PS: Qeveria s'ka lekë të paguajë firmat ndërtuese. PD: Ky, problem i Bashkisë

TIRANË- PS dhe PD janë përballur sot për krizën ekonomike. PS deklaroi për mediat se qeveria nuk ka lekë as të paguajë firmat ndërtuese që i ka kontraktuar, ndërsa PD tha se ky mund të jetë një problem i Bashkisë së Tiranës, jo i mazhorancës.

 

Në fakt zëdhënësja e PS-së, kërkoi një shpjegim publik nga ministri i Financave për krizën ekonomike në vend dhe i kërkoi të mos flasë ëndrralla për buxhetin e 2010-ës.

"I kërkojmë ministrit Bode të përgjigjet se pse nuk i paguan qeveria e tij firmat e ndërtimit të rrugëve prej muajsh? Pse po zhvleftësohet leku për herë të parë në historinë e këtyre 18 vjetëve në periudhën kulmore të fluksit të ardhjes së emigrantëve e turistëve? Pse anuloi të gjitha prokurimet publike për gjashtëmujorin e dytë dhe pse u boshatis arka e shtetit të shqiptarëve me shpenzimet për fushatë elektorale?", u shpreh Kodheli.

Ndërsa vijoi se "ministri i piramidave nuk ka përgjigje as për këto as edhe për shumë pyetje të tjera që lindin nga kriza e rëndë ekonomike ku po zhytet vendi".

Sipas saj pushteti i lindur nga votat e vjedhura po e zhyt vendin drejt një krize të jashtëzakonshme vetëm për hir të interesave e të përfitimeve të një grushti njerëzish, të cilët për pushtetin janë gati të bëjnë edhe martesa si ajo e Sali Berishës me Ilir Metën.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i selisë blu, ku zëdhënësja Erla Mëhilli u shpreh se "prokurimet publike në 6-mujorin e dytë të vitit jo vetëm që nuk janë ndërprerë por vetëm gjatë muajit korrik dhe fillimit të gushtit janë tenderuar ndërtimi dhe rindërtimi i 316 shkollave në mbarë vendin, i qindra kilometrave rrugë dhe i dhjetra e dhjetar ujësjellësave e kanalizimeve si dhe janë tendëruar një sërë prokurimesh të tjera".

Në vjim të përgjigjeve për akuzat publike të PS-së, ajo tha se "se Shqipëria është vendi i vetëm me rritje 36% të turizmit krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, dhe se korridori i Kombit, të cilin Rama e shpalli si korridorin e asgjekundit, ka dy fishuar kalimin nga pika e Morinës".

Ndërsa për kompaninë e papaguara, PD mbrohet me kundërakuzë: "Mund të ketë vërtet kompani të kontraktuara nga Bashkia e Tiranës që Rama nuk i paguan por nuk ka asnjë situacion të certifikuar të papaguar nga mazhoranca aktuale", tha Mëhilli.

18 Komente

Epo qe te dale PS-ja dhe kaq hapur te mbroje ndertuesit, kjo mua me shkakton te prera barku. E vetmja gje qe me qeteson disi eshte shpresa se edhe po erdhi PS-ja ne pushtet infrastruktura rrugore do te vazhdoje te zgjerohet. Per kete arsye madhore duhet te mbajme ne krye te socialisteve pro-biznes shokun Rama.

Me ben kurioz tropizma. Ka ndosend ne vecanti tek biznesi i ndertimit qe te ben me prerje barku, apo ta shkakton fakti qe PS-ne e sheh force te shtresave popullore si parti e tradites se majte? Mu duk sikur do preferoje nje PS anti-biznes.

smiley Blendi, seriozisht e ke pyetjen? Ka dicka ne vecante te biznesi i ndertimit qe me ben me prerje barku: lidhja e ngushte e Rames me kete biznes dhe moshezitimi (lexo: paturpesia), tashme, per te mbrojtur publikisht interesat e ketij grupimi. Te kujtohet si heshti Rama kur i permenden lejet e Deligjorgjit? Ca pergjigje te vakta, dhe heshtje e vazhduar per procesin e Gerdecit. Tani ato siklete kane kaluar, and we're back to business as usual.

