Kur do ma hiqni damken si perdorues abuziv?

"Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator."

Mesazhi i mesiperm me del gjithmone ne krye te faqes sa here une hyj tek  peshku pa uje. E keqja eshte se tani ka filluar te me dale edhe ne gjume e me duket sikur i kom bo keq gjithe dynjase. Biles avash avash ene kur jom zgjuar po me mbushet menja se jom njeriu me i keq i kesaj bote. Mu s'me vjen keq per vehte, por per ate administrator "korekt" (mizor) qe nuk e di se si do te ndihet kur te mori vesh qe une kom ndru jete nga marazi. E atehere ka me qene shume vone me korigju gabimin.

15 Komente

na ore,

mos vdis

mos na e boj at hata smiley

kjo t'fut nje atmosfere horror n'fakt smiley

PS Kjo damk s'do te shqitet mo; do t'ndjeki nga mrapa gjith jetes.  smiley

 

administratoret nuk i kane qejf ata qe arratisen nga burgu.

 normalisht po te kish fitu rama zgjedhjet, do kishin bo amnisti adminat socialiste te ketushem. me salen ne krye na bie te vujm gjithnje smiley

masnej 10 postime nuk jane ne fakt keq, nuk ke çi do me teper, dalin e teprojne per te thene gjepura. smiley

Kete e ka edhe une prej mese 4 muajsh. Sprish pune eshte si dekorate sa here e shikoj se me kujtohen kur ma dhane kete titull "abuzues".

MOOOOOSSSSS !!!!!!!!!!!!!! Ma hoqen , ma vodhen, dekoraten Nuk e kam me dekoraten me titull "Abuzues" 

Por fajin e kam vete smiley Se u skrova  me lart se une e kisha ate  si dekorate pra ajo kishte vlere per mua, keta admin tak fap ma hoqen,.... ma vodhen. .....

ADMIN ma ktheni dekoratn Abuzues eshte timja e kam fituar me djersen e ballit. smiley

Me mire te ishte me klasifikim ...dmth me nota , se sa me krakteristike . Psh kur shkon ne shkolle te Larte , Akademi ose mbaron master  ( si ndo zot merr pjese ne debatet e PPU smiley  te bejne karkteristike . Ama kur te shkrujne   Eshte Gamor ... te mbeti per tere jeten. Po te kishin vu nji kater "4" do kishe ngele po do thoje " U zuna me administratorin dhe ma vuni per  inot " smiley . Rri o TOKO urte mos i boj karakteristika vetes . 

Abuzues per mu, do me thone intelektual i mirfillte !!!

Urime per titullin prisonbreak...Yes.

Se me sa kom kuptu une Peshku me ka ftillu...perpara kom qene shume i drejte ...ca i kon pas thone kale karroce...

Kom shume detyrime tek ... i kom borxh 7 dopio e 1/2...

Ej cer fati kane ca mer...

keto mizorirat jane tipike te llukanit smiley nuk e ze gjumi duke menduar cti bej ati robit une, cti bej smiley se qe nga peshku se heq dot, po te pakten... cti bej smiley

po mire ta ka bere, them une smiley

 

Bëji shpejt e shpejt ato 4-5 komente dhe ke për të parë që të del edhe mesazhi me ngjyrë të kuqe ... është hata fare: Në njëbotë bardh e zi, ke edhe të drejtën e ngjyrave.

P.s: Në ktë mënyrë çlirohesh edhe nga tensioni i "fishekut t'funit" që vuante Hurbineku.

.... të paktën kur i mbaron komentet e tuja prej abuzuesi, nuk e vret më mëndjen e të bësh nervat kaçurrel me traplliqet e administratorëve

Ops, më qënka shtuar edhe një koment gjatë natës...

T'ka lezet shpirti: Llogaria juaj ka tejkaluar limitin e postimeve ne dite. Kthehuni perseri neser.

P.s:Në fakt, ajo ngjyra rosë (tregues i shijeve të tyre siç duket) nuk është e kuqe

@Ketlina...... është ora 5 e gjysëm e mëngjezit këtej... mos u tall me të persekutuarit smiley

I shkreti edrus qenka bere me fole ne mes te nates. Ska mundesi se e ka ngrene meraku i komenteve ate kushedi per cfare eshte ngritur ose ka pare ndonje enderr te keqe ose do kete ngrene sharqi ne darkeTongue

Ku jane admine efendinjte qe te shohim si do reagojne? Tashme edhe kjo u be publike dhe heshtja nuk ka asnje lloj kuptimi.plus qe dhe adminet i dime se kush jane, e dime dhe sa te gjata i kane llastiqet. Ta marrim dhe ne te tjeret vesh se cfare po behet me kete ceshtje.Gjithnje, nese adminet nuk na shohin ne thjesht si bagetia dhe veten e tyre si barinjte, po nese na shohin si bashkepunetore, ose kontribuues ne faqe, ose dhe nese thjesht kane ndonje fare respekti edhe per te tjeret.

dua te bej nje verejtje per Adminin (mirembajtesin e skriptit, jo adminet administratif) te kesaj faqes ketu.

ju nuk duhet ti ruani mail-et e robve (te cilet patjeter duhet te jene te vertete) kur skripti nuk e kryen regjistrimin e tyre deri ne fund. dmth ai verifikon me perpara IP dhe po te jete kjo e regjistruar nuk dergon email. jo vetem kaq por kjo duhet te lajmerohet me shenimin perkates per ti bere gjerat e qarta gjate regjistrimit. 

jo per gje por nga maile te dhena tek faqet shqiptare po filloj te kem spame te ndryshem (reklama shqiptare per blerje, pushime, etj) ku eshte e pamundur te çabonohesh, siç ndodh te te gjitha faqet serioze te tjera te botes.

e dyta, kjo me shtyn gjithashtu te besoj ate kosovarin qe thoshte qe regjistrimi ketu eshte i pamundur per ata me provider te kosoves. 

ne e treta, nuk ka pse e fortifikoni (si bunkeret e enverit) kaq shume kete faqen tuaj, sepse nuk vjen kush t'ju vere minat. per me teper keta persona e kane dhe te lehte maskimin e providerave dhe IP te tyre. keshtuqe vetem njerezit e thjeshte pengoni.

nuk e di ne çfare ligjesh e keni mbeshtetur kete faqen tuaj, por sipas ligjit francez çdo njeri ka te drejte te verifikoje te dhenat qe e konsernojne (i perkasin), dhe te kerkoje NDRYSHIM TE TYRE, duke perfshire dhe fshirjen ose çregjistrimin. 

ps: per ti dhene nje pergjigje njerit dhe meqenese me kish kaluar limiti i 10 postimeve ditore, provova dje nje regjistrim te ri qe nuk u krye dot (pasi prej perteses nuk ndryshova IP fikse). verifikova sot qe email qe dhashe ndodhet gjithnje i regjistruar, qe nuk me duket e drejte, pasi regjistrimi nuk u krye. 

normalisht eshte shume e lehte te krijosh (nje ose disa) mail-le bidon vetem per raste regjistrimesh, por siç thashe prej perteses une dhe te tjere si une, nuk marrin mundimin ti bijne gjate kesaj pune, keshtu une/ne/ata japin mail e tyre kryesore. dmth ketu me rref çekani

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).