Nje hymn i ri kombetar?

Shpresoj mos te me shani shume per kete teme. A mendoni se shqiptaret kan nevoje per nje hymn te ri kombetar? Cilen kenge do te sygjeronit si me te pershtatshmen per hymn Kombetar? Ja disa te cilat une mendoj se do te pershtateshin shume bukur per hymn.

http://www.youtube.com/watch?v=gjk0AcxD1aE&feature=related   (Per memedhene)

 

http://www.youtube.com/watch?v=k1cfXZdujrg&feature=related      (rrjedh ne kenge dhe ligjerime)

 

http://www.youtube.com/watch?v=gsVnv0wyM40&feature=PlayList&p=0BD9A7A5CF...   (kenga e kushtrimit, mbas valles)

 

Si medoni?

 

104 Komente

smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

ideja jote apo e dopjorakise?

smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

Ideja ime, gjithmone e kam menduar te papershtatshme hymnin, por eshte vetem ndjesia ime, nuk dua te ndikoj tek askush. Ti nqs mendon se ka ndonje kenge me te pershtatshme per hymn na thuaj. Nqs jo, cte ben te mendosh se hymni aktual eshte me i pershtatshmi per te qene hymn kombetar i shqiptareve?

Ore ti... ne nuk jemi popull langaraq qe te nderrojme simbole e himne sa here t'i merzitet njera apo tjetra dikujt! Keto gjera le t'i bejne serbet apo greket, apo bullgaret e Maqedonise, po jo ne. himni jone eshte bere per nje kohe kur kombi ishte ne rrezik zhdukjeje, e pavaresisht se eshte kompozuar ne Rumani; edhe sikur teksti te mos ishte fare shqiptar, i pershtatet mjaft mire aspirates sone. Edhe sikur te imagjinosh se Shqiperia u bashkua, ky himn ka per te mbetur gjithsesi. Nuk ndryshohet himni sipas gjendjes emocionale te popullit. Nuk ka rendesi fare muzika, nuk kemi himn me qellim qe te fitojme ndonje konkurs apo festival nderkombetar himnesh (tip eurofest). Pyet luftetaret e UCK-se se a u bente ndoje fare apeli atyre.

 

Nuk ndryshohet himni sipas gjendjes emocionale te popullit.

Dakort. E dhe shpjegimin tend. Tema eshte me vend.

Edhe une kam menduar shume here qe hymni yne i flamurit s'eshte me i pershtatshme, jo vetem nga ana poetike por dhe nga ana muzikore te le shume per te deshiruar...nje himn qe fillon me nje kuarte eshte gati stonature...por nuk i vej faj ne fund te fundit kompozitori i himnit nuk eshte shqiptar.... per poezine se di ka shume...perveç per memedhene o ttmsoia  te tjerat ti hedh poshte....nejse, nese duhet te ndrohet kompozimi i ri nga ana muzikore te pakten duhet te jete bere ose te behet ne forme marrshi dhe mbi te gjitha nga nje kompozitor shqiptar!!!! ndersa nga ana poetike fjalet duhet jo vetem te jene prekese por te jene fjale qe ndihen nga gjithe iliriada dhe mbi te gjitha nga shqiptaret e shqiperise dhe shqiptaret e kosoves....ky eshte mendimi im.

teme interesante

buf

Jam shume dakort me ty, dhe nuk eshte shume e hijshme per shqiptaret te kene te njejtin hymn me hymnin e bashkimit te Rumanise, jo se ka ndonje gje te keqe, thjesht sepse Shqiperia ka pas dhe ka potencialin per te pasur nje hymn te paster shqiptar.

Per memedhene besoj se eshte shume e pershtatshme per hymn, por edhe ajo e kushtrimit eshte muzike shume e pershtatshme.

 Jemi qe jemi, ndonje pune s'kemi, a se nderrojme dhe flamurin, pa ci q* t'emen!

Edhe emrin e nderrojme te quhemi ShqiKori, si mendoni??

Kot sa ti hedh pak benzine zjarrit tani

Keq do ishte te quhej Arberi?

 Pse jo Pellazgji, edhe me kete rast mbyllim edhe debatin e prejardhjes tone.

 A e ke vene re qe edhe fjala Pellazg eshte e perbere nga dy fjale shqipe Pell (Pele) + Azg (Azgan). Pra po t"ja veme emrin Pellazgji do te ishte mire qe te gjithe femrat nga Pellazgjia te quheshin Pela dhe te gjithe djemte Azgane. Gjithashtu flamuri i ri ne vend qe te jete me shqiponje, le te jete me nje kale si Ferrari (Fjale e prejardhur nga pellazgjishtja Ferrari = ai qe jeton ne ferra, ferraxhi). Kjo sjell me vehte edhe ndryshimin e himnit te flamurit, duke vene ne vend te atij ekzistuesit, kengen "Jom kacaku i ferres".

Ta nderrosh prap thu ti? po sa here do e ndrrosh pa mir?

interpretim shume i bukur i himnit tone...jam akoma me i bindur se duhet te nderrohet....

nje marsh qe te na perfaqesoje denjesisht ne dhe kosoven bashke me poezine natyrisht

 

kjo pjesa

Şi-n cartea veşniciei scrie
Că ţări şi neamuri vor pieri,
Dar mîndra noastră Românie
Etern, etern va înflori.

ngjan shume me

Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombet shuhen pėr mbi dhe
Por Shqipria do tė rrojė
Pėr kėtė luftojmė ne!

Ehabitshme kjo ngjashmeria,nuk e kam ditur, vertete qenka e ngjashme me ate Rumanise hymni yne ,si ka mundesi?

Tani o duhet Rumunet ta ndrojne hymnin ose Shqiptaret, dy hymne njesoje nuk duhet te qendrojne !!!!!

 

jo hymni rrumun eshte tjeter..per fat nuk eshte ky me hymni i rumanise ... Hymni yne u kompozua nga Ciprian Porumbescu por i dedikohej bashkimit te Rumanise ne 1859.....keshtuqe konteksti per te cilin u krijua ska te beje fare me shqiprine sado asdreni pastaj me kete kompozitor u njihshin dhe pjesa tjeter e historise se himnit dihet

 

Jam kundra  kesaj ideje.. perse ?

 Sepse nuk ka kuptim te nderrosh hymnin kometar, eshte njesoj si te mundohesh te nderrosh historine, meqe bie fjala si thoni ti heqim 400-500 vjetet e  pervetesimit te Shqiperise nga Perandoria Otomane?

