A duhet te kerkoje falje Rama?

Nuk ka zot qe te vjedh votat e socialisteve -, bertise Rama deri para zgjedhjeve.

Kongresi i PS-se vendosi qe zgjedhjen e zhvilluara te mos njihen si te rregullta. Rama po akuzon se socialisteve ju eshte vjedhur vota.

Tani, vetvetiu lind pyetja, a do te vidhet perseri vota e socialisteve ne zgjedhjet e ardheshme, ose me sakte a do te lejohet vjedhja e votave?

A duhet Rama te kerkoj falje?

39 Komente

nje tren ka 12 vagona, cdo vagon ka nga nje polic...

Sa vjec eshte trenisti? 

Te pelqen Rama he?

Por aty ku gabon ,gabon. Rama perpara se te kerkoje lidershipin e PS per ne zgjedhjet e ardhshme te jape llogari perse lejoi vjedhjen e votes te socialisteve ne keto zgjedhje?

Edhe mua me ka pas pelqyer Rama, edhe me pelqen ende here-here, si nje njeri qe i shikon gjerat nga jashte dhe di nga politika sa c'mund te dije nje femije i sapolindur, por nje gje nuk rri dot pa e thene. Pardje, rastisi ta degjoja ne radio duke udhetuar, ne fjalen qe kishte mbajtur ne kongresin e PS-se, nuk me kujtohet cfare tha, por ama intonacionin e zerit te tij s'e harroj dot, sepse me trembi... S'e di pse ne mendjen time sakaq u be lidhja me Hitlerin, kishte dicka te perbashket ne rrokjezimin e fjaleve, ne intonacionin e tij, ulje ngritjet e zerit per te theksuar me teper dicka, si per te hipnotizuar.  Nuk mund t'i shikoja levizjet dhe gjestet, por sinqerisht po mendoja kush eshte e keqja me e vogel per ne?

Oburra te votojme per Saliun tani, se na u tremb Ana nga Rama. smiley

LARG E TUTJE, a te keqen! Ajo pune ka marre fund tani, mbase e diskutojme 4-vjecarin tjeter kete pune... aaa, nese keni vendos per zgjedhje te parakohshme, tjater pune... smiley Pastaj, si zotrules qe je, do fshihem pas teje... qe mos te me shohe Rama! smiley

Te fsheh une moj, qe i fshifte ata qe te trembin ty. smiley

Ana, une e kam pasur kete ide per Ramen me kohe dhe e kam ndare me shume njerez ne boten virtuale dhe reale bashke. Tashme arrdhja e tij ne fuqi eshte e pashmangshme me marrjen ne dore te biznesit, shoqerise civile dhe per me teper partise me te madhe ne Shqiperi. Shijojeni dhe kte 4 vjecar se me tej na presin dite te erreta.

Rama te kerkoi falje? kujt ti kerkoi falje dhe pse ti kerkoi falje.Ata qe nuk e votuan duhet ti kerkojne falje Rames dhe jo anasjelltas.

Rama humbi zgjedhjet ne menyre te ndershme dhe te drejte, shqip nuk arriti te fitonte pasi populli nuk e votoi per te qene ai qe do te mund te formonte qeverine. Per kete te kerkoi falje, ndersa keto "vjedhjet e votave" jane ushqim per ttmsoiat qe ende besojne ato qe thote Gramoz Ruci e Edi Rama.

O speaker.

Sa problem e paskeni te kuptoni o burr i dheut. Po i hidhni nje sy njeher asaj qe shkruajne te tjeret para se te gjykoni, se ndonjeher gjerat nuk jan ashtu sic duken, duhet te mendohesh pak.

 A ishte Rama ai qe bertiste se nuk do ket zot te vjedhe voten e socialisteve?

Atehere si guxon i njejti njeri te dale e te thote qe une do qendroj ne krye te partise sepse votat u vodhen?

 Po si u vodhen votat? Ti premtove qe nuk do vidhej asnje vote e vetme.

Kupton tani ?