Pra, megjithese do te kisha preferuar qe PS-ja te mbronte shume interesa te tjera biznesi, duke filluar nga te vetepunesuarit, te industria minerare, ka mundesi qe ta preferoj PS-ne anti-biznes me mire se sa pro-industria e ndertimit. Po te them edhe nje sekret. Kur nje qytet ndertohet, kjo llogaritet si rritje e PBB-se, pa marre parasysh cfare eshte shkaterruar per kete ndertim. Dmth, sa me keq ta ndertojme e sa me shpesh ta prishim Tiranen, aq me mire per PBB-ne. Dhe vrasim mendjen pse kemi shifra cudiberese per rritjen ekonomike.

Pyetjen e kisha seriozisht. Pse habitesh qe habitem kur thua "ka mundesi qe ta preferoj PS-ne anti-biznes me mire se sa pro-industria e ndertimit." (Megjithe hijen e pasigurise qe i ve pohimit ajo "ka mundesi&quotsmiley?

Per vete preferoj nje PS qe nuk ka komplekse te thote te verteten, packa sesi shihet marrdhenia e shefit me biznesin e ndertimit. Dhe te jem i sinqerte me duket ca e lehte qe te flitet sikur e gjithe industria e ndertimit ne Shqiperi qenka ortake e Rames.

Kam nje bindje te forte industria e ndertimit eshte me e madhe se ato firma qe punojne brenda vijes se verdhe ne kryeqytet. Ka qindra miljone dollare te investuar dhe mijra vete te punesuar te cilet nuk kane asnje lloj marrdhenie me Bashkine e Tiranes. I bie qe per keto para dhe njerez te mos flase askush per shkak se rane viktime e retorikes elektorale gjate fushates, dhe qeveria te beje cfare te doje dhe askush te mos pipetije - se ashtu kemi nje inat me Ramen per ate punen...

Blendi, te thuash se PS-ja 'nuk ka komplekse te thote te verteten' eshte ose naivitet, ose dicka qe une nuk e kam zbuluar akoma. Megjithate, ka mundesi qe ti ta kesh mire, se as Berisha nuk ka komplekse te thote se e ka mik Fazllicin.

Paragrafi yt i fundit pastaj eshte tentative teper e madhe per ta lexuar deklaraten e PS-se si mbrojtje te punetoreve. Ashtu kemi nje inat me Ramen? Ti e di shume mire qe une nuk kam asnje inat me Ramen smiley. E kam me pipetimat une, me frekuencen, intensitetin, dhe qesharakerine (ofenduese) e pergjithshme te tyre.

Blendi, te thuash se PS-ja 'nuk ka komplekse te thote te verteten' eshte ose naivitet

Nuk e kam thene kete. Kam thene cfare lloj PS-je preferoj.

Jo, nuk e lexoj si perpjekje per te mbrojtur punetoret por si kerkese llogarie per gjendjen e financave qe prodhon hapsire per tu pozicionuar ne mbeshtetje te biznesit. Nuk ka pse ta veshim me kostum proletar. Eshte ceshtje shume e thjeshte. Firmat u kontraktuan, dhe duhen paguar per punen qe kane bere dhe paret qe kane shpenzuar.  PS po e perdor per te bere opozite, punen e saj po ben.

Tani, ti e krahason me Fazllicin per te thene "te gjithe e dime si qendron puna". Dakord. Por ne rast se ata ne PS kane faj per menyren sesi perceptohen nga publiku, kjo nuk na e heq ne pergjegjesine e qendrimit ne anen e se drejtes, qe ne kete rast eshte ne anen e ndertuesve te rrugeve qe duhet te respektohen qofte edhe per punen qe kane bere.

