Kongresi i jashtezakonshem i PS

Mbyllet Kongresi, kreu socialist në 26 Shtator. Malaj tërhiqet nga gara

Partia Socialiste zhvilloi sot punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm qe vendosi hedhjen poshte te propozimit nga Ben Blushi e mbështetësit e tij, ndersa dha miratimin per mosnjohjen e zgjedhjeve të 28 Qershorit. U shpallen edhe kandidaturat për kryetar partie qe fillimisht ishin 3. Por, gara per postin e kreut te PS do te zhvillohet vetëm mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit. Pak pas shpalljes se kandidaturës për postin e kreut të PS, Arben Malaj njoftoi tërheqjen nga gara. balkanweb

 

83 Komente

PS zhvillon të shtunën Kongresin e Jashtëzakonshëm

Tiranë - Partia Socialiste do të nisë nesër në orën 11:00 punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm, në të cilin do të marrin pjesë 1500 delegatë nga i gjithë vendi.

Delegatët do të njihen në fillim të Kongresit me raportin e hartuar nga kryesia dhe sekretariati i PS-së, lidhur me atë që socialistët e cilësojnë “krimi elektoral i 28 qershorit”. Raporti do të lexohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.

Pas leximit të raportit, diskutimet mes delegatëve, deputetëve dhe drejtuesve të PS-së lidhur me përgjegjësinë e humbjes më 28 qershor, do të vazhdojnë me dyer të mbyllura. Kjo është pika që pritet të ndezë debatet në sallë, ndërkohe që kritikët e kryetarit Rama deklarojnë se kanë siguruar firmat e duhura për t’i kërkuar Kongresit dhe delegatëve ndryshimet e 10 pikave në statut.

Këto ndryshime fokusohen kryesisht në përgjegjësinë e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe forcimit të autonomisë së forumeve drejtuese.

Kongresi pritet t’i hapë sërish dyert sipas vendimit të fundit të kryesisë, pas disa orësh debati në momentin e paraqitjes së platformës së kandidatëve për kryetar partie.

Dy emrat që pritet të bëhen zyrtarë nesër për të konkurruar për kryetar janë Edi Rama, që drejton PS-në prej 4 vitesh, dhe deputeti socialist, Arben Malaj.

Debatet pro dhe kundër kryetarit aktual, këto ditë janë ndezur mjaft.  Në debate janë përfshirë mjaft figura të shquara. Veç dy eksponentëve kryesorë, Blushi dhe Malaj, kundër Ramës ka dalë edhe Andis Harasani, i cili e krahason atë me ish-diktatorin Hoxha. Ish- anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, Zamira Caka i kërkon dorëheqjen zëvendësuesit të saj, Genci Gjonçajt si i punësuar në Bashkinë e Tiranës, dhe i paafte të menaxhojë një proces zgjedhor te paanshëm.

Nga figurat kryesore të PS-së, pro Ramës radhiten Pandeli Majko, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Erion Braçe dhe thuajse të gjithë deputetët e rinj që dolën fitues në zgjedhjet e 28 qershorit. Start

hahahaha, fjalet 'e jashtezakonshme' ne kontekstin e politikes shqiptare dhe vecanerisht ne ate te ps-se kane nje kumbim historik shume te peshtire (dhe te veshtire, te kujtosh 'kohen e jashtezakonshme' te 97es), ne te njejten kohe qe jane edhe qesharake.

fh, nga ato skuadrat me lart une them qe fiton Shqiperia. smiley

Po i hidhja nje sy shtypit shqiptar te sotem per politiken. Lexoj kete artikullin e Shekullit. Titulli eshte Ja pasurite e deputeteve socialiste. Fillon me analizat e pasurive te Blushit, pastaj vazhdon me pasurite e Malaj, dhe me pas ... ketu mbyllet artikulli. Ca gallate, dhe PPU eshe me i paanshem se keta. smiley Pastaj lexoj kete artikullin tjeter te Start me reagimin te Malaj per artikullin ne fjale.

Nga pak sa lexoj shtypin, Panorama me duket e paanshme (ose e dyanshme?), Metropol mbase? Ndonje tjeter ka?

s'mund t'jene t'gjith gazetat e paanshme Xhib. Gazeta e paanshme kerkon lexues të paanshem, dmth 20 deri 200 kopje ne jave. Nejse: Good luck të gjitha palëve.

Sa n'merak je mer Xhib!?

Paske studiuar të gjitha mediat e "pamvarura" dhe ke përtuar të na sjellësh edhe Zërin e Popullit dhe Rilindjen Demokratike smiley

P.s: Prandaj s'vdes komunizmi... sepse ka si puna jote që do ta kujtojnë gjithmonë smiley

P.s2 : Pse nuk merresh me ndonjë aktivitet tjetër? Apo... l'amore è una invenzione dei komunisti per trombare gratis....quindi non essiste.

o edrus po ke kaq vite ne itali mer burr i dheut esiste me nje s... smiley

 vallai or xhib ma prishe menjen me ate kallamin e peshkimit smiley

Fitues ne kete kongres do jete edi rama i cili sipas pandi majkos, rudina seserit dhe erion braces, duhet te vazhdoje projektin e tij. te tre keta nuk e kane idene as vete kush mutin eshte projekti i ketij piktorit pallavesh, nudist dhe naziskin, po jane te bindur qe ka nje projekt qe duhet mbeshtetur dhe do bejne c'eshte e mundur te sigurojne mbeshtetjen e socialistit te thjeshte pertej te majtes dhe te djathtes (sec mut socialisti eshte ky pertej te gjitha kraheve gjeje vet se s'te ndihmoj dot)

Tani, kallamin e peshkimit e du neser ne darke dhe po e quj te mbarume ket pune, po nese me del llafi qe me edi ramen ne krye socialistet humbin edhe zgjedhjet lokale te 2011 dhe ato legjislative te 2013, a me sjell dhe nja 40 imitues e ca grepa te mire? smiley

 ene meqe ra llafi, te ora news ka dal historiani artan lame po flet per renien e nazizmit. ti xhib po deshe me u bo historian, bujrum, neve historianet i bojme te fakulteti i gjeologjise keto kohet e funit

Edi shkon as majtas as djathtas.

Lind nje parti e vjeter.

Kryetari i partis se vjeter, me ndihmen e keshilltareve te ambasades Serbe, zgjidhet X, deri ne zhvillimin e kongresit te pare (XV).

The electoral crime of June 28.

Shume dramatike. Si titull filmi me 7 oskare ne gjoks ngjan.