Une personalisht nuk e di nqs jan vjedh votat, por ky nuk eshte problemi qe shtrohet, problemi eshte se po te isha votues i PS-se, sot do isha i zhgenjyer nga sjellja e partise, sepse para zgjedhjeve inkurajuan  votuesit te dalin ne votime sepse c'do vote ishte e siguruar te numerehohej, dhe sot dalin e thone qe na u vodhen votat.

Ky eshte problemi.

Ore njehere te thashe "mos e permend Gramozin "  . Sic kam ndigjuar do te hape dosjet e te gjithe Speakerfoneve  smiley

perse lejoi vjedhjen e votes te socialisteve ne keto zgjedhje?.. Me gjith mend eshte e vetmja pyetje REALE qe Ramen e ve me shpatulla per muri !!! Por e rendesishme eshte te kuptohet se Mixha nuk ka fituar dhe s'ka per te fituar asnjehere pa vjedhur. Le ti jape Rama nje mesim te mire hajduterve te votes dhe me pas duke analizuar pyetjen me siper ....te largohet !

Idris

Ja pra me ne fund dole ti qe e paske kuptuar ate qe doja te them. Ky eshte problemi, jo u vodhen votat apo jo, po perderisa ka ankese per vjedhje vote, pyetja lind perse e lejove vjedhjen e votes?

Dhe SIDOMOS kur premtove se cdo vote do numerohej ? Ps-ja perderisa ne kongres mori vendimin ti njoh zgjedhjet si te vjedhura atehere ti kerkoje falje mbeshtetesve te PS-se, te cileve nuk ju a garantoi voten ashtu sic premtoi.

Perndryshe duket sikur humbi paq, dhe keto jan thjesht ankesa te pabaza.

Dhe per kaq pak te kerkoi falje?

Ah ketu mund te kesh te drejte pastaj smiley

Ttmoso...

ka nje dicka qe nuk e ke kuptuar si duhet.

Vjedhja dhe grabitja.

vjedhja e votave u be. Ne shume raste dhe u kuptua. Vjedhja u denoncua. Votat e vjedhura nuk u kthyen te gjitha te pronari legjitim.

Tani kemi te bejme me grabitje. e kupton? Vota nuk eshte e mire materiale qe mund te shpenzohet, cohet dem, apo konsumohet.  Vota eshte thjesht nje numer, - si i tille virtual, dhe meqe eshte shkruar ne leter, behet dhe real.

"pyetja lind perse e lejove vjedhjen e votes?"

Nuk ka pse te linde nje pyetje e tille ne rradhe te pare. Kete pyetje duhet t'ja besh organizuesit te zgjedhjeve, organeve kompetente qe kane pergjegjesi ligjore per mbarevajtjen e zgjedhjeve, dhe organeve kompetente qe jane pergjegjese per parandalimin e krimeve te tilla si "vjedhja" - ne rastin tone.

Mesa di une, Rama nuk eshte as polic, as nuk ishte vezhgues i mirefillte i procesit zgjedhor, dhe as komisioner.

Te kerkoje te falur Rama qe Berisha vodhi votat, per mua eshte qe ca ketu kane shkuar per lesh kacurrel.

Te kerkoje te falur Rama se shume veta votuan per Berishen, dhe nuk votuan aq shume sa duhej qe PS te merrte pushtetin bindshem (duke injoruar detajin e "parendesishem" te vjedhjes), eshte i njejti proces i vajtjes per lesh kacurrel.

zotrules

Rama nuk eshte femij qe nuk di c'flet, por eshte kryetar i partise me te madhe ne Shqiperi.

Ishte ai qe tha dilni o popull dhe votoni pa frike se asnje vote nuk ka per tu vjedhur. Perse e dha kete garanci Rama, kur e di qe ka te bej me Berishen?

Ai i dha nje premtim elektoratit, dhe ishte nje premtim qe nuk u mbajt. Si ka mundesi ti vidhet vota partise me te madhe ne vend, shumices te popullsise shqiptare ti mbyllet goja ne kete menyre? Kush eshte fajtori?