Mu për vete m'pëlqen: "Rosa rosina çeli trëndelina"... është këngë që e njohin të gjithë dhe të shtyn pavetdije që të kapesh përdore dhe të sillesh rreth e rreth të gjithë së bashku.

P.s: Çfarë fiton ai që i fiton propozimi i vet? Kallam peshkimi? smiley

Do ishte me e bukur kenga :" Do marr ciften, do dal per gjah, jam shoko more ja man a man. Ciftja baaaaaam, zagari haaaam etj etjTongue Shifeni njehere kete variant. Me ciften ne krah me zagaret nga mbrapa gjeni nja dy te bukura dhe vendosni per njeren.

Do ta perfshish Saliun se z'ben ti, se po nuk u permend Saliu nuk ka himn! 

smiley

Jam kundra  kesaj ideje.. perse ?

 Sepse nuk ka kuptim te nderrosh hymnin kometar, eshte njesoj si te mundohesh te nderrosh historine, meqe bie fjala si thoni ti heqim 400-500 vjetet e  pervetesimit te Shqiperise nga Perandoria Otomane?

 

 

Alidea ndryshimi i himnit sska te beje fare me ndryshimin e historise...para pak kohesh dhe ne Itali, por jo vetem, u hap debati per ndryshimin e himnit sepse himni nuk i perkonte me kohes...nje himn i 1800 eshte normale qe smund ti perkoje me 2009....

 

biles disa nga fjalet e himnit itajan jane dhe ofendus per popujt e tjere

"Dov'è la Vittoria?
Le porga la chioma;
Ché schiava di Roma
Iddio la creò."

Ndera persa i perket himnit tone, normale qe himnet nuk duhet te nderrohen me moden sepse ne kete menyre nuk do te zgjasnin dot as dhe nje stine por as te jene te perjetshem si kombet ama..... dhe nje motiv me teper per ndryshimin sipas meje te vonuar  eshte qe muzika nuk eshte e jona, eshte e rumuneve e bere per rumunet, ne thjesht e kopjuam se nuk ishim momentalisht te zotet te benim vete muzike...por tashti jam i bindur se perveç disa kopjuseve te mire kemi dhe artiste me te vertet te zote....

 

ndersa per vargjet mund te qendrojne edhe ato te asdrenit megjithese  kjo e Nolit na perfaqeson jashtmase:

 

HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
P ër botën ëndr' e qjell i ri.

E para, nuk eshte sepse po e ben Italia  ( qe meqe bie fjala  ne hymnin e saj ka fjale fyese per popujt e tjere)  duhet ta bejme dhe ne. Italia dhe identiteti italian nuk jane voneformuar si ne.. nderrimi i tekstit  sidomos meqenese ka nje arsye te forte per ta nderruar  nuk i shkakton ndonje tundim te madh identitetit Italian. Pota marrim keshtu dhe RIsia duhet ta nderroje himnin e saj .. te sigurojqe nuk do te baje ndonjehere megjithese eshte nje nder kombet qe  mezi jane formuar kjo si pasoje e multi etnicitetit tradicional.

Pastaj, a nuk mendon se ne fakt himni kombetar eshte bere pjese e identitetit tone te  vone formuar.. ne kemi sakrifikuar kaq shume nga ky identitet saqe dhe ato te pakta gjera qe na bejne shqiptar  e qe nisin me fillimet e shek 20 ti modifikojme ..personalisht me duket qesharake .. sepse do te kerkojme ne menyre artificiale te bejme nje transplant  te pakuptimte  ne lidhje me kete qeshtje .

Ne fund te fundit cfare te ben te ndihesh shqiptar sot ?

Pervec gjuhes..  

 

 

 

 

Ne fakt eshte krejtesisht e kunderta me ate qe thua ti! Italianet jane popull me identitet te ri. Une nuk e di se cfare quan identitet ti, por termat "shqiptar", "Shqiperi" nuk jane vendimtare per formimin e identitetit kombetar. Madje ato burojne prej andej, e jo anasjelltas.

Italianet deri ne vitet e emigracionit te madh te viteve 60-70, as nuk e merrnin fare vesh njeri tjetrin jug-veri... nuk mbaj mend ndonjehere te kete ndodhur kjo me shqiptaret, qe moskuptimet i kemi blu-kuq, apo demokrate-socialiste, apo majtas-djathtas. pra kemi pak probleme me orientimin hapsinor, e jo me identitetin kombetar. 

Nuk do i quaja me identitet te ri Italianet, per kete flet ehistoria e faktuar e tyre, arkitektura, gjuha,  pse jo kuzhina  Italiane,  kristianizmi  etj etj

 Ndersa shqiptaret dhe ne fillimet e  shek 20  ne shume zona rurale nuk e dinin ne ishin Shqiptare apo jo .. si fakt po te jap  ndarjen e trojeve shqiptare   ku ne nje rast te caktuar  per percaktimin e kufijve    antareve te delegacionit te fuqive perendimore u eshte dashur tu afrohen shkollave asokohe turke dhe te hidhnin monedha per te degjuar se ne cilen gjuhe do te komunikohej ..

Pastaj    ajo qe eshte  evidente eshte se dhe sot krahinizmat shqiptare jane shume te theksuar ..  i sheh ne politike, me kujtohet akoma Rama dhe "Shpellaret"  i sheh ne shkrimet qe botohen ketu ..apo ne shtyp,  i sheh ne mos mbrojtjen e identitetit kur largohen jashte saj , i sheh ne Himare  e Dhermi ku bejne be se jane Greke etj etj ..

 

 

 

 

 

 

 

 Cfare eshte identiteti kombetar njehere... qe ta di une a po flasim per te njejten gje apo jo.

Kuzhina = identitet kombetar? - batute e gjetur kjo.

arkitetktura = identitet kombetar? kjo dhe me e bukur...

kristianizmi = identitet kombetar? kjo ja ve vulen te gjithave. - dmth nuk po flasim fare per te njejten gje!

PS: !

Zotrules ne fjalen kulture perfshihet nje game e gjere detajesh qe  e permbledhin ate, per mua ne kulture futet dhe pasuria kulinare apo arkitekturore apo artistike etj etj.

