Pse shoqërohet me një të dënuar kryeministri i shqipërisë??????

21 prill 2009: Gjykata e shkallës së parë Vlorë dënon Vasil Bollanon me burg, gjobë dhe “zhveshje” nga funksionet

Gjykata e Vlores e shpalli fajtor kryebashkiaun e Himares pas akuzimit qe i beri prokuroria se Bollano hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara. Bollano u denua me 6 muaj burg, 5 milionë lekë te vjetra gjobë si dhe i hiqet për 3 vjet e drejta e funksioneve publike

21 prill 2009: Kryeministri i Shqipërisë reagon ndaj vendimit te gjykates

Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit.

3 gusht 2009: Kryeministri i Shqipërisë "harron" vendimin e gjykatës dhe shfaqet publikisht me të akuzuarin Bollano

Kryeministri Berisha inaguron ujësjellësin e Gjilekës

Kryeministri Berisha vizitoi sot disa fshatra të bregut të Jonit, ku inaguroi një sërë veprash të rëndësishme të infrastrukturës së brendshme. I shoqëruar nga një grup deputetësh, kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano dhe në prani të autoriteteve lokale, Kryeministri Berisha inaguroi ujësjellësin e fshatit Gjilekë.

Kryeministri Berisha inaguron sheshin në qendër të fshatit Dhërmi

 

46 Komente

Berisha është i kapur në cark nga grekët. Kryeministër duhettë bëhet meta që është më patriot dhe ka bole ti thotë jo grekëve

 O off ti qeke fik fare daje.............

Meta me b.le dashi??? Meta eshte nusja ne ket martese mer daj. B.let e dashit i ka var tek dega e fikut me kohe... smiley

 Se i do mrrokllla, po ca mereni akoma me shkrime se na cmenet. vepra, vepra!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Po kemi vite qe e shajme e na cahet mrroklla e jemi po aty, filozofojme dhe hame  ****. 

Kjo quhet politike e gjithperfshirjes, Meta, Bollano, Homot, a ka mo.......

Pse shoqerohet kryeministri me nje te denuar?

 

Se i do fundi i kurrizit te shoqerohet.

Jam dakort me ty rolandB. Tani berisha ka te drejte te na beje cfare ti doje atij dhe familjes e bardha zemer, e deri ne 2040 kur te ktheje kembet perpjete nga pleqeria e shtyre.

toni,

Une mendoj, se Sala nuk eshte ne pozita te forta tani. Ky resultat zgjedhjesh e ka bere ate te jete ne pozite te veshtire. Mos shiko qe ai ve buzen ne gaz kur del ne televizor, e ka maske.

Sala nuk i ka pasur ndonjehere pozitat me te lekundura se sot.

p.s.: per fat te keq nuk kam fakte qe te mbeshtes ato qe thashe me lart.

It's simply my gut feeling. Ose me sakte, deshira ime, qe ta shikoje PD me nje udheheqes tjeter. Se nuk dua qe PS te marre pushtet any time soon.

Gjendet më kollaj përgjigja e : "Po mirë, po ky i dënumi, pse shoqërohet me krieministrin?"

 Se i ka thene mami qe te rrije me shoke me te mire se vehten!

Roland,

Ne flasim vazhdimisht (ashtu sic i pelqen te thote edhe Berishes) me perceptime dhe gut feelings ne pergjithesi jane nje menyre ku ne bazohemi ne vendimmarrjen e perditshme.

Edhe une mendoj se Berisha eshte sot ne pozicionin e tij me delika e te veshtire politik pasi per here te pare do ti duhet te krijoje balanca politike brenda aleances se tij te stermadhe dhe te ndaje pushtet e te jete i survejuar nga meta e birbot e tij. Si dhe do ti duhet te ulet ne bisedime me Ramen per disa vendime teper te rendesishme qe kane te bejne me reformat qe ai ka nder mend te bej.

Berisha deri me sot ka qeverisur me koke te tij dhe eka qen tipiku i udheheqesit autokratik - nese ai do te jete ne gjendje te beje githe ato sa thashe me siper eshte per tu pare.

