a ka te ardhme peshkupauje?

Pyetja eshte kjo ne fakt, a shkon per lesh peshkupauje nqs me te s'do merren me Llukani dhe Alisat?

23 Komente

 kjo varet se çfare rendesie ka llukani (kush eshte ky ?) tek kjo faqe. dmth çfare kontributi personal jep. 

prandaj neqoftese ti kerkon me te vertete pergjigje, dmth nuk e ben kete pyetjen tende per tjeter gje (ti biesh penxheres qe te degjoje porta) duhet dhe me na thon se kush jane keta persona, si ti njohim me mire, disa postime nga te tyret, etj, etj.

normalisht, çdo gje qe lind edhe vdes nje dite. po ashtu normalisht, rifreskimet e effektivit, sidomos kur keto kryhen me mençuri, e shtyjne kete afatin e vdekjes dhe per ca kohe. 

ka mundesi qe llukani largohet se nuk ka gjo me thone, nuk sheh me interes te tijin personal, etj. tjeter gje ka me prioritare. veprimi tij duhet pershendetur po te jete keshtu, sepse ai i liron vendin e tij nje kandidati tjeter, me te fresket, me me shume energji, e me botkuptim ndoshta me bashkekohor.

pra ket problem mund ta shohim nga shume vrima (flas per neve qe nuk kemi perqasje shume me faqen, e nuk i njohim personazhet vete). nuk di tendja se ku ndodhet, afer penxheres apo eshte vryma drynit. 

 

Kur jane ndryshuar adminat?

Ndersa per peshkun, sa ta kete te shkrume, dhe te shkruara smiley.

Hajdar, keta jane dy nga adminet e faqes (gjithnje nese pyetjen e ke seriozisht) dhe ata sjellin shumicen e shkrimeve ketu. Nje pjese te shkrimeve qe sillni ju te tjeret behen publike vetem pasi ata i autorizojne. Shkrimet ne seksionin pyet peshkun dhe shkrimet nga blogjet e indeksuara publikohen automatikisht. Kjo meqe je fillestar te peshku.

Tani, meqe nuk e di kush eshte Llukani, si e bere lidhjen qe ky i fundit largohet sepse ashtu e keshtu? Sa per kuriozitet kjo.

Per problemin e vrimave dhe te penxhereve nuk po zgjatem, po ta le ty se duket qe ke nje si tip dobesie per profesionin e marangozit.

 qe jane admine e marr me mend. 

problemi eshte se ajo qe kryejne sa rendesi ka. te miratosh postimet e anetareve nuk tregon shume, ndersa te ruash LINJEN EDITORIALE te blogut (pak a shume çfare ben kryeredaktori nje gazete) eshte krejt gje tjeter.

them (nisur prej brimes time te vezhgimit, kuptohet kjo) se llukani shkon nga mospajtimi i tij, me prurjet e fundit ketu tek peshku. artikujt denoncues te kosovareve, etj. pra eshte me shume çeshtje e vijes editoriale, sesa gje tjeter.

ikja tregon gjithashtu qe nuk eshte ai themeluesi i ketij blogu. por tjeter njeri.

ps:  dhe ajo puna vrimave eshte alegori, por duket qe ti nuk e paske lexu bliblen e as klasiket greke qe te lexosh pertej figurave letrare, ne dukje naive smiley .

Hajdar, une nuk e di a ka ikur Llukani apo jo, po shof qe ka ca dite qe ai dhe Alisat nuk jane ne qarkullim dhe ne faqe te pare ngelen shkrimet e kohes kur u prishem me jugosllavet.