Per mua ka dy fajtore, ata qe e kryejne vjedhjen dhe ata qe e lejojne, ose te ndodhe ose te kaloje pa u ndeshkuar, gjithmone nqs ka pas vjedhje te votes.

Rama duhet ti pergjigjet kesaj pyetje?

Perse u lejua vjedhja e votes? Dhe perse nuk u mbajt premtimi qe ska zot ta vjedh voten e socialisteve? Per kete une po te isha votues do kerkoja llogari. Kush e ka vjedh voten time? Perse u lejua? C'ben partia te cilen une votoj?

Ti e di qe une mendoj se Rama duhet te vazhdoje te jete kryetar i PS-se, sepse e kam thene vazhdimisht ketu, por kjo sepse PS-ja eshte ne gjendje te mjerueshme, nuk shoh asnje tjeter te kete brum per lider partie, por ky eshte muhabet tjeter.

Pash nerin, pse ja fusni kot?

Cfare doje ti te bente Rama?

Ne situata kur policia deshton ne detyren e saj, kur cdo institucion shteteror deshton, kur garanti i mbarevajtjes se zgjedhjeve deshton, kur qeveria nuk mban pergjegjesi; e vetmja gje qe mund te besh kur denoncimet e tua injorohen nga te gjithe dhe drejtesia nuk vjen ne vend, eshte te rrokesh armet dhe te rimarresh me force ate qe t'u mor me force.

Ti do qe Rama te beje thirrje per te rrembyer armet?

Berisha i ndyre dhe i qelbur eshte boll, po jo aq sa te merren armet dhe vetem per te larguar nje Berishe t'i veme flaken gjithe Shqieprise.

Mblidhini mendte tani, se nuk vazhdohet te haet buke me kete llogjike. Armet mund t'i rrembesh ti me mua nese kemi ashtu lloj inatesh, po jo qe te na beje thirrje Rama...

Tani shkartise vete lemshin qe thurre.

zotrules

Do flasesh sic duhet me fol, apo do besh rolin e ketyre ithtareve te Berishes, qe dun Berishen dhe e kan ndare llogjiken me gjyq.

Cfar te bente Rama ? Rama te konsideronte mire bashkepunimin me Berishen ne rradhe te pare, sepse para se te vish tek zgjedhjet ka nje proces te gjith me lloj lloj allkash. Rama i kaloi te gjitha ne bashkepunim perfekt me Berishen, dhe para zgjedhjeve garantoi voten e elektoratit te vet, prandaj ska te drejte te dale te ankohet sot qe u vodh vota, pa kerkuar falje , ose pa mbajtur pergjegjesi per ato qe vete ka thene.

Rama te mos bej thirrje te rroki armet, une nuk thashe kete gje, thash te kerkoj falje, qe do te thote te mbaje pergjegjesine qe i takon perderisa nuk u qendroi pergjegjesive qe vete i mori persiper, dhe me zell te madh biles.

Jam dakort qe  nqs votat jan vjedhur, PS-ja te mos shkoje ne parlament fare, po hic fare, edhe sikur ne mesjete ta kthej Shqiperine ky akt, vjedhja e votes, dhe dhunimi i deshires te shumices nuk duhet te ndodhe.

Por lidershipi i PS-se te mbaj pergjegejsine qe i takon.

 

te japesh doreheqje nuk te kthen asnje vote te vjedhur.

ke zgjidhje konkrete, ke ide konkrete se cfare duhej te bente Rama, psh, per te mos u vjedhur vota? Apo nuk ke asnje gje konkrete thjesht inate qe fitoi Berisha, apo qe Berisha ja futi dhe njehere Rames dhe socialisteve me rregulla qe vete socialistet kishin rene dakord?

Cfare nuk beri Rama per mbrojtjen e votes?

Mesa mbaj mend une, vetem me arme ne dore qe nuk dolen, se cdo praktike demokratike u konsumua per nje muaj proces numerimi!

Nese ke ide konkrete per te thene, bujrum. te tjerat jane tipi:

Rama te kerkoje falje qe Meta eshte kurva e Berishes.