Mendoj se qendron te themi se aktualisht Rruget jane me mire se kurre ne Shqiperi. Po kush i ndertoi keto rruge? Industria e ndertimit - dhe del se shume prej tyre i ka ndertuar nga xhepi. S'eshte me detyrim qe te simpatizojme ndertuesit, por as te perqeshim problemet e tyre nuk na ben simpatike.

Nje gje te fundit per Ramen. Shkruhej diku qe Rama eshte bere scapegoat, bjeri t'i biem, te nxjerrim gjithe inatin, perqendrojme gjithe pergjegjesite e te shperndajme katarsisin ne cdo ekran te familjeve shqiptare. Ky merak nuk mund te perdoret per te shuar cdo kritike. Rama ka bere mire qe ka qendruar larg kamerave keto kohe, por po aq strategjikisht duhet te zgjedhe si t'u shfaqet kamerave, si ta perdore ate kapital politik te cunguar qe tashme zoteron. Zgjedhjet e tij pragmatike, para dhe pas zgjedhjeve (me stumbullar bashkine), nuk po me tingellojne fort politike - ose, e hedhin aq larg lengun politik, sa s'ka meteorolog qe te parashikoje drejtimin e eres kur lengu te rikthehet.

Blendi, ka disa probleme qendrimi kaq eksplicit i PS lidhur me ndertimin.

Se pari ka probleme etike. Etika e partise, ashtu si ajo e individit dallohet nga gjerat qe ajo zgjedh te beje, dhe nga ato qe zgjedh te mos beje. Mbeshtetja e bizneseve te ndertimit, qe jane nga bizneset me te parregullta, qe punetoret i mban ne te zeze, pa kushte sigurie, qe klientin e trajton shpesh keq, e qe produktin jo rralle e shet pa hipoteke, do te thote qe efektivisht ti zgjedh te mos mbeshtesesh te drejtat e punetoreve, apelet per kushtet e punes, te drejtat e konsumatoreve, etj etj.

Se dyti, nje parti e majte, sado e moderuar, e ka tjeterkund elektoratin. Ne rast se kane probleme punetoret eshte tjeter gje, keta merren, organizohen, dhe nxirren ne shesh, s'mund te perfaqesohen punetoret nga nje deklarate per shtyp. Ne rast se shqetesimi qendron ekskluzivisht tek pronaret (sic mendoj une) atehere ideja per ta kamufluar si problem te punetoreve eshte aplikuar keq.

Se treti, strategjikisht, PS-ja i humbi zgjedhjet pikerisht per kete lloj arsyetimi, sado te sinqerte e gjenuin. Bizneset e medha, duhet ta marre vesh mire PS-ja, ne pergjithesi punojne me te dyja krahet, qe t'i kene shpatullat e ngrohta. Dhe mbeshtetjen dhe votat i ndajne ne mes per te dyja krahet. Te rralle jane biznesmenet qe i kane zotuar besnikeri Rames, mes tyre shkelqen si gur topazi pronari i gazetes qe boton shkrimin. Strategjikisht gabim mbeshtetja eksplicite e biznesit, tregon shenja varesie ekonomike, sidomos kur kjo mbeshtetje s'te jep as perparesi ne vota (perkundrazi)

Me vjen cudi qe pretendohet perfaqesim kllasash punetoresh a magazinieresh nga partite politike, qofte kjo edhe ato te boshtit te "majte." 

Nuk di cfare behet ne Tirane, dmth konkretisht.  Por ne Vlore, industria e ndertimit eshte denjesisht e perfaqesuar nga e majta. 

Pertej te majtes dhe te djathtes i thone ketij muhabeti ...

O Blend! Keto jane ato rruget e ndertuara me lote 5 milioneshe, qe sillte te zmadhuara ne karton Blendi Klosi (Klosi ishte me duket)! Keto jane lotet qe 'zbuloi' Artan Lame. Une nuk perqesh problemet e tyre, sepse ata qe mbron Rama nuk jane hallexhinj. Une i them Rames ke te tjere per te mbrojtur, po bravo qe s'ta ben syri terr e ajo tjetra ver.