Une personalisht e  seriozisht nuk besoj pasi ai ka treguar gjithmone se eshte si ajo puna elefantit ne nje dyqan kristali dhe nuk do te jete ne gjendje te kontrolloje instiktet e tij te pushtetit te pakufizuar.

Toni,

le te shpresojme qe kete rradhe ato instikte te pakontrollueshme prej tij per pushtet te pakufizuar, ti shkaktojne renien... 

(mbase ti po me thua mua tani: 'Dream on!')

 

rolandb dhe toni... cfaredo qe t'i ndodhi Berishes pas mbi 18 vjet ne politike, (nder te cilat mbi gjysmat ne pushtet si president apo kryeminister), nuk ka fare rendesi.

Ky njeri eshte nder politikanet me te votuar dhe me te besuar nga shqiptaret. Ky eshte njeriu qe edhe pse duket si budall, edhe pse flet si i tille, perseri ne 2009, qofte edhe me veshtiresi mori voten e shqiptareve.

Gjithe te tjeret, modernet, te rifreskuarit jashte, politika e re etj, etj... deshtoi para karizmes dhe populizmit te ketij njeriut. Keto jane faktet. Berisha ka fituar tashme. Cfaredo qe te ndodhe me pas, nuk ka rendesi. Edhe nqs. iken nga pushteti pas 2 vjetesh, apo pas 4 vjetesh, nuk ka rendesi. Sepse ai eshte i fituar tashme. Mund t'i lejoje vetes qe edhe te japi doreheqjen neser e te dali me koken lart ne pension.

Keshtu qe keto muhabetet... jo po prit te shofim se ku i ka pikat e dobeta Berisha kesaj radhe... thjesht te bejne qe te veshe buzen ne gaze.

' Edhe nqs. iken nga pushteti pas 2 vjetesh, apo pas 4 vjetesh, nuk ka rendesi. Sepse ai eshte i fituar tashme. Mund t'i lejoje vetes qe edhe te japi doreheqjen neser e te dali me koken lart ne pension.'

Ah, pse ate hall paske ti, nese do te dale me koken lart ose ulet ne pension Berisha?

Ne  po diskutojme per te ardhmen (e afert??) te shqiperise, jo se ne ca azil pleqsh do shkoj Sala?

 

' Keshtu qe keto muhabetet... jo po prit te shofim se ku i ka pikat e dobeta Berisha kesaj radhe... thjesht te bejne qe te veshe buzen ne gaze'

Gaz pac of bir...

Shqiperia sapo e zgjodhi te ardhmen! Te pakten per 4 vjetet e ardhshme.

Sigurisht qe une s'kam hallin se sa lart do te kete koken Berisha kur te dali, por sinqerisht nga sa lexova tek bashkebisedimi juaj Berisho-centrik m'u duk se interesoheshit pikerisht per te ardhmen e Berishes e jo te Shqiperise. Prandaj edhe pergjigjia ime.

Sala, sa e poshtron veten me lloj lloj bataqesh, do të ishte mirë që të bënte gjënë më të ndershme (politikisht): Aleancë me Ramën!

Vasil Bollano eshte kryetar i Bashkise se Himares dhe denimi i dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare nuk mund te zbatohet nese personi i denuar apelon kete vendim.

Keshtu qe Berisha nuk po shoqerohet me "asnje person te denuar nga drejtesia" deri kur vendimi te jete i formes se prere. Ai (Bollano) eshte kryetari i nje autoriteti lokal dhe ka shoqeruar KM ne viziten e tij ne ate zone.

Si duhet te vepronte Berisha, ta largonte me shqelma nje te zgjedhur lokal nga vota e qytetareve shqiptare? Perderisa Bollano eshte ende ne detyre po respektohen institucionet.

Partia e Bollanos eshte ne koalicion me Edi Ramen. Ose me sakte grupi i minoritareve greke qe kane mbetur ne kete parti dhe kryesohen nga Dule dhe Bollano, bene dhe jane ne koalicion me Edi Ramen.

