Rapsodi Dashurie

(instrumentale)

 

Dhe foli per kete dhe foli per ate.

Dhe per ca gjera foli pa i besuar,

Dhe per ca gjera foli me gjysem zemre,

Dhe per ca gjera qe foli, besonte.

Dhe per ato qe foli pa i besuar,

Filloi me gjysem zemre t'i besonte,

Dhe per ato qe foli me gjysem zemre,

Filloi t'i besonte te tera,

Dhe per ato qe besonte kur fliste,

Filloi te dyshonte.

Dhe mendoi se perderisa fjalet e saj kishin fuqi t'a ndryshonin ate vete,

Atehere fjalet e saj do te kishin fuqi te ndryshonin dhe Boten.

 

Dhe foli per kete dhe foli per ate.

Dhe foli per veten e per te tjere,

Dhe foli per te shkuaren qe fryhej,

Dhe foli per sot e si per pasneser,

Dhe foli per prioritet dhe posteritet,

Dhe foli mbi te gjitha per prosperitet,

Dhe foli edhe me kadence,

Dhe foli edhe me pedance,

Dhe foli per urrejtje te kulluar,

Te kuqe te nxehte per njerezimin.

Dhe mendoi se perderisa fjalet e saj kishin fuqi te ndryshonin Boten,

Atehere fjalet e saj do te kishin fuqi te ndryshonin dhe ate vete.

 

Dhe foli per kete dhe foli per ate.

Dhe foli per dashuri te kulluar,

Te bardhe te nxehte per njerezimin

Dhe desh e kuptoi qe s'kishte thene asgje,

Dhe foli atehere per atomin,

Dhe foli per objektin dhe per subjektin,

Dhe foli per praktikat e shtetit,

Dhe foli per folklorin,

Dhe mendoi se perderisa fjalet e saj kishin fuqi te ndryshonin ate vete,

Shtetin dhe Boten,

Atehere fjalet e saj do te kishin fuqi te ndryshonin edhe vete Zotin.

 

Dhe foli per kete dhe foli per ate.

Dhe foli per nje grua,

Dhe foli per nje nene,

Dhe foli per gjithe c'mund te flitej

Per nje dite te Hene

Dhe kur e kuptoi qe sapo kish filluar,

Dhe qe i kishin mbetur shume gjera pa thene...

 

(tempo)

 

Mashtroj e genjej,

Ky person qe memec,

E verteta qe i gjej

Eshte vertete reticence.

 

Mashtroj e genjej,

Ky person qesh une,

E verteta qe gjej

Me ben te ndjehem majmun.

 

Mashtroj e genjej

Ashtu si jam mesuar,

Heeeeeeeej...

Jam hutuar.

 

Genjej e mashtroj,

Rima kerkoj,

Caloj,

Ah! oh! oj! oj!

 

Fuck it!

 

(intermexo instrumentale)

 

Dhe foli per kete dhe foli per ate.

Dhe foli per nje film ku luante nje aktore,

Dhe foli per gjethe te ngrenshme floriri mbi akullore,

Deri sa...

Ra dera dhe era solli histori te tjera,

Deri sa...

Ra shiu dhe miu i trembur ushqimin ia dhjeu,

Deri sa...

Fuck it!

 

(intermexo instrumentale)

 

Na ishte nje here nje kepucar,

Na ishte nje here dhe nje udhetar,

Na ishte nje here dhe nje peshk qe ende lexon

Kontekstin ballor te dale ne ballkon,

Na ishte nje here qe mos qofte dhe dija,

Mu afruan te katert dhe mu ulen tek hija,

C'ben? me thane. ku shkon? mbylle te shkreten.

poezi te tilla vetem sa harxhojne letren.

Na ishte nje here dhe nje marangoz.

Na ishte nje here dhe nje njeri pa gjume,

Sepse kishte qerane e shtepise per te paguar.

Na ishte nje here dhe nje kryq,

Dhe nje Zot qe me gjyq aty vdiq,

Qe ti te jetosh,

Edhe ti,

Edhe ti,

Edhe ti.