Gjalle qenka akoma zombi Rama?!

Fiton Rama!

Me qe e gjeta i dyti a ma jep mu ate mikrovalen, xhibo? (Swed e ka hak kallomin se u tregu mo i shkathet!) Jo per gjo po kom shpine e re me mush una.

Xhibo, e hodhe gurin, por mos e mshif dorën... bëje tamam deri në fund: Na thuj se ç'u bë andej nga kongresi

...c'u be? Mysybet u be smiley

Arben Malaj sapo njoftoi se terhiqet nga gara...

Fjala e Rames, ishte fiks si Enver Hoxha m'kohet smiley sidomos ne daljen e pare pas vrasjes se Mehmet Shehut smiley Per koincidence ka qene fjala e mbajtur para zgjedhesve ne Nentor te 1982

Me patetikja dhe me e frikeshmja ishte sidomos falenderimi i vecante dhe i theksuar i Gramoz Rucit smiley

Dite te keqija pasketaj vijne...per PS dhe jo vetem... smiley

Te pakten keta (socialistet) bejne zgjedhje dhe debat te brendshem, se ata te tjeret kane 20 vj qe e dine kush eshte KUMANDARI dhe i shkojne nga brap si qen te rrahur!!!

Edi Rama do te rizgjidhet kryetar nuk ka diskutim sot ai eshte ne nivelin me te larte te pjekurise politike,falimi i tij ishte shume konkret i besueshem,dhe sarkazem e gjalle,per antikomunistin me pardesy te bardhe,qe ka ndryshuar pamjen ne nje sulltan me nje oborr personal qe sa vjen e zmadhohet ,me sherbetore dhe klientaliste,qe i sherbejne dhe marrin pjesa te majme,duke perfshire ketu edhe sulltanin e vockel  Baba Shulsin,Meta, ky jo me oborr por me bahche!

pse m'kujton ate shprehjen "si karroca e Dylit" ti mu?!

Qe nje permbledhje nga Balkanwebi:

Partia Socialiste zhvilloi sot punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm qe vendosi hedhjen poshte te propozimit nga Ben Blushi e mbështetësit e tij, ndersa dha miratimin per mosnjohjen e zgjedhjeve të 28 Qershorit. U shpallen edhe kandidaturat për kryetar partie qe fillimisht ishin 3. Por, gara per postin e kreut te PS do te zhvillohet vetëm mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit. Pak pas shpalljes se kandidaturës për postin e kreut të PS, Arben Malaj njoftoi tërheqjen nga gara.

Cuditerisht, e majta shqiptare jo vetem qe s'po kopjon Obamen po po kopjon te djathten amerikane; njesoj si ata mbas humbjes se zgjedhjeve po behet me  radikale. Ka shume paralele ne fakt po ti vesh re. Gjate zgjedhjeve republikanet deshin te fitonin me truke, me Xho hidraulikun dhe me politikane flluska sapuni si ajo dhia e Alaskes. PS ne vend te Xho hidraulikut kishe WSF, dhe ne vend te Sarah Palin kishte Veliaj. 

Mbas zgjedhjeve, republikanet ne vend qe te benin analize te sinqerte dhe ta kuptonin pse humben, kaluan akoma me shume ne radikalizem, duke u kapur mbas figurave me radikale te krahut te tyre dhe duke luftuar moderatoret brenda partise. Sic po ben Rama tani duke patur Rucin si gjeneral te tij dhe duke bere gare me Maqo Byrekun.

Gjithsesi, the show must go on. Vodafone njofton se pervec mikrovales dhe kallamit te peshkimit ve ne dispozicon nje frigorifer Opel dhe nje pale kepuce Hilal.

Vazhdoni parashikimet, peshkimet dhe rrefimet.

"Ora News", filmon ekskluzivisht kongresin e PS-së

 

Edhe pse kongresi i Partisë Socialiste u zhvillua me dyer të mbyllura, "Ora News" ka filmuar nga fillimi deri në fund zhvillimet në të. Kamera profesioniste e televizionit "Ora News" ka filmuar të gjitha zhvillimet në kongres dhe në këtë mënyrë bëhet televizioni i vetëm që do të rrëfejë të vërtetën e asaj çfarë ka ndodhur pas dyerve të kongresit. Kështu "Ora News" ushtron të drejtën kushtetuese për informimin e publikut. "Ora News" ka filmuar shatë orë rresht zhvillimet në kongresin e Psë, debatet dhe replikat.
Pavarësisht se u dha vendimi për moslejimin e kamerave në Kongres "Ora News" ka mundur të filmojë gjithçka, duke treguar kështu transparencë dhe profesionalizëm.

Ora News / Infoarkiv

Shi shi kodoshat. Shi kur ta kene filmuar ekskluzivisht te gjitha kanalet televizive. smiley

Ramen po e rivalizon shume fort Maqo Lakrori, po shume forte ama. Aq fort do ta rivalizoje sa edhe vete Maqo do te votoje per Ramen.

Me terheqjen e Malajt zgjedhjet edhe keshtu formale per kryetar ne PS, jane teresisht te kompromentuara. Rival nuk ka, zgjedhje partiake te ndershme nuk ka, pasi po organizohen nga punenjesit e bashkise se Rames dhe jane eleminuar kundershtaret serioze, atehere nuk na mbetet gje tjeter vetem se t'i urojme Rame humbesit rizgjedhjen ne krye te PS, ne Kongresin e vazhdimsise.

PS me kete Kongres dhe me rizgjedhjen e sigurte te Rames eshte kthyer ne ditet e saj me te zeza. Eshte thjesht partia e Punes por ne sistem pluralist.

OraNews po transmeton tani fjalimet e figurave te PS qe i jane censuruar publikut. Sapo dha K. Islamin qe gjate fjalimit, sigurisht ndryshe nga ajo qe mendon Rama, shoqerohej me britmat e mbeshtetesve te Rames kunder fjalimit te tij.

Balcanweb.

Gramoz Ruci, ka thene.

"Nuk njohim zgjedhjet se nuk kane qene demokratike."

 Gramoz Ruci, ka thene.

"Sa e veshtire  eshte te lindesh femije".

Fjalimi mbylles i Rames, ishte as me shume e as me pak nje thirrje qe i drejtohej krahut me ekstremist te PPSH (PS). I drejtohej atyre militanteve e simpatizanteve qe jane berthama e PPSH (PS). Atyre qe edhe ne "litar" t'i vesh, nuk e "tradhetojne" Partine.