Cfare ju premtoi Edi Rama ketyre qe keta ju bashkuan koalicionit te tij? Sigurisht jo vetem ndonje post se per poste ju premtonte edhe Berisha.

Po kjo eshte pikerisht ajo ku ne dallohemi mor Olsib,

Sipas meje gjithcka (ose me korrekt shumcka) beri Berisha ne 18 vjet eshte as per te qene krenar e balle lart, as e mire, as e ndershme e as ndonje arritje.

Ky person ka fituar vetem nje here ne karrieren e tij te shemtuar politike, ne vitin 1992 - kur edhe une i kam dhene voten time -dhe prej asaj kohe e perfshire kete te fundit ai as nuk ka ditur e as ka pasur interes te beje zgjedhje te lira e te ndershme. 

Edhe ne rastin me te mire koalicioni i tij nuk ishte ne gjendje te formaonte qeveri. Deformimi i votes nga grupi i metes vecse i shton njollat e zeza berishes dhe nuk ja lehteson atij aspak as qeverisjen me meten e ca me pak menyren sesi hsitoria do ta shohe kete person te vogel e matrapaz medioker. 

Berisha shoqërohet me Bollanon?!

Berisha është shoqëruar me Miloshevic-in, Tadic-in, Micotaqis-in, Karamanlis-in, Bullatovic-in, Gjukanovic-in, Milon, Majkon, Nonon, Ramën, Metën, Brezhnievin (më falni Gjinushin) dhe askush nuk protestoi.

Ju do të pyesni se cfarë lidhje ka Bollano me këta njerëz (në qoftë se do ti quajmë kështu). Ka si nuk ka lidhje.

Të gjithë ata që përmenda më lart janë të gjithë të dënuar dhe kriminelë bile më shumë herë më të mëdhenj se Bollano-si, Berisha është shoqëruar me ta dhe askush nuk protestoi. Pis milet.

Ke haruar kopilin e vogel serb Fazllic. Me te tjeret jemi ne regull. smiley

Olsi,

ti thua:

'Shqiperia sapo e zgjodhi te ardhmen! Te pakten per 4 vjetet e ardhshme.'

ummm... edhe e zgjodhi, edhe se zgjodhi...

'por sinqerisht nga sa lexova tek bashkebisedimi juaj Berisho-centrik m'u duk se interesoheshit pikerisht per te ardhmen e Berishes e jo te Shqiperise.'

jo, jo, per ate te Shqiperise interesohem, se nuk e kam te timin Salen. Por, ti ke te drejte te ngaterrohesh, se e ardhmja e shqiperise dhe ajo e berishes jane te lidhura ngushte me njera tjetren si ... mish e thua.

 

toni dhe rolandb, nuk eshte vetem Berisha faktori vendimtar i menyres se si shkojne gjerat ne Shqiperi.

Kam frike se kjo tendence per te shpjeguar realitetin ne vend vetem nepermjet celesit Berisha nuk eshte e sakte dhe as konstruktive per te pare te ardhmen.

Dhe sic e treguan edhe zgjedhjet e fundit, kjo eshte edhe e deshtuar.

Epo dreq o pune... pse mor Olsi, kush tha qe Berisha eshte faktori vendimtar.

Pastaj kush por shpjegon realitetin? po te lexosh me nje cikez vemendje komentin tim me siper, une thjeshte "po enderroj per nje jete me te mire me nje PD pa Berishen" ... Enderra ne diell, e kupton? ... Varri qillon me nje flale.

Kesaj i thone te mos degjosh se cfare thuhet dhe te vazhdosh ti bihesh fyellit ne te njejten vrime.

Sipa meje Berisha eshte i fundit i mohikaneve dhe une sapo te thashe se ne kemi mendime shume te ndryshme mesa duket lidhur me rolin e berishes ne katrahuren tranzicionale te vendit tone - ti mesa duket nuk e shikon kete tek berisha dhe ndoshta mund te kesh te drejte, kurse une e shoh kryesisht tek berisha dhe te ngjashmit e tij si nano, meta e te gjithe ato fytyra qe ju ka dale boja ne keto 18 vjete.