Rama te kerkoje falje qe Berisha dhe shpura e tij qafleshe jane hajdute.

Rama te kerkoje falje...   Te pushkatohet Rama!

Zotrules,a pati komisioner Rama ne zgjedhje,a mblodhi te gjithe policet dhe oficeret e lirum nga puna per te mbrojt voten,leke kishte po pde re Sali Berisha do tju a ruaj votat juve,kur nuk jeni te zote te ruani votat mere me men masnej sa te zot jeni per gjerat e tjera.

Une them: Ulu ne breg te lumit e prit te kaloje kufoma e armikut tend.

...e mire dakort, e tha kinezi i squt, jo une, nejse.

zoto, shkartis edhe kete smiley

U mor vesh ai muhabet. U rizgjodh kryetar. E mbajtshi me shendet. Edin do ta shikojme te kaloje bashke me lumin ne 2011, kur te humbi edhe zgjedhjet lokale.

E mo hunter se nuk na u prish shume puna, jo... boll te hiqen vizat njehere, pastaj edhe nese do tregohemi te interesuar per politike, do tregohemi si te interesuar per POLITIKEN, e jo per mashtrimet dhe per zvarritjet qe na behen neve...

te hiqen vizat per shqiptaret, dhe pastaj do kemi mungese te theksuar leshi(kacurrel), se nuk besoj se do e rruaje me kush!

Ore seriozisht, se ti je nga Anglia e mund ta dish, kjo puna e liberalizimit te vizave vlen edhe me Angline? Se kam ca kushurinj qe kane nja 10 vjet qe s'e shohin djalin ne Londer.

BE-ja eshte eksperiment anglo-amerikan. Franca dhe Gjermania, kane ca kohe qe e kane kuptuar, po nuk duan ta pranojne publikisht qe jane treguar debile qe i ka futur Anglia ne thes, prandaj edhe vazhdojne BE-ne... (per Italine nuk po them gje, se nuk pres qe ata ta kuptojne ndonjehere, edhe po t'u'a thuash ne sy; prape kujtojne se jane themeluesit e BE-se!!!) Keshtuqe, asnje gje qe vlen per ne Shengen nuk vlen per ne Angli. Per ne Angli duhet vize angleze. Puna eshte se kur te hiqen vizat, nuk do veje shume gjate qe BE-ja te dizintegrohet dhe te pranohet Shqiperia si anetare ne te njejten kohe... atehere ndoshta nuk do na duhet me vize as per ne Angli.

S'i marrin vesh keto muhabetet gjeopolitike ato kushurinjt e mij, se jane 60 vjeç e kusur. E kur Shqiperia te futet ne BE atyre i kullot gomari te koka, po hallin e kane tani me ato horrat e ambasades qe s'i japin vize. Pune m...

Nuk e di cfare te them... kur vjen fjala te trajtimi qe u behet shqiptareve, apo shpresat qe kemi per te qene nje dite te barabarte me njerezit (evropianet, dmth), me humbasin te gjitha idete!

Vertet mendon se BE-ja do disintegrohet ? Edhe mbas perpjekjeve per kushtetute qe po behen? Edhe mbas venies ne dore te gjyqesorit ne gjith europen? Edhe mbas nxjerrjes te Euros ? Veshtire te haet kjo!!

Mund te kesh njefare te drejte kur thua qe BE-ja eshte eksperiment anglo-amerikan, sepse ne fund te fundit iniciatori i idese te nje europe te bashkuar ka qene pikerisht nje anglo-amerikan i quajtur Curcill. Por Britania e di edhe vete qe do ti duhet te hy ne BE nje dite, problemet e moshyrjes te tyre deri tani jane teknike, dhe jo te mungeses te vullnetit politik.