 

Sipas perkufizimeve thuhet se Komb do te thote:

Nje grup njerezish  te cilet ndajne nje histori te perbashket  e vertete apo e imagjinnuar,  kulture, gjuhe apo origjine etnike, te cilet popullojne nje vend te vecante ose teresi terriotriale te vecante.  Evoluimi  i konceptimit te Kombit  eshte i afert me evoluimin e shteteve moderne industriale  dhe e levizjeve kombetare ne Europe ne shekujt 18  dhe 19,  megjithese  nacionalistet i shohin rrenjet e kombit tek e kaluara  gjate linjave te panderprera te historise se treguar.

 

Sipas : New Oxford American Dictionary

Tani u morem vesh sakte.

Ti po flet per kulturen, une po flas per identitetin!!!

kultura e nje kombi mund te perzihet me kulturerat e tjera, merr dhe jep, si cdo gje tjeter; kurse identiteti e dashur Alidea, eshte unik per cdo komb.

Se po cuditesha pse nuk merreshim dot vesh ne te dy...   smiley

Alidea une e di ku kerkon te dalesh...

por siç dihet jane bere  tentativa per ndryshim te ketij himnit jo vetem ne kohen e zogut por dhe ne kohen e diktatures. Kjo me len te kuptoj qe ndihej qysh me kohe nje nevoje per te bere ndryshime mbi himnin paçka se nuk u be gje...

 

Himni eshte e verteteqe eshte pjese e identitetit, por eshte dhe e vertete qe nuk eshte muzika jone, nuk eshte kompozu per ne e thote dhe historia eshte kompozu per  bashkimin e rrumanise paçka se ne e huazuam...

tashti lind pyetja...me zhvillimet e fundit ne rajon dhe me pamvarsine e shqiperise se dyte a lind nevoja per nje himn te ri qe te jete me bashkues me prekes, me perfaqesues dhe mbi te gjitha te flitet  per nje identitet te qarte shqiptar dhe mbi te gjitha te jete 100% shqiptar? une them se po!

 

Ne fund te fundit cfare te ben te ndihesh shqiptar sot ?

Pervec gjuhes..  

 

te them te drejten kur ne studentet ketej ne itali festojme 28 nentorin, himnin e veme vetem nje here ne fillim por me pas i veme nje "valle kosovare" qe jo vetem te kenaq shpirtin por perseritet dhe ne infinit smiley

 Italia dhe identiteti italian nuk jane voneformuar si ne..

Si the ? Eja ne vehte vajze e mbare, Italianet jan nje nga kombet me te voneformuar, shqiptaret ne anen tjeter jane nje komb i formuar atehere kur s'mbahet mend.

 

 

Pastaj, a nuk mendon se ne fakt himni kombetar eshte bere pjese e identitetit tone te  vone formuar..

Perseri po ben te njejtin gabim. Identitetit tone te voneformuar?????? Himni nuk eshte pjese identitetit sidoqofte.

 

ne kemi sakrifikuar kaq shume nga ky identitet saqe dhe ato te pakta gjera qe na bejne shqiptar  e qe nisin me fillimet e shek 20 ti modifikojme ..

 

Ato pak gjera qe na bejne shqiptar nisin me fillimet e shekullit 20 ? Shjegohu me mire te lutem.

 

personalisht me duket qesharake .. sepse do te kerkojme ne menyre artificiale te bejme nje transplant  te pakuptimte  ne lidhje me kete qeshtje .

Transplanti i pakuptimte eshte himni aktual, qe e sollen nga Rumania dhe e pershtaten ne shqip, duke i dhene nuanca qe prekin ndjeshmerine e shqiptareve, me fjalet besa, burreria etj. Ka pas edhe ne ate periudhe himne shume te bukura qe ishin punime te kompozitoreve shqiptar, si Per Memedhene, dhe nje himn i krijuar nga Fishta. Biles thuhet qe kur eshte ngritur flamuri ne Vlore eshte kenduar Per Memedhene si himn. Sic thashe natyra marshit ne kompozimin e himnit qe kemi sot dhe fjalet e vendosura me kujdes e bene kete himn me te perdorshem tek shqiptaret derisa zuri vend si himni kryesor kombetar.

 

 

Ne fund te fundit cfare te ben te ndihesh shqiptar sot ?

Pervec gjuhes..  

 

E c'lidhje ka kjo me temen e himnit?

Per dicka ju kuptoj.. dhe  eshte e vertete se kur largohemi nga Shqiperia ndodh fenomeni i tretjes se kultures  (relative kjo ) ose i kalimit ne fanatizem te kultures apo identitetit tend ( serish relative por po flas per ate qe un vete kam pare kur isha jashte Shqiperise tek Shqiptaret e tjere ne keto vende)

Un ne vehte jam,  te pakten  mendimin tim  e mbeshtesin  te gjitha enciklopedite  e historise boterore.

Statistika:

Italia    1861  Unifikimi Italian

Greqia   1821 pavaresi

Mali i Zi  1878 pavaresi

Serbia 1867  pavaresi

 

Ndersa ne sic e dime 1912.

Shprehja e fundit Timsoia u perdor thjesht per te thene qe gjithsesi nuk ia vlen te  ndryshosh  himnin.

 

Statistika:

Italia    1861  Unifikimi Italian

Greqia   1821 pavaresi

Mali i Zi  1878 pavaresi

Serbia 1867  pavaresi

 

Une te dija edhe vajze te zgjuar, po mos ngaterro arin me dollarin o shpirt smiley Dollari eshte valute e pa mbeshtetur me ar, keshtu qe skan lidhje fare.

Keshtu edhe shteti me kombin, ka komb, ka edhe shtet.

 

Ttmsoia  smiley me sa duket nuk jam e zgjuar smiley po fle gjume

 

Besoj se eshte mire te jemi realist  keto statistika nuk i them une i thone Enciklopedite boterore ..

Kombi formoi shtetin por Shteti forcon kombin ..

 

E dyta,   me kete hymn u rritem,  na pelqen apo nuk na pelqen ai .

E treta e verteta smiley  te jesh i sigurt se na pelqen apo nuk na pelqen ai nje dite nuk do te mesohet me permendesh  (nderkohe qe D- block & Akon do vijojne te mesohen permendesh  , te jesh i sigurt se nje dite te bukur vere , vjeshte dimri , pranvere BE do te nxjerre nje ligj ku do te kerkoje modifikimin e himneve kombetare per arsye  te politically correctness smiley  Dhe ka shume mundesi qe meqenese shume nuk do bien dakord te keshillohet (me te mira si fillim) qe te kemi vetem nje sekuence muzikore sic e ka Kosova . 

