Pronarët: Jo draftit “Berisha”, për shitjen e trojeve turistike “borgjezëve të rinj”

Vlorë, 14 Gusht NOA - Pronarët autoktonë të bregdetit kundërshtojnë propozimin e kryeministrit Berisha për hartimin e ligjit për shitjen e trojeve turistike “borgjezëve të rinj”.

Kryetari i Shoqatës “Bregdeti”, Niko Nesturi dhe drejtuesi tjetër, Prof. Dr. Aleks Vranai, në një letër të hapur që dërguan sot në agjencinë e lajmeve NOA, duke kërkuar publikimin e saj, sqarojnë dhe shkaqet që e çojnë këtë shoqatë të shprehet kundër nismës kryeministrore. Sipas “Bregdetit”, projektligji i propozuar nga Kryeministri për shitjen e trojeve bregdetare, bën që përfitues të dalin persona që i kanë pushtuar dhe ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

“Është e papranueshme që ne si Shoqatë e Bregdetit që jemi pala e dëmtuar dhe e interesuar për zgjidhjen e problemit, deri sot nuk jemi përfillur fare në procesin e hartimit të ligjeve”, pohon shoqata duke ftuar kryeministrin, “që ju vetë të anuloni këtë propozim me pasoja kaq antikombëtare”.

Por shoqata paralajmëron gjithashtu se vënia në zbatim e këtij ligji, i hap rrugën vetëgjyqësisë, vëllavrasjes dhe konflikteve pa fund, çka sipas saj, në aspektin social do të ishte e ngjashme me “trekëndëshin e Bermudës” .

“Apelojmë Qeverinë, Kuvendin e Shqipërisë dhe Presidentin shoqërinë civile dhe gjithë opinionin e shëndoshë demokratik, të ndërhyjnë për ta bllokuar këtë ligj shumë më të keq se ligji 7501, jo me arsyetimet se ai shkel interesat e pronarëve por sepse ai përdhos të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e njeriut, nenin 181 të Kushtetutës në fuqi, mbron grabitjen dhe mafien e trojeve turistike, i hap rrugën vetëgjyqësisë, vëllavrasjes dhe konflikteve pa fund, çka në aspektin social do të jetë i ngjashëm me “trekëndëshin e Bermudës” .

Sakaq, shoqata kërkon edhe organizimin e diskutimit në media, për “këtë shkelje konstante të të drejtës së pronës së trashëguar”.

Më poshtë, vijon letra e plotë:

Shoqata “Bregdeti” e kundërshton propozimin e Kryeministrit Sali Berisha, dt 12.8.2009, për ndërhyrjen e shtetit për shitjen me çmimin e tregut të trojeve personave që kanë pushtuar troje dhe kanë ndërtuar pa leje në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, që zoti Berisha i emërtoi “Borgjezët e rinj”. Ky është banditizëm i pastër shtetëror, që shpreh një thellim të qëndrimit antipronar të tranzicionit. Kjo është shprehje e zbatimit të spirales së Katovicës për kalimin nga monizmi komunist në kapitalizëm, duke përvetësuar pasuritë shtetërore dhe pronat tona të trashëguara, në interes të klasës së re politike. Sipas kësaj platforme që klasa politike shqiptare zbatoi pas shembjes së komunizmit, formalisht në fillim komunistët do ta lëshonin pushtetin politik pastaj do të ricikloheshin përsëri në politikë si “borgjezë të rinj”. Këtë e ka sqaruar qartë, faksi i ardhur nga SHBA. i botuar me 17 Gusht 2000 në gazetën “Balli i Kombit” dhe në shumë gazeta të tjera, me titull “Ramiz Alia dhe demokracia e jonë”. Për ne si qytetarë ishte i bërë i ditur plani i Gorbaçovit në Katovicë të Polonisë dhe mendohej se ai, do t’ia kish transmetuar edhe Ramiz Alisë, por zyrtarisht nuk dihej zbatueshmëria e këtyre “këshillave” të Moskës që në tetor 1989, Ramiz Alia ju ka transmetuar të pranishmëve në Byronë Politike. Konkretisht njoftimi sqaron:

 “Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji në dy drejtime:

