Cili nga peshqit e kthyer meriton te jete personazhi i Shvarcit ne poezine "Ne mundsh"?

Numuri i peshqeve qe po kthehen ne atdhe po ritet dita dite. Vec shprese dhe optimizem te jep ky kthim. Shprese semabse Shqiperia do te behet nje dite

Duke u nisur nga nje poezi e Shvarcit qe solli Olsi ketu tek tema "Duke ikur"

Në mundsh!

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRE do të jesh, o biri im!

Përkthyer nga Robert Shvarc

Une pyes

Cili nga peshqit e kthyer meriton te jete personazhi i Shvarcit

 

 

52 Komente

Nje saktesim, poezia s'eshte e Shvarcit, eshte e Rudjard Kiplingut dhe nuk ma do mendja qe kjo eshte e vlefshme vetem per peshqit e kthyer ( mua me ngeli hatri, psh smiley ), kjo eshte e vlefshme per NJERIUN.

Applause per Shvarcin e madh qe na ka pru ne shqip kaq mjeshtrisht kryevepra te tilla

Perse te mos shtrojme dhe pyetjen vijuese, cilli nga peshqit meriton te jete personazhi i poezise "White man's burden" te po te njejtit autor (Kipling)?

Ops.....

Tani e pashe.Nuk po e ndryshoj se komentet e me siperme do te duken si palidhje

Nejse ,

pra kush nga ju te kthyerit mendoni se mund ta meritoni tju themi me plote gojen sic e thote Kiplingu "BURRE"?

Toko, si i bie me dynjane e gjinise femnore te kthyer?  BURRNESHE? smiley

une them ti bojme nji lapidar te maaaaaaaaaadh te gjithe te kthyereve toko, ene t'shenojme emrat ne te smiley 

do bohet mre shqypnija si sdo bohet smiley

pse te mos bohet, me gjithe kto goca ylla qe ka. ktu biles do vijne me u bo dhe te hujt, jo ne qe do bohena e do bohena

Me pamje nga deti, madje... qe ta shohin se nga kane ardhur e t'i bien kokes me grushta... "nga m'u thyen kembet, e erdha prape ketu! " smiley

po ata qe vijne me areopllan?  Nga qielli lapidarin a nga rinasi? smiley.

Mos i qitni pune vetes, se as per llapidare s'bjeni dakort, e jo me per gjona me te rendesishme smiley.

PS: Tushe, ne Borsh psh e kishin zgjidh mire punen, ne nje lapidar, nga njera ane emrat e komunisteve, nga ana tjeter te ballisteve, dhe kishte gjet fshati rehat smiley.  Ti nga e do emrin? smiley

 

hmm, me thuj vetem

nga cila ane , benin te voglen

dhe nga cila ane te madhen,

qe te zgjedh

P.S. per nevojat personale e kisha llafin smiley

u bofsh lomsh smiley.

Po une pranaj po e kruja mi, se po prisja per ndonje xhevahir si qy me siper smiley.

Ja gzuar tushe, me nje santal se heret per te tjerat smiley.

ah lum si ti mi goce

E kapa me dore se je per marshalla per kyt tenhallukun e pushimin e zgjatur, aktiv, bredharak qe ben. Si dhe per faktin qe e shijon dhe rrezaton pozitivitet.

Mua spo me mbajne me supet per ket vit, po collapse....me turi te varur

do marr lejen, te pakten nga peshku smiley 

hihihi

Gzuar, shenti jot, i familjes, i gjithe te dashurve, dhe i peshkatareve hajt mo, se po spaten shnet lajthisin fare pasanaj, mo keq se c;kane lajthit smiley

 

He mi Tushe, nje here ne x vjet qe na bie radha me ardh ne atdhe.  Po pastaj eshte si t'ja fusesh vetes me russian roulet po s'te shijoi lol.

Gzuar edhe njehere, ditto te dollia smiley.

PS: Hajde nje fundjave ne Vlore, hajde, se te ben mire per shendet e per humor e per rrezatim smiley.  Beji naften peshkut, sic ia kane bere dhe adminet sot, qe na lane ketu e s'po na i fshijne keto marrje-dheniet tona smiley.