Bufo dhe ttmsoia...

Po me pyet nje serb ketu: "pse po thone keta qe te nderrohet himni i shqiptareve?" 

si t'i them?

Himnet jane nje dukuri e re. Ka himne shqiptare qe pershtaten me mire se himni i sotem, ja kete ti thuash ati serbit.

Fatkeqesisht apo fatmiresisht, ky eshte person edhe serioz, edhe perbuzes ndaj shqiptareve, dhe pergjigje te tilla jane mungese argumenti.

Ja thashe dhe ma beri prape pyetjen, kesaj rradhe e shtroi keshtu:

"Pse duan ta nderrojne shqiptaret himnin?"

Ja thashe punen e Rumanise, dhe po mban barkun me dore; madje po me thote qe te bej dhe nje pyetje tjeter: "ku e dine ata qe jane shqiptare e jo rumune? - se po nderruan himnin u bene shqiptare pastaj?"

zotrules

Mbas pavaresise te Shqiperise ka pasur  disa himne, himni qe kemi sot nuk eshte menduar qe te jete himni kombetar i shqiptareve, por nje kenge patriotike si te tjerat, dhe ngeli himn kombetar sepse qeverite e shqiperise megjithese donin ta ndrronin, nuk e ndrruan kurre sepse kishin frike se mos akuzoheshin si tradhetare. Edhe patriotet mbas pavaresise donin ta ndrronin, edhe Zogu donte ta ndrronte por kishte frike mos e akuzonin per anti-shqiptar, edhe Enveri donte ta ndrronte por perseri e pati te veshtire sepse kishte zene rrenje ne popull.

Edhe patriotet mbas pavaresise donin ta ndrronin, edhe Zogu donte ta ndrronte por kishte frike mos e akuzonin per anti-shqiptar, edhe Enveri donte ta ndrronte por perseri e pati te veshtire sepse kishte zene rrenje ne popull. 

 

Ahah! dmth me raki ia paske shtruar. Ndoshta edhe jane te verteta ato qe thua dhe ka mundesi te jem une qe nuk i ka degjuar kurre, megjithate kerkoj nje tip vertetimi... por ajo pjesa qe kam bere "bold", i jep fund dyshimeve.

e paske te mire rakine o qerrata. smiley

 

Mos u ngaterro kot. Une nuk i ula vlerat himnit, sido qe te jete ajo mbetet nje kenge patriotike. Une kete nuk e  vura ne dyshim, dhe nuk jam kunder kendimit te asaj kenge. Por thjesht mendoj qe kemi kompozime me te mira dhe me te pershtatshme per te qene himn.

Qe ka zene rrenje ne popull une e shpjegova perse, sepse ishte kenga me e kenduar nga bandat muzikore te kohes, te cilat me sa kam pare ne nje program edhe ato kishin ardhur pikerisht nga Rumania dhe loznin neper Shqiperi, dhe neper luftra kenget patriotike, dhe ne vecanti kete kenge.

Nuk ka qene menduar atehere qe ky do te ishte himni i shqiperise, sic te thash, edhe gjat ngritjes te flamurit nuk eshte kenduar kjo kenge, por Per Memedhene.

Qe ka pas tentativa per ndryshim te himnit nga pothuajse te gjitha qeverite shqiptare eshte fakt. Po pata kohe do shoh per linke dhe do ti sjell.

puna eshte se juve demek ju qan zemra te perfshihet dhe Kosova dhe trevat shqiptare ne himn, por harroni qe himni eshte pranuar si i tille nga te gjithe, dhe u ben apel gjithe shqiptareve, dhe qe Shqiperia politike qe njihet sot nderkombetarisht nuk egzistonte ende si cung eksperimenti dhe koncepti i gjithe shqiptareve per Shqiperine ishte ai 91 000 kilometra katrore ku banonin shqiptaret. 

Qe kishte pretendime per 77.000 km, dhe 83.000 km, e dija une,

po 91 ku e gjete ti!!!

 

Rreth flamurit të përbashkuar,Me një dëshirë dhe një qëllim,Të gjithë Atij duke iu betuar,Të lidhim besën për shpëtimPrej lufte veç ai largohet,Që është lindur tradhëtor,Kush është burrë nuk frikohet,Po vdes, po vdes si një dëshmorNë dorë armët do t'i mbajmë,Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,Të drejtat tona ne s'i ndajmë,Këtu armiqtë s'kanë vendSe Zoti vet e tha me gojë,Që kombet shuhen përmbi dhè,Po Shqipëria do të rrojë,Për te, për te luftojmë ne
Ku ka dale jashte kohe??

Eshte kenge patriotike, dakort, por a mendon ti se eshte kenga me e pershtatshme per himnin shqiptar? Nuk mendon se ka kenge me te pershtatshme per te qene himn?

 Por kemi 97 vjet qe e kemi himn , perfektja eshte pa fund , une dua te di ku eshte papershtatmeria tek kjo kenge??

E kemi sepse ka ngec mor burr, as nuk e sollen per te qene himn i Shqiperise, por thjesht ti sherbente levizjes patriotike dhe te luhej nga bandat muzikore me gjith kenget e tjera patriotike te kohes.

Ky himn ka qene himni i bashkimit te Rumanise i perdorshem ne Rumani qe ne vitet 1850-te.

 Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music” është shkruar si më poshtë:

  • himni “Rreth flamurit të përbashkuar” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912
  • fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni
  • muzika  e himnit është kompozuar nga Ciprian Porumbesku

 

Duke i shqyrtuar një nga një për sa më sipër, e vëteta do që të theksohet fakti kuptimplotë, se përpara se himni të bëhej himn zyrtar i shtetit të ri shqiptar më 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë”.  

 

Sipas Prof.Dr. Vasil Tole.

Ciftja baaaaaam, zagari haaaam smiley

E nerume ketlina meqe eshte formuar nje dyshe  qe ploteson njera tjetren ne kete propossale  smileyatehere konstatimin Tuaj te  mesiperm  si propossal e gjej jo te plote . Keshtu qe mendoj ti shtojme edhe nje huuuuuuum

Dhe del i plote

Ciftja bam / zagari haaaaaaam-huuuuuuum!

Well, hymni eshte nje tjeter "gabim i vjeter".

