur akoma ajo, në darën e luftës së klasave, në skamje dhe varferi. Ishim ne që rrëzuam sistemin e vjetër dhe që kontribuam në ndërtimin e demokracisë dhe të sistemit kapitalist dhe jo znj.Bregu.

Unë nuk Ju kam kërkuar ndonjë herë post, por kjo nuk do të thotë që të heshtë edhe kur ministrja Juaj pa përvojë, në kapërcim të çdo ligji e morali, hedh në rrugë punonjësit e drejtuesit pas asnjë shkak, dhe arrin deri në veprime rrugaçerie, duke thyer zyrat e shtetit që kanë në ngarkim, mohimin e të drejtave financiare me të cilat mbajnë familjët, dhe mbajtjën me forcë të librezës së punës, etj. Prandaj, këto veprime jo vetëm që do ti denoncoj përpara jush dhe opinionit publik, por e konsideroj një rast të mirë, për tu bërë apel të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, që të mos kenë iluzione ndaj kujtdo qeverie, apo qeveritari, mos të heshtin përpara veprimeve arbitrare të tyre.

Dua t'i siguroj ata se, kur më ka ndodhur mua (dhe jo vetëm mua) hedhja në rrugë, me menyrat që cilësohën më poshtë, secili punonjës është i kercënuar. Unë dhe ata e dimë mirë se nuk zbatohet as ligji "Statusi i Nenpunësit Civil" as "Kodi i Punës" as ligjet e tjera organike që rregullojnë marredheniet e punës, madje, më mirë këtë e dini Ju z.Kryeministër. Njekohësisht, u bëj thirrje organizmave nderkombetare dhe të vendit, si dhe organeve të medias, që të monitorojnë dhe të kërkojnë me forcë zbatimin e ligjit ndaj trajtimit të punonjësve të administratës publike.

Z.Kryeministër;
Siç e cilësova më sipër, në vijim denoncoj përpara Jush, organizmave kombetare, ndërkombetare, medias dhe publikut, shkeljet dhe abuzimet e znj.Bregu në Ministrinë e Integrimit;

-Fillimisht, ju paraqes shkeljet e ligjit ndaj përsonit tim, si punonjës dhe drejtues në atë Ministri, nëpermjet të cilave del në pah vizioni skandaloz i kësaj zonjë, për vlerësimin dhe trajtimin e aseteve më të rendësishme të vendit, siç janë burimet njerzore :

1.Pas rreth 9 muajve nga fillimi i punës si Ministre, znj.Bregu, më kërkoj nëpermjet Sekretarit të Përgjithshëm që të jap doreheqje nga detyra, me shpjegimin "mungese komunikimi" dhe sipas saj "do me ndihmonte të emerohesha në një vend tjetër pune të përshtatshëm". Në fakt, kjo kërkesë, nuk kishte të bënte me mungesën e komunikimit, por me arsye të tjera, që do t'i cilësoj më poshtë. Gjithsesi, synimi i saj për të më larguar nga detyra ishte jo vetëm i pa ligjëshem, por dhe i pa moralshem. Ajo ishte e informuar se në ministri isha emruar jo me kërkesën time, pasi unë kisha një punë shumë të mirë dhe të respektuar në KLSH, por me kërkesë të ish ministres znj.Trashani dhe me ndërhyrje të disa përsonaliteteve shumë afër Jush, me qellim dhenien e eksperiencës time të gjatë në dobi të ministrisë. Me qënese, kërkesa binte në kundërshtim të hapur me ligjin 7961, dat 12.07.1995 "Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë" me ndryshime, nenet 143, 144, 145,155/1,155/3, etj, unë nuk pranova të jap dorëheqe.

2.Me datë 24.04.2008, me urdhërin nr.70, znj Bregu, pa asnjë paralajmërim apo masë disiplinore me liroj nga detyra, tani jo për çeshtje komunikimi por me motivacionin e çuditshem "menaxhim jo të mirë të drejtorisë". Ky motivacion tregon varfërinë intelektuale dhe profesionale të kësaj zonje, e konkretisht ;
Së pari, lirimi nga detyra, në kuptim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nepunësit Civil" neni 25, jepet kur nepunësi jep dorëheqjen, vdes, apo bëhet i pa aftë nga ana shëndetësore, por jo për rastet e aplikimit të masave disiplinore,