PPS: kur te kthehna do i bej fletet e ditarit me te gjata se te Arbrit e te pacensurume smiley.

ne vlorre ne gusht ?

qe te shof gjithe surratpalamet e tirones te kapardis si trendy ???   smiley

ncqqq une mshifem qosheve ej gru, aty ku maksimumi pervec grrenxave, shef nai katunar smiley

Po seriozisht skam mundesi brenda gushtit smiley se , do ta kisha marre rrugen per ty.  Rrotat e Felbones me cojne n'drejtim qeter smiley

ajt shendet dhe shijoje edhe ma shume.

smiley

 

E mire Tushe, po s'erdhi mali te Muhameti, u pa puna, do i ngjisim gerxhet vete smiley.

Ia kalofsh mire dhe ti nga i ke rrotat smiley.  Edhe behu gati dhe ti per pune garash dhe mos thuj qe s'te paralajmerova smiley.

ta kam lene ne tavoline garen.

fiton ti padiskutim.

Jam shume keq nga shendeti i organeve te perbrendshme per te bere gare smiley

Pastaj , i kam kalu kto gjona ne moshe te re, tashti me jane merzit. du vetem i cik muhabet ene i tas me caj smiley 

smiley

Cheers

Ti mi?  Shif si rren, edhe kujton qe s'mbaj mend qe llafoseshe per vodka e redbull, ene une t'u luta para gjithe mehalles qe ta lije smiley

S'te duhen te perbrendshmet, ato bohen kukurrec lol.

Ene mos na habit me muhabete moshe Tushe, shpirti i bukur eshte year-less, ose aged si vera smiley.  Zgjidh e merr! Urdher labeje smiley.

ah ky shpirti bukur, na mur n'qaf na mur...smiley

dorzohem monda, une sboj zo, po me urdhnun smiley 

pa kushte bile bile smiley

ene po mu smunen te perbrendshmet do i fus i dor bar hyqymi te vij m'terezi smiley

 

P.S. E kam lone pra vodken ne redbullin se skom takat, nai krik birre te vogel maksimumi ...smiley

 

E paske kthyer me santal, mi moter? Shendet t'u befte! Po mos harro qe kemi nje gare per te bere... nuk shpeton dot...  smiley Ika tani, se po cudis robt pse po rri overtime... smiley

 

Shif sa mire te ka bere Vlora?  I ke hyre puneve me themeli smiley.  Kete i them Tushes po s'me degjon.

Nga fund-gushti fillim shtatori bej gati edhe ate ndrikullen tjeter, ene pervish menget per gare.  E bejme 2 me 1, prape une fitoj smiley.

Pse ka me shume se dy te kthyer?

Apo te tjeret se kane deklaruar ikjen se e kane pase me dy mendje ndoshta te rri apo te iki?

Kush do jete i treti i verteti?

po ne qe kemi nai gjys menje me hik, ke cila vjershe hyjme ? smiley

apo duhet hap teme me vete per kyt smiley

ju hyni te vjersha "arratizur syrgjynosur" nga autori i math timo flloko

e mir,

timo osht gjith ai derr seksi smiley

QYTETI

Ti the: "Do te shkoj ne nje vend tjeter, ne nje tjeter breg'

e nje qytet tjeter me te mire se ky do ta gjej.

Po cdo gje qe bej, mallkimin ka te perfundoje per dreq

dhe zemra ime prehet e varrosur si te ishte nje gje e vdekur.

Edhe sa kohe mund ta le mendjen te myket ne kete vend?

Ngado qe kthehem, kudo qe hedh syte

vec rrenojat e jetes sime shoh kudo, ketu

ku kaq vite kam kaluar, humbur, tretur.

 

Ti s'do te gjesh vend tjeter, breg tjeter s'do te gjesh

ky qytet gjithmone nga pas do te te ndjeke. Ne te njejtat

rruge do te ecesh, do te plakesh ne te njejten lagje

dhe floket do te zbardhen ne te njejten shtepi. Gjithmone ne kete qytet

do te perfundosh. Mos shpreso te tjera pamje:

nuk ka anije per ty, nuk ka asnje rruge.

Dhe duke e shpenzuar jeten tende ne kete qoshe te vogel

eshte njesoj si ta kishe shpenzuar kudo tjeter ne bote.