Dhe kjo, per te ngritur pikerisht moralin e tyre, qe eshte pertoke. Sepse ata mbeten me te zhgenjyerit nga HUMBJA e zgjedhjeve. Vetem ata mund te besojne "brockullat" e Rames e Rucit per "krim elektoral". Falenderimi i peshtire qe beri per Rucin, tregoi qe Rama nuk ka patur asnjehere ide "te reja", apo politike te re. Tregon qe ai eshte atje sepse nuk e lene te levize. Sepse, Ruci e ata qe jane pas tij qe drejtojne realisht PPSH (PS), nuk e kane gjetur ende njeriun e tyre, qe t'i trashegojne Partine.

Fjalimi mbylles i Rames, nuk paraqiti asnje alternative, sic duhet normalisht kur kandidon. Por thjesht u mor me Berishen. Retorika e gogolit Berisha, eshte ushqim vetem per te qetesuar ekstremistet, enveristet, ramizistet dhe te gjithe ata qe bejne sikur e duan Demokracine, por u qan zemra per Enverin.

Dite te keqija pasketaj vijne...per PPSH (PS) dhe jo vetem... smiley

...kandidimi i Lakrorit, eshte njesoj si kandidimi i Dokles kunder Ramiz Alise ne Parlamentin e pare pluralist ne 1991... smiley

Si mund te lejoje veten njeriu te perdoret ne kete fare feje... smiley

Rama: Falenderoj Gramoz Rucin, mikun ne dite te mira dhe te veshtira.

Ish-ministri i brendshem i fundit komunist dhe kreu i Sigurimit te Shtetit, eshte personi aktualisht me me pushtet ne PS. Jo me kot Rama i beri kete falenderim special, pasi ky eshte ai qe si pjese e se shkuares mban lidhjet dhe perfaqeson ne drejtim kete te shkuar duke vendosur edhe per njeriun qe do te drejtoje partine e Enver Hoxhes.

Afersisht 19 vite demokraci dhe sot anetare ne Nato dhe ende nomenklatura komuniste drejton partine kryesore te opozites!

Ish-ministri i brendshem i fundit komunist dhe kreu i Sigurimit te Shtetit, eshte personi aktualisht me me pushtet ne PS.

Gramozi aktualisht  eshte njeriu me me pushtet ne PD ... 

Te pakten Gramoz Ruci nuk eshte hajdut tokash, nuk ka vjedhur dhe nuk eshte bere i pasur,duke shfrytezuar pushtet-shtetin, nuk eshte maskara ..Thjesht nje njeri i nderuar nga shumica e njerzeve! Edi ka bere shume mire qe e ka nderuar!

Mik i dashur, jam socialist prej vitesh e te gjithe mund ti bej po ama te marr kurajon te mbroj Gramozin ne publik jo. Edhe Ramen mund ta marr ne mbrojtje, se them e keqja me e madhe ka marre ca lek nga lejet e ndertimit apo po uzurpon PS, po e keqja e Gramozit shkon shume me larg se kaq... shume here me larg...

aman se na cmenet me llafe bulevardi

" TE pakten Gramos Ruci nuk eshte hajdut tokash..." artian do te me vinte mire te te perkufizoja si TRAP TE MADH se sa  ndonje epitete tjeter kundermonjes. Po si i kane bere parate ata politikanet  e dale nga kllasa punetore  e fshatarsia jone  heroike, me rrogen e shtetit? Ti qe jeton ne angli apo ne nje vend tjeter kapitalist e kupton shume mire se sa mund te fitosh me pune te ndershme. Dhe per me shume te besh miliona ne shqiperi jo vetem ke vjedhur (dhe kete e kane bere te gjithe politikanet atje) po njeriu qe ti mer ne mbrojtje eshte nje kriminel i ndyre qe ka lyer duart me gjak dje si minister i brendshem dhe sot me bisneset e ndyra qe ben.

 

sipas pandi majkos, rudina seserit dhe erion braces, duhet te vazhdoje projektin e tij. te tre keta nuk e kane idene as vete kush mutin eshte projekti i ketij piktorit pallavesh, nudist dhe naziskin

Sa eshte probabiliteti i nje 97-te tjeter? Se helbete, jemi ne NATO tani e s'lejohen kto gjona, por sidoqofte 1 here ne 10 vjet bo vaki naj gjurulldi atje?

1 here ne 10 vjet bo vaki naj gjurulldi ... smiley

Qafir je po me te vertete qafir ! Me bone me qesh se keshtu ka pas thene edhe kryetari Mao ..nje here nen10 vjet duhet turbullu te kullohet ... Po shqipua e ka me Shkence te vertetume ndryshe  : Shurra ( jo shpura ) po kaloi 10 gure Pihet . E ka si moto kuvendi i PD-se .

Po keta te sh...urres ( mungon nje P pas sh - gabim shtypi )&nbspsmiley c'duan me PS ?????? Thuju , po i ke afer "majeni fort Gramozin , se po JU  shiti, s'ka GURRE me qe ti laje ". Do kuterbojne Europen jo me Ballkanin "  Ku te shkoi ne men ore smiley

Nuk e di por mua sot, me aq sa munda tè ndjek kongresin e ps...Ben blushi dhe arben malaj mè ngjanè disi me atè burrin qè do tè ndaj gruan sesbèn dhe gjith ditèn nuk bèn gjè tjetèr por kèrkon shkak pèr sherr e pèr tu zènè me tè..ndoshta arsyhet e pakènaqsive tè tyre dhe kèrkesèn e llogarisè deri diku i kuptoj dhe janè tè pranueshme e mirè bèjnè..por se ç'ka diçka qè nuk mè pèlqen tek ta...nuk mè pèlqen mènyra se si e bèjnè,mènyra se si ata e filluan kètè punè,mènyra se si janè shprehur gjithè kèsaj kohe...ndoshta pèr kèto motive nuk aritèn tè gjejnè mbèshtetjen e mjaftueshme nè bazè,dhe vetèm kèshtu mund tè shpjegohet nervozizmi i tepruar i tyre!!! p.s....aq i keq e aq kriminel èshtè ai Gramoz Ruçi sa Sala me shok i vodhèn votat sy mè sy pa pikè problemi...

Pse Kongresi shkoi mire,dhe Edi foli mire per Gramozin dhe ky i fundit e shoqeroi me "Shoku Edvin...."dhe pastaj hyne reklamat....Tongue

Gramoz Ruçi?! O zot i madh! Akoma del ky? Ky duhej te ishte ne burg te perjetshem per masakren e 2 prillit ne Shkoder. Ky ka duart e lyer me gjakun e Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut, Besnik Cekes e sa te tjere te plagosur. Me keto soj figurash PS kerkon te shnderrohet ne force socialdemokrate europiane? 

