“Problemet e vogla” që cënojnë turizmin shqiptar

Sa herë kam tentuar të shkruaj një shkrim mbi turizmin shqiptar: jam vetëpë-rmbajtur dhe më kanë përmbajtur. Fjalia standarde ka qenë: jo tani në sezon se dëmton turizmin e vendit tënd. Kam tentuar të shkruaj në maj apo në mars dhe ka qenë e njëjta fjali: jo para sezonit se ndikon për keq. Të njëjtën ndjesi provova dhe disa vite më parë kur isha nisur për një reportazh për kosovarët në Durrës dhe shkrova shkrimin “Turizmi Patriotik”, i bindur si atëherë dhe tani, se këtij lloj turizmi do t’i vijë fundi gjithsesi, pavarësisht nga rruga Durrës-Kukës apo nga tuneli i famshëm i kombit. Dhe atëherë nuk i thashë të gjitha sërish për shkak të “vetëpërmbajtjes patriotike”. Tani, them se po nuk u thanë dhe në fund të sezonit nuk kanë kur të thuhen më. Jam i bindur se të konstatosh dobësitë e turizmit shqiptar është shumë e thjeshtë se të japësh rekomandime për të dalë nga kjo gjendje, ashtu sikurse jam i bindur se pas leximit të këtij shkrimi do thuhet, “s’na the asgjë të re”. Kur rendit mangësitë e kupton se shumë gjëra mund të rregullohen thjesht dhe vetëm me vullnet dhe me një funksionim më pak se normal të shtetit ligjor.
Kam biseduar me dhjetëra turistë të huaj që kanë shkelur në Shqipëri dhe kam naviguar me orë të tëra në internet nëpër forume, ku fatkeqësisht kuptohet shumë lehtë se ata turistë (jo kosovar&eumlsmiley që kanë shkelur në Shqipëri, megjithëse kanë evidentuar plazhet si në Tajlandë, ushqimin e freskët dhe të lirë, mikpritjen etj., nuk kanë ndërmend të rikthehen në Shqipëri. Në këtë kontekst autoritetet shqiptare duhet të mendohen gjatë se si ka mundësi që numri i turistëve maqedonas, (jo shqiptar&eumlsmiley turistë familjarë me pretendime nën mesataren europiane ka rënë kaq dramatikisht në krahasim me vjet, vit kur ata zbuluan masivisht Shqipërinë, edhe pse publiciteti për Shqipërinë në median maqedonase ka qenë shumë herë më i madh këtë vit. Pse? Si ka mundësi të kesh këto elementë kryesorë si klimën, detin, ushqimin, arkeologjinë, ekzotikën dhe vendin europian me çmimet më të lira e mos duash të kthehesh sërish.
Fatkeqësisht, nga të gjitha vrojtimet, nga të gjitha bisedat kokë më kokë me turistët e huaj, nga navigimet në forumet on line, kuptohet fare qartë, se fatkeqësisht ose thënë më mirë, dramatikisht, Shqipëria klasifikohet si një vend i Pisët. Shumë shqiptarëve, të imunizuar me plehrllikun, kjo i duket diçka lehtësisht e riparueshme, madje as nuk e rendisin te mangësitë, por personalisht mendoj se ky është imazhi më i rëndë që mund t’i jepet një vendi, imazh i cili dhe sikur të mos gjesh më asnjë bisht cigare në Shqipëri në tokë, do shumë vite të kalojë. Imazhi i pisllëkut nuk ndalon këtu, por shtrihet kudo që nga natyra e përdhosur e deri tek tualetet e restoranteve apo hoteleve shqiptare. Të gjithë jemi koshientë sa banjo hotelesh e restorantesh, madje dhe luksozë kemi parë në Shqipëri me kokme uji, me sapun ngjyrë kafe e me mure bojë kafe. Kam rastisur me miq të huaj në lokale në mes të Korçës, që shquhet për pastërti, janë kënaqur nga ushqimi dhe ndërkohë pasi kanë shkuar në tualet, kanë vjellë dhe janë çuar vrik. Ç’mund të bëjë shteti në këtë situatë? E mbetur në lojën e kompetencave, qeveria shqiptare ka ngritur duart përpara kësaj situate, duke vënë pas muri pushtetin lokal, por duke e lënë gjendjen ashtu siç është. Fakti është se nuk kemi të