 

KOSTANDIN KAVAFIS per Dejzin smiley

rrofsh,

por kam i gjo t'mire une,

nuk nigjoj te tjeret.

po mu mush menja

eheeeee spyes per njeri

po thuj, hala smu ka mush smiley

 Dejzo, kontrolloje mos e ke me brime... smiley

eh, me moshen shtohen perhere e ma shume ato dreq brimash qe duhen kantrrollu smiley

Per ju me flamur shqiptar e di si do themi - Eh ju u nxeh rehati ose doni nje dru ju qe levizni nga vendi juajTongue Rrini aty ne vendin tuaj se domatet jane me te shijshme.Wink

nuk hahet buke me damotje perdite e gru smiley

Here pas here nderro gojen me ndonje kastravec ose spec, ne vere dhe me ndonje patllixhan a kungulleshke ne dimer... smiley

E bejme ndryshe njehere, po sikur ne qe jemi ketej te ikim te gjithe andej dhe ata qe jane andej te vijne ketej, ca behet? Apo "same shit, different day"?

hajde ketej, ik andej, dmth. smiley

ose mut makina, kakë shoferi smiley

Kur ikem

Ashtu zvarre , zvarre kembet percapeshin neper shkalle

zbrisje dhe dheu grryente

copra lekure te kepuceve "extrafino"

 grindeshin betoni me asfaltin kush te cvatete me shume

copra lekure e mishi te gjakosur nga lakuriqesia e kembes 

e ashtu te pergjakur e futa ne avion

ku si fantazma mu cfaqen edhe asfalti edhe i shkalles beton

"Mos u mundo ta sherosh ...me dhe ta kemi mbushur dhe gjithmone gjak do kulloj "

2

Kur hapsira dhe pafundesia grishi per qetesi 

dhe uturim e avionit ftoi shpresen ne mendime

e perfytyrimet me  fasho e melhem po rrethonin kembet e gjakosura

ninulla e gjumit pergatiti djepin e sfungjerte ...

Po endraa me tokmak ne dore si godet

shkatron , copton , pret , vret e djeg , gulshon e cfryn

dhe le plage tmerri nen kafke atje ku thurrej shpresa  e

"Nje jete me te mire"

Ma turbullon vizionin me pamje guresh ,pemesh , burimesh, zakonesh , pershendetjesh , dashurish e grindjesh , nenash , vllezer e shokesh ...

ma ngjesh mire e mire si brume i gatuar

me zonen  e kafkes ku njerzit riprodhojne kujtesat

dhe ma le ashtu te ngjizur e te gjakosur....

dhe ashtu zgjohem cdo mengjes nen ulerimen  e heshtur

Ti me i forte se Prometheu nuk je ! 

Gjejni te kujt jane keto vargje !!!!!!!!!!!!!

 

Jo vetem qe nuk e di,por nuk e gjej dot kush eshte edhe me hile interneti!

Por bukur, shume bukur!

ose mut makina, kakë shoferi smiley Paske qene kaps gjiF noten . Sheqer qe u lefterose smiley

 Numuri i peshqeve qe po kthehen ne atdhe po ritet dita dite. Vec shprese dhe optimizem te jep ky kthim. Shprese semabse Shqiperia do te behet nje dite

eshte si te thuash per ameriken, qe ushtaret qe kthehen nga lufta e pafituar diku, do te kontribuojne per ta bere ameriken me te mire ne te ardhmen, paqesore. 

ata qe kthehen ne shqiperi jane njesoj, e kane humbur nje lufte dhe kthehen "me koke ulur". smiley

 

 Dmth ushtaret po fituan s'duhet te kthehen me ne shtepi sipas teje?

 Shume kompleksik qenke ti smiley

Per temen : Asnje nga peshqit s'i ka mbushur ditet smiley

Irushe, po per mercenar mbase s'ka ndigju Hajdari.  Ka ik gjindja psh, vetem me mendjen per me bo nai lek a ndonje pazar a te shtijne a te teshtijne andej e masandej dun te kthehen.  Mendje mendje kjo dynja mi zemer, "free will" filmin s'e paskan pare te gjithe smiley.

Te dashur peshq, megjithe respektin e madh qe kam per Robert  Shvarc, ju lutem, kur flasim per 'If' asnje nuk i afrohet te madhit Fan Noli! Kryeveper!

 

Enjoy!

 

Në munç
Përkthyer nga Fan S. Noli

Në munç të mbash në kokë terezinë
Kur shokët çmender dhe fajtor të nxijnë;
Në munç të kesh besim, kur të dyshon
Kushdo, dhe s'ka njeri që të beson;
Në munç të preç, dhe pritjen s'e kursen,
Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen,
Në të urrefshin, ti s'i çan me brirë,
Dhe s'hiqesh as m'i mënçim as m'i mirë.