PS. Une problemin se kam dhe aq me biblen dhe aq me pak me klasiket greke sesa me figurat letrare as such (qe zakonisht i kujtoj figura te prera nga revistat), dhe me duhet ta pranoj faqe teje dhe gjithe peshqve qe po sillen verdalle ne keto ore te vona, qe kjo jo rralle here me con ne keqkuptime si ky me ty. Shpresoj shume qe ti ta mirekuptosh ndjesen time te sinqerte dhe ne te njejten kohe, per te shmangur keqkuptimet ne komunikime te tjera eventuale me mua, te perpiqesh qe vrimes ti thuash vrime dhe penxheres penxhere, duke shmangur figuracionin qe fatkeqsisht qelloka qe u beka dhe pengese ne diskutim smiley

Hajdar, une nuk e di a ka ikur Llukani apo jo, po shof qe ka ca dite qe ai dhe Alisat nuk jane ne qarkullim dhe ne faqe te pare ngelen shkrimet e kohes kur u prishem me jugosllavet.

Dmth adminat mund te kene shku per pushime (qe do Zoti jane pa laptop a wireless verdalle qe t'i shijojne sa me shume) ene ti po i qan me lot? smiley.  Aman mos boni nga keto anonimet kshu pa emer mbiemer "jovan bregu kishte gje aty" se e kena te dobet qoshen e xemles qe rreh per peshkun edhe s'mban shume smiley.

Monde, siper shkruhet:

"Pyetja eshte kjo ne fakt, a shkon per lesh peshkupauje nqs me te s'do merren me Llukani dhe Alisat"

dhe kjo pyetje vjen ngaqe une sakte apo gabim "po shof qe ka ca dite qe ai dhe Alisat nuk jane ne qarkullim dhe ne faqe te pare ngelen shkrimet e kohes kur u prishem me jugosllavet"

nderkohe qe ata mund te kene ikur me pushime ose dhe mund te kene hequr dore perjetesisht nga peshkupauje. Ca c'ka ketu qe qe ty te beka te "germosh" neper shkronja? Ato qe une pres si pergjigje jane pak a shume keto "jo nuk shkon per lesh sepse ...." ose "po vallai, shkon per lesh se si veshtire se dalin vullnetare qe te merren me kete pune", shkurt, gjate, me/pa gabime ortografike dhe kaq. Mos u beni me fiksime kot sikur plasen komplotet dhe gjujtjet me spond, se s'kena nerva me bo dhe te peshku ate qe bojme gjithe diten, he te kam xhan smiley 

Po te qan zemra shume ty swed per mungesen e 2 admin. ee?

Nese e ardhmja e ketij blogu eshte e lidhur me 1 apo 2 emra ky blog ka marre fund me kohe dhe eshte pa te ardhme.

Hajt tani mos na bjer ketu keshtu gjerash medemek me gjuatje larg se po mungoi filani apo fisteku merr fund cdo gje... hahahaha

pyetja jote duhej të ishte: a ka vajtur për lesh peshku pa ujë?

në rast se statistikat do thoshin "po", atëhere duhej të kërkoje një korrelacion mes pushimeve të adminave dhe vajtjes për lesh të peshkut. po që të bësh këto statistikat e dyta, duhet një numër i rëndësishëm eksperiencash, dhe meqë adminët nuk e çojnë jetën me pushime, them se do të të duhej ca kohë derisa ta mbërrije këtë numrin. kaq.

p.s. natën e mirë. smiley

xhan xhan swed, edhe kerkoj ndjese qe u mundova ta ktheja pak si me humor tonin qe m'u duk paksa i ndjere ketu. 

Une pergjigjen time ndaj pyetjes tende e kam dhene me lart.  Per sa kohe te kete shkrime e peshq e ka te shkruar edhe peshku.  Kuptohet, edhe administrimi i faqes ka shume rendesi, dhe ne asnje menyre nuk hedh poshte punen, sidomos duke pasur parasysh aspektin vullnetar, te admineve, perkundrazi.  E vleresoj dhe do e vleresoj per sa kohe te shkruaj ketu.

