Vazhdoni ti ndiqni traditat shqiptare ne dhe te huaj?

Jam shume kurioze te di mendimet tuaja sidomos te atyre qe jetojne jashte memedheut. Ketu ku jetoj komuniteti Shqiptar i zbaton te gjitha traditat patriotike, kulturore, folklorike, traditat e dasmes etj (e theksoj kete te fundit). Mund te them pa frike se jemi me Shqiptare se vete Shqiptaret ne Shqiperi. A eshte e vertete apo i mbush mendjen vetes qe jemi te tille?!

21 Komente

traditat shqiptare nuk kane asnje vlere kur zbatohen ne vend te huaj. sepse proverbi i vjeter thote "ne rome duhet kercyer si romaket". 

Jane nje popull, ebrej quhen, qe kudo qe jane kercejne si ebrej. Kane ndienjen e perkatesise dhe krenarise kombetare me te zhvilluar se askush. Nuk besoj se u ka dale per keq.

Nga Ballkani, ke greket, qe kudo ku jane kercejne si greke. Biles edhe cami-kon. Dhe ne lagjet e tyre ne Toronto apo Sydney, emrat e rrugeve i shkruajne edhe ne greqisht. Me ndienje te larte perkatesie dhe krenarie kombetare. Ne njefar menyre, ebrejte e Ballkanit. Edhe ketyre nuk besoj se u ka dale per keq. 

Ata qe ne Rome, kercejne si romaket, shum-shum jane majmune. Qe kujtojne se do t'i llogarisi dikush per romake. Ndienje perkatesie dhe krenarie kombetare pothuajse zero. Perqafim i cdo feje te re qe te siguron pak te ardhura me shume. Adhurimi i cdo gjeje te huaj edhe kur nuk je ne Rome. Shkaterimi i gjuhes tende, per te folur 'romakcen", edhe kur nuk je ne Rome. Stadiumet vendase bosh, llotosportet plot duke ndjekur kampionatin e Romes. Shkurt me Romak se Romaket, si ne Rome, ashtu edhe ne vendin e vet. Atje ku simbas teje, traditat do te duhet te kishin vlere. 

Mund te them pa frike se jemi me Shqiptare se vete Shqiptaret ne Shqiperi.

Fanatizmi ne shume fusha eshte me i theksuar tek emigrantet se tek ato vete qe jane ne AL:

  • kontroll mbi realitetin e ri jashte vendit qe s'arrin ta perceptosh dot totalisht dhe kapesh mbas traditave qe njeh, qe te japin nje siguri emocionale.
  • ceshtje identiteti, pra si e identifikon cdonjeri veten, ne cfare termash.
  • nje lloj ndeshje gjeneratash(sidomos tek ato traditat e dasmave): prinderit e gjenerates te re jane ato qe kembengulin me teper.
  • mungese evolucioni vlerash dhe normash: eshte nisur Qamili para 15 vjetesh jashte, ka marre nje set normash dhe vlerash me vete dhe nga izolimi qe te jep jeta e paintegruar jashte vendit, nuk evoluon fare. Nderkohe qe vlerat dhe normat jane nje e dhene variabel.

Une nje dolli e ngre diten e pavaresise, ndonje objekt qe me lidh me vendlindjen e kam perreth, ndonje feste kulturore poashtu e festoj,...por ekstremet s'me kane pelqyer kurre.

Dy zakone qe nuk kam nder mend me i harru.

Kur kam mundesi te flej ne zheg, e te futem pa rradhe.

Me Shqiptar ska se behem?