Në munç të çndërrosh e të mejtosh,
Dhe nga këto në mos u robërofsh;
Në munç të preç Triumfin dhe Hatanë,
Dhe t'i shkelmosh të dy si kallpazanë;
Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dreth
Të drejtën dhe në lak syleshin heth,
Kur sheh kalan' e jetës të rëzuar
Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar;

Në munç të vësh m'i grumbull çdo thesar,
Edhe t'i loç të gjitha me një zar,
T'i humpç edhe të nisësh përsëri
Pa thën' asgjë për këtë batërdi;
Në munç të kesh një zemër, trup e kokë
Që të shërbejnë sa të bëhen trokë,
Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë,
Dhe të thërret vullneti: "Mbahu, or burrë!"

Në munç të zbreç në turm' e të mbash nderin,
Të hash me mbretin, të pish me neferin;
Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë,
N'i daç të gjithë, po asnjë për dasmë;
Në munç për çdo minutë të përpjetë
Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë;
Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir,
Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir!
 

Të dyja versionet kanë mrekullinë e tyre

personalisht preferoj këtë të Nolit

Faleminderit Kristilda!

Edhe une mendoj se te dyja perkthimet jane shume te bukura, por personalisht preferoj versionin e Shvarcit. Me duket me bashkohor.

Shume dakord me Olsib qe i ndjeri dhe shume i respektuari Shvarc eshte me bashkekohor ne perkthimin e tij, preferenca ime lidhej pervec shijeve personale dhe admirimit te madh qe kam per Nolin ne pergjithesi, me faktin qe perkthimi i Nolit ruan shume mire 'kadencen' dhe stilin e origjinalit qe eshte nje nga poezite e mia te preferuara. Vecanerisht i bukur perkthimi i strofes se fundit, ja origjinali.

 

'if you can fill the unforgiving minute

with 60 seconds worth of distance run,

yours is the earth, and everything that's in it

and, which is more, you'll be a man, my son!

Iris,  ne fakt çfare thashe eshte me gjithmen  komplekse. vetem ti e kape kete, respekt smiley

une mendoj qe : per te ec perpara (qe te mos perseritet gjithnje i njejti fenomen, e me kalu ne stad tjeter zhvillimi), duhen fitu lufterat. fillimisht me veten, pastaj me armikun.

ne shqiptaret (jashte dhe mbrenda atdheut) kemi ngel akoma tek "lufterat vetjake". kjo do te thote qe tek ata qe kthehen mungon idealizmi, ngaqe ata nuk arriten ta kapercenin stadin primar, te luftes vetjake (rregullimin e jetes se tyre individuale, etj), per te kalu me tej ne stadin kolektiv (rregullim e jetes se gjithe shoqerise shqiptare).  

ne fakt ky "kapercim" stadesh eshte i pamundur pa nderhyrje nga shkaqe te jashteme. (luftera civile, luftera boterore ose luftera me fqinjet)  

une shpresoja ne fakt, nje moment, tek lufta e kosoves, te cilen te gjithe intelektualet shqiptare  e shihnin si diçka negative aq sa dhe Rexhep Qosen, te vetmin perkrahes te saj, ta piketonin si psikopat te rrezikshem. fatkeqesisht ne as ate nuk e fituam vete (ne fakt nuk na lane per kete). qe te na jepte te pakten dinamizem, energji te reja,  e idealizem. por kryesorja te nderprisnim "lufterat me veten" e te kalonim ne stad superior, te luftes kolektive. 

 

  Ka ik gjindja psh, vetem me mendjen per me bo nai lek a ndonje pazar a te shtijne a te teshtijne andej e masandej dun te kthehen.  Mendje mendje kjo dynja mi zemer, "free will" filmin s'e paskan pare te gjithe

problemi eshte me shkrujt dhe pak ne kontekst te çeshtjes qe diskutohet, me qellim avancimi te saj, nga i cili te gjithe dalim te fituar, se qe jane njerezit mendje - mendje nuk do shume shkolle te kuptohet. smiley

ai qe ngren kete çeshtje, kthimin e shqiptareve prej emigrimit (ose siç i cilesove ti, pasi kane bo pare) e sheh ne kuader me te gjere, ku faktori kryesor eshte permiresimi i jetes ne atdhe. (pershembull: francezeve as nuk u shkon mendja tek keto probleme)

pra nga nga ky prizem veshtrimi, mund te themi :

1. shqiptaret vetem jashte vendit, mund te permiresohen individualisht.