Por me gjithe perpjekjet sic duket te deshtuara per humor, mbase vertete jane me pushime.  Se helbete njerez jane, dhe gusht eshte smiley.  Nqs eshte e vertete qe e kane lene, mire do ishte te ishte lene nje shenim nga ata apo Penari dhe Blendi.  Gjithesesi, i zoti i shtepise e di ate pune me mire.  Ose do gjenden admin te tjere, e shohim e bejme. 

 

Monda, me fal per keqkuptimin, per Llukanin ta garantoj une qe eshte me pushime se e di, po helbete dhe Alisat sic thua ti, gusht eshte. Po meqe vihet re mungesa tek sasia/cilesia e prurjeve, andaj e kisha smiley

AShes, ti rrofsh qe me dashke te miren qe te filloj te bej research mbi korrelacionet admin-pushime-peshk-vajtje per lesh, se researchet e tjera i qava me lot dhe jam merzit jam bo derr qe s'kam me ca merrem me nai pune serioze smiley Naten dhe ty smiley

Speaker, ty c'te te them? Ka mundesi qe fatkeqsisht ta kesh gjenetike kete qe flet kodra mbas bregut se perndryshe s'do kishte mundesi qe t'ja fusje kot non-stop

O swed shkruaj me ate nofken tjeter se je me interesante, me kete nuk hahesh as me vaj as me uthull.

P.S. futjet non-stop jane gje pozitive, tregojne potence, apo jo swed?

 Speaker, fola me tet'ome per t'futmet, m'tha t'futmet plot (ato para se t'njifte tet'ate) jane gje pozitive, ndersa t'futmet kot prodhojne vetem salcice si ty

hahahaha, pse u prishe kaq shpejt o swed, nga goja e kam llafin?

Nejse, nejse, se je shpirt, po bej shaka...lol

Monda, me fal per keqkuptimin, per Llukanin ta garantoj une qe eshte me pushime se e di

S'du te te fal mer, po hic fare smiley.  Pse mer fut xixat kot?  E ke te garantume qe jane me pushime edhe vuuu shashkat ketej smiley.

Naten honey smiley.  Ne fakt ti rrofsh, se shty e shty me keto teorite konspirative te peshku, e s'po mbarojne dasmen keta gabelt ne lagjen time.  Na cmenden mer, me shku ne disko te nxjerrin perjasht do s'do ne oren 1 e gjys, qameti 2.  Ndersa ktu ne lagje, pa u ca defi, a pa u bo ndonje sherr, a pa u bo tap gjindja, s'pusho ahengu deri m'sabah lol.  Dikur thoshin "nje martohet, 200 terbohen."  Tani i thone "nje martohet, nje mehalle gdhijohet" smiley.

PS: @ The Speaker, aman o burr i dheut, se vertete nate ketej, po s'ia kena ngene ketyre "my milkshake is better then yours".  Ehhh mer Llukan pse ke shku me pushime i thone kesaj pune.

Swed, mvaret se si e konsiderojmë peshkun...
1- Nëse e konsiderojmë si një agregator që bën përmbledhje të lajmeve kryesore

2-Nëse shikojmë Peshkun si kontenitor të përzieries/përplasjes/konfrontimit të opinioneve

Përsa i përket pikës së parë, dmth që na lehtëson kërkimin e lajmeve, deri diku nuk mund të mos jetë i pamvarur dhe të mos i njihet merita Llukanit për punën e bërë.

Ndërsa nëse e shikojmë sipas rolit që kanë luajtur komentuesit në bërjen e Peshkut Ai që është sot, atëhere Penari, përveç prurjeve të autorëve të ndryshëm, mund të vendosë një lidhje RSS për një burim automatik përmbledhjesh të lajmeve kryesore nga gazetat kryesore dhe gjithsekush lexon/voton lajmin që i ka interesuar... dhe lajmet më të votuara pastaj hidhen në faqen kryesore për diskutim.... e ardhmja i takon trurit elektronik smiley

