Pyetje për administratorët e Peshkut.

A është e mundur që në vënd të asaj parullës që na mbush faqen në krye të peshkut 

Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator.

 

Të vendosni atë parullën tjetë pak më të nevojshme: Roli: abuzues | Ju mund te postoni edhe 1 komente sot (limiti total: 10)

 

P.s: 10 komente nuk i kam bërë të tëra kto 3 ditë, dhe sërish ngelen gjithmonë 2-3-4 komente në dispozicion!!

38 Komente

Do ta kete bere Mehmeti me koke te tij , se Une dhe Enveri nuk dime gje smiley

Une them qe Edrusin ta denojme me pushkatim ne litar elektrik.

Po sikur t'i hiqet fare damka Edrusit? Edrusi as duhan nuk ka pire ketu, jo me te kete bere ndonje gje abuzive...

Eshte e pranueshme qe butonat te shtypin gabim  emrin . Ndoshta jane ngatruar aty ke lagjja e qejfmbetjes ose " grindjes per motive te dobeta" Ne kohen tone i ndante kp i Lagjes smiley keto grindje pa i bere objekt te masave.

nji komshiu im kapi grun me nji tjeter po i canin daullen kto shokt e tu dhe munoheshin me e bind qe mos ta ndante...

Jo, nuk ësht problem se m'konsiderojn abuziv, nuk është problem që kanë lënë vetëm 10 komente(bile qënka më mirë kështu, sepse edhe kur ke ndonjë gjë për të thënë, mendohesh dy herë përpara se ta shkruash... bile nuk e shkruan fare, sepse e di që nuk do mund të përgjigjesh ndokujt që ja ke ngacmuar oreksin smiley ), por të paktën në vënd të asaj "fletrrufesë" që rri në krye të faqes, të ishte ajo fletgjoba tjetër ku tregon se sa komente kanë ngelur në dispozicion

Jo, demek se nuk regjistrohesh dot me emer tjeter... smiley

Jo, demek se nuk regjistrohesh dot me emer tjeter...

te jete per tu riregjistru nuk vjen me hiç. pavaresisht se jemi te mbuluar me pseudonime pjesetaret kerkojne te njihen njefaresoj. kjo eshte dhe loja e virtualitetit, qe ne fakt vetem emrin ka keshtu. 

te gjithe kerkojne te njihen, tu njihet mendesia, te vleresohen nga bashkesia. ndryshe nuk kane pse vijne te shkruajne ketu. shohin televizor ne rastin me te keq. 

kjo tregon edhe pse kur kjo faqja kaloi me regjistrim te detyruar (qe per mendimin tim, ishte e panevojshme), te gjithe u regjistruan prap. 

po keshtu eshte per keto masat ndeshkimore. normalisht po te ishim te lire, nuk kishim pse vinim me, bile masa do te na shtynte te iknim. problemi eshte se na mungon terreni ku te shprehemi gjetke, e veç te marret flasin me muret. smiley

keta te faqes veprojne me zgjuarsi qe me te miret i ndeshkojne ndersa budallenjte i lene te flasin lirshem. nje koment i mençur vlen sa per 300 ordinere. ndersa po te mos kete limit per te zgjuarit, kane do te permbysnin tendencen nje moment te dhene, budallenjte do fillonin te largoheshin duke mos gjet me vend shprehje, ngaqe nuk do ta kapnin dot nivelin e debatit. atehere dhe siti do te humbte interesin per te gjithe, do te kish me sheqer se ç'duhej mnjf.

heh, duhen nga te gjithe per te pas nje bote, thon francezt  smiley

shqipet thonë mos na lëntë zoti pa miq e pa hajdarë

Po shqipot si duhet ta thone? smiley

belete, te duhen dhe 299 komente te llojit te pembysesh timin  smiley

vazhdo plak kurazhe ! 

pf nuk mund të flas për atë kategori. ne kemi vetëm shqipe këndej. smiley

HB, pse me të përmbysur e kishim? unë mendoja se e kishim për lirimin e edrusit nga burgu.

Pytje administratoreve te peshkut, a behet gje me mik a me te qerasme? 

T'i ujdisim keto pune me ndonje meze a ndonje gote vere a raki, a cfare t'iu doje e bardha e zemres smiley.