Në respektimin e të drejtave të njeriut; dhe

2. Në krijimin e pluralizmit politik.

 Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën! Do te nxisim të krijohen parti sa të duan, të majta, të djathta dhe të qendrës. Por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne; programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë ne. Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin do ta shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste. Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë do të thonë për ne: “Edhe këta e urrejnë komunizmin”. Do të afrohen dhe do të na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme, por nuk do t’i lëmë kurrë të marrin pushtetin... Në zbatim të të drejtave të njeriut duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve dhe te sekuestruarve e të shpronësuarve t’u kompletojmë komoditete banimi. Do t’u japim nga një letër në dorë që u njihet prona, por këtë (pronën), nuk do t’ua japim asnjëherë. Do t’i ngatërrojmë në forma të ndryshme njeri me tjetrin që të kalojnë në gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni: nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe, për shkak defektesh teknike, kthim për rigjykim në shkallën e parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por edhe këtyre, duke u dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin do të lëndohen ! Pasuria e tëra na përket ne, se ne e bëmë. … Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës e të Punës dhe do t’u japim një mini pension, duke u mbajtur ison. … Çdo gjë ne e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë. … Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së lartë komuniste ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë …Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish klasën komuniste të shndërruar në klasë kapitaliste !”. Dhe praktikisht kështu është vepruar

Nga sa sipër del qartë arsyeja dhe qëllimi pse ish-presidenti Ramiz Alia, futi në qarkullim termin ish-pronarët dhe politikanët e mëvonshëm nuk e kanë zëvendësuar atë me termin e duhur Pronarët. Po ashtu kuptohet dhe propozimi i Kryeministrit Berisha, për hartimin e këtij ligji që mbyll spiralen për mos kthimin e pronave. Kjo që propozoi Kryeministri Berisha është një thikë pas shpine për popullin e Bregdetit, është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, shkelje e detyrimeve kushtetuese, shkelje e kërkesave Këshillit të Evropës dhe e legjislacionit në fuqi. Historikisht kjo tejkalon çdo tradhti ndaj popullit shqiptar dhe mund të krahasohet me pabesinë e bërë nga konsulli Romak Pal Emili.

Apelojmë vetë Kryeministrin të reflektojë dhe të deklarojë urgjentisht për anullimin e këtij propozimi që bie ndesh me Kushtetutën dhe me ligjet tashmë të miratuara. Nëse pushteti do të zbatojë ligjin 8053 dhe ligjin 9948 dt 7.7.2008 “Për rishqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë“, pronat në zonën turistike duhet të ishin kthyer në pronësi trashëgimtarëve të pronarëve të cilëve ju është marrë padrejtësisht nga diktatura.