 Lumidrin, me kenaqe. Gjeja qe me cudit ketu eshte durimi dhe dedikimi i njerezve per te qendruar ne rradha te cdo lloji. Ne te vendeve komuniste na eshte bere sindrome kjo puna e rradhave. Me kijtohet qe une bashke me nje shokun e lagjes ishim te paret qe ofroheshim per te shkarkuar arkat e qumeshtit ose arkat e bukes vetem qe shiteset te na e jepnin qumeshtin e buken te pareve, ne sy te te gjitheve. Na bente te ndiheshim kaq krenare. smiley

me thene te drejten une jam akoma i trembur mga eksperienca e fundit.Nje djali inje mikut tim desh te martohej, dmth.u martua dhe mua me ngarkuan te organizoj tavolinat me njerzit, qe dote rrinin bashke ne nje tavoline.Sot e kesaj dite nuk me flasin me me goje, pse i kisha vendosur bashke simpatizante te majte e te djathte, ne te njejten tavoline. Nuk e mendova qe duhej te jepja gjithesecilit nje aplikim per perkatisne e tij politike!

Meqe permende dasmen sot une martova kusheriren time te pare, ndoshta kjo ishte edhe shkaku qe une pyeta per traditat tona te bukura shqiptare. Nje shqetesim i yti eshte edhe i yni ne fakt. Kemi dhene e kemi marre disa ore te mira se si do i ulim neper tavolinat njerezit. Nusja eshte shqiptare, kurse dhendri i huaj dhe darka do behet e perbashket. Mendimet qe ky nuk shkon me kete, ai me ate, ketij do i ngeli qejfi po ta ulim tek kjo tavoline duhet te ulet sa me afer tavolines kryesore. Ky eshte komunist sduhet te ulet me demokratin apo ky ka qene ballist i urren komunistat etj etj budalliqe pa fund. Pra ne Shqiptaret vertet jemi nje popull me tradita te bukura por jemi njerez me vese  dhe i ruajme me fanatizem keto gjera.

Po e pershendet kusheriren time qe u martua sot, meqenese prinderit e saj nuk e moren dot vizen per te ardhur ne dasem ( ne Shqiptaret jemi njerez te denuar nga perendia) me nje kenge dasme, gjithashtu edhe disa miq te mi qe i kam ketu.

http://www.youtube.com/watch?v=DnNGCVVCPuQ

keltina te trashegohet kushurira njehere dhe kalofte se me mire me ate qe i do zemra, pa sa per traditat ato kane vendin e vet, kohen e vet dhe nuk mund te udhetojne per mendimin tim prandaj, rrine te fshehura atje ku jane.

Kathlina,

Ti nuk ke martuar asgje prej gjeje. Kusherira u martua vete.

Kurse kjo puna e marteses pa nenen dhe baben qe s'kane marre vize, boh ! rast i pamendueshem, te pakten ne koken time. S'mund te priste njeçike ajo vajza, apo ai halldupi amerikan ? Cudi. Te mos marresh pjese ne dasmen e vajzes. Te mos e shohesh duke kercyer napolonin, me syrat gjithe bishta, dhe me faqet plot pluhur llokumesh.

Dasmen time e kam bere ne nje restorant, gati me njerez qe s'i njihja. Kush vinte, ulej ku te donte. Aq keq sa kur erdhen prinderit e mi, me nusen ne krah (apapapa ! sa e bukur kishte dale, jemi ende te dashuruar), s'kishte me vend. Ishte shkulur gjithe pallati. Kishte ardhur dhe ajo llafazanja e katit te trete qe s'pati lene gje pa folur per ne. Na shihte nganjehere duke u puthur ne pallat, shkalleve me drita, dhe te nesermen i gjithe qyteti vlonte nga thashethemi : "I biri i Abdurrahmanit e ka mballosur te bijen e Shyqyrijes".

Keto punet e vendosjes neper tavolina, sidomos per respektimin e idealeve politike, jane nje kokeçarje e vertete. Aq sa dasmen time e kam bere dy here : njehere me dajot (kulake te terbuar) e njehere me xhaxhallaret, dhe nja tre-kater halla (komuniste te çmendura, sidomos keto hallat, ben be se kane ngrene ne nje çanak me Shpatin).