U be si Barber's shop: "Neee-xt!" Me ter men, cfar vjen next?

Ttmsoja, nuk e di se nga se të lindi kjo dëshirë për të diskutuar himnin tonë si të dalë mode ... megjithse siç ta përmëndën të tjerët, si italianët, por edhe francezët me Marsiliezën e tyre të famshme, janë shumë larg të të qënit bashkëkohor (apo jo?)

Mirë që duam të tregohemi më katolikë se papa dhe më europianë se europianët (shih propozimin e k/ministrit për martesat gay), por meqë i hyre kësaj valleje, a mund të më thuasgh ndonjë preçedent të ndonjë vëndi tjetër që gdhihet një ditë (ndokush) dhe i është mbushur mëndja që ta ndërojë himnin dhe e ka ndërruar atë???

Kush tha qe eshte i dale mode?

Ose lexo dhe kupto ate qe shkruaj une, ose mos repliko kot.

E perse duhet te te them ndonje precedent te ndonje vendi tjeter? Mos valle mendon se me plas shume se c'bejne vendet e tjera?

A ka vend per diskutim himni apo jo, para se te ma besh mua kete pyetje beja vetes tende.

Te te ndihmoj une shtroe pyetjen ne kete menyre.

Nga i lindi kjo deshire At Gjeegj Fishtes, Ernest Koliqit, Ali Asllanit e shume e shume patrioteve te tjere, e Zogut e Enverit qe te diskutojne ndryshimin ehimnit kombetar?

Kur ti japesh vetes pergjigje per kete pyetje je i lutur te vish e te diskutosh me mua.

 

nuk ka vend per diskutim himni. thjesht ta diskutosh kete gje eshte shume e turpshme. Dhe pervec kesaj, eshte kotesi e kotesive, nuk synohet te arrihet asnje gje, dhe ne fund te fundit, asnje gje nuk ka per te ndryshuar. Ketu po behet muhabet, po sikur te hapej megjithmend nje debat i tille publik, atehere do te ishte nje gje tragjike, dhe nje palacollek per imazhin e popullit shqiptar dhe te qenit tone si komb.

nese debate te tilla hapen nga njerez qe nuk u intereson kjo, apo nuk u intereson ajo, me nje fjale qe nuk u interesojne shume gjera, atehere nuk eshte e veshtire te shohesh se pasojat jane katastrofike. Fishta, Koliqi, Zogu dhe Enveri(hipoteze? - thashethem) nuk jane populli shqiptar, nese nuk di te besh dallimin mes ketyre, atehere je ceshtje e deshtuar qe ne veze.

se fundmi,

ne shqiptaret nuk kemi treguar kurre ksenofobi ne historine tone. Per me teper, ne Ballkan, kusherinjte e vertete tane, qe akoma nuk i kane nderruar rrobat, jane rumunet. Afiniteti dhe ngjashmeria qe kemi me ta, gjerat qe na lidhin dhe na bashkojne, jane pertej politikave moderne, ato lidhen me etnogjenezen dhe vete oringjinen rumune. Per te mos harruar qe Rumania ishte nje nga bazat me te medha te rilindjes kombetare shqiptare; kur kemi patur gazeta shqipe ne Rumani, ne Shqiperi te vrisnin per nje abetare ne te kater vilajetet; per nje abetare, qe te mos e mohojme, e printonim ne Rumani.

Nuk ka asnje gje te turpshme ne himnin tone, i turpshem eshte debati qe mund te ngrihet per te. 

Ne asnje moment ne historine kombetare, nuk kemi humbur ndonje beteje per shkak se himni jone nuk funksiononte sic duhej, asnjehere nuk na kane lindur trazira te brendshme, sepse himni nuk funsiononte sic duhej, asnjehere nuk kemi humbur lirine, sepse kishim himn difektoz. Ky himn, perkundrazi, ka shoqeruar ne vdekje qindra e mijera shqiptare qe kane dhene jeten per atdhe; dhe as ata nuk kane vdekur sepse kishim himn difektoz.

Ky debat eshte krejtesisht i kote, i demshem, dhe nese vazhdohet me tutje (publikisht) ka pasoja katastrofike; te pakten per imazhin tone si komb.

 

nuk ka vend per diskutim himni. thjesht ta diskutosh kete gje eshte shume e turpshme. Dhe pervec kesaj, eshte kotesi e kotesive, nuk synohet te arrihet asnje gje, dhe ne fund te fundit, asnje gje nuk ka per te ndryshuar. Ketu po behet muhabet, po sikur te hapej megjithmend nje debat i tille publik, atehere do te ishte nje gje tragjike, dhe nje palacollek per imazhin e popullit shqiptar dhe te qenit tone si komb.

Nqs e kishe per mua kete qylymin me lart, pervec kesaj qe kam cituar ketu, une jam dakort me te tjerat qe ke thene. C'te keqe ka ne diskutim? Ja u hap nje diskutim rreth himnit e po pastaj? Shume e vret trurin per imazhin ti zotrules, ca do thot serbi e ca do thot greku, ata m.t hane kot edhe kur ska gje per te thene. Himni i shqiptareve eshte pune per shqiptaret, clidhje ka me te tjeret?

Por mqns ke qejf ja po te them qe edhe ketu ku jetojme ne te dy ka debate mbi himnin kombetar. Dhe jo debat blogesh vari lesht, por debat serios i hapur nga akademike.

po mire, nese ti i quan qylyme ato qe shkruaj une, eshte e drejte e jotja qe s'ta mohoj dot. Por, kur thua "ca do thot serbi e ca do thot greku, ata m.t hane kot edhe kur ska gje per te thene", kjo eshte e drejte dhe e imja, dhe nuk mund te jete ekskluzive e nje personi te vetem. Nese ty nuk te behet vone per imazhin, dhe kete e perdor si justifikim qe ta nxish edhe atehere kur ska nevoje, ketu mendoj se nuk ke te drejte. Imazhi i kombit nuk eshte vetem yti, eshte dhe imi; eshte i gjithe shqiptareve, prandaj mos e nxi kur me vret mua apo te tjeret; pavaresisht se sa lesh ke per te rruajtur dhe nuk do ta rruash gjithsesi. Perndryshe, dilet ne perfundimin, qe nuk egziston kombi shqiptar, por thjesht nje popullsi qe banon ne ato vende.