bëjmë thjesht me qytete të pastra dhe qytete të pista, por kemi të bëjmë në tërësi me një Shqipëri të Pisët. Plehrat tashmë janë kthyer në një problem kombëtar, që po e cenojnë dinjitetin tonë më shumë se çdo akt tjetër, më shumë se njolla e kriminalitetit apo trafikut të qenieve njerëzore. Qeveria shqiptare duhet të gjejë formën ligjore a jo ligjore për të ndërhyrë urgjentisht. Ka ardhur koha për një strukturë Task Forcë për Pastrimin e Plehrave jo vetëm nga rrugët e qyteteve shqiptare, por dhe atyre nacionale dhe bregdetit shqiptar, kodrave e fushave, pse jo ndoshta ka ardhur koha dhe për një Ministri të Posaçme Antiplehra, me buxhet më vete, me drejtori, që jo vetëm të pastrohen plehrat, duke inspektuar e ç’licencuar kompanitë që punojnë në terren, por edhe të licencohet e inspektohen hotelet e restorantet që nuk përmbushin kushtet e higjienës, të gjobiten qytetarët që hanë shalqi në rërë, qytetarët që hedhin plehrat nga ballkoni, qytetarët që lahen në det me cigare në gojë…… apo qoftë dhe të pronarëve të lokaleve që therin qengjat në sy të njerëzve në rrugë. (Deri tani çdo mik të huaj që kam ftuar në Llogara është shndërruar në vegjetarian). Tashmë plehrat janë me të vërtetë një problem kombëtar, i cili nuk mund të zgjidhet duke menduar lokalisht, por kombëtarisht. Personalisht, mendoj se po nuk u ndërhy në mënyrë energjike tani nga qeveria shqiptare, në Shqipëri, për pak vite do kemi vetëm emigrantë që vinë për të takuar mamin me babin ose tezen. Ky është problem më i madh jo vetëm i turizmit shqiptar, por problem më i madh dhe i imazhit tonë dhe në fund të fundit siç e thashë dhe më lart i dinjitetit tonë kombëtar.
Imazhi dhe dinjiteti jonë nuk cenohen vetëm nga plehrat, por dhe fenomene të tjera të ngjashme. Kam parë turistë të huaj të qajnë përpara amfiteatërve të tillë si ai i Durrësit p.sh., ku pallate shumëkatësh ngrihen mbi mozaikë apo fare afër tyre. Dhe kjo kafshëri administrative shqiptare i kthen këmbët e turistëve mbrapsht njëherë e mirë, duke i bërë të mos i hynë në sy as deti, as qielli, as ushqimi i freskët. Raste të tilla të turpshme janë të panumërta dhe babëzia e pushtetarëve lokalë nuk jep garanci se ky fenomen mund të ndërpritet. Ndoshta dhe këtu ka vend për një Task Forcë, për t’i lënë Shqipërisë fytyrën që ka në të vërtetë dhe jo atë të përçudnuar.
Të kësaj natyre, ku ndjehet qartë mungesa dhe kontrolli i shtetit, janë dhe problemet e tjera, edhe pse më të lehta në dukje për t’u riparuar. Ndoshta nuk ka asnjë vend në botë si në Shqipëri ku qytetarit vendas t’i vijë gjynah për turistin e huaj. Sa herë na ka ndodhur në mes të Tiranës të shohim turistë të hutuar me harta në dorë që nuk dinë ku të shkojnë. Në kryeqytetin shqiptar nuk ka asnjë zyrë informacioni turistike, ku turistët të kenë mundësi të marrin informacion ku dhe kur niset autobusi për Dhërmi, sa kushton, pas sa orësh arrin, në çfarë qytetesh shkon treni apo ku merret furgoni për Vlorë, si shkohet në Butrint etj. Kioska të tilla informacioni nuk ka në asnjë zonë turistike të Shqipërisë. Nuk ka asnjë informacion sa muze ka, kur janë të hapura. (Në shumicën e kohës ato janë të mbyllura). Më ka rastisur në Voskopojë të shikoj turistë gjermanë me orë të tëra përpara kishës, duke pritur të hapej më kot dera, derisa erdhi një vajzë dhe u tha se duhej të merrnin priftin në celular të vijë t’u hapë derën, për më tepër ishte ditë e diel.