E qe thua ti, dasma, ditelindje, fejese e budalliqe si keto, ne i shumezojme me dy. Vetem vdekjet, jemi rehat. Kur vdes ndonje nga krahu "kulak", keta komunistet hedhin valle dhe s'vijne fare ne varrim. E anasjelltas. Me nje fjale, varrimet i kemi "unike", dmth i rrasim ne dhé per nje dite dhe i lajme duart.

Keshtu kathlina, se nga te folurit me dukesh si ajo Kathlina Turner, qe rrihet per flokesh me Majkellin e Dagllasajve.

A ka mundesi te mos e ndjekim ate traditen e te takuarit 1000 here kur u shkon shqiptareve ne shtepi?

Me falni per irritimin, por nuk e duroj dot qe pasi ke takuar gjithe njerezit e shtepise tek dera, ke puthur faqe kalamanj qe nuk duan te puthen, pse sapo ulesh duhet perseritur ky ritual edhe njehere?  Ndonjehere pres te mos ulem qe t'i takoj perseri, por jo, ky ritual behet pas uljes tende ne divan/kolltuk/karrike.

E kuptoj qe kryesisht e bejne te moshuarit, por eshte dicka e bezdishme.

Me te zgjidhur kete problem (i perfocuar nga dy vizita dje), do t'u perkushtohem traditave te mira smiley

Ujk, po mire kjo, ( te siguroj qe nuk shpeton dot, edhe sikur t'u thuash njeqind here, e kam provuar vete me te afermit e mi, nuk kane per te ndryshuar, madje ta marrin per fyerje) po kur te shtrojne ne tavoline njeqind gjera dhe s'te ndahen derisa t'i hash te gjitha... Jo, edhe kete se i mbetet qejfi filanit, edhe kete se e ka gatuar nusja e xhaxhait, edhe kete se e ka gatuar nusja e djalit xhaxhait... nderkaq ti je bere kacek! Hajde, njehere andej nga fshati im pa e sheh si del, dhe 10 vjet te mbash diete s'kthehesh ne terezi. smiley

Se m'u kujtua nje barcalete: Nje gjirokastriti i kishte shkuar dikush per vizite dhe per ta nderuar mikun i kishte vene perpara nje pjate me fiq.

- Ha, - i thoshte, -ha, se s'ke ngrene."

-Jo, faleminderit, - i tha miku, - hengra nja 2-3 kokrra e s'dua me.

- Per ate pune, ti ke ngrene 5 kokrra, po haji dhe ato 3 qe kane mbetur.

ne nje fshat tjeter qe kam qene une vite me pare e kur isha ende femi, plakat kishin zakonin e keq e te puthnin ne buze. jo te gjitha por disa prej tyre, edhe kur i shkoje nanje familje qe kishin plake ne shpi per vizite, luteshe se kjo s'do ishte nje prej tyre. kto te kapnin koken me dy duar edhe skishe shanc te levizje pa te puthur ne buze... pastaj vijonte nje zakon tjeter qe kur e mendoj me acarron, fillonin e te ulnin balluket edhe ti kalonin duart mbi fytyre e te peshtynin ne fytyre tuj tuj tuj... te marrsha te keqen... tuj tuj tuj... ti mendoje 'o tmerr', e s'ktheheshe me per vizite ne ate vend.

ose kur puthin nga 3 here... edhe ti perhere ngeleshe me buzen e zgjatur per heren e katert por ato kishin levizur tek tjetri.

smiley

Ja kemi marre doren gatimeve taljone, por shume shpejt ma merr malli per gjelle me long alla shqiptarçe, grosh sade me qepe  te njoma( me hudhra s'ma mban) dhe turshi. Kur na vjen ndonje mik (qofte ky dhe italian), e qerasim dhe e respektojme si ne Shqiperi, vetem nuk e lus shume per te ngrene. Nje huq tonin e urrej, kur je ne bar me miq apo shoke, 10 vete me qene 10 vete dun me pagu.