Së dyti znj.Bregu, në mungesë të njohjes së plotë të ligjit, urdhërin e shkarkimit e mbeshteti në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999, ndërkohë që unë nuk e kisha këtë status, pasi mardheniet e punës sime i rregullonte Kodi i Punës,

Së treti, edhe motivi që ka sajuar "menaxhim jo të mirë të drejtorisë" është më absurdi, pasi unë kisha një ekperience mbi 30 vjet punë në administratën shtetërore, nga të cilat 12 vjet K/Deges ekonomike dhe të financës, 13 vjet inspektor, jurist dhe drejtor në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), rreth dy vjet Drejtor në Ministrinë e Integrimit, i thirrur 5 herë ekspert i komisioneve hetimore në parlament, dhe ç'është më e rendësishmja, gjatë gjithë kohës i vlerësuar nga eproret e mi me nivelin "1" (shumë mir&eumlsmiley, si në KLSH dhe në Ministrinë e Integrimit.

Pavarësisht, argumenteve të më sipërm, dhe urdhërit që ishte hapur në kundërshtim me ligjin nr.7961, dat 12.07.1995 "Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë" me ndryshime, ligj i cili mua me mbronte, unë vëndosa të dorëzoj detyrën.

3.Pas shkarkimit nga detyra, deri me datë 05.05.2008, kam pritur në zyrë, për të dorëzuar detyrën sipas VKM nr. 360, datë 14.07.2000, gjë e cila nuk u mundësua nga Ministrja, ndonese e kam njoftuar zyrtarisht (si dokument disponoj disa e-mail-e dhe memo të dërguara). Me datën 06.05.2008, me urdhër të saj, është thyer zyra pa prezencën time dhe ka filluar punë zevendësuesja, pa u kryer veprimet e dorëzimit, gjë e cila përben vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërise neni 248 dhe 250.

4.Pa u mjaftuar më kaq, Ministrja në kundërshtim me Kodin e Punës, VKM nr. 511, datë 24.10.2002, dhe me vetë urdhërin e lëshuar nga ana e saj, nr. 70, datë 24.04.2008, nuk lejoj pagesën e shperblimit për punën gjatë muajit të fundit në institucion dhe lejet vjetore 2007- 2008, veprime këto që denohen sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe përbejnë vepër penale.

5. Meqënese Ju z.Kryeminister, nuk moret asnjë masë ndaj këtyre veprimeve arbitrare të znj.Bregu, për të cilat Ju kam informuar, me datë 22.05.2008 paraqita në Gjykatë padi kundrejt saj dhe me datë 14.04.2009, mori vëndimin ku urdhëri i znj.Bregu konsiderohet i pa ligjshem, dhe detyron shtetin të me zhdemtoj rreth 1.1 milion lekë të reja, për pagë pa punuar dhe leje vjetore të pa paguar. Ja si shprehet gjykata për rastin konkret : "Për sa i përket themelit të kërkimeve nga analiza në tëresi e provave të administruara në gjykim, gjykata çmon se kontrata e punës eshte zgjidhur nga pala e paditur në menyrë të menjëhershme dhe të pa justifikuar dhe për këtë shkak ajo duhet ti paguaj paditësit demshperblimin përkatës në bazë të nenit 155 të Kodit të Punës" .... "Gjykata pasi çmoi në tëresi provat e administruara në gjykim konkludon se paditësi nuk ka shkelur detyrimet e tij si punëmarrës......".

Po kështu, me datë 28.05.2008, kam paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për thyerjen e zyrës dhe mos pagesat e shperblimeve të ligjshme, për të cilen nuk kam marrë asnjë përgjigje nga ky institucion.

6. Me datë 28.04.2009, i paraqita librezen time të punës ish eprorit tim, Sekretarit të Përgjithshem të Ministrisë së Integrimit, për të bërë shënimin e largimit tim nga ky Institucion. Pasi e firmosi, e dergova në protokoll për ta vulosur, por me urdhër të Ministres, libreza nuk u vulos kurrë, madje nuk mu kthye fizikisht, dhe sipas Sekretarit të Përgjithshem, mbahet në zyrën e saj pa asnjë shpjegim. Pasi e kërkova librezën, tek Ministrja me SMS dhe pranë protokollistes, e cila e kishte marrë fillimisht në dorëzim, mësova se ishte bërë denoncim në polici ndaj meje "për kanosje", dhe u thirra për të deponuar në Komisariatin nr. 3 Tiranë, gjë që vertetohet nga procesverbali i mbajtur.