Në kundërshtim me çdo të drejtë morale, kushtetuese dhe ligjore, këto prona gjatë gjithë periudhës së tranzicionit kanë prodhuar para për shkelësit e ligjit që janë politikanët e kamufluar me persona të tretë, që i përkasin mafies së trojeve turistike. Edhe sot në Bregdet vazhdojnë ndërtimet pa leje dhe nga kryeministri na del propozimi që pushtuesit do të paguajnë me çmimin e tregut. Kjo është absolutisht e padrejtë. Kryeministri, Qeveria apo politikanët nuk kanë asnjë të drejtë të propozojnë ligje dhe të na detyrojnë të shesim trojet tona dhe t’u vënë çmim pronave tona. Po nëse pas përmbysjes së diktaturës, ne njerëzit e qytetëruar të Bregdetit, do të kishim marrë vetë trojet tona, pa pritur për ligjin, si do fliste sot zoti Berisha. Mjafton të themi se fjetja për një natë në hotelet e ngritura pa leje në bregdet paguhet 20-70 euro dhe fitimi, vetëm për hotelerinë, pa llogaritur të tjerat (bari ose restoranti), janë dhjetëra herë më të mëdha se vlera zyrtare që deklarohet si çmim i tregut. Shkelësit e ligjit, faktikisht janë pjesa e maskuar e politikanëve. Është fakt se gjatë gjithë kohës së tranzicionit e ashtuquajtura “Policia Ndërtimore” ka shembur vetëm ndërtimet pa leje që kanë bërë pronarët autoktonë. Nuk ka nevojë për koment rasti i kryetarit të ndershëm të Policisë Ndërtimore z. Mitat Havari, që kishte marrë urdhër nga Kryeministri dhe drejtonte veprimet për shembjen e ndërtimeve pa leje në Bregdet, që u pushua nga puna, me urdhër të dhënë në celular, menjëherë porsa fadromat ju afruan ndërtimit pa leje të një politikani të krahut të majtë. Fitimet e derisotme të mafies, që në këto vite kanë pushtuar dhe po shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme trojet tona, janë shumë të mëdha dhe ata janë gjithmonë shumë të gatshëm të na paguajnë një përqindje të vogël të këtyre fitimeve për të na blerë këto troje. Problemi nuk qëndron tek paratë por tek parimet e së drejtës dhe të shtetit ligjor, tek shkelja flagrante e të drejtës së pronësisë, tek aspekti antiligjor dhe amoral i propozimit të Kryeministrit. Asnjë propozim, apo vendim qeverie nuk duhet të marri jetë kur bie ndesh me ligjin. Asnjë ligj nuk duhet të zbatohet kur bie ndesh me Kushtetutën (neni 181 i saj). Prona e trashëguar përfaqëson atdheun dhe dinjitetin e familjes tonë, të cilin politika po e dhunon prej 18 vjetësh. Ju, z. Berisha, në kundërshtim me çdo standard demokratik dhe moral, por vetëm nga qenia në pushtet, po abuzoni dhe shkelni mbi të drejtat tona dhe mbi dinjitetin e çdo bregdetasi. Ju nuk keni marrë parasysh asgjë nga kërkesat tona të panumërta dhe memorandumet e tre Kuvendeve Mbarëbregdetare për pronën që ju kemi drejtuar. Ne prisnim që tani, ju të angazhoheshit për të zbatuar ligjin 9948 dhe 8053, por me mentalitetin tuaj antipronar, që pasqyroni me propozimin e fundit ju po na fusni në belara të reja dhe në vëllavrasje. Kthimi i pronës tek i zoti është detyrim i pushtetit përndryshe fjala demokraci kthehet në mashtrim. Kërkesa juaj për nxjerrjen e një ligji që bie ndesh me ligjet e tjera dhe me Kushtetutën (neni 181) thellon anarkinë e pronës. Kjo situatë duhet të mënjanohet në mënyrë që pronarët autoktonë ose borgjezia origjinale të mos jenë të detyruar të çlirojnë pronat e tyre të pushtuara nga “pseudoborgjezia e re”. Raportet midis pronarit origjinal të truallit dhe atij që ka pushtuar dhe ndërtuar pa leje rregullohen midis palëve në zbatim të ligjeve në fuqi, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i të cilave ka supremaci edhe mbi Kushtetutën (Neni 122/2). Pronarët autoktonë do t’i paguajnë shpenzimet e bëra nga pseudo borgjezët e rinj. Bregdetasit nuk do pranojnë kurrë këtë situatë anormale që ju propozoni. Ata nuk duan të punojnë portierë apo kamerierë në restorantet që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme në tokat e tyre, se kështu i intereson klaneve të mafies së trojeve turistike.

Është e papranueshme se ne si Shoqatë e Bregdetit që jemi pala e dëmtuar dhe e interesuar për zgjidhjen e problemit, deri sot nuk jemi përfillur fare në procesin e hartimit të ligjeve. Ju ftojmë zoti kryeministër, që ju vetë të anuloni këtë propozim me pasoja kaq antikombëtare.

Apelojmë Qeverinë, Kuvendin e Shqipërisë dhe Presidentin shoqërinë civile dhe gjithë opinionin e shëndoshë demokratik, të ndërhyjnë për ta bllokuar këtë ligj shumë më të keq se ligji 7501, jo me arsyetimet se ai shkel interesat e pronarëve por sepse ai përdhos të drejtën e pronësisë dhe të drejtat e njeriut, nenin 181 të Kushtetutës në fuqi, mbron grabitjen dhe mafien e trojeve turistike, i hap rrugën vetëgjyqësisë, vëllavrasjes dhe konflikteve pa fund, çka në aspektin social do të jetë i ngjashëm me “trekëndëshin e Bermudës” .

Kryesia e Shoqatës “Bregdeti”

 

18 Komente

Drejt e keni ju si shoqate po ate pjesen ku i kerkoni Komunistit te anulloje vendimin e qeverise e keni kot. Njesoj si ti thuash hajdutit gjeje kush e vodhi. Po nuk i dolet vete per zot prones tuaj, aha prit se po i plas shume ketyre halabakeve.