PS: "god save the queen" eshte "himn", por nuk ka lidhje fare me kombin anglez; thjesht ka lidhje me mbretereshen(mbretin, kur kane). Nese anglezet pelqejne t'i kendojne kombit me ate kenge, eshte puna e tyre, nese ata mendojne qe kjo kenge tregon identitetin e tyre kombetar, apo qenien e tyre kombetare, eshte po puna e tyre. Debat serioz per nje "himn" te tille mund ta zhvillosh edhe me pijanecet me te droguar ne Angli; sepse te tille seriozitet kombetar shpall ky lloj himni.

zotrules

Ne rradhe te pare une nuk bera avokati te nderrimit te himnit. Une bera nje pyetje, a mendoni se ka nje kompozim me te pershtatshem per himn se sa himni aktual?

Himnet jane kombetare, qofshin en Britani , qofshin ne shqiperi. National anthem!

Une sjam dakort qe qenka ndonje katastrofe e madhe te diskutosh himnin. Nuk me pelqen te marr shembuj nga vende te tjera, por ka vende plot qe e kane ndryshuar himnin kombetar, dhe shume vende ku ka debat per ta ndryshuar.

Nuk ka asgje te keqe ta diskutosh. Cdo gje eshte relative, edhe himni.

Nuk ka asnje gje te keqe ta diskutosh/// po ti dhe bufi e mbeshtesni diskutimin mbi ASGJE mbi HIC, nuk jepni asnje aresye se perse, bile ti vete po e thua qe nuk je avokat i nderrimit, pra o je spektator, o je i akuzuar, o je prokuror, se gjykates nuk ke shance per te qene. Keshtuqe ky diskutim eshte krejtesisht i kote. nuk mund te hapet nje debat per nje simbol 100 vjecar te kombit tone sepse "ashtu te erdhi ty", sepse "te doli qejfit himni ty apo bufit" apo sepse e do himnin Hip Hop ndonje tjeter.

 

"two things have no limits, the universe and human stupidity, and i'm not sure of the former." - Albert Ajnshtajn. 

Syri, a e gjen dot tekstin e ksaj kenge? 

Plus, a di gje nese ka kenge popullore mbi Fatos Nanon?

Jam shum shum i interesum!

Flm!!!

Emo, me vjen keq por nuk e kam tekstin e kenges smileysmileysmiley

dhe nuk di te kete kenge per Fatos Nanon.

Une e gjeta kengen sepse po kerkoja nje himn te ri smiley e mqs ka qene aktuale intervista e fundit e K/Ministrit per Bashkim smiley mendova se do te ishte zgjedhja me e mire (per te kenaqur edhe pruresit e debatit) smiley dhe nuk kam piken e dyshimit qe Idrisi do ma mbeshtese smiley deri ne fund idene smiley

Ne fakt pyetjen e kisha pa asnji prapavije politike. Pa axhenda; shqeto. Me ka intrigu gjithnji kjo puna e kengeve popullore kushtuar liderave politik/ushtarake.  Sa mund te quhet ajo folklor? Cfare e sjell ne jete, sa spontane eshte ne te vertete. Me vetemevehte me eshte dukur gjithnje nje pjese inferiore (edhe cilesisht) e folklorit dhe gjithashtu, s'di pse servile. Por mund te jem edhe i gabuar. Krahasoj psh kengen e Haxhi Qamilit me nje te Mehmet Shehut (per te mos fol te Enverit, se ai eshte tjeter, po tjeter fare kategori). Une nuk besoj qe e para te jete "e porositur" sic ka qene padyshim e dyta me ate vargun "prin shoku Mehmet". Vargjet hyres te te pares "krisi pushka, gjemoi deti/ kujto nemcja se u bo qameti" me duken shume spontane. Spontane psh me duken gjithashtu vargjet "rroft partia, rroft enveri/ se mehmeti desh na theri".

nuk e ve ne dyshim qe e kishe te sinqerte pyetjen, ashtu sic e mora edhe une. Por sinqerisht nuk di ku mund ta gjej tekstin. Ndoshta vetem duke transkiptuar vete kengen smiley

Jam plotesisht dakord per sa thua per kenge te tilla. E kam menduar edhe vete shpesh. Mgjs nuk jam muzikant, letrar apo artist, me pelqen folklori. Dhe  e vecanta e folklorit tone, pa rene ne retorika "patriotike" eshte vertet unikal ne llojin  e vet. Nuk besoj se ka nje vend te permasave te Shqiperise, qe te kete nje shumellojshmeri folklori nga nje zone ne tjeter, nga nje qytet apo fshat ne tjetrin, qofte edhe brenda se njejtes krahine. Eshte nje nga pasurite me te medha kombetare qe kemi. Pavaresisht se nuk arriti t'i shpetonte perdorimit politik.

Per t'u kthyer te vargjet spontane, po te permend 2 qe me erdhen nder mend tani, e qe lidhen me vdekjen e Hysni Kapos smiley "Mali Cikes koken uli/ndaloi rrjedhjen Shushica/dhe vune vellon e zeze/nga Valbona te Bistrica/

Por nje thesar si folklori nuk mund te jete teme diskutimi ketu. Sa per informacion te thjeshte: jam i apasionuar pas kenges polifonike, mgjs origjina ime nuk ka fare lidhje me te smiley por besoj se eshte qershia mbi torte e gjithe folklorit...

zotrules se harrova iaitj shokut serbe pyete pak per historine e himnit serb se ndoshta ka shume per te treguar.....nga hej Iliri siç ishte himni fillestar e kthyen ehi slavi...

s'kam c't'i them me... akoma po mban barkun me dore. o ta rrjep te gjalle, ose t'i sjell ttmsojen apo ty qe te merreni vesh me te. 