7.Pas vendimit të Gjykatës, për dëmshperblimin tim, nga kjo Ministri kam marrë përgjigje negative, gjë që dëmton akoma më tej gjëndjen time financiare e familjare.
Z.Kryeminister, lidhur me sa sipër, më lejoni të Ju pyes publikisht :

• Në çfarë ligji apo morali, bazohen ministrat që u kërkojnë punonjesve e drejtuesve dorëheqje, me motivacion "mungesë komunikimi", sidomos kur eprori direkt ketë element e ka vlerësuar me nivelin maksimal "shumë mirë", siç ka ndodhur në rastin tim?

• Në çfarë ligji apo morali, bazohen ministrat që lirojnë nga detyra punonjësit dhe drejtuesit, pa bërë kërkesë, pa asnjë paralajmërim apo masë tjetër disiplinore paraprake, sidomos kur kanë një CV, dhe një vlerësim zyrtar pune, si ky i imi ?

• Në çfarë ligji apo morali, bazohen ministrat që, edhe pse shkarkojnë punonjesit në kundërshtim me ligjin, nuk u japin atyre mundësi të dorëzojnë zyrën dhe dokumentet e punës, por u thyhen zyrat, si në kohen e diktaturave fashisto - komuniste ?

• Në çfarë ligji apo morali, bazohen ministrat që edhe pse shkarkojnë punonjesit në kundërshtim me ligjin, nuk u japin shperblimet financiare që u takojnë sipas ligjit ?

• Në çfarë ligji apo morali, bazohen ministrat që, edhe pasi shkarkimi i punonjesve në kundërshtim me ligjin, vertetohet me vendim Gjykate, nuk paguajnë detyrimet financiare që urdhëron Gjykata?

• Në çfarë ligji apo morali, bazohen ministrat që, edhe pse shkarkojnë punonjesit në kundërshtim me ligjin, nuk u japin atyre librezen e punës, madje kur e kërkojnë ketë të drejtë të ligjshme, dërgohen në polici ?

• Me çfarë morali, ngarkohen taksapaguesit shqipëtar, të më paguajnë mua rreth 1.1 milion lekë, që ka vendosur Gjykata, për shkeljet e ligjit me dashje nga znj.Bregu ?

• Çfarë imazhi për qeverinë T'uaj, mendoni se ka krijuar kjo zonjë tek dy femijet e mi, që janë lenë për rreth një vit, të vazhdojnë studimet në universitet të privuar nga mbeshtetja financiare e prindit të tyre, për të vetmin faj se nuk është bërë palë në shkeljën e ligjit ?

Z .Kryeministër,
Siç ju kam informuar para dhe pas shkarkimit tim, konflikti nuk ka lindur ndermjet meje dhe znj.Bregu, por ndermjet asaj dhe ligjit. Unë, menjëherë pas ardhjes së saj në detyrën e Ministres, konstatova se përdorimin e buxhetit të ministrisë kërkonte ta bënte me urdhëra verbal, dhe përgjegjësia të mbetej tëk nënshkruesit zyrtar. Unë si punonjës i vjetër i kontrollit të zbatimit të ligjit nuk mund të isha dakort me këtë praktikë dhe kërkova të heq të drejtën time si firmë e parë për përdorimin e fondeve, gjë që u pranua me kënaqesi nga Ministrja dhe menjëherë me ketë detyrë u ngarkua Zevendësministri.

Edhe pas kësaj, atë e ka shoqëruar vazhdimisht frika ime, si ish punonjës i KLSH-së, si punonjës që nuk u bëra palë asnjëherë në shkeljet financiare, madje kam patur kundërshti të vazhdueshme për urdhërat e paligjëshem. Mendoj se ka qënë fat për buxhetin e shtetit që znj.Bregu e caktuat ministre në Ministrinë e Integrimit me fonde të pakta, afersisht sa një komunë, dhe nuk e caktuat në ministri me fonde të mëdha, siç janë Ministria e Transporteve, Ministria e Arsimit etj, ku dëmi i shkaktuar prej saj do të ishte i pa imagjinueshem.

Gjithsesi, unë Ju kam vënë në dijeni, për shumë shkelje të kryera prej saj, si gjatë përdorimit të vlerave monetare e materiale, ashtu dhe në lidhje me largimin dhe rekrutimin e stafit të Ministrisë. Prandaj, zonjës Bregu, përpara se ta rishperblenit duke e emeruar dhe një herë deputete, ndoshta tani dhe minister, duhet t'i kërkonit shpjegime, përveç shkeljës së ligjit me dashje ndaj përsonit tim, edhe mbi këto probleme :

Së pari, si e ka zbatuar kjo zonjë ligjin, për largimin, rekrutimin e stafit dhe funksionimin normal të tij?