Kaq e vështirë qenka për t’u hapur disa kioska të tilla dhe kaq shumë vite u dashkan për t’u realizuar një projekt kaq i vogël? Kaq e vështirë është të jepet një urdhër që muzetë, monumentet kulturore duhet të jenë të hapura, të paktën, në pikun e sezonit turistik?
Mungesa e dorës së shtetit dhe policisë gjithashtu ndjehet kudo, pavarësisht se në rrugët e Shqipërisë në sezonin turistik sheh më shumë polici se në çdo vend tjetër të botës. Disa turistë italianë një ditë të shtune shkuan në Dhërmi në darkë për të pirë një gotë birrë dhe dolën të nesërmen në 5 të mëngjesit për shkak të qindra makinave që kishin bllokuar rrugëdaljet. Telefonuan disa herë policinë. Policia erdhi, por ngriti duart përpjetë para asaj morie të madhe makinash. Nuk u tentua as për gjoba e as për asgjë të kësaj natyre. E vetmja fjali që erdhi nga goja e policëve ishte: “Do prisni, s’kemi ç’të bëjmë”. Thuhet se të njëjtin fat ka pësuar dhe vetë kryeministri shqiptar në tentativë për të lënë vilën qeveritare në Dhërmi. E njëjta panoramë është dhe në rrugën nacionale përgjatë Himarës, ku pushuesit parkojnë jashtë çdo kriteri në të dyja anët e rrugës, duke e bërë të pakalueshme rrugën. Qytetarë të shumtë dëshmojnë se nuk kanë parë asnjë inkursion të policisë për të zhbllokuar rrugën, madje dëshmojnë se për ditë të tëra nuk kanë parë asnjë polic në Himarë. Të njëjtat pamje shikojmë për ditë në akset e tjera të rrugëve shqiptare. Kaq e vështirë është të disiplinohet trafiku apo parkimi i gabuar? Kaq e vështirë të vihen shenjat sinjalistike apo tabela orientuese? Ka rrugë në Shqipëri ku nuk ka asnjë tabelë dhe ku rruga dytësore është më e gjerë se rruga nacionale. Pyesni një turist të huaj që vjen në Shqipëri me makinë sa mund t’i shijojnë pushimet pas stresit dhe ankthit që heq në rrugët shqiptare. Hyni në një supermarket në Jug të Shqipërisë në sezon turistik dhe shikoni sa i shitet e njëjta shishe uji një qytetari nga Saranda, sa i shitet e njëjta shishe një qytetari nga Tirana dhe sa një qytetari kosovar apo maqedonas? Mos ka ardhur koha që edhe në këtë sektor tërësisht privat shteti duhet të ndërhyjë me çmime tavan?
Mund të vazhdosh me faqe të tëra të rendisësh fenomene të tilla krejtësisht shqiptare, që bëhen më të dukshme në sezone turistike, por në fakt po të mendohesh paksa më gjatë këto janë probleme që duhet të zgjidhen, pavarësisht nëse vinë ose jo turistët, janë një pjesë e atyre problemeve që i çojnë qytetarët në kalimin ilegal të kufirit, në plotësimin e lotarive amerikane apo kanadeze, në blerjen e një vize Shengen. Le të na shërbejë turizmi për të përmirësuar standardin e jetës tonë që shpeshherë prishet thjesht nga mosfunksionimi normal i shtetit, apo qoftë dhe nga mungesa e vullnetit të mirë. Duken probleme të vogla, por në fakt janë njolla të mëdha.

23 Komente

Artikull jo i plote, gjera qe te gjithe ne i njohim. Kafenete dhe forumet on-line, ky eshte burimi i informacionit te analisteve tane dhe me e renda eshte qe dhe e pranojne dhe vete haptazi.  

Do te kishte qene shume here me interesante te dinim "