PS: Disponojmë të dhëna alarmante për lirimin e kriminelëve të dorës së parë

 

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shfrytëzuan qetësinë e ditëve të nxehta të gushtit për të sulmuar dje njëra-tjetrën.

 

Njëra palë, sipas kundërshtarit, është e lidhur me krimin, ndërsa pala tjetër, sipas kundërshtarit, nuk respekton zinë për viktimat e krimit.

Grushtin e parë e lëshoi Partia Socialiste.

“Kur plaga e hapur në trupin e shtetit, me vrasjen e 4 policëve në detyrë vazhdon të jetë e përvëluese, PS ringre me forcë çështjen e bashkëpunimit të këtij pushteti të korruptuar me krimin për të rimarrë me forcë në 28 qershor të drejtën për të sunduar, jo vetëm mbi vendin, por edhe mbi ligjin,” tha zëdhënësja e kësaj partie në një konferencë për shtyp, dje.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike u kundërpërgjigj:

“Aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së 4 inspektorëve të policisë, Edi Rama me moralin e tij më të ulët, pa prishur pushimet e tij u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike.”

Deklarata e PD ishte më e ngarkuar emocionalisht dhe me tentativë për të prekur fijet e dhembshurisë së audiencës.

Sipas PD, kryetari i PS, Edi Rama, nuk njeh kufij në dëshirën e tij për të shkelur kodin e vdekjes.

“Njeriu që ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, që nuk ka asnjë kod moral e që nuk lën asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodim më tre lashtë e më të paprekshëm të këtij kombi, kodin e vdekjes,” tha zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli.

PS, nga ana e saj, sipas deklaratës së djeshme, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar nga burgjet trafikantë, grabitës e vrasës për të bërë fushatë në favor të tij gjatë zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit.

“Jashtë çdo kriteri ligjor e përgjegjësie mendore pushteti i Sali Berishës ka lëshuar me leje të paligjshme nga burgjet për fushatë në favor të pushtetit një numër të konsiderueshëm vrasësish, trafikantësh e grabitësish, të cilët kanë shoqëruar ministra dhe kanë ushtruar terror psikologjik në zonat e influencës së tyre mafioze,” tha zëdhënësja e PS, Armela Ymeraj.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u vlerësuan si më të mirat në Shqipëri në këto njëzet vjet, por kjo nuk do të thotë se nuk pati parregullsi apo njerëz me precedentë penalë që u përpoqën “’t’i vinin në ndihmë” partisë së tyre. Deri tani akuza për bashkëpunim me kriminelët në zgjedhje kanë ardhur nga PS kundër PD.

“Ne disponojmë të dhëna alarmante për fluksin e lartë të lejeve të paligjshme për kriminelë të dorës së parë në javët e fushatës dhe kemi të gjithë vullnetin që të kërkojmë me forcë nxjerrjen para ligjit të lejedhënësve, ndërkohë që theksojmë publikisht se vrasja e katër shërbëtorëve të pafajshëm të shtetit në detyrë nga një kriminel i shumëkërkuar që bridhte lirisht rrugëve, është shprehja më dramatike e braktisjes së detyrës nga pushteti i Sali Berishës i cili bën sikur drejton Shqipërinë po në fakt vetëm menaxhon interesa familjare e klanore, duke grabitur çdo ditë përmes vendimeve të qeverisë prona e fonde publike,” tha Armela Ymeraj.

Kjo frazë është disi e fortë dhe PD e ngre fuqinë e sulmit dhe, për efekte speciale, rrit edhe shkallën e vulgaritetit.

“Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktimat e korrupsionit dhe jot ë rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit dhe që nga dita e premte e deri më sot çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur dhe trilluar monstruozitete që vetëm mëndja e tij mund të krijojë,” tha zëdhënësja e PD.

Shkëmbi i batutave vazhdon dhe nënteksti i tyre është ngjarja e Durrësit të premten e javës së shkuar, 7 gusht. Një grup i policisë në ndjekje të një të krimineli në arrati humbi katër vetë nga përplasja me armë me shumë të kërkuarin, në plazhin e Durrësit. Dritan Dajti, i dënuar më herët për vrasje dhe i arratisur nga burgu, u plagos dhe humbi një nga bashkëpunëtorët e tij në përplasje, por edhe ata ka zëra që e vrau ai vetë pa dashje.