-Përse hoqi Drejtoren e kabinetit dhe të gjithë këshilltaret e ish ministres znj.Trashani, a nuk ishte e të njejtes forcë politike Ajo ? Po znj. Kongoli, Drejtoren tjetër të Kabinetit që e emeroi vetë, përse e hoqi, apo pse ishte e KOP-it dhe kishte frikë se e dekonspiron në veprimet e saj antiligjore ? Po stafin e sherbimit civil, si e ka rekrutuar, janë zbatuar proçedurat e ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nenpunësit Civil", apo janë zbatuar porositë verbale të dhëna prej saj, duke larguar ata që nuk u bënë palë në shkeljet e ligjit, siç është rasti im, dhe i shumë të tjerëve dhe duke marrë në punë, sherbyesit e "verbër", (shih levizjet e punonjesve dhe drejtuesve në 3 vitet e fundit) ?

Përse e mban Drejtorin e Sherbimeve të Brendshme dhe disa drejtor e specialist të tjerë me kontratë, në kundërshtim me ligjin prej më shumë se 3 vjet, nuk beson tek përzgjedhja sipas ligjit të sherbimit civil, apo don t'i mbaj nën presion dhe t'i shkarkoj kur nuk zbatojnë porositë e saj antiligjore, siç bëri me mua ? Përse, "mbolli" në Ministri mosbesimin, kontradiktat, e thashethemet ?( dy ish zevendesministrat z.Gajo dhe z.Bushati nuk komunikonin me nëjri tjetrin dhe që të dy në kontradiktë me ministren, vartësit e të gjitha niveleve nuk pyesnin për eproret, por përpiqeshin vetëm ta kenë mirë me Ministrën, me këshilltarët, kushëririn e saj roje, dhe deri me shoferin e saj).

Së dyti, si janë zbatuar procedurat ligjore, për përdorimin e vlerave monetare e materiale? :
1.Përse janë kryer ndryshime te zerave, çmimeve dhe specifikimeve teknike te vendosura ne tender, për tre sipermarrje kryesore në vitin 2007, siç janë: Rikonstruksioni i Ministrisë, Pajisjet e Zyrave, dhe Blerje Autovetura, për një vlerë prej rreth 30 milion lekë ? Kur janë kryer proçedurat e prokurimit për kontraten shtesë të rikonstruksionit të ministrisë me vlerë 4 milion lekë, para apo pasi është kryer puna ?

Përse është zevendësuar skeleti i tavanit me 2400 kg hekur, i projektuar me tuba 650 kg, duke e kthyer sallen e mbledhjeve sipas mendimit tim në një bombë me sahat me miratim të Ministrës ? Përse u ble autovetura tip fuoristrade, më parametra të tjerë, nga ata të caktuar në tendër ?

2. Përse u gjeten nga auditi i Ministrisë së Financave, pa bërë hyrje në magazinë për rreth 9 muaj, pajisjet e tenderuara, me vlerë 5.5 milion lekë, megjithese ndodheshin në përdorim në zyrat e Ministrisë ? Kjo për neglizhencë, apo nuk ishin prodhuar sipas kërkesave te specifikimeve teknike ? Perse gjatë muajit mars 2008, u blenë pa tender 3.5 milion lekë pajisje?

3.Ku përfunduan pajisjet e zyrës së vjetër të Ministrisë në godinën e Kuvendit, pajisje këto me shumë shije, që i kishte lenë Edi Rama në zyrën e tij kur iku nga Ministër i Kulturës ?

4.Ku qëndron morali i saj, që për 9 muaj punë si ministre në vitin 2007, merr shpërblim pa miratim të Kryeministrit, sa 15 specialist të marrë se bashku për një vit, ndërkohë që punonjësve nuk u ka dhënë as lejën vjetore, dhe u thoshte : "A keni turp që e kërkoni", përfshirë dhe Zevendësministrin (për këtë disponoj dokument të firmosur prej saj) ?

5.Përse kjo zonjë, për të njejtën përiudhë, ka harxhuar valutë në udhetime jashtë shteti, dy herë më tepër se paraardhesja znj.Trashani (shih evidencat e realizimit të buxhetit viti 2007) ?