Me pelqen kjo vajze, me pelqen. Me nje gur rrezon dy zogj. smiley

ps. Bonsoir, Monda.

PS: Riperseris kerkesen, jo per gje por po e kerkoj si nder personal.  Se s'gricem dot me ed kamunistin tani se s'ka fisheke te vazhdoje betejen e idealeve smiley.  Ene s'me duket fair me luftu kshu smiley.

Edrus marrsh nga komentet tona ishalla se me administratoret vec armiq behesh, sa per miq ncncncncncncnncnc. Nuk rregullohet asgje me meze dhe me raki. Po sikur tu japim nga nje te puthur per ty a e vene doren ne zemer? Tongue

Kshu ne korrespondence peshkore mi?  Puthna e ndukna gjif diten smiley

Ok, grup xoxo.  Bohet gje? smiley.

psh?  Kishe ndonje hall qe kerkon zgjidhje ene ti?  smiley.  Mbase ke ndonje mik me te forte, se deri tani, kesaj kumbaya-s per edin s'po i shofim rezultat smiley.

Lëre të shkretin se është përgjumshëm... shpresoi të ishte admin për të përfituar nga puthjet e Ketlinës... bile aq shumë kishte hyrë në rol, sa ju duk shumë e bukur që një vajzë tjetër po i dhuronte të puthura.... simbas meje, djalka do nuse! smiley

Djalka s'do nuse, o Edruspsez. Po nuk i marr vesh shume gjera, tip, xoxo...

po ti pezhishke, duhet ta nxjerresh se s'ben pse te kane njollosur biografine?

mos i ke bere ndonje nuse ndonje admini dhe i ngrati ka humbur vullnetin per te jetuar... Ke i ke gjetur paj zoten... signorina Silvanin?

zotrules, mos ia ver re.  Ka kaq kohe qe lyp kepuce t'reja, po me opingat e Sheros bredh ketyre rrugeve te peshkut smiley.

Per ato te xoxo, kumbaya mer lal, kumbaya, nathin tuu komplikejtid smiley.

gjizës khrajst! uoooooot? kumbaya=eja ketu/kalo kendej(come by 'ere), - ku te vete???

meri end xhozef!  ndiz zjarrmin ene mblidhu smiley.

Kshu ne korrespondence peshkore mi?  Puthna e ndukna gjif diten

Po jo moj moter se nuk ia dalim dot, do na lodhen faqet pllaq-plluq apo mbarohen keta pellazet e shef duan te behen te gjithe administratoreTongue

Ke te drejte ket, nje peshk denohet, nje akuarium terbohet smiley

Mire xhan mire, s'pufna e ndukna gjithe diten.  Me vakte smiley.

PS: Edo, sa fishek te kane mbet?  Apo po ben russian roulet smiley.

Ca do me thene "llogari abuzive, me shume gjasa si rezultat i komenteve tuaja"? Qe te denojne por as vete nuk e dine pse? smiley

Nuk e kam idene pse te kane denuar Edrus...kshu si çun i mire me dukesh smiley. E mira eshte qe, neper blogje apo forume, te mos kufizohen shume komentet apo bllokohen nick-et e personave qe kane tendence te jene aktive (nuk po flasim per ata qe i japin gojes kot me kot). Ka pasur forume te fuqishem qe kane marre te tatepjeten edhe sepse ndoqen keto taktika bllokuese. Eksperience personale administrative smiley

Kjo ne vetvete eshte risi, dmth percaktimi nga PPU i komunistave si tipa abuzive. Dajkort jam, poshte komunistat. smiley

Edi, ca ke per te thene thuaje tek blgu jot se e sjell rryma ketu vetvetiu. smiley

Iduardo eshte komunisti me simpatik (simpatik ne muhabet, mos u ngaterroni) ne kete blog, pse e kane kufizuar ne postime? Te ishin te gjithe komunistet si Iduardo ne sot ishim bo si Italia mer daj. E kam sinqerisht kete.

Nuk ju shkon dora te kufizojne ca kokrra te tjera por i japin status abuziv ktij rob Zoti.

Me duket se e kane bo me qellim qe kur te ankohemi ne te djathtet qe s'na hiqet asnjehere ky status, te na zene gojen me Edrusin, ja te thone, e kemi kufizuar edhe nje komunist.

Merr Ed nga komentet e mia tu befshin komentet 1000 tu befshin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).