Kjo foto e Llamanit (ne mos gabofsha) eshte e vjeter.  I ka dale "pronari" me kohe, e cadrat jane deri te cepi i plazhit.  Ketij "pronarit", i lagjes a "borgjez i ri" ia ben kabull legalizimin.  Po atyre te Bunecit a ndonje plazhi tjeter, eshte per t'u vene flaken e jo t'u japesh celsat e plazhit ne dore. 

Gjithesesi, jam parimisht, kushtetutshmerisht kunder projekt-ligjit.

 dhe une jam kunder, kategorikisht, se kam toka ne jug, vendin me te bukur te shqiperise  lol

Z. Hajdar, ke kategorikisht, urgjentshmerisht nevoje me permiresu cileserisht sarkazmen smiley.  

 

Mund te mos jete dhe aq e vjeter Monda, mbase eshte kur s'kishte filluar sezoni akoma

Ndoshta swed1 smiley.  Une i kam te fresketa fare ato te miat, po s'po gjej usb e aparatit ku e kam lene lol. 

 monda dmth ti nuk me beson kur them qe kam toka ne jug, kam pershtypjen e gabuar qe me merr per malok heeee ?

jam nga familje e vjeter dhe e kulturuar moj  e uruar, gjyshen e kam pas déjà me shkolle, e ka foton ne muzeun kombetar meqe ra fjala. ka pas qene ne shkollen e pare te vajzave qe eshte hap ne shqiperi. po shkove ne muze shikoje ket foton (me duket me urani rumbon per mesuese, nje grua shtat-imet) eshte nje leshverdhe nja dhjete vjeçe e vendosur mu ne qender te fotografise.

kur them qe jam bukurosh nuk mburrem kot moj smiley

z. Hajdar, po ta kam thene mer, s'ta shkruj "mbiemrin" kur te drejtohem se me duket "reduntant" smiley

"Maloke labe" jam vete, s'ngaterroj kollaj pershtypjet. 

Per te tjerat pastaj, komplet jashte teme, po a i ke ngjare gjyshes ndonje cik? smiley.

Jemi duke perjetuar ketu te gjiteh fillesen e nje dashurie te madhe (dhe besoj se shpreh mendimin e gjithe te tjereve kur them - jetegjate) mes bukuroshit dhe Mondes. Eshte mjaft emocionuese.!! Po sikur bukuroshi te mos jete dhe aq i bukur --- te pakten te jete djali namuzi.

Bogjezia e re,, interesente qe Berisha sheh veten si mbrojtes te kesaj shtrese. 

Paret e reja dhe paret e vjetra kane gjithmone bashkejetuar. Eshte natyrale qe paret e reja kerkojen te zevendesojne ato te vjetrat.

Anomalia qendron ketu. Paret e reja e kane kapitalin e tyre pikerisht te bazuar ne paret e vjetra. Me pak fjale Berisha kerkon te legjitimoje nje uzurpim// ose mbase ja ka aritur.  

Kapitalizmi ne pergjethsi nis me nje akt vjedhje qe me vone legjitimohet(si psh Aktin e Gardhimit ne Ishullin Britanik qe i dergoi gjysmen e skocezeve ne Kanada nga halli). Po kta ambilingualet e 'Bregut' sikur s'duan te vene ne Kanada me duket muasmiley

Nuk eshte i pari pushtllek i kaloresit te fytyres se vrerosur ky akt. Pas pislleqeve me "faljenn" e pasurise se bashkimeve profesionale sindikatave rrugace dhe ligjit  te famekeq 7501, ky eshte maskaralleku i radhes qe komunisti berisha i  ben pronareve dhe vecanerisht krahines se bregdetit. Dikush me larte tha me te drejte qe n q se shteti nuk te mbron, mbro veten.  Mbase do te vije dita te kuptoje ai popull qe duhet te mbrojne ate cka eshte e shenjte dhe e shtrenjte me te gjitha menyrat dhe me jete...Me rrugacin duhet te flasesh me te njejten gjuhe, leroi nenen te thote baba...

Po mire ja te mos ju a japin borgjeseve te rinj , qe jami bindur jane te ngjyer deri ne gryke me gjak, e kriminalitet e korupsion. Po kujt tja japin? Brekegrisurve te kllases punetore dhe fshatarsise qe nuk ka breke ne b******the qe te invesoj ne turizme te tipit uje me kanoce e rruge pe rmushakt e shtepi me balte qerpici.

Ato duhet tu jepen atyre qe kane me shukme para dhe duhen detyruar te investojne ne turizim.