Padyshim populli sovran e personat qe vazhdojne te votojne kete dallkauk jane ajo pjesa tjeter si edhe paaftesia e kundershtareve politike qe ta nxjerrin ne pension kete krijese tipike ballkanike e primitive.

 kot ziheni, ky u denua para zgjedhjeve, ato denime s'quhen. ka per ta denuar prape sala ket para zgjedhjeve te tjera...

se vetem keshtu fitohet vota e patriotit, dyke denuar bollanon nje here ne kater vjet

Ne ate konglomerat njerzish te "denuar" e te "padenuar"  ...cquaj dhe une nje nje mik smiley  Eshte nga lagjjae MALOKEVE rruges qe zbret nga GRIK e KUCIT per BORSH  aty prane kalase se Borshit ! Parardhesit e BOLEANOS e kane pas parashiku nje dite te tille te lume , kur Sala do rrinte krah per krah me Bolenanon ! Te pakten si Shqiptari vella me Grekun !

Padyshim populli sovran e personat qe vazhdojne te votojne kete dallkauk jane ajo pjesa tjeter si edhe paaftesia e kundershtareve politike qe ta nxjerrin ne pension kete krijese tipike ballkanike e primitive

 

 

I gjithe brezi i prinderve tane(pas 90) perkoi me dy mostrat e gjalla te politikes sone....Berishen dhe Nanon......Na mesuan te duam njerin e te urrejme tjetrin si te ishin misherimi i djallit dhe perendise tokesore.....Trashgimia komuniste dhe trasformimi i saj ne nje grupim te majte pati fatin e mir te kishte perseri mbeshtetje te konsiderueshme te popullit shqiptar. Idhulli i saj ishte Fatos Nano....njeriu i gjithanshem.........fatkeqsia e saj ishte Sali Berisha...........

Ky interpretim duket se eshte permbysur pas 2005...........Sali Berisha eshte shendrruar ne idhullin e pakontestueshem te shqiptareve madje edhe te elektoratit te majte te vetedijshem per forcen e jashtezakonshme te ketij politikani.

Nqs Fatos Nano e adhuruan sepse arriti te mposhte Sali Berishen............kete te fundit e adhurojne sepse nuk arrin ta rrezoje me askush. Vitet e Fatos Nanos ishin nje iluzion demokracie dhe socializmi.Vitet e Sali Berishes kane qene dhe jane sundimi i me te fortit ne kurriz te me te dobtit te cilet perfaqsohen nga moderistet, progresistet, socialistet, reformistet,komunistet,qendristet,aleancistet dhe i gjithe rrethi i tyre intelektual patetik.

Fatkeqsisht ky njeri(Sali Berisha) ka shitur kushedi sa here interesat e shqiperise(grekut apo serbit)duke gjetur disa shpjegime moderatistesh dhe lustraxhinjsh sic ishte nje komentues me larte i cili justifikonte shoqerimin e Sali Berishes me Bollanon si mese normal pasi ky i fundit gjoja nuk paska marre akoma gjykimi perfundimtar duke qene se paska te drejte te apeloj........

 

the speaker

Keshtu qe Berisha nuk po shoqerohet me "asnje person te denuar nga drejtesia" deri kur vendimi te jete i formes se prere. Ai (Bollano) eshte kryetari i nje autoriteti lokal dhe ka shoqeruar KM ne viziten e tij ne ate zone.

 

 

E verteta eshte qe ne shoqerine tone, mostrat e qytetarise katnare jane rritur me ligjet e xhungles.....darvinizmi social nuk eshte reformim intelektual dhe evolucional por mistifikimi i grupit dominues........

Problemi nuk mund te shtrohet  kush ka te drejte apo jo.............por kush eshte grupi dominues

 

 

 

off@

nderroje frazen.

Kryeministri Berisha vizitoi sot disa fshatra të bregut të Jonit, ku inaguroi një sërë veprash të rëndësishme të infrastrukturës së brendshme. I shoqëruar nga një grup deputetësh, kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano dhe në prani të autoriteteve lokale, Kryeministri Berisha inaguroi ujësjellësin e fshatit Gjilekë.