Hunter Anglia nuk eshte ne zonene shengen nuk vlen per Angline heqja e vizave,te pakten deri tani.

zotrules, intrigues ai pershkrimi lart i BE-se. S'kam asgje kundra (sikurse as pro) tij, ngaqe s'e kam ate dije me u pozicionu; vetem jam kureshtar me kuptu ate thesin e qe i ka fut Anglia Gjermanine dhe Francen. Ku konsiston kjo? Ku i bohet keq Frances dhe Gjermanise dhe pse do ishin ato me mire pa nje BE? Ku eshte e mira e Anglise (dhe e USA) nga kjo pune? Une vete kam bindjen e pabazume gjekund qe vende si Zvicra, Danimarka, Austria, Norvegjia apo Suedia vetem se dem iu behet nga BE-ja; thjesht bindje personale - s'jam ne gjendje me e vertetu qe pse kshu. Pyes me sinqeritet.

Me fal po nuk e marr vesh pyetjen... mund ta besh pak me te qarte? ose me mire, qarteso pak ate bindjen tende personale, se ajo ma ngaterron dhe pyetjen e mesiperme.

Ja kjo pjese, zotrules:

BE-ja eshte eksperiment anglo-amerikan. Franca dhe Gjermania, kane ca kohe qe e kane kuptuar, po nuk duan ta pranojne publikisht qe jane treguar debile qe i ka futur Anglia ne thes, prandaj edhe vazhdojne BE-ne

fraza "i ka futur Anglia ne thes" eshte nga ato  qe ta ndalojne rrjedhen e leximit dhe te bejne te mendohesh.

Persa i perket atyre popullsive te vogla qe permendja, ishte thjesht nje plotesim anesor, pa shume lidhje, nje lloj "me qe ra llafi". Te them edhe pse e mendoj ashtu ate punen e tyre (ndonese pa asnje baze, studim, shifer etj - thjesht vezhgim). Por per ket qe flasim, zere se s'e thashe ate gje, dhe te marrim aktoret kryesor Angli (SHBA) - Gjermani & France.

Mirpres shpjegimin me interes, se me pelqejne kendveshtrime origjinale ne ket fushe. Europen e Bashkuar nuk e kam kuptu kurre tamam.

Nuk arrij te "kulloj" nje pyetje nga keto komente, por po mundohem me ate timen.

Fillimisht, BE-ja, a mund te themi se i hodhi bazat me aleancat antifashiste te L2B? Ajo eshte zanafilla, ne fakt. Me vone kemi lloj soj marreveshjesh, duke filluar me ato aleancat ushtarake te pasluftes per te ndalur marshin revolucionar ruso bolshevik. NATO. Pastaj kemi marreveshjet tregetare, qymyrerat dhe te tjera te mira materiale qe filluan te perjashtoheshin nga disa lloje taksash, etj marreveshje si keto.

Nuk eshte thjesht per shkak se duhet te kete qene se s'ben Anglia iniciatorja, megjithese shtysen e ka patur gjithnje ne dore Amerika; qe doli superfuqi ekonomike nga L2B, madje arriti edhe te ngreje ne kembe dhe te rindertoje gjithe Evropen perendimore qe njohim sot. Ky ishte tregu i ri per bizneset amerikane, teknologjine, dhe shume te tjera. Stabiliteti ne Evrope ishte domosdoshmeri jetike.

Po te shohesh, Anglia ka firmosur gati gjithshka, dhe ende mbetet njekohesisht edhe me skeptikja, edhe teper e angazhuar ne te njejten kohe. Por, kur vjen fjala per t'iu bashkuar kontinentit, ketu na ngec sharra ne gozhde. Anglia nuk pranon as te firmose Schengenin, e as zevendesimin e sterlines ne Euro... Te gjitha gjasat jane qe ekonomia e "perbashket" Evropiane te sherbeje si buffer per cdo situate financiare ne Angli, ashtu si sherben edhe per cdo vend tjeter te kontinentit tashme. Ka nje problem, qe Anglia ishte nga partizanet me te flakte e ECU-se, por qe tashme e perbuz monedhen kontinentale. Kjo mund edhe te shpjegohet me ekonomine FIKTIVE angleze, nje shtet qe ka prodhim minimal, me sektore kryesore te ekonomise, o te deshtuar, o te shitur ne kreditore te huaj. Zevendesimi i sterlines me Euro do i nxirrte te palarat ne shesh.