Mjaft me komunizmat e tipit rrofte kllasa punetore dhe fshatarsia kooperatisve boshte borgjezia

Toko, ti jetoke ne Amerike  mor zoteri.  Ci ke keto paradokse. Pronen duhet ta mare i zoti. Ai do e shet do e dhjet do e jep me qira ose cfare i do by*** pa breke qe qiveriu yne si pedo qe eshte po ja qendis nga prapa popullit te vet te pabreke. Pse duhet tU Jepen dhe jo tu shiten nga pronaret ne perputhje me ligjet e kapitalizmit kerkese oferte?

Sepse jetoj ne amerike pa them keto qe them

Ne amerike i dashur ( meqense atje jeton edhe ti) nuk te le njeri ta lesh shtepine ne zonen turistike te te bjere e shkaterohet pa e riparurar As barin para shtepise nuk te le njeri te mos e koresh , bile me lartesi te caktuar Deri edhe cfare lulesh do te mbjellesh para shtepise ne zonat e mbrojtura.

Atje ku mbase jeton ti ,ne getot e emigranteve, po, bej cte duash se ato nuk kane vlere, por ne zonat e caktuara (dhe te pasura) ka ligje dhe te repta dhe te repta  shume biles.  

Pra ja qe nuk eshte si te te doje b...tha por si do te doje e mira e perbashket. Turizmi nuk eshte i as i Hasanit me qeleshe e poture te grisura asi Kicos me atlete e xhinse te qelbura. Ai eshte i te gjitheve se nga ai turizem do te fitoj edhe Xhemali si guzhinjer edhe Rakipi si polic trafiku edhe Majlida si pastruese shtepish edhe ti si ekonomist apo inxhinjer.

Kapitalizmi tuaj e coj shqiperine ne kete derexhe. Kapitalizem i shpikur nga shqiptaret e shek te XXI.

 

Kapitalizmi shqiptar eshte nji gjosen shume i cuditshem,nuk e njef kerkun parimin haka shkon tek i i zoti,nuk ka motra dhe vellezer reth e rrotull dhe eshte i vetmi i llojit te vet.Po kjo nuk do me thone qe Shqipnia nuk eshte kapitaliste,eshte qe c'ke me te socialiste, keshtu kapitaliste,se u gabova.

Qe ku e ke kapitalin,qe ku e ke biznesin,qe ku e ke administraten, ene ti si "kapitalist i ri" veni vetem emnin e bukur Biznesit .

Ene Meremja u bo kapitaliste me emen...ene sot xhiron miliona $$$ te kompania e vet me emnin Mereme&Association&Co.Gjithe keto $$$ Meremja i boni deri para nje viti, ne emigracion tuj la pleq e rob t'vdek.Masnej erdhi ne Shqipni me kapital te papame edhe na kallzon se si mund te bohesh kapitalist i mirfillte, duke pas veti te jashtezakonshme biznesi dhe nuhatje kapitali.

Eh borgjezi e re kadoshe me pala dhjami e me celulite.

 

 

 

Me duket se do behemi te njhur neper bote qe kemi shpikur sistemin kapitalisto-socialist. Nga ne duhet te marrin shembull edhe vendet kapitaliste qe po ju shembet sistemi neper kembe.

Sal komunist+Sal kapitalist =borgjezia e re

 

Shkrimi i shoqates "Bregdeti"  me pelqeu, veç lind pyetja, se; kush do t'ia vere çmimin truallit te zaptuar, pronari i vertete, shteti  apo zaptuesi. Dhe, leket, kush do ti marre;  pronari i vertete apo pronari i ligjit 7501, megjithse ky i fundit i ka marre leket  kur ka pasur shitje te tokes se "tij", pra te tokes se pronarit te vertete, siç ka ndodhur rendom keto vitet e fundit, ku pronaret e ligjit 7501 jane perpjekur gjithmone te shesin tokat e fituara nga ky ligj, pikerisht se e dinin qe s'jane tokat e tyre. Pra kane fituar ç'te mundin nga ajo qe kane perfituar nga ligji famekeq 7501. 

Nese Buall Mavria, ka patur parasysh qe keto leke te shkojne ne interes te pronarve te vertete, dhe jo te atyre te ligjit 7501, athere po jam me vendimin e qeverise se tij, me nje kusht qe te mos lejohen me ndertime ne zonat e bregdetit derisa te shoshitet kjo pune. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).