2. vetem shqiptare te permiresuar e bejne nje vend te permiresur.

3. te gjithe shqiptaret pra, si qeveria po ashtu dhe populli shqiptar qe luftojne per permiresimin e vetes dhe te jetes se tyre, permiresimin e shqiperise e presin t'ju vije nga jashte shtetit.

tani mbi keto TRE pika kryesore, te ketij debatit tone, mund te ngrejme nje sere pyetjesh shtese, te cilat do (na) ndihmonin per te hedhur drite mbi realitetin qe ngrihet prej tyre perpara nesh.

pyetje :

1. perse shqiperia nuk eshte e afte, t'i permiresoje shqiptaret vete ?

2. perse bota, vetem, eshte e afte t'i permiresoje shqiptaret ?

3. ku kryhet ky permiresim i tyre, tek ana morale apo materiale ?

4. me çfare syri shihen, apo si konsiderohen  prej shoqerise se atjeshme, te kthyerit. si çlirues apo pushtues ?

5. me çfare syri e shohin vete te kthyerit punen, dmth si e vleresojne kthimin e tyre. kthehen per t'i shpetuar shtypjes qe ndjenin prej botes, apo per qellime idealiste e patriotike, si Ismail Qemali kur vuri flamurin ?

e te tjera e te tjera. secili mund ta pasuroje pra kuadrin e temes. vetem se nuk behet kjo me nje te rene te lapsit.

ps: dhe mos mi merr si personale keto qe them, se nuk kam gjo me ty, vetem diskutimi ketu me intereson, bile e di qe duhet te jem i vetmi. por them nganjehere, ku i dihet bota eshte e madhe e veç dy male nuk takohen kurre.

 

Pra ne 46 komente asnje nga te kthyerit nuk doli te thote se ai eshte personazhi i Kiplingut dhe te na treogj se si

E paguan energjine elektirke rregullisht

Se si nuk kalon me makine ne dritat e kuqe dhe lejon kalimtaret te kalojne ne fillim

Se si ka kallzuar ne polici Dritan Dajtin apo miqte e tij

Se si nuk i hedh plehrat ne rruge por ne vendin e duhur dhe kritikon cdo njeri qe hedh plehrat ne rruge

Se si nuk ka paguar asnje lek bakshish zyrtareve shtetrore apo si funksionar shteti nuk ka mare asnje qindarke nga ata qe u ka sherbyer ne detyre.

Se si nuk eshte bere pjestar i shoqerise shqiptare te degjeneruar te sotme.Por me vyrtet e edukaura ne vendet nga vjen qendron me lart se shoqeria e koruptuar kriminale shqiptare.

Valle te tere te jeni bere njesoj si shoqeria shqiptare?

toko, me kaq pak kerkesa sa ke ti dukesh qe ke rreth shoqeror ose shume te vogel ose shume te degjeneruar 

Une skam rreth shoqeror fare. Keshtu qe jam rehat smiley

Sa per kerkesat le te fillojne nga keto se te tjerat vijen ne ritje. Nuk mund tu kerkosh te vrapojne kur terreni eshte shume i thyer dhe malor

Te parin peshk (seriozisht kjo) une propozoj turi

Tek shkrimi Katunarizmi turi thote


Shof nje katnar tu peshty,jo te peshty po tu  hudh nje derro gelbaze ne trotuar,

une u mata me i fol; -Ca bo merjahu keshtuna tina?!Me te kaxu t'drejten me ngeli fjala mu tek qiellza,   ai ishte aq i modh si fizik sa m'futi fryken,

ene una prej fytyres se atij e cova shikimin te gelbaza...

Po ene kjo pune nuk i pelqeu atij mer jahu...ene erdhi e me kapi per fyti,qe tuj m'myt perzoten,ene tuj me thone:

-Pse ma shef ti mu pyshtymen me inot?!

Nuk duhet shume te jesh personazh i Kiplingut. Vetem pak guxim 

Jam duke e menduar toko, ate punen e kthimit edhe une se nuk kam ku te shkoj tjeter por nuk kam ndermend te kthehem direkt ne Tirone...

Me duhet te jetoj ca vjet njehere ne Bize te Martaneshit,sa te ambientohem me kushtet rrethanore edhe pastaj do te zbres ne Tirone.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).