Me pak fjalë, përgatitja e policisë për këtë aksion rezultoi shumë e dobët. Sipas specialistëve, aksioni edhe mund të jetë dekonspiruar. Në telefonat e sekuestruar të Dajtit, janë gjetur numra të disa zyrtarëve të policisë. Njëri në Durrës, sipas një të përditshmeje, ka post të lartë.

Në fakt asgjë nuk mund të thuhet me saktësi, sepse ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e policisë nuk kanë qenë transparente me informacionin. Politika dhe policia bashkë janë munduar pas kohës së ngjarjes së Durrësit që të tregojnë përmasën e tyre të dhembshurisë.

Këshilli i Ministrave i shpalli katër policët e vrarë dëshmorë qysh ditën e vrasjes, kur ende nuk dihej se ishin vrarë për faj të profesionalizmit të dobët të tyre, për shkak të urdhrit të gabuar, apo ndonjë arsye tjetër. Ministri i Brendshëm nuk ka thënë ende asnjë fjalë, megjithëse ai, në fakt, meritonte të pushohej nga detyre vetëm për cilësinë e dobët të fjalimit që mbanit me rastin e varrimit të viktimave.

Mungesa e transparencës nga ana e qeverisë e ka tensionuar situatën dhe deklaratat e ashpra të partive politike janë rezultat i kësaj.

Shqipëria ka probleme me krimin, kjo nuk është një gjë e njohur. Por problemet më të mëdha janë luftën e policisë kundër tij dhe drejtësinë.

Dritan Dajti, për shembull, ka jetuar në qetësi prej gjashtë vitesh, qysh kur arratis nga salla e gjyqit në 2003 dhe s’është se jetonte i fshehur. Një qytetar nga Saranda, për shembull, i tha TemA-s që ishte ulur në tavolinë me të në qytetin bregdetar, pa e ditur. Sa e kishte mësuar kush ishte, “nuk fola më, - tha, - nga frika. Nuk e di pse u tremba, por ai ishte i frikshëm.” Një qyetar tjetër, i tha gazetës, se unë kujtoja që Dajti ishte i lirë. Ky e kishte parë me një motor vespa në rrugën “Mine Peza”, përballë portës së Komisariatit nr.3.

Por ky s’është i kërkuari i rrezikshëm i vetëm që lëvizte i lirë. Ka tjerë, madje ka edhe vrasës të paidentifikuar. Vrasësi i deputeti socialist Fatmir Xhindi, rreth tre muaj më parë, për shembull, në Fier. PS e la pa përmendur këtë rast, duke lënë të kuptohet se fliste për krimin në përgjithësi dhe jo rast të veçuar.

“Është vrarë një deputet i opozitës në prag të fushatës dhe reagimi i pushtetit ka qenë; lirimi në masë i kriminelëve gjatë fushatës,” tha zëdhënësja e PS.

Jo vetëm për këtë rast, sipas PS, “reagimi i kryeministrit ka qenë reagimi tipik i një njeriu që përfundimisht nuk qeveris vendin e vet po vetëm i bën hyzmetin oxhakut të vet.”


 

1 Komente

Ne disponojmë të dhëna alarmante për fluksin e lartë të lejeve të paligjshme për kriminelë të dorës së parë në javët e fushatës dhe kemi të gjithë vullnetin që të kërkojmë me forcë nxjerrjen para ligjit të lejedhënësve,

Po thoni emra moj shkerdhatina, EMRA!!!!

Thoni, kush u lirua, c'kishte bere qe ishte ne hapsane, kush e liroi, pse, qysh e tek!

Ndryshe, mos hani mut llap-llap!

Ah, edhe i' gjo!

Emrat thujani shqiptarve, mos na cani bythen me shprehje"boilerplate" te tipit "ja kemi vene ne dispozicion organizmave nderkombetare, dhe ne kohen e duhur do ja bejme te ditur publikut"

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).