Te debatosh per himnin nuk eshte nje gje katastrofike as per kombin(pergjithsisht) as per ne personalisht. Persa i perket personave qe pyewten me lart nese ka ndonje komb qe e ka ndryshuar himnin pergjigja eshte ozitive..jo sot para nje 10-20 vjecari, natyrisht por e kane ndryshuar dhe jo vetem nje here me vijne ne mendje Bullgaria, Serbia, Rusia.... per himne te tjereve nuk u interesova shume...

te debatosh per himnin nuk eshte ofenduese por na ndihmon te kuptojme se çfare ka qe shkon a s'shkon. ka disa(tek te cilet hyj une) qe mendojne se debati per ndryshimin e himnit per me teper me ndryshmet e medha qe ka shqiperia eshte i nevojshem, dhe a disa qe mendojne se jo(zotrules alidea) te cilet mendojne se shqiptare njihen tek himni..dhe pjeserisht i jap te drejte...eshte e vertete qe ne gjithe keto kohe ky himn na ka shoqeruar..duke kenduar kete himn kane dhene jeten me qindra mijera patriote...plotesisht e vertet....por kjo sdo te thote qe duhet ta dyllosim, si argument.ne fund te fundit ata qe dhane jeten e dhane per atdheun per ne te gjithe ne dhe jo per himnin...

pyetja eshte

nese kemi mundesine per te bere nje himn qe i pershatet shqiprise jo vetem per momentin por dhe le te themi per nje 50 vjeçar ne vijim, qe te jete i perkryer jo vetem nga ana e melodise(melodia e te sotmit te lne shume per te deshiruar dhe kete ta them sepse jam muzikant...) por dhe nga ana poetike..perse jo???!!

 

Ndersa per sa i perket debateve ne pergjiethsi....Makiaveli duke folur per madheshtine e romes thoshte qe ishin debatet, grindjet per te zgjidhur problemet qe e bene ne nje fare menyre romen te madhe smiley

Eh bufo se desh harrova. Kam nje pyetje trushtrydhese per ty:

Cfare i duhet himni Shqiperise?

Gjithe ky goxha milet te peshku, e s'na kishte shku mendja me perpara per kete pune? :o

Ttmsoia, bravo te qofte smiley.

Tashi, me pak seriozisht: rly?!  Rly, rly, rly?! 

 

si kemi duru 100 vjet... po c'e zu robin e se hoqi thuj  smiley

 

Mos eshte gje personazh i PPUse ky himni qe i paska ardhur radha te nderroje nikun?

Pyetja eshte e thjeshte:

A eshte e ngjashme muzika ose tingujt e hymnit Shqiptar( Jo teksi) me ate te Rumanise?

Une nuk e kam ditur,tani e mesova,po ju e keni ditur? Pse si qysh ka ndodhur kjo,eshte nje ceshtje tjeter.Versioni im eshte sepse Shqiptaret kane patur nje lidhje shume te forte me Rumanine ,po thuajse pjesa me e madhe e tyre kane studiuar shkolluar ne Rumani,dhe Rumania per Shqiptaret, dikur, ka qene sic eshte sot Europa,nje qender e rendesishme zhvilimi!

Teksti eshte i ngjashem, kurse muzika eshte e njejta, por nuk eshte himni kombetar i Rumanise, por himni i bashkimit te Rumanise, kenge patriotike Rumune.

Edhe teksi i ngjashem ? I bie qe Asdreni te jete autori i teksit te hymnit te bashkimit te Rumanise,apo jo ?

 

E kuptoj problemin e Shqiptareve.

Me kete "hymne" nuk ecet shpejt ne autostrade, duhet nje hymne me "rock" , jemi ne shekullin e ri, duhet nje hymen i ri.

Nuk e di se cila fjale e urte i pershtatet me teper kesaj "pyetjes" me siper por po luhatem midis:

 

1)  Mire kali qe na ngordhi, po s'na lene rehat as mizat

ose

2) Ja qe gomari caloka edhe nga veshet (moderne kjo e fundit).

 

Kush e gjen me te sakten fiton te drejten te percaktoje himinin e ri!

Provoje njehere se do bejme ndonje leshim per ceshtje kaq thelbesore smiley

Falemnderit.

do proponoja edhe: "ku ka hymn, ka zjarr" dhe "o hymne mos u sosci, u befshi sa mos u njohci".

 Une them se me shume i shkojne ato vargjet popullore nga fshati i Emos

Dhe nje vit qe bera drithe

mu dogj gruaja ne bithe...

Ketu tek peshku ka nje problem me trurin e disave,te gjithe hiqen te ditur,rreth historise se hymnit shqiptar,me sa shikoj as njeri,(ndoshta  e kam gabim)perfshi edhe veten time nuk e kane ditur ose nuk e dine kete ngjashmerine.,e hymneve .Nuk po shtrohet fjala e ndryshimit,e terci-vercit.

Babai im i shiste kėto pllaka, shiste dhe gramafonė, nė tė cilat emigrantėt tė kishin mundėsi t’i dėgjonin. Pllakat kushtonin vetėm 50 cent”, kujton Vangjo Ilo. Origjina e “Himnit tė Flamurit” Pėr herė tė parė himni ėshtė kėnduar nė kishėn e kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, e cila hapi dyert pėr besimtarėt ortodoksė, emigrantė shqiptarė nė nėntor tė vitit 1907. Ndėrkaq pėr tė parėn herė tekstin origjinal tė “Himnit tė Flamurit” tė shkruar nga Asdreni me titullin “Betimi nė Flamur”, e ndeshim nė gazetėn “Liri e Shqipėrisė”, botim qė mban datėn 21 prill 1912. Nė studimet e tij pėr “Himnin Shqiptar”, koleksionisti Shpėtim Sala tregon se, versioni mė i besuar pėr ardhjen e kėtij himni nė Shqipėri i pėrket profesorit tė muzikės nė Liceun e Korēės, Sotir Kozmo. Sipas Salės, Kozmo ka pasur nė vitet ’30 njė korrespondencė tė rregullt me Asdrenin.

. ...lexojeni me gjate ketu

 Rrofsh qe e solle artian. Vangjo Ilo eshte plaku im, kurse Spiro eshte gjyshi emrin e te cilit kam Ndaj dhjehem ne gaz nga keto diskutimet e Himnit te ri qe do na e beje ttsmoja.

Nuk di pse, po e dija qe ishte kshu! Ne mos gaboj Spiro ka vene firmen edhe te DOKUMENTI?

 Po Emo. Spiridon T. Ilo, poshte ne te djathet. Delegati i Korces. Ka qene tenor dhe Spiridon T. Ilo krey regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, të Albanian Phonograph Records, himni u këndua nga Spiridon T. Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro.

Ndaj dhe ai muhabeti qe thoja qe mblidheshin me 28 Nentor ne Korce burrat me frak dhe kendonin himnin me dore ne zemer. Kohe te vjetra.

Oldies, but goldies! Respekt per prejardhjen, bro!!!

Jashte teme kjo, por aciditetin aktual ndershqiptar nuk do e adoptoj dot kurre. Ka dicka bizarre ne te. Shqiperia me urth. Temthi organ kryesor.