 Me keto soj figurash PS kerkon te shnderrohet ne force socialdemokrate europiane? 

fajin per kete e kane intelektualucerit te tipit Blushi qe nuk kane jo vetem force t'u imponohen katundareve socialiste, por duan te perdorin dhe menyra puçiste per te marre pushtetin ne parti, pa perllogaritur me pare forcat ne terren.

edhe ketrin, qe eshte kafshe e vogel paqesore qe ushqehet me lajthi, po ta frikesosh, ai te tregon dhembet e mprehet. jo me kamunistat shqiptare me duart akoma lyer me gjak.

rama, ne fakt i perdor veç si vegla keta estremistat radikale te partise, sa te qetesohet situata, per ti flak perseri tutje. 

pra do te duhej qe tipat si Blushi e kompanie (aq me teper qe mbajne veten per te zgjuar), qe ne fillim te vendosnin rregulla loyales te lojes. mos te pritnin zgjedhjet per te qit dhomet. kongresi duhet pra tu sherbeje jo ti bejne puçin Rames por te rregullojne keto gjera me statut per te ardhmen e partise, kur dhe si nje kryetar duhet te largohet, mbi ç'baze duhet te zgjidhet, etj.

duke mos njohur zgjedhjet ata e fusin partine e tyre ne nje rruge pa krye, e diskreditojne ate e veten e tyre, ne arenen nderkombetare duke bere qe e djathta, si partner me serioz e bashkekohor europian te jete ne pushtet per shume kohe. per me teper tipat e mençur do te fillojne t'i braktisin. se nuk mund ta lidhesh qerren per shume kohe pas batakçijve.

Sa turp!! Kongres hijenash,  simbol regresi, gare  krejtesisht jo demokratike!

Parashikoj nje fraksion te ri tek kjo parti e megjithate duartrokas Ben Blushin

 

 

P.s.  Bravo  Ora News!

 Krahasimi qe beri z.Rama me ish republikat sovjetike eshte me se i vertete.Berisha po na cakton dhe kush do jete ne opozite dhe kush do e udheheqe ate(mjere ju njerez qe i besoni ketij ruso-bajraktari).

Edi Rama dhe opozita duhet te kundershtojne me foce oligarkine berisha-nano-meta si gjeja me e keqe dhe me ogurzeze e demokracise shqiptare sa te mos jete vone.Besoj se ka akoma idealiste.......................

edi rama nuk kundershton dot gje mer, se qe te kundeshtosh duhen argumenta, qe te gjesh argumenta duhet llogjike, qe te kesh llogjike duhet te qe te pakten kesh bo matematike, dhe sic ka thone nje miku im ky tipi aritmetike deri ne klase te 8 ka bo pranej ka kaq mangesi smiley 

Sa do te mundohesh te kopjosh mikun tend edhe ne te shkruajtur nuk del mbi kapacitetin tend sweed1.. aq mundesi ke te shikosh situaten!

Serish kritikat jane te njejta,nga te njejte njerez me te njejta fjale kunder te njejte individ.

Si ishte ai muhabeti i celsave te dorezohen tek ai vendi?  smiley   Te marre ata 5 deputet qe ka pas vetes edhe t'ja shtyj kualicionit me zore.. Edhe nje post do ja japin se ka ngel i papune..Papunesia te ben dhe nevroz kjo eshte me e keqja..   smiley

 

 Liqen, pa u futur ne cilesime personale per ty, te cilat ne fakt i meriton se i ke fituar me mundim koment pas komenti, duke kursyer kohe po te them shkurtimisht, juve socialistet e edi rames mbajeni dhe ta gezoni idiotin qe ju la ne opozite atehere kur s'kishte bir kurve ne kete toke qe te mund te humbte zgjedhjet me sali berishen. ky bojaxhiu naziskin dhe pervers do t'ju lere ne opozite dhe ne 2013, le te shpresojme qe do egzistoje peshku atehere se jam kurioz t'ju shikoj.

Si eshte ajo fjala e urte "me mire nje tufe me gomere me nje gomar ne krye, sesa me nje tufe me gomere me nje gomar ne krye" Cila tufe jeni ju, e para apo e dyta? 

o swedo, po sikur te fitoje PS-ja ne 2013, cfare do besh ti kur te vish ketu "te shikosh peshkun"?

PS: po sikur te fitoje ne zgjedhje te parakohshme?

Sweed1 te gjuajta keqe e pranoj! S'duhet ta beja!

Opozite ???  Rama dhe PS nuk kane patur kurre me shume pushtet se sot.

Pyt ate qe po i lutet cdo dite per aleance qeveritare!  smiley  Kam frike se mos  behen te zgjuar keta  5 deputet e majte qe do i bashkohen dasmes si dhenduret edhe hajde hici qafe pastaj..

P.s. ne edhe ata gomaret qe kishim i shitem lire..  smiley 

 

Zotrules, do te bej te paimagjinueshmen, do vij ketu dhe do shkruaj me shkronja te medha "Liqen, je inteligjent"

po pse ti akoma nuk je bindur qe te jesh simpatizant i nje force politike ne Shqiperi nuk ka te beje fare me perdorimin e inteligjences? 

Eshte tifozllek swedo, per shumicen e njerezve eshte tifozllek; ne raste te vecanta ka shkendija qe te bejne te mendosh se dikush e ka futur rradaken ne pune; por qe te themi te drejten, te gjitha keto shkendijat bashke nuk bejne dot as zjarr, as tym. Pra mbetemi gjithsesi brenda gardhit te tifozllekut.

Une psh di te argumentoj pse Saliu duhet te ike nje ore e me pare, dhe me kete lidh edhe ardhjen e PS-se ne pushtet; di te argumentoj pse Rames duhet t'i jepet mundesi per te drejtuar vendin, dhe me kete lidh edhe largimin e PD-se dhe Berishes nga pushteti. disa koncepte te nderthurrura...

Megjithate, nuk e konsideroj dot veten tifoz, sepse edhe pse partite politike pretendojne se po luajne futboll, mua me dhimbet ajo qe po i bejne fushes, e kane shnderruar ne hale, dhe eshte nje stadium i tere qe po paguan qimet e kokes per nje ndeshje qe i ka kaluar me kohe kufinjte e llogjikes.

me fal se harrova ta thaksoj qe do ta shkruj sado qe adminet do e konsiderojne koment abuziv smiley 

Rama dhe PS nuk kane patur kurre me shume pushtet se sot.