 

 

eshte kryebashkiak apo jo Bollano.

Qe Bollanoja eshte edepsez, kjo nuk diskutohej... boll te shohesh me c'tipa shoqerohet njehere, pastaj e merr vesh se c'mall eshte.

Si i thone, me thuaj me ke rri, te te them kush je.

Deri me sot nuk kam pare apo degjuar ndonje fjale te urte popullore qe te kete dale gabim.

Bolshevizma shqiptare, e sakatuar dhe ne nje shkaterrim ideologjik te vazhdueshem, ne grahamat e fundit si organizim politik me ndikim ne Shqiperi, eshte ne periudhen me patetike te mundshme te saj.

Ne nje situate te cmendur, qe eshte pertej hidherimit te kuptueshem te humbjes, ne perpjekje per te shpetuar karrigen e Edi Rames, shfryejne dhe sulmojne gjithe patetizem me argumenta bosh dhe pavlere liderin me te sukseshem politik te periudhes post-90 Sali Berisha.

Tani eshte koha e heshtjes ne raport me PD-ne dhe Berishen. Zeri duhet ngritur per ate se cfare do te duhet te behet me PS. Opozita kunder qeverise duhet te filloje pasi te formohet dhe votebesohet ne parlament qeveria e re e koalicionit.

Kjo lloj opozite patetike, agresive dhe ekstremiste, mund te shpetoje Edi Ramen nga moslargimi si kryetar i PS, por nuk shpeton dot renien elektorale te PS dhe qendrimin e saj per nje kohe te gjate ne opozite, ndoshta per te mos u kthyer kurre ne pushtet ne kete forme dhe permbajtje sic eshte tani.

A ka sulm me patetik dhe me bosh se ky me siper? Bollano figuron ende si nje i zgjedhur lokal i shtetit shqiptar dhe takimi me kryeministrin e vendit eshte dicka shume normale. I denuar nga drejtesia quhet ai qe eshte bere i tille me nje vendim te formes se prere nga gjykatat shqiptare dhe personi ne fjale ne kete situate largohet nga qeveria nga detyra e tij. Deri tani Drejtesia shqiptare (e plote) nuk e ka thene akoma fjalen e saj.

liderin me te sukseshem politik te periudhes post-90 Sali Berisha.

Per nje Shqiperi te rrenuar, per nje Shqiperi te djegur, per nje Shqiperi te varferuar, per nje Shqiperi te izoluar, per nje Shqiperi ku nje fashist i vetequajtur grek, qe urren kombin e tij, njerezit me te cilet ka ngrene buke, qe nuk le gje pa bere per te zezen e ketij kombi, atehere ke te drejte, eshte me i suksesshmi. Kete ta thote dhe Bollanua.

Pse shoqerohet me nje te denuar kryeministri i Shqiperise????

 

Sepse Bollano eshte gay dhe tani lejohen martesat mes homoseksualeve.

 

 

 

Sa me pelqen kur i shikoj "nacionalistet" shqiptare te marrin ne mbrojtje Bollanon! smiley

Mbaj mend para ca vitesh, e njejta duhme iu turr, me duket Plasarit, kur ky doli e tha qe i ati i Ismail Qemalit kishte nje plan per te bashkuar Shqiperine (akoma te pavarur) me Greqine, ne nje federate! smiley

Grek i **** i thane!

Ai i shkreti e kishte lexu n'arkive, dhe e kishte botu!

As thoshte sa mire, as i' gjo! smiley

Deshet grek ****?

Nani! Edhe ta mbroni biles!!

 

Berishen greket e kane kapur keq. Pas 97 Berisha e kuptoj se  "nacionalizmi" i tij alla Gazadide eksrem fetar i prishi shume pune ne 97. Keshtu qe tani perpiqet te permisoj imazhin e tij duke kaluar ne ekstremin tjeter Ne ate te tradhetarit te kombit.

Dikush ketu tha se Berisha e ben pasi i ka pozitat shume te paqendryshme E drejte per pozitat e tij ai shet kombin nene dhe babane ( edhe Lirine  po tja kerkojne)

Berisha nuk i do aq shume greket me shume do vendet e lindjes se mesme vec se e ka kuptuar se pas 97 ai i ka pozitat shume te paqendrushme keshtu qe behet Jago dhe Brut. ( Sepse me kujton Jagon ky Berisha).