(Pyetja me vend ketu eshte: Cfare pret? Pse nuk prezanton Euron si gjithe te tjeret? Pse nuk firmos Schengenin dhe keshtu te kete kontroll te perbashket te kufijve?)

Megjithate, nuk eshte kjo aresyeja.

Pas prezantimit te ECUse, Anglia syte i ka te fokusuar ne te gjitha detajet makro-ekonomike dhe financiare te BE-se (-UK) dhe pasojat qe ka Euroja ne ekonomite e te gjitha shteteve vec e vec dhe marre se bashku. Sepse nuk eshte mjaft te dish qe Franca dhe Gjermania mbajne ne kembe gjithe Evropen me motoret e tyre ekonomike, puna eshte te shohesh se kur do shpertheje kjo tullumbace. Deri me tani, levizja e lire e njerezve dhe mallrave ka bere te mundur levizjen e likuiditetit, parase, dhe kjo ka bere te mundur edhe nje qendrueshmeri pak a shume te pranueshme ekonomike, dhe te gjitha gjasat jane qe, po, mund te vazhdoje. Pyetja eshte: Deri kur? Sepse eventualisht, Gjermania dhe Franca nje dite ndoshta edhe zgjohen nga gjumi, dhe e kuptojne qe mund te kene perfitime ndoshta 100 here me te medha nese ekonomine dhe financat e tyre nuk i mbajne peng te Evropes. Fundi i fundit, po behet fjale per nje BE ku, bie fjala, Belgjika qe nuk prodhon absolutisht asnje gje, ka ze te barabarte me Francen apo Gjermanine, apo ku puseta Italiane e shperdorimit te parave dhe pelerina greke e ekonomise se fallcifikuar dhe shtimit te zerove kane ze te barabarte me GJ dhe FR.

Deri ne momentet qe flasim, eksperimenti eshte provuar si i sukseshem, megjithese si ne France ashtu dhe Gjermani, egzistojne zerat e braktisjes se BE-se.

Nuk e di nese kupton gje ne te, se nuk doja te futesha ne detaje, data dhe shifra... edhe kaq sa doli 1 kilometer me duket...

mesa di un, UK ka ngrit nivelin e taksave per me bo tax converge, dmth ma pas nji raport te balancum taksash mren EU. ne ket menyre, i bi qe kto vendet e tjera t'ja ken fut UK, jo anasjelltas

Ore djema ngaqe kam ca kohe qe kom qene mrena ne biruce a di no njoni me me thone se a ka ndonje raport perfundimtar te nderkombetareve per zgjedhjet e Qershorit?

faleminderit dhe respekte!

 Do dali nga mesi i shtatorit. Meqe ky raporti eshte shume i rendesishem per punen e vizave thone nderkombetaret (se prap thjesht nje justifikim per ti shty vizat edhe icik me duket mua) do analizohej cdo detaj me shume imtesi. Prandaj po nxitojne njeri e tjetri per te thene qe kane shume keq/shume mire zgjedhjet, qe ti lajne duart me elektoratin e tyre e kur te dale raporti gjerat te jene vendosur!

E di qe tema eshte tjeter po ma shpjegon edhe mua pak me shume kete komplotin anglo-amerikan. Franca e Gjermania ne 60 vjet kishin bere tre here lufte duke shkaterruar njera tjetren, e tani kane nja 60 qe vetem perfitojne nga njera tjetra, kshuqe nuk e di ku ja kane fut Anglia e USA ne kete rast. 

Pastaj per Ramen e PS kam vendos qe nuk flas me!

Kjo teme me kujton ate skecin e Fierit, me Canen qe i kishin vjedhur lopen dhe te gjithe i thoshin se: Ke faj Cane, duhet ta kishe mbajtur nje qen...

Rama me tautologjine e tij eshte bere shume i merzitshem. Cdo dite te njejtat gjera thote. Kujton se do t'ia mbushi mendjen shqiptareve me ato fjalimet e pergjithshme dhe pa asgje konkrete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).