 Ty nuk kam c'te te them hic, shkruan nje fjali si kjo me siper dhe ja thua vetes te tera.

 sic ka thone nje miku im ky tipi aritmetike deri ne klase te 8 ka bo pranej ka kaq mangesi smiley 

e ke gabim kete punen e matematikes, e para ngaqe nuk eshte shkence e sakte, siç me duket se beson aq. dhe e dyta, nje piktor eshte shume me prane matematikes nga cilido tjeter profesion, se ai ka force abstraguese shume te madhe e me raporte ngjyrash, proporcionesh, hapesirash merret.

te mos ishte Rama kalkulues i mire nuk e zgjidhin as kryetar bashkie, as kryetar te socialisteve, e as dje nuk fitonte ndaj kundershtareve te tjere.

gjithashtu prej Rames partia socialiste ishte rrote me rrote me demokratet, se te kishte Blushin ne krye nuk do te kishin arrit as tek 30 %. (Berishes deshtimi i pare e bere me pervoje te madhe, ndersa realizimet e koheve te fundit me shume popullaritet ne popull, ish pra i pathyshem ne momentin kur ndodhen zgjedhjet)

nuk i rren dot katunarine kooperativiste qe perbejne anetaret e bazes te te gjitha partive shqiptare te vendit, me fjale te bukura euroatlantiste. se do ta kish bere Noli ne kohe te vet, me kohe, duke qene dhe robi me i qut qe historia shqiptare ka qit deri sot.

katunaret dun lal, ne krye te tyre njerez qe te mos i perbuzin ose makiaveliste te rregjur e kalkulues te forte qe dine ti mashtrojne. smiley

 

Swed une di te them vetem nje gje, qe une kam humbur cfaredolloj besimi qe kam pasur te ky vend deri vone. Do iki mbas dy ditesh, e nuk e di kur dua te vij me. Nuk them se PS ka qene nje parajse, e di mire se ne ate tufe te madhe njerezish ka shume qe as pastrues kepucesh nuk e meritojne te jene, por sot edhe ca rregulla loje qe i kishte jane shuar perfundimisht. 

Ata qe thone me Ramen nga fitorja ne fitorje ta mbajne, biles edhe te vine ne pushtet nqs kane force, se sot jam i bindur qe ky edhe ne pushtet nje vrime te madhe ne uje do bente (ashtu sic edhe "vizioni" i tij per Tiranen ka qe nga 2004 qe zor se ka sjelle me ndonje gje te re). Fatmiresisht per ca prej nesh sot ekziston mundesia qe te mos i nenshtrohemi me zor ketij realiteti ketu. Kam mbyllur syte e veshet dhe vototova dhe njehere PS sepse doja te besoja, njeriu ka nevoje ti jape shprese vetes, mbase dhe duke gabuar. Por nuk e bej me, sepse gjeja me e keqe se nje diktator eshte nje diktator tjeter qe e zevendeson e qe beson se ne kete menyre ka akoma me shume legjitimitet se ai qe e parapiu. 

Shume prej jush do thone e ca pastaj, e kush je ti qe kujton se vota jote ka kaq shume rendesi. Mbase nuk ka, mbase jam vetem une, mbase jane vetem nje dore me njerez qe mendojne si une. Po PS nuk i lejohet sot te humbase as edhe nje vote, perkundrazi duhet te bente sa me shume per ti shtuar radhet e saj dhe sot une nuk shoh asnje menyre se si kjo mund te ndodhe. Nese Rama do ti bjere murit me koke le t'i bjere se sado te perpiqet ai tjetri i bie akoma me forte. Po edhe po ti binte Rama me forte, nuk eshte nje pushtet qe une e dua. 

Mos u shqeteso Endrity. PS ne fakt nuk ka nevoje te punoje dhe aq shume, e as te lodhet kushedi-sa... Ler Berishen ne pushtet dhe argumentet per te votuar PS-ne lindin vetvetiu.

harrova... populli jone eshte aq budalla, saqe do votonte edhe me fort per Berishen, se helbete; "ketij populli t'i ... nenen, te therret baba" (thoshte njeri), dhe do s'do populli per baben e vet do votoje...

 

Tani edhe une nuk po e marr vesh veten. smiley

Kam mbyllur syte e veshet dhe vototova dhe njehere PS sepse doja te besoja, njeriu ka nevoje ti jape shprese vetes, mbase dhe duke gabuar. Por nuk e bej me, 

Endrito, me kujtove ate kokmodhin qe dilte te reklama "ne 2005 votova per LSI, etj etj" smiley Nejse, miqesisht, rruge te mbare dhe mos e mbaj koken mbrapa se s'ja vlen.

Hajdaro, po ky as katunarve si tha gjo mer, ky neper komuna humbi. Bashkite i fitoi, po jo se i tha gjo qytetarve ne fakt po se neper qytetet e medha votuan qe te ikte sala. tani ne zgjedhjet e tjera keta qe votun kunder sales ngelen pa alternative se e kutpun me kongresin e djeshem qe per pak qen tu heq i sal e tu pru i sal.

Endrity, kjo s'di pse mu shoqnu me nji pjese filmi shqiptar (s'e maj titullin), kur tha: "gabove? ja ta falem. Por ama duhet te pohosh qe kishe nje mine".

Merre me pak me te qeshme, se nuk i dilet ndryshe. Masanej nuk osht hera par. Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete.

Ti do ikesh sikur the? Zoti mbare t'a boft; s'di ca pervojash ke me te ikmet, por me fol per vete, them se at ven nuk e du as prej PS-se, as prej PD, as prej Ed-it (tobestrakfullah!!!) aq me pak prej Sales (prite Zot rrezikun!). Kujto ene at pjesen gjigande te Xhorxh Karlinit, "save the planet". Me c'ka kalu ai milet e ai ven, kto muhabetet e PS-se a PD-se jane si puna e rrezikut te qeskave te plastikes per planetin.

 

PS njëlloj si PD. Rama njëlloj si Berisha. Jo më i vogël, i barabartë me të ose edhe më i madh.

Rama dikur "antikomunist e liberal" i flaktë, tani i drejtohet për ndihmë atyre që në 1990 pështyu: KOMUNISTEVE...

Ky ishte ai Edi Rama i polikës së re? Me Ruçin përkrah? U pordh edhe statuti, edhe fjalët për dorëheqje i mori era...

Statuti i PS thote. Kryetari jepdorheqjen kur humb zgjedhjet.