Opozita i zgjedh betejat. Dhe une po shaj kete axhende. Kam plot miq e te aferm ndertues, i kam xhan dhe i pershendes nga ekrani i peshkut, e di qe se bashku me Ramen do t'ja dalin.

Se mos harroj lajmet e dites, qe thone gjera qe prisnim: buxheti, te ardhurat e te cilit realizohen gjithmone, sepse plani ndryshohet gjithmone sipas qejfit, do te kete nevoje urgjente per perdorimin e te ardhurave nga privatizimet, te cilat duhet t'i shkonin pjeserisht, sipas ligjit, shlyerjes se borxhit qeveritar (rritur shume ky, dhe me interesa te larta) dhe kompensimit te ish-pronareve. Prandaj nuk po paguhen dot ndertuesit, se nuk e kemi shkeluar akoma ligjin. Po prit dhe fare pak.

une nuk kuptoj se ku e shihni ne kete artikull mbrojtjen me shpate ne dore te ndertuesve.

PS thjesht e vetem (fatkeqesisht) po ve ne dukje simptomat e semundjes se financave te shtetit.

-mospagimi i detyrimeve

-cvleresimi i pazakonte i lekut per periudhen e veres

-anulimi i prokurimeve te metejshme

Emri i semundjes?

Ps e quan "shpenzime elektorale", PD do e quaje "krize globale", ne do e quajme "merre me long se mishi maroi"

A mund te na jape PS emrin dhe objektin ku nderton nje firme e caktuar qe nuk eshte paguar? Per ta pare se si qendron puna, pasi kompanite private te ndertimit, nuk punojne badihava pa u paguar nga shteti. Ta harroje dikush kete.

ashtu punojne ashtu po leri denglat

 

falcione (apo effe)

ka me shume se dy vjet qe nuk i jep rrogat punetoreve per unazen e elbasanit pasi nuk merr parate nga shteti.

sigurisht qe punetoret nuk bezojne se duan te fillojne pune perseri aty ku kjo firma po merr koncesionin per rigazifikatorin (ne fier me duket)

 

nuk ka te beje me shpenzimet elektorale po meqe deshe nje emer ta thashe edhe une qe nuk kam informacionet e opozites.

Me duket se gjithe loja behet underground per mosmbarimin e segmentit te autostrades Plepa- Rogozhine, qe TVKLAN godet cdo dy dite, per mos mbarim dhe kaos ne fundjave. Duket firma eshte afer PS dhe i duhet nje justifikim vonese, mbase edhe nuk jane bere pagesat, pasi Qeveria e di qe nje takse prej saj do te kalonte ne PS.

Firmat e ndertimit jane ato ku pastrimi i parave dhe informaliteti "gelon" ne menyre haptasi. Te dy partite kane perfitimin, dhe nderkohe lejojne qe rrumpalla ose anarkia financiare te jete paprekshmeri, si burim i lire i levizjes se parave te pakontrolluara dhe kamuflimit ne investime. Po te verehet me kujdes industria e ndertimit te godinave eshte po ajo qe ka investuar fort, paralel ne ndertimin e rrugeve.

Projekte te medha jane ne dukje dhe eshte bere keq per likujditete.

ja ta zeme se eshte ceshtja per ate firmen. Si ta mbarojne rrugen nese nuk kane para?!

 

Po te lexosh ketu dhe te besosh se ky eshte niveli i diskutimit te ambientet shipetare duket urgjente nevoja per te imponuar nje sistem vlerash.

 

1- qeveria nuk ka te drejte te godase bizneset per arsye politike.

2- ...

Ketu vetem mund te shajme me nene e moter ata qe mbeshtesin te kunderten

 

gelon....

Hehehee!

E kisha harru' fare kyt llafin!

Thx! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).