Po mire mo, as yt'ate nuk u be dot mukaet qe te mesosh te shkruash pak shqipe letrare ti? 

 Une te thaj per letrarishte or ti.

na bere pasterma fare me ate letrarishte o dhaskal. smiley

Konkursi për himnin më 1922 Himni rumun i adaptuar nga Hil Mosi. Ai e mori kur kalonte nëpër Rumani dhe e çoi në Korçë në vitin 1908. Ishte kompozuar nga Ciprion Porumbesku nga Moldavia dhe teksti u përshtat në shqip nga Asdreni. Gjatë studimeve të Shpëtim Salës, mësojmë se përpjekja e parë zyrtare për ndryshimin e “Himnit të Flamurit” u bë në qershor të vitit 1922, me rastin e përkujtimit të 10-vjetorit të pavarësisë, Këshilli Ministror vendosi të bënte një himn të ri kombëtar, duke autorizuar për këtë Ministrinë e Arsimit.

U shpall edhe një konkurs, për fituesin u caktuan 4 000 franga ari, ndërsa për vjershëtorin 1 000 franga ari. Qëllimi ishte të kompozohej një himn origjinal me vlera kombëtare. U vu edhe një çmim 2 00 franga ari për fituesin e në konkurs morën pjesë kompozitorë vendës e të huaj, mund të përmendim kompozimin e italianit E. A. Mazion, me tekst të B. Çelës, Luigj Files, Kristo Konos dhe Pjetër Dungut.

 

Atehere nje pyetje si ka mundesi qe lindi nevoja per te ndryshuar himnin qe 10 vjet pas "krijimit te tij"?

Qëllimi ishte të kompozohej një himn origjinal me vlera kombëtare.

 

Pf.me duket,se nuk po diskutohet ndryshimi,ketu ka nje problem te madh me mos njohjen e historise rreth hymnit! Ti e dije kete punen e ngjashmerise se hymnit tone me te te Bashkimit te Rumanise ?Ttmsoja ka bere shume mire qe solli ketu nje teme te tille,nuk ka rendesi opsionet e tija,se sa ajo gervishtja e memorjes rreth historise,gje qe tregon se ate po e humbim fare!

artian

Po duan armiq robt morr burr, duhet ta nxjerrin armikun e popllit edhe atje ku nuk eshte smileysmileysmiley

 Lol, une me keto muhabete jam rrit, per aresye shume specifike. Dhe hymni yne ngjan edhe me internacionalen. Pa tallje.

Problemi eshte qe nuk i jep vlere lecka flamurit, por flamuri leckes.

Kur s'jetoi edhe nja 10-15 vjet Enveri thuaj !!!! Se ateher do e shikoje ti sa ngjante himni me internacionalen smileysmileysmiley

po vazhdon ta ulesh mesataren e notave ttmsoja...

do bej nje ankese publike te adminet se me duket se te kane vjedhur llogarine e peshkut...

 

Admine efendinj, ttmsoias i kane vjedhur llogarine!

haha

Jo jo sma ka vjedh njeri llogarine. Por eshte e vertete qe kishte nje tendence ne rritje drejt internacionales , sidomos gjat viteve te fundit te Enverit.

Tani une jam i bindur qe kur nuk e nderruan himnin atehere me Fishten, Koliqin etj, ai himn nuk ka per te ndryshuar kurre, sepse eshte rrenjosur ne popull.

Une fillimisht te thashe qe ka pas tentativa qe te ndryshohej himni, dhe jo vetem ka pas tentativa, por ka pas edhe konkurs etj sic u thane tashme.

Ttmso... ka ca gjera per Enverin qe jane bere pak publike, por jo sa duhet. Prandaj mos kujto se e njeh gjithe situaten... jane ca nga ato gjera, qe t'i them ketu do te duhej te hapej nje teme tjeter e do behej lemshi pastaj. Atehere do flisnim si duhej per "internacionalen" e famshme dhe tendencat qe mendon ti se kishte Enveri per te. Jo se jane sekrete, sepse ne nje fare menyre edhe jane publikuar, po behet muhabet shume i gjate; por qe gjithsesi, dyshoj se ka njerez qe i njohin ketu.

Tentativat per te ndryshuar himnin ne kohe te Enverit... kjo nuk ka nevoje per koment...  nuk e di pse e ke thene...

Nuk mendoj une qe kishte tendenca per internacionalen, por kam degjuar qe perdorej shume kohet e fundit, sesa eshte e vertete?

Ndoshta jam gabuar qe kam thene tentative, dhe besoj se e kam gabim, dhe e pranoj gabimin, po ti thuaj cfar ke per te thene, se muhabet bejme.

 

Dhe hymni yne ngjan edhe me internacionalen.

Ia kam thon vetes 100 here ket... smiley

topi s'e lu.

Por edhe ajo internacionaja ka disa variante nga origjinali francez,porblemi eshte pse ne nuk e kemi nje variant hymni origjinal tonin dhe jo te kopjuar nga ai i Rumanise?

Si i ka shpetur kjo Sal Berrrrit?

Dhe ku, sot qe te thajme dhe te thyejme koken me "muzikante" dhe "Poet" demokrate!!

 

Jam dakort te nderrohet himni kombetar dhe te vendoset si himn mbarekombetar ajo "rrjedh nder kenge e ligjerime", nese me jepni arsye pse nuk ben ky qe eshte.

Nuk ben se e ka shkruar nje rumun? Teksti i tij nuk pershtatet ne kete kohe?

Me kete rast i propozojme edhe Amerikes te nderroje himnin e saj pasi muzika eshte e nje kenge te bere ne nje klub muzikantesh amatore ne Londer.

Speaker se je dhe ne amerike, duhet ta dish qe ka nje debat aty per te ndryshuar himnin smiley   (po jo per ate arsye)

Tani me thuaj, kush ka thene qe himni nuk ben sepse e ka shkruajtur nje rumun?  Ose kush ka thene qe nuk ben se nuk i pershtatet kohes?

 

Pas fotografive shqiptare ne FB tani ndroni dhe hymnin ndroni dhe emrin nga shqipeir ne ...... dhe jeni bere tamam komb "Cool"

Une per vete jam per napolonin me kusht ,te kenduar nga Xeni.

 E kemi nevoje nje hymn te ri,me kusht qe ta kendojne Ciljeta dhe Moli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).