Qeveria, projektligj për deputetë pa makina zyrtare

A1TV - TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se do t'iu hiqen makinat dhe shoferët një pjesë të mirë të zyrtarëve në institucionet qendrore dhe në rrethe, përfshirë edhe deputetët. Ai tha se për lëvizjen e tyre harxhohen miliona dollarë dhe shpesh duke bërë korrupsion me paratë e buxhetit te shtetit.

"Nga një përllogaritje, çdo automjet zyrtar u kushton taksapaguesve shqiptarë rreth 19 mijë dollarë në vit dhe ka variacione që duhet të jenë objekt kontrolli në të gjitha institucionet", tha Berisha në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke vijuar se "taksapaguesit tanë nuk mundet që të paguajnë për transportin e një zyrtari 19 mijë dollarë, që përfshin shoferin, karburantin, mirëmbajtjen e automjetit etj..".

Ai i ka kërkuar ministrit të Financave që të sjellë sa më parë projektligjin për shpenzimet e administratës, duke thënë se ligji do të marrë si model praktikën suedeze, ku një deputet i merr buxhetit të shtetit vetëm 600 euro në vit. Pritet që sipas kategorisë së zyrtareve te vendoset bonuse të caktuara për transportin.

Kreu i ekzekutivit ka pranuar se administrata shpërdoron shumë me shërbimet operative dhe për këtë do të nisë krasitja. "Do të shkurtohen 2/3 e shpenzimeve për transportin e zyrtarëve të administratës shtetërore. Aktualisht këto shpenzime shkojnë në rreth 2 miliardë lekë për të gjitha entet në të gjithë vendin", tha Berisha.
 

2 Komente

Mmm,,,,,, Hera e pare qe po ben dicka te hajrit.. ( Mbas 18 vjetesh) .

 

Duket sesa seriozisht e marrim ne te PPU keto brockullat qe nxjerr Berisha. Vetem 2 komente qe ne thelb flasin shume per faktin qe shqiptaret tashme nuk mund ti genjesh me lehte me "limonade elektorale". 

Dhe meqenes PPU perben nje lloj  prezantimi (te mire apo te keq) edhe te humorit te vendit uroj qe keshtu te shihet edhe me gjere nga shumica eshqiptareve , si nje genjeshter e madhe dhe fjale e vetem fjale per te trullosur mendjet e "sovranit".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).