PF, kur ke vullnet rregullohet gjithçka.

Ti me pak vullnet ke siguruar qumeshtin e dites. Hallall.

 

enea!

Ku jane keto Shqiptar qe nuk te lejne me pagu?

Theksoje gjith ditën atë të fundit, ajo është çka respektohet më pak, sepse është vështirë të sjellësh gjithë dajat me currle dhe gjithë hallat që të marrin vallen me radhë nga ana e anës. Dhe festën e bëjnë njerëzit, jo sendet...

Për të tjera tradita, respektoj(m&eumlsmiley tavën me speca, petën e misrit me presh e me kos, fërgesën me gjizë dhe po ashtu lexoj(m&eumlsmiley rregullisht Peshkun pa ujë.

Nje kusheri i imi u martua me nje italiane para 2 vjetesh. 50 italiane e 50 shqiptare. Dasmat e Italianeve ngjajne si funerale, nje muzike e lehte ne sfond dhe veç ha. Kisha masterizuar nje cd me kenge popullore, naplon, sorkadhen, pipzat etj, nga mesi i dasmes i them dj_it, "metti un po questo cd" , 50 shqiptare duke kercyer naplonin, dhe mbas 10 minutash u ngriten dhe italianet, duke  mesuar vallet tona, kishte kaq shume alegri saqe kemi kercyer nja 3 ore te mira, ne fund daja i nuses(italian) me falenderoi.

(A martohet ndonje nga ju te peshkut, se me ka marre malli per nje dasem tonen?!)

ne fund daja i nuses(italian) me falenderoi.

Do ta kete pas baben Shqiptar ai ..  smiley

Une per vete ritet tradicionale Shqiptare ketu ku jam i kam ruajtur me fanatizem,psh kuzhinen shqiptare e vleresoj shume dhe per hir te tradicionalizmit gatuja shtate ditet e javes groshe.

Nje gje tjeter tradicionale shqiptare qe eshte martesa,une e kam bere sipas tradites Shqiptare ku dihet qe burri qe u martonte i jepte leke familjes se gruas,edhe une per hir te tradites tone i dhashe gjermanes qe martova 15000 euro se perndryshe nuk mi bente letrat kurre.

sepse është vështirë të sjellësh gjithë dajat me currle dhe gjithë hallat që të marrin vallen me radhë nga ana e anës. Dhe festën e bëjnë njerëzit, jo sendet...

Ndaj njeriu shkon e ben dasmen atje ka kane dajre, ku ka halla dhe dajo...dasma eshte celebrim i nje momenti te shenuar me njerezit e afert; cike pa kuptim te hidhet njeriu koke e kembe ne nje celebrim sa per ta bere pune te kryer. Sidoqofte, ne pergjithesi, kam vene re qe nje pjese e konsiderueshme e femrave shqiptare jane ekstremisht filo-martesore dhe shpesh do linin gjera te rendesishme menjane vetem per te arritur qellimin...nderkohe qe jeta eshte shume me teper se aq.

Dasmat e perziera...mahhhh, kam qene ne disa dhe s'me kane lene shije te mire. Nje predominance e theksuar e pales te huaj, gati sikur kultura e pales tjeter eshte me superiore. Dicka qe me acaroi. Ashtu siç me acarojne meshkujt shqipo qe ende rrahin gjoksin me dashnoret e huaja sikur te kishin ngjitur Everestin. Tregues i nje ndjenje inferioriteti te theksuar.                   

Ne te kundert, dicka qe me la goxha pershtypje ishte nje dasem kosovare, martonin djalin me nje te huaj. Aty kam pare kostume popullore, kam pare nusen e huaj qe kercente totalisht sipas formes shqiptare, nuseronte ashtu, pashe tupana, degjova "dy dele 300 pare"...Bravo djalit qe ruajti nje pjese te tijen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).