Nëse roli i peshqve është i atillë që ta ketë bërë Peshkun PESHK, atëhere duhet të përfshihen dhe komentuesit në sjelljen e lajmit... p.sh: ashtu siç është seksioni "Pyet Peshkun" mund të bëhej një seksion tjetër me po ato karakteristika, në të cilin vendosen/sinjalizohen artikuj të ndryshëm nga peshqit (artikull+linkun nga është marrë artikulli)... dhe nëse nuk mudn të bëhet e lirë për të gjithë peshqit një gjë e tillë, të paktën të bëhet për një grup peshqish (kandidaturat të propozuara nga komentuesit dhe të aprovuara nga të gjithë Administratorët e blogut. )

Edrus ! Me fal qe po vij po marr shkas nga " mendimet " shume te vyera  tuajat smiley

Shqiptareshe ! Them se eshte shume shpejt per avancime. Si ne cdo fushe ne dallohemi per avancime te panevojshme dhe rritje teknike e administrative te panevojshme ose te shpejta e shume te shpejta per kohen .

PPU me nderhyrjet e ketij viti nga debatues e frekuentues te porositur per venien nen kontroll , dominimin , ose edhe corientimin e devijimin e ketij BLOGU me teori te lloj lloj hajdaresh .... pra PPU tregoi elementin e pare te neje EKZISTENCE. Ai e perballoi me sukses dhe jo pa veshtiresi qe u shfaqen ne mungesen e qendrimit te ekuilibruar ne FSHIRJET .Teper e justifikueshme . E justifikojne ZGJEDHJET !

Cfare doli nga kjo ??????

Them se PPU eshte konfigururar mjaft mire ne dhenen e lajmit, Humorin pikant nepermjet "gjeni Dicturen" , postimet ne teresine e tyre qe rrahin te rrisin dijet e njohurite, dhe debateve frytedhenese te pjeseve e koncepteve mbi Letersine por edhe ne shume fusha te tjera cilesore. Pa e gjatur me tej perballimi i ketij lumi debatesh ne teresi shume konstruktiv por edhe me rrjedha agreasive ( shume te natyreshme per mua pervec sharjeve banale) ka qene sprova me e madhe per Ekzistencen e tij. Uroj qe ky sezon "turistik" tu vleje admin. per te qene me te qete ne vleresimin e situates dhe per te konsoliduar te pakten per nje periudhe kohore nje vjecare....konceptin perfundimtar qe ne PPU NUK lejohen shatje nga robt , nuk behen provokime te qellimeshme , nuk klasifikohen njerzit te etiketuar ne bardh e zi .

Pas kesaj site ndoshta i ruajtur ne server prurja Juaj do jete e vlere ! Por deri atehere VETVETIU e theksoj VETVETIU do jene larguar ose edukuar te porositurit ose te deshtuarit ne jete per te mesuar se si komunikohet .Te tjerat jane zgjedhje private te LLukanit, Penarit , Blendit si zot shtepie dhe ...turqeta ju te qeret .

Te tjerat jane zgjedhje private te LLukanit, Penarit , Blendit si zot shtepie dhe ...turqeta ju te qeret . 

po gjysem faqja qe sapo shkrujte ça eshte ?

do te kete te ardhme si e ardhmja e Albanian.com

Mua me duket si pak e çuditshme kjo pyetje.Nuk e marr kurre ne konsiderate qe ketu tek peshku vijne persona per qellime e interesa te tjera qe nuk jane zbavitja apo i dore muhabet me miq e te njohur tashme virtuale...Perderisa te peshku ky komponent frenkuentuesish ,pra qe hyjne per thjesht kenaqesi ppu nuk ka aresye qe te mos jete.....Pasta po vazhdoi me nenin e agjit.e propagande,me ban ,internime virtuale ....ne esfel...apo si mjedis ku patologjite e komplekset postkomuniste lulezojne.......!!

hahaha, e forte kjo, e habitshme se si ndonjehere bie dakort me ty !!

Ja dhe LL nuk u largua eshte prape midis nesh bashke me Vetvendosjen e Kurtit ne faqet kryesorete PPU  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).