6.Përse, për të njejtën përiudhë, ka harxhuar karburant, dy fish me shumë se paraardhesja ? Pse duhet të harxhonte në një muaj 1000 litra karburant, e barabartë me sasinë që nevojitet për përshkimin e rreth 500 km rrugë për çdo ditë pune, ose me pershkimin e rruges Tiranë - Tropojë - Tiranë për çdo ditë pune ? (shih fletë daljet e magazinës viti 2007-2008).

7.Përse duhet që kjo zonjë të blejë celularin e saj, më parat e shtetit, me një çmim prej 136 mijë lekë (shih faturen në dokumentet e bankës) ? - Nuk besoj se celulari juaj kushton kaq para Z.Kryeministër!

8.Përse duhet të lejonte kjo zonje dy autovetura të Ministrisë, të përdorën në kundërshtim me ligjin për nevoja private ? Konkretishtë :

a. Autovetura tip Land Rover, me targë TR 87 00 L, me vlerë 3.445.700 lekë, përdorët për rreth 4 vjet nga përsona që nuk janë punonjës të Ministrise së Integrimit,

b. Autovetura tip Mitsubishi, e ish Drejtorës së Kabinetit, me targë TR 79 02, e dalë nga qarkullimi për tu nxjerrë jashtë përdorimit, është përdorur privatisht nga punonjës të ministrisë, me dijenin e saj, në vend që të bëhët kalim kapital, ose të nxirret jashtë përdorimit.

9. Si janë përdorur dhe rraportuar fondet e projekteve dhe të donatorve te huaj ?
Unë jam i bindur z.Kryeministër që, edhe nese do të ja kërkonit përgjigjet për pyetjet e mësipërme znj.Bregu, nuk do t'i merrnit kurrë ato, por vetëm do t'u lexonte "gazeta" sipas profesionit të saj. Prandaj, nese deshironi përgjigjie, jam pergatitur tua jap, si Ju, ashtu dhe të gjitha institucioneve që u drejtohet kjo letër, me dokumenta zyrtar, duke filluar nga vendimi i gjykatës, që pasqyron shkeljet e ligjit nga znj.Bregu në adresë të përsonit tim dhe deri tek faturat e rikonstruksionit, blerjeve të mobiljeve, autoveturave, celularit, harxhimit të karburantit apo bordorosë së shperblimit (mos harroni, kam qënë drejtor në atë ministri, me një pervojë 13 vjeçare në Kontrollin e Lartë të Shtetit).

Për sa sipër, deshiroj të paraqes në vemendjen e institucioneve të nderuara që ju drejtohem me këtë letër dhe të gjithë publikut, pyetjën : Kur veprime të tilla i kryejnë ministra si znj.Bregu, të cilës i është besuar kordinimi i çeshtjeve të integrimit të shqipëtarve në Europë, çfarë mund të ndodhin me drejtues të niveleve të tjera qëndrore apo lokale ? Akoma më keq, kur këto shkelje u janë bërë Ju të njohura z. Kryeministër, dhe në vend që të merrnit masa ndeshkimore ndaj kësaj zonje, bëtë të paditurin, madje e shperblyet, siç cilësova më sipër, me mandatin e deputetes.

Aktualisht, nuk më intereson pse Ju i keni "mbyllur sytë" para skandaleve të znj.Bregu, pasi, nese do ju uroja të keqën, do ju uroja znj.Bregu sa më afer Jush. Mua më intereson kthimi i të drejtave të shkelura, sensibilizimi i publikut, i organizmave kombetare e ndërkombetare, i organeve të shtypit dhe të medias, që të ndikojnë në forcimin e shtetit ligjor, gjë që do të ndihmonte në mbrojtjën e punonjësve të administratës shtetërore nga veprimet arbitrare të pushtetit. Një fakt duhet ta keni të qartë :

Qeverinë nuk e mbajnë disa ministra, por armata e specialisteve të fushave të ndryshme, të cilët duhen mbrojtur dhe mbeshtetur fort dhe jo të diskriminohen. Në Shqipëri, ka specialist të thjeshtë në administratën shtetërore, që nuk lexojnë rrjedhshëm në tribuna, apo në foltoren e zedhënesit të qeverisë, por që bëjnë punë shumë të mëdha në sherbim të shtetit, të cilat as në mendje nuk do ti shkonin ministrave si znj.Bregu.