Ky status eshte krijuar shume prapa mbasi jane krijuar Shqiptaret.

Eshte krijuar pasi Noli me pushke largoi nga qeveria konservatoret se keni vjedhur voten.

Ky status u krijua 60 vjet pasi Diktatori kishte marre pushtetin me dhune.

Ky status u krijua disa vite pas marrjes se pushtetit me dhune ne 1997.

Pas nje historie te vetme , ku dhuna ja ka afruar pushtetin, Ps vazhdon ( pa me te voglin dyshim) te pretendoje se ja kane vjedhur voten.

Si mund te quhet Parti, ky grup njerzish, qene fillimet e tyre kane pasur problem vjedhjen e votes.

!924, 1946 ( mendonin te vidhnin votat, per 50 vjet nuk pushoi dhuna nje here, arsyeja donin te vidhnin votat ne '46) , 1991,1992,1996,2005,2009.

Kjo nuk eshte Parti, po nje bande"diktaturucesh"  qe pretendojne te marrin pushtetin me çdo menyre.

wooooow! Berisha must be proud of you!

e vetmja gje qe me tremb ne kete pike eshte ajo thithja e famshme e "trurit"... 

 Kjo terheqja e Malajt, me beri pershtypje. Di gje njeri cili qe shkaku;  qe te kuptojme te fshehtat e prapaskenes.

Arben Malaj eshte xhelos i madh e ka kapur semundja per kryetar, nuk e kap dot rrushin dhe u largua, kaq!

Per ata qe jane te interesuar per sukseset e qeverise me martese dhe krushqi nga LSI, te lexojne po paten kohe dhe mundesi kete tek Shekulli!

 

Bllokohen paratë për punët publike

 

 

Bizneset kanë hasur probleme në marrjen e parave, pasi degët e thesarit u janë përgjigjur se kanë defekt në sistemin e brendshëm

 

TIRANË - Prej disa javësh, biznese të ndryshme që janë kontraktuar nga qeveria për kryerjen e një serë investimesh publike, si rrugë, ujësjellës e kanalizime, ankohen se nuk janë paguar ende për punën e bërë. Sipas tyre, zyra e thesarit nuk bën likuidimin e punimeve të kryera, me pretendimin se janë hasur probleme në sistemin e brendshëm që operon ky institucion, ndërkohë që ato shprehim dyshimin se shkaku i vërtetë i mos shlyerjes së tyre është mungesa e parave në buxhetin e shtetit. Nisur nga ky shkak, në një serë investimesh publike në të gjithë territorin e vendit, punimet janë duke u zvarritur nga kompanitë ndërtuese, gjithnjë me pretendimin se nuk janë paguar nga shteti ose kanë larguar fare makineritë e tyre deri në kryerjen e pagesave të prapambetura. ................................................................................................

Me gjate,ketu.

 

Paret per Fondet Publike Rushe e Kumbulla! 

 

 

.

Juve qe pate ato xhirimet eksluzive te Ora News na beni ndonje permbledhje te shkurter. smiley

Pati rrenie bilbilash dhe permbysje karrigesh, apo vetem ne parlament i bejne ato gjera socialistet? smiley

Gjithashtu, na beni nje permbledhje te biografise dhe arritjeve te Lakrorit, meqe ky eshte i vetmi konkurrent i Rames tashme ne gare.

Une kerkova pak ne internet per zotin Lakrori (a.k.a. Monseigneur Byreku) po s'gjeta gje, vec foton e tij.

Monseigneur Byreku

 

P.S. Kush nga juve do i beje i pari nje Wikipedia entry Lakrorit? smiley

Zoti Xhibi

With all due respect for your effort in regards to humiliate this man, I can't help but saying that you are being disgusting. I mean it.

Stop this childish way of analyzing people and phenomens.

Behuni burra, hiqeni njehere kompjuterin nga priza.

Shendet.

Ja si dalin evleterit ne shesh...  epo te ka faj Lulka? smiley

ë?

Ja dhe kongresi mbaroj

Pas shume zhurme per azgje e krijuar nga Blushi dhe Malaj doli Lakrori si sikur dikur Dokle me R Aline ne zgjedhjen e presidentit.

Pasi ju hodhi hi syve te tereve juve sikur ky kongres do te sillte fundin e padrejtesise dhe vendosjen e drejtesise pakti Berisha-Nano-Rama mbyllne dhe fazen e fundit te progamit te zgjedhjeve Rama sic ishte menduar ( e kam thene kete 10 muaj me pare) mbeti K/bashkie K/partie dhe Bersiha K/minister

Hajt te na rroje djali pezak smiley

 

Kush eshte djali pezak?

http://d.yimg.com/a/p/rids/20090829/i/r1905551181.jpg?x=251&y=345&q=85&sig=PioVxfwg7E7KzHov.HiYOA--

Edi Rama (R), Tirana mayor and leader of the Socialist Party, meets a delegate during the electoral congress of the Socialist Party in Tirana August 29, 2009.

REUTERS/Arben Celi

P.S. Gjeni dicituren? smiley

radenec , korce smiley

Ne Korce jane ne Korce. Aktiviste te PD kane pasur njefare perplasje me Blushin aty. Nuk i duron Korca komunistat. hahahaha

nje video tjeter thote ne radenec...ku i bie radeneci?

rast i mire se pata rastin te rishikoj yllin e botes Rudina "Ok, Ti Harrojme Numrat" Seseri smiley

 ska pas njefare perplasje, por kanosje nga njerez qe jane liruar nga burgjet vetem dite para zgjedhjeve..

Nese e mban mend njeri prej tyre vrau ate djaloshin qe shkonte te shoqeronte te motren, sepse xhiroi gomat..

 

Gjahtar,

nuk dilet me megafon per gjah, te prish pune lehtesisht..

Cfare populli shpellar qe kemi. Lum si ne.

Prapaskenat e Kongresit

Për 4 minuta, 4 vetë numërojnë votat e 1500 delegatëve
Për vetëm 4 minuta, 4 vetë numërojnë votimin e 1500 delegatëve, pjesëmarrës në Kongresin e Partisë Socialiste. Rezultati dihej: Vetëm 31 vota kanë shkuar për paketën e propozuar nga Ben Blushi.

Ndërkohë, Arben Malaj deklaroi mbrëmë se ka ngelur i shokuar nga mënyra arbitrare e numërimit të votave. Malaj ka theksuar se i cilësoi kundërshtarët e tij si armiq të partisë. Më tej ai ka dhënë edhe arsyet pse ai u tërhoq nga gara. Po mbrëmë në orët e vona Arben Malaj është thirrur në një takim urgjent nga zyra e OSBE-së në Tiranë.