Ne mos gaboj ishte PS qe beri aleance ne keto zgjdhje me BDNj-shin  ap gabim??????  smiley

 

 

Bollano eshte nje person i zgjedhur nga krahina pa i vjedhur votat kerkujt. I gjithe kori pseudonacoinalist me siper e kuptojne se paku qe nuk mundet te shpallesh fajtor deri sa gjykata te mare vendim te prere. E cte keqe i ka bere Bollano shpiperise? E ndjen vehten Grek, po pastaj. A nuk i kane share dhe vazhdoje ti shajne dhe sot e kesaj dite me Epitetin "Grek" te gjithe dhermiasit e himariotet. Per te gjithe ata qe e ndjejne veten patriote dhe anojne majtas apo djathtas"majtas" le te shikojne dyfytyrsine politike te shqipetareve qe i nxoren rrenjet shqiperise dhe ja nxine jeten atij populli. Kriminelet e ngjarjeve te 97(Gjinushet e Rucet me shoke/ i vune zjarrin shqiperise, vrane dhe dogjen njerez te gjalle,perdhunuan e bene krime qe nuk ja ka bere askush Shqiptarit e askush nuk flet per keta. Mereni me tabelat e Bollanos. Jeni kot fare. I thoni vetes patriote. Megjithe institucionet e koruptuara te sistemit gjyqesor te cilet shesin dhe blejne gjyqet, qe lirojne kriminelet dhe meren me Tabelat e Rrugeve.

Bardhi,

ti duhet te kesh pas kohe pa folur vella,

nejse te vime tek pietja???

 

Pse shoqerohet thote?!

Po duhet te shoqerohesh me tjerin qe t'ja kendosh kulufruthin , se me korespondence shikon vetem vehten ne pasqyre...

Bardhi qetesohu mor burre se do te bjere infakt nga nevriklleku smiley Kam hall se do e hedhesh Peshkun ne gjyq per shkaktar te infaktit dhe do ti kerkosh admineve demshperblim smiley  smiley  smiley

Duke hequr pjeset e sharjeve dhe fyrjeve banale. Aspak nuk ka thene njeri se Gjinushet dhe Rucet apo dhe gjeneralet Imame dhe Gazidede kane qene me te mire.

Sa per Bollanon Votat i ka mare me force. Se pari me forcen e parase te asfalise greke dhe shovinisteve greke te vorio epirit dhe se dyti  me forcen mafioze te kishes e punedhenesve greke ( po svotove per Bollanon kisha te heq dokumente e qendirmit dhe te kthen ne shqiperi dhe afendikoji te pushon nga puna) MOs haro autobuzat me rrefugjate qe vinin nga Greqia per votime te shoqeruar me prifterinj greke dhe deputete nacionalste te asfalise grele

Sa per Berishen historia e tregon pozicion e tij te ndyre antikombetar.

Pasi solli Janullatosin ne krye te KOASH-it beri nje referendum me bindjen se do ta humbiste dhe e humbi duke krijuar keshtu ndarjen tek shqiptaret ju dhe ata, orthodokse dhe muslimane, veri dhe jug. Pasi arestoj 5 minoritare per veprimtari per ndryshim kufijsh, beri nje palo gjyq dhe perdori SHIKun si Pinoceti trupat e ushtrise qe bota te thoshte se shqiptaret po ja u mohojne te drejtat dhe po  persekutojne minoritaret greke ne shqiperi. Pasi thiri turqine te mbronte trojet shqiptare nga greket e u dha atyre  Sazanin, i jep repartet ne afersi te Tiranes ushtrise Greke. Pasi e areston Bollanon ( mos me thuaj se gjykata shqiptare eshte e pavarur) del ne fotografi  me te duke i hedhur doren ne qafe.