Edhe ti.

 

Halelulja! Haleluja!

 

(zbehje instrumentale)

 

Te kujtohet kur ishim te vegjel

Dhe ishte vere, dreke,

Gjinkallat dhe zagushia te mbysnin,

Nuk kishte kembe te rrituri ne rruge,

Te gjithe neper shtepia per t'u strehuar nga vapa,

E ne, te paret e rruges qe shtepia nuk na mblidhte

Sepse ishim me pushime,

He te kutjohet qe loznim tek lisharesja

Dhe ti me shtyje dhe une te thosha me larte,

Me larte, e ti me thoshe fluturo Lola, fluturo,

Po pastaj, te kujtohet qe u beme moter e vlla,

Kur une u rrezova dhe cava gjurin

Dhe ti me pive gjakun dhe me the

Gjithe seriozitet sikur te ishe i rritur

Se, tani nuk mund te te ngacmoje askush, Lola,

He te kujtohet, te kujtohet,

Te kujtohet kur kujtuan se humbem

Kur u bene aq shume merak sa qe na denuan nje jave,

Por ne nuk kishim humbur, ne thjesht harruam

Te ktheheshim ne shtepi sepse  ashtu harronim atehere,

He, te kujtohet?

 

(heshtje instrumentale)

 

Dy here trokiti dera sot

Dhe une mendova se ishe ti,

Por te dyja heret postieri ishte, cudi.

 

)hahahaha(

5 Komente

D. Kulla

gjumi i mbasdites, ose kenge dembelizmit

 

ti gjen prehje dhe shlodhje,
me koken te shtrire mbi jastek
nga ku arrin te shikosh nga dritarja
vetem nje cope qielli
qe here i paster eshte
e here nga re pushtohet,
e here here nga ndonje zog.

ke nje ndjenje te cuditshme,
te embel qe te mbeshtjell te terin,
sikur po zhytesh ne te shkuaren,
ne femijeri, shtrire ne krevatin e gjyshit,
ku arrin te shikosh
vetem nje cope qielli.

shikon nje pellumb gjigand
te pushtoje qiellin,
i cili pasi te perqafon me krahet
e buta, te arta,
te ngre ne fluturim lart, lart,
lart drejt qiellit,
drejt diellit te padukshem
por te ngrohte, 
dhe befas te leshon. 

ti bie e bie
me shpejtesi kapercyese
deri sa zhytesh ne nje det endrrash,
ku figura te zvjerdhura
me rroba te vjetra,
te tregojne me nje gjuhe magjike
qe ti e kupton aq mire,
mbi koherat, vendet dhe njerezit.

dhe pasi te terheqin e te shtyjne,
te lavderojne e te shajne,
te shpallin lufte
dhe dashuri te perjeteshme,

te torturojne duke te bere mbret
mbi popuj dhe mbi hareme,
te presin edhe koken
te shtrire mbi jastek
nga ku arrin te shikosh nga dritarja
vetem nje cope qielli
qe here i paster eshte
e here nga re pushtohet,
e here here nga ndonje zog.

 

LK, kjo pjesë më pëlqeu shumë: (kjo nuk rreh ujë në havan, siç eshte fare e lehtë të ndodhe kur shkruan nje poezi)

Po pastaj, te kujtohet qe u beme moter e vlla,

Kur une u rrezova dhe cava gjurin

Dhe ti me pive gjakun dhe me the

Gjithe seriozitet sikur te ishe i rritur

Se, tani nuk mund te te ngacmoje askush, Lola,

He te kujtohet, te kujtohet,

Te kujtohet kur kujtuan se humbem

Kur u bene aq shume merak sa qe na denuan nje jave,

Por ne nuk kishim humbur, ne thjesht harruam

Te ktheheshim ne shtepi sepse  ashtu harronim atehere,

He, te kujtohet?

me pelqyen shume

te gjitha

uroj te flasesh me shume dhe me shpesh

per kete, ate, ata, ato smiley

edhe proza jote me pelqen shume, edh pse kam lexuar shume pak

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).