Në fillim të Kongresit ka ndodhur edhe një akt i rëndë. Një kameraman i “Top-Channel” duke filmuar sallën e delegatëve, në kohën kur organizatorët nuk kishin vendosur ende të mbyllnin dyert për mediat, një punonjës i sigurisë së PS-së, ka penguar kameramanin të filmoje dhe më pas e ka qëlluar me grushte dhe ka ushtruar dhunë duke e nxjerrë me forcë jashtë. Ndërsa Edi Rama nga ana e tij, sulmoi edhe njëherë Berishën, Nanon dhe Metën duke deklaruar se PS-ja ka fituar, por Berisha i vodhi votat. Nga ana tjetër mbështetësit e Ramës i ndërprenë shpesh herë fjalën Kastriot Islamit duke e kërcënuar atë.

rapaskenat-e-kongresit&catid=36:argument&Itemid=88">Tirana Observer

 

P.S. Bedrije/Tushe/Nexhi, iz dhis ju? smiley

Drini, ku e pe ti keqdashjen time ndaj zotit Lakrori? Une nuk isha ai qe i tha te kandidoje me Ramen, as ai qe i vuri mbiemrin. smiley

Një konspekt i fjalimit të Ramës

• HENRI ÇILI

Në kushtet e mungesës së lajmit, pasi gjithçka ishte e parashikueshme me rikandidimin e Ramës, në kongresin e pardjeshëm të PS-së, e vetmja gjë me interes ishte fjalimi i tij në fund të kongresit, i cili në një farë mënyre projekton llojin e opozitës që Rama do të bëjë në të ardhmen e afërt. Fjalimi ishte i tipit populist, ishte një lojë me emocionet e një salle dhe të një partie, e cila e gjendur në kushtet e humbjes e ka më të lehtë të besojë atë që është sot nevoja kryesore e Ramës: eksportimi i 28 qershorit te të gjithë të tjerët, përveç vetes. Fjalimi kishte një kryefjalë: projektimi i një problemi real mbi zgjedhjet në Shqipëri, si “barka e shpëtimit” për t’i dhënë një farë koherencë “Edi Ramës” se djeshëm dhe atij të sotmit. E gjitha kjo për të përligjur shkeljen e precedentit dhe parimit të statutit të PS-së, propozuar nga ai vetë dikur, për largimin e kryetarit humbës në zgjedhjet politike. Duke konspektuar fjalimin e Ramës në përpjekje për të parë se si do të jetë opozita e afërt e Shqipërisë mund të mbajmë disa gjëra shënim:

Së pari, nga pardje praktikisht Edi Rama është duke projektuar një aksion politik me tipare radikale, gjë që do të thotë se do të kemi tashmë një profil tjetër të kreut të opozitës, atë të radikalit, të cilin Rama e kthen tek vetja, pas këtij mandati të një “opozite ndryshe” sikurse ai e ka quajtur vetë opozitën e 2005-2009. Çdo lider ka shans të aplikojë secilin profil: radikalin apo të moderuarin, e rëndësishme që këtë ta bëjë në përputhje me rrethanat. Duket se veç nevojës së tij të brendshme për ta vendosur partinë socialiste në kushtet e radikalitetit për të mbytur e vështirësuar jetën e zërave alternativë brenda partisë, shoqëria shqiptare nuk gjendet në kushte radikaliteti. Përkundrazi një proces normalizimi ka një inerci të fortë në këtë vend në kushtet kur po ecim drejt integrimit evropian dhe kur në tërësi kemi një rajon që po qetësohet e integrohet gjithnjë e më shumë.

Së dyti, Rama përpiqet të bindë Partinë Socialiste dhe shoqërinë shqiptare se zgjedhjet ishin të papranueshme dhe se “nuk mund të tolerohet më vjedhja e votës”, e gjitha kjo krijon shansin që Rama të vijojë në krye të PS-së pasi sipas tij “nuk ka humbur me zgjedhje të lira”. Zgjedhjet në Shqipëri janë një proces ku marrin pjesë të paktën nja 50 mijë veta dhe nuk ka nevojë për një fjalim, qoftë ky dhe i Edi Ramës, për të bindur shoqërinë shqiptare se “zgjedhjet janë vjedhur dhe fitorja është grabitur opozitës”. As nuk ka mjaftojnë 5 apo 7 analistë që t’i mbushë mendjen që zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme dhe të pranueshme, nëse vetë perceptimi i publikut nuk do të shkonte dhe ai në këtë drejtim. Pa asnjë kompleks dhe me plot bindje sot mund të thuhet se këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme në kuptimin e paritetit pozitë-opozitë, ose më saktë PD-PS, një paritet i plotë, kushte të barabarta financiare, kushte të barabarta të aksesit në media, procedurë zgjedhore bipartizane PD- PS nga votimi i Kodit Zgjedhor e deri tek votimi 7 me 0 i Kolegjit Zgjedhor për rezultatin final. Viktima në këto zgjedhje ka, por janë partitë e vogla me LSI-në në krye, por bashkë- agresori i tyre është 50 për qind Edi Rama dhe 50 për qind Sali Berisha. Ndaj mbetet vetëm të korrigjojmë gjëra për zgjedhjet e tjera, nga sistemi elektoral e deri tek numërimi optik i votave.
Së treti, Edi Rama, në përputhje me të gjithë këto shpreson të ndërtojë në Shqipëri metaforën politike të ish-republikave Sovjetike, gjë që e përmendi shpesh në fjalimin e tij dje. Paralelja me Shqipërisë dhe këtyre vendeve nuk qëndron fare, për shkak se Shqipëria është plotësisht një vend nën influencën perëndimore dhe jo në atë ruse, është një vend në proces integrimi evropian. Përpjekja për paralele mes Berishës dhe Shervenxes se Gjeorgjisë, apo mes Berishës dhe Leonid Kucmanit të Ukrainës, nuk kanë ku të rrinë, pasi “Shërvenaxet” dhe “Kucmanët” e Shqipërisë, PD dhe Berisha i përmbysën me zgjedhje në 1992. Ka paralele të pjesshme të Berishës me lider të vendeve të Evropës Lindore, por ato nuk kanë farë të bëjnë më paralelen e ish-republikave Sovjetike.
Bashkë me mosnjohjen e legjitimitetit të zgjedhjeve, bashkë me kthimin tek modeli i opozitës radikale e bashkë me metaforën e republikave sovjetike përpjekja për të potencuar si figurën më të nderuar të socialistëve më 2009 Gramoz Ruçin, sikurse bëri Rama dje dukshëm në fjalimin e tij, është një nga manifestimet e asaj që fjalimi i Ramës dhe në përgjithësi linja zyrtare e kongresit ra në autizëm, pra i foli vetvetes dhe jo shoqërisë shqiptare. Me një konflikt të hapur në parti Rama, ku ka humbur mbështetjen e një pjese të mirë të figurave të partisë, në vend që të kërkojë konsesus më të gjerë me shoqërinë, në fakt po ngushton bazën e konsensusit dhe të mbështetjes së tij në parti. Ku deri dje qe i padiskutueshëm, kurse nga 29 qershori e këtij, është vënë politikisht në diskutim. Dhe kjo sapo ka filluar.