Mundet që Ju z.Kryeministër, këto probleme t'u duken fare të pa rëndësishme, ashtu siç i duken ministres në fjalë, pasi realiteti Juaj ndryshon me atë që shohim dhe prekim ne çdo ditë. Ne na duken të rendesishme ketej "poshtë", nuk e di si do ju duken organizmave ndërkombetare dhe publikut. Gjithsesi, kërkoj nga Ju z.Kryeministër të ndërhyni menjëherë për kthimin e të gjitha të drejtave të mia të cenuara. Unë nuk po kërkoj shumë, librezën përsonale të punës që ma grabiti kjo zonjë (Ju lutem kuptojeni, është e imja dhe vetem e imja kjo librezë, ska punë shteti me t&eumlsmiley dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Nga Pal Gjoni, Ish Drejtor në Ministrinë e Integrimit aktualisht punonjës në Kontrollin e Lartë të Shtetit
Ju faleminderit
Tiranë, më 23 .08.2009
 

 

REAGIMI I MINISTRISE SE INTEGRIMIT:  Gjoni kërcënoi punonjësit dhe është akuzuar nga KLSH-ja

Ministria e Integrimit reagoi mbrëmë lidhur me letrën e hapur që z. Gjoni i ka dërguar Kryeministrit Berisha për shkeljet ligjore dhe abuzimet që, sipas tij, ka kryer titullarja Bregu në Ministri. Zyrtarë të shtypit pranë Ministrisë thanë se akuzat e ish-drejtorit janë të pabaza dhe nuk meritojnë asnjë përgjigje. "Z. Gjoni ka kërcënuar edhe punonjësit e Ministrisë së Integrimit, pasi është larguar nga puna dhe për të ka patur një kallëzim", - u deklarua nga zyra e shtypit.
Ndërsa, për sa u përket akuzave të z. Gjoni për abuzimet financiare të ministres, Ministria e Integrimit theksoi se abuzimet i ka bërë vetë ai, sepse në adresë të tij është një raport i gjatë i KLSH-së, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre.

 

4 Komente

" LETËR E HAPUR

Z. Sali BERISHA, Kryeministër i Shqipërisë,

Për dijeni :
• Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. JOHN WITHERS,
• Avokatit të Popullit z.Ermir Dobjani,
• Organeve të shtypit dhe të medias :
Gazeta "Shekulli", "

UUUUFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF !

I Nderuar z.Kryeministër,
Ju më njihni personalisht, ndërsa për institucionet dhe organët e sipërshënuar, të dhënat personale janë si vijon:

Aaaaaaaa, jo kshu. Pas "Ju më njihni personalisht" duhej te kishte shtuar:

Prinderit me kane rritur me shume halle, por gjithnje me parimin e ndershmerise dhe integritetit i cili edhe sot me shoqeron akoma....

Bukur ke fol o Pal, vec pak si kofini mbas te vjeli... ta mbani me shendet Ministreshen dhe Kryen tuaj e u pafshi hajrin.

"....Qeverinë nuk e mbajnë disa ministra, por armata e specialisteve të fushave të ndryshme, të cilët duhen mbrojtur dhe mbeshtetur fort dhe jo të diskriminohen. Në Shqipëri, ka specialist të thjeshtë në administratën shtetërore, që nuk lexojnë rrjedhshëm në tribuna, apo në foltoren e zedhënesit të qeverisë, por që bëjnë punë shumë të mëdha në sherbim të shtetit, të cilat as në mendje nuk do ti shkonin ministrave si znj.Bregu...."

 

Mundet qe kjo qe thote Pal Gjoni ketu te jete e vertete, ndonse nuk kam punuar ndonjehere ne shtet apo administrate, veç kam pershtypjen se nenpunesit shqiptare (te te gjitha institucioneve) jane si ata personazhet e shkrimtarve ruse, te cilet i paraqesnin nenpunesit ruse si njerez skuthe. 

Persa i perket faktit qe Buall Mavria nuk i ka kthyer pergjigje ketij nenpunesi, kjo tregon papergjegjeshmerine e Buallit, degradimin e tij politik, mospasjen nen kontrroll te qeverise (sepse te dy, dhe Pal Gjoni dhe ministrja, jane antare te qeverise).  Edhe une i dergova nje leter Buall Mavrise, ne mars te ketij viti, por ai akoma s'me ka kthyer pergjigje. Dhe ketu nuk flitet qe ai te te ktheje pergjigje personalisht, se ndoshta s'ka kohe, por eshte detyre e kabinetit te tij te te ktheje pergjigje brenda 30-45 diteve, aq sa e permban dhe ligji.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).