Te gjitha keto ne dem te shqiperise dhe  ne interes te tij. Nejse hajt shnet se per ty eshte te na Rroje Partia, pa kush po dhjet per Shqiperine smiley

Tako, falemnderit per kujdesin. Nuk me bie infarkt mua jo... Gjuhen a  penen si te duash mere brisk ma ke. Po nuk te besoj per ato qe thua. Une nuk pjes per partine se nuk jam i saj. Po njeriu te rije shtrembere dhe te flas drejte. Une e di qe Bollanon e kane votuar Himarjotet, di dhe maskaralleqete e klikave per te grabitur votat e krahines. Bollano nuk i ka rene ne qafe kerkujt pervec meje qe nuk me ka kthyer pronat. Po atij aq i ze uje luga. Sa per tregimet e mesiperme me asfalira e me the e te thashe jane fiq te lashte. I kemi degjuar per gjysme shkulli qe kur kemi lindur. Une ja jap votem kujt te me doje kokra e qefit pa dale qe ne pike te mengjesit me kenge. Sa per te blere(voten) te jesh i bindur qe nuk i ble himariotet me kikirike, as dje dhe as sot qe jane te gjithe ne kurbet. Megjithate ne boten qe jetojme cdo gje eshte e mundur dhe never say  kure.

Po une mendoj qe nuk ja ka fajin Bollano as shqipetareve dhe as ne te tjereve "grekeve" qe duke pasur vendin tone dhe pronat tona te jetojme ne tokon e te pareve, kemi mare rruget e kurbetit. Sado i mire te jete kurbeti eshte i hidhur sidomos kur djelli eshte nje  hosten e gjysem ne perendim...

Bardhi,

Ke te drejte kur thua se

nuk ja ka fajin Bollano as shqipetareve dhe as ne te tjereve "grekeve

Jo fajin e kemi ne, populli, qe kemi zgjedhur e vazhdojme te zgjedhim Gjenralet e kolonelet e 97. Fajin e kemi ne , dhe ne kurbet ne po vuajme denimin e fajit tone.  Prandaj nuk duhet te ankohemi per kurbetin eshte mallkimi i fajeve tona

Sa per histoirte me asfalira e shoviniste fakti qe jane treguar aq shume nuk i ben ato jo te verteta. Jo cdo gje e pathene eshte e vertete dhe jo cdo gje e perseritur  shume here eshte genjeshter.

 

Pjesen e fundit te ligjerates tende, Tok-0 do ta formuloja sipas kesaj thenie  " Sa thuhen dhe nuk behen e sa behen e nuk Thuhen"; ne rastin e politikes alla Arnautshe ato qe thuhen behen te kundertat... Per sa i perket fajit domosdo qe populli (ne bagetia) e kemi, sepse ne i zgjodhem ata. Po a  kishe tjeter zgjedhje per te zgjedhur. Nuk mundet te importojme kete palcke te quajtur politikane. I kemi nga radhet tona, jane mall i vendit nga mishi dhe gjaku jone, bijte dhe bijat tona qe per mire apo per keq tregojne kush jemi ne. Prandaj te mos kerkojme te keqen  jashte, te keqen e kemi brenda te keqen e madhe bile. Ja qe keshtu qenka jeta. Nuk te do me mire nga vetja as vellai me dhe jo komshiu. Dhe ashtu si thote populli yne trim punetor, patriot dhe liridashes" i yti ta ngul me thelle"...C'te te them o Toko. U lodhem duke degjouar  hipokrizine e idiotesine e borive nacionaliste. Nacionalizmi (atedhedashuria) per mua eshte  dashuria per familjen, pronen dhe njerzit e mire qe te rrethojne e ca detaje te tjera i japin jetes lezet. Tani ma befsh naten e mire se neser do ngrihem heret te Me gezim do shkoj ne pune. ..

Vendi yne "qeveriset" nga budallenj. Vetem keshtu shpjegohet fotografia e mesiperme.

Budallenj jeni ju qe ngelet duke u qurravit gjithe jeten kur te gjithe i fusin leke mor te shkrete.

Nje shendet per budallenjte e pasur dhe nje tjeter per budallenjte e shkrete Tongue Me mire te dish apo te kesh?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).