besoj se me konspektin e mesiperm do te mbyllen edhe diskutimet. Pasi asnjoni nuk ka per te marre mundimin me e lexu filozofin Cili. Na kishte ndryshu edhe lookun ne prag te kongresit te PS. I kishte bo floket si Edi, pra i kishte qeth zero i thuhet ne ghuhen teknike.

Socialistët nuk njohin zgjedhjet

Në Shqipëri Partia Socialiste këmbëngul në mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. 

Ajo thotë se do të synojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë priten që forumet e PS-së të shprehen për qëndrimin e kësaj partie ndaj institucioneve që burojnë nga zgjedhjet, veçanërisht ndaj parlamentit.

Kjo çështje dukej sikur ishte tejkaluar që në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste.

Por, disa deklarata të kreut të PS-së, Edi Rama, e kanë bërë situatën sërish të paqartë.

Në shtypin e së hënës është hedhur hija e dyshimit se Partia Socialiste mund të shkojë drejt bojkotimit të parlamentit.

Megjithatë, disa analistë mendojnë se ky mund të jetë vetëm një bojkotim simbolik, ndoshta i seancave të para.

Këto zhvillime pasojnë kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste që u zhvillua të shtunën.

Në pesë pikat e rezolutës që u miratua në përfundim të shtatë orëve të kongresit, nënvizohet se zgjedhjet e 28 qershorit ishin një mundësi e humbur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rezoluta bëri përgjegjëse qeverinë e kryeministrit Sali Berisha për atë që konsiderohet si deformim i qëllimshëm i procesit zgjedhor.

Rezultati i zgjedhjeve për socialistët është i papranueshëm, është 'shprehje e deformuar e vullnetit të zgjedhësve”.

Sipas socialistëve, legjitimiteti i zgjedhjeve ëshgtë 'thellësisht i cunguar' dhe zgjedhjet e parakohshme janë 'një objektiv i imponuar'.

Rezoluta duket se ishte frymëzuar drejtpërdrejtë nga kreu aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëkësisht kandidati kryesor për kreun e ri të socialistëve.

Në fjalimin e tij me tonë të larta, zoti Rama gjithë përgjegjësinë e humbjes së socialistëve e kaloi vetëm tek maxhoranca e djathtë e kryeministrit Berisha, e cila sipas tij kishte grabitur votat.

“Çështja e grabitjes së votave dhe e deformimit të vullnetit të popullit, është një çështje themelore e demokracisë, pavarësisht të gjitha të tjerave”, tha zoti Rama.

Por fryma e përcjellë nga zoti Rama është kundërshtuar hapur në kongres.

Deputeti socialist Ben Blushi dhe disa deputetë të tjerë të PS-së, kërkuan një analizë më të thellë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe përgjegjesit për humbjen e Partisë Socialiste.

Vetë zoti Blushi në qendër të kritikave të tij kishte vetëm një emër, atë të kreut aktual të socialistëve, Edi Rama.

Ai u shpreh kundër rizgjedhjes së zotit Rama në krye të partisë.

“Edi Rama nuk mund ta drejtojë PS-në që të mundë Sali Berishën, e cila është një detyrë kombëtare”, tha zoti Blushi”.

Fjala e zotit Blushi nuk u transmetua drejtpërdrejtë, për shkak të kufizimeve të vendosura nga forumet e PS-së, të cilat u cilësuan si çensurë.

Por, një ditë më vonë, një stacion televiziv dha të plotë diskutimet e disa deputetëve socialistë, të cilët kishin ngjallur kureshtjen e publikut.

Pritet që brenda kësaj jave Partia Socialiste t'i dorëzojë presidentit Bamir Topi dosjen e pretendimeve të saj për shkeljet e regjistruara gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit.

Fatos Ahmati / BBC

Shtatë çuditë e “fasadë kongresit”

Elmaz Sherifi / Panorama

Kongresin e jashtëzakonshëm e thirri Rama. Përse e thirri? “Sepse në 26 shtator do të bëjmë zgjedhjet për kryetar partie”, tha kryetari i Asamblesë së PS. Shumë  socialistë me të drejtë mund të pyesin: - Pse do t’i bëjmë zgjedhjet për kryetar kur kryetarin ne e kemi?! Epo kryetarit i është ndërprerë mandati! Po përse i ndërpritet mandati kryetarit? Sepse sipas statutit të Partisë të miratuar nga vetë Rama, kryetarit i ndërpritet mandati kur partia që ai drejton rezulton humbëse në zgjedhjet parlamentare. Pra, kjo është çudia apo paradoksi! Rama nuk deklaron dhe nuk pranon se i ka humbur zgjedhjet dhe është Ai që propozoi kongresin e jashtëzakonshëm për të bërë zgjedhje të reja duke kandiduar përsëri për kryetar. Ky është kulmi i hipokrizisë dhe evidentimi i tipareve më të dobëta të personalitetit të tij. Etja e tij për pushtet të pamerituar tani është dimensionuar rrezikshëm. Dhe këtë e realizon në një mënyrë tejet djallëzore.


Thenia e momentit? smiley

 

Edhe kjo ta bojktoj moj nene, apo te mos ta bojkotoj ka qyfyre. smiley

Levizja per mendim ndryshe apo parti ndryshe? smiley

Ne fakt Rama ka krijaur pushtet pothuajse absolut ne PS, po puna eshte se keta jane disa figura bashke, kurse Rama ka Seseri & Co, keshtu qe po u percane fare keta e 10ne te majten, e lane Ramen me Seserin dhe Lakrorin.

rrofsh peshku per arkiven...  sapo na ka dale komshiu nga koma dhe po ja tregojm te gjitha ngadale ngadale...  smiley     se eshte akoma me tohën e kosit ky smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).