kush nga peshqit do shkoje ne Tomor ket vit (19-25 Gusht) le t'i ndaje me ne ketu pershtypjet/fotot

23 Komente

Eh une per vete jo njehere. Ylli Baka kendon live ne dasmen e kusheririt tim sot. Sa qejf sikur te isha edhe une atje te beja nje foto me Yllin se e pelqej shume si kengetar.

cfare behet ne Tomor me 19-25 gusht?

peligrinazh i pervitshem i besimtareve bektashinj.

aha flmn nuk e dija

Jo fatkeqesisht jo une. Duhet te jete shume bukur besoj.

Mishi i pjekur ne hell, rakia lume, natyra e bukur

 

duhet te jete nje gje interesante une per fat te keq jo....

kam lexuar para disa muajsh tek nje reviste e perjavshme italjane( "Il Venerdì" della Repubblica) qe fliste per ritet bektashjane ne forme misterioze dhe i lidhte me ritet e vjetra pagane qe beheshin nder shekuj qe edhe pse erdhi islami kane ruajtur ne ritet e reja formet e vjetra te mistershme te atyre riteve shekullore...per te cilat shume pak dihet...

ajo qe eshte e ditur dhe evertete eshte qe ne malin e tomorrit ka qene nje nga tempujt(orakulli) me te medhenj e te njohur te Dodones( e identifikuar me nenen toke)...nje nga shkrimtaret e pare qe flet per tempullin e Dodones ne Tomorr eshte Herodoti, qe lidh mitin e dodones me besimet pellazgjike .....

 

nuk dua te shkruaj me teper sepse sa here hapen argumenta mbi pellazget fillon lufta dhe peshku mbushet me uje smiley

eshte fakt sidoqofte qe pelegrinazhi ne malin e Tomorrit i paraprin krijimit dhe perhapjes se bektashizmit ne Shqiperi, bektashizmi e rikuperoi kete pelegrinazh dhe me duket se kristianizmi e kishte rikuperuar perpara tij

Meqe kemi edhe teme me bajron, mbase kjo strofe ta ben me te te vogel at friken nga pellazget.

Oh! where, Dodona, is thine aged grove,
Prophetic fount, and oracle divine?
What valley echoed the response of Jove?
What trace remaineth of the Thunderer's shrine?
All, all forgotten--and shall man repine
That his frail bonds to fleeting life are broke?
Cease, fool! the fate of gods may well be thine:
Wouldst thou survive the marble or the oak,
When nations, tongues, and worlds must sink beneath the stroke?

Emo, e ke gabim pyetjen. Ti e di mire qe nuk deklarohet paraprakisht vajtja ne Kulmak, se po e takse je i lidhur ta mbash fjalen...

Si ritual i paraprin bektashizmit mendoj une pasi ka elemente kristiane dhe pagane ne te

Ne nje rroman shume te kendshem te i Jason Goodwin - The Jannissary Tree(Pema e janicereve) duke folur per janiçeret (shumica e te cileve sipas autorit ishin me origjine shqiptare) flet edhe per fene e tyre te re bektashjane, dhe rrenjet e vjetra te kesaj feje te re e ndertuar apostafat per janiçeret shqiptare...nuk dua te vazhdoj me shume sepse per kete kaste dihet shume pak(ne kontrast dhe krahasim me kasten paralale te tyre ne antikitet:  pretorjanet).... ne nje moment te rromanit autori flet per nje peme dushku ne stamboll ku u mblidhnin janiçeret per tu falur dhe.... duke lexuar ne wikipedia per dodonen ketu flitet qe rreth 167 pas krishtit nga madhestite e vjetra te orakullit te dodones nuk kish ngelur veçse nje dushk ku luteshin njerezit, por dhe ai ne 391 mbas krishtit u pre nga te krishteret....

me nje fjale, Dodonen e Tomorrit shqiptaret shkuan ta kerkojne ne Anadoll?

shiko eshte pak pa vend te lidhesh dodonen me ndonje kult te tomorrit (qe eshte pershkruar nga greket e lashte si vend kulti gjithsesi). dmth, dodona eshte shume i panjohur si kult, ndersa tomorri parabektashian nuk njihet thuajse fare, nuk ka ndonje studim te mireqene mbi ceshtjen...

Thuaj pastaj po te duash qe shqiptaret s'jane pagane te thekur.

Nuk e ke lexuar Perikli Ikonomin ti prandaj smiley

Ne fakt, kjo pak rendesi ka. Une mendimin qe pelegrinazhi i Tomorrit ka qene kult pagan e kam krijuar kur kam qene ne çuke. Nuk ka mundesi qe popullsia e asaj ane mos ta shihte Tomorrin si vend kulti. Riti i pelegrinazhit ne Tomorr nuk ka lidhje me asnje lloj feje qe praktikohet ne Shqiperi. 

buf, me duket si pak e ngaterruar tema e jenicereve me fene bektashiane. Aq me teper me lidhjen jenicere- shqiptare. Femijet e rritur ne kampet-shkolla ushtarake turke ishin te marre peng nga gjithe zonat e pushtimeve turke, jo vetem ato shqiptare. Djemete e bojarve te trevave rumune, bullgare e serbe ishin ne krye te listes dhe nderkohe ata fillonin e humbnin identitetin e nacionit. Pra ishin nje fare jezuitesh ushtarake.

Krahasimi dhe vendosja e fese unike( bektashiane), veco edukaten dhe trimerine, rreptesine ushtarake, nderin etj mund t`i afronte me bijte e kryetareve te fiseve shqiptare, por kurresesi me identifikimine tyre. Psh. nder jenicere pederastia ishte normale(ata e kishin te ndaluar te krijonin familje, te pinin alkol, te shkriheshin me trupat e teja ushtarake ne kampe)  ku nder fiset shqiptare ikishte norma te tjera prej kristianizmit katolik ose ortodoksise. Jeniceret i bindeshin sulltanit si perfaqesues i allahutne toke ndersa kapot shqiptare njihen per aftesine e tyre per tu komportuar me ushtrite kalimtare ne shekuj etj. etj, se eshte teme qe nuk ka vend ketu.

Keinedi, lidhja jeniçere-shqiptare mori forme ne shekujt 18-19. Shqiptaret ishin komandante ushtarake te forte dhe ishin ne krye te trupave te jeniçereve. Duke ditur se jeniçeret ishin te detyruar te ishin bektashinj, shqiptaret e perdoren bektashizmin si mjet per te kontrolluar jeniçeret dhe pushtetin. Ne fund te shekullit te 18-te jeniçeret me ne krye nje shqiptar vrane sulltanin dhe sulltani qe erdhi me pas shperndau jeniçeret dhe krijoi ushtrine moderne osmane. Pas shperberjes se tyre ku do vinin janiçeret bektashinj shqiptare perveçse ne parajsen bektashjane te asaj kohe : pashallekun e Ali Pashes. 

 

Naim, a nuk u shpernda jeniceria ne mes te shekullit 18?

Me sa di une, ajo u shpernda perfundimisht ne fillim te shekullit 19. Por eshte e vertete se dy shekujt e fundit te ekzistences se tyre, janiçeret kane qene goxha problematike per padishahun, tregues i nje perandorie ne krize

Data e masakrimit perfundimtar te trupave jenicere(10,000 te vrare) nga trupat e reja (alla-franga) te Sulltanit eshte Qershor 1826. Ne historine osmane ne anglisht quhet The Auspicious Incident

keiendi s'di çte them thjesht me siper mu kujtua nj pjese e romanit ku autori(qe me sa di eshte nje njohes i mire i historise bizantine dhe osmane) kur fliste per jeniçeret i lidhte gjithmone me shqiptaret biles ne nje fragment thote haptazi qe shumica e tyre ishte shqiptare... ndersa per fene bektashi autori e shpjegon ne kete menyre...atyre u duhej nje fe qe ti shkonte per shtat, qe te benin te gjitha makabritetet e kesaj bote edhe prap te gjenin mbeshtjelle tek  ajo....

Ehi he more asnje lajm si po shkojne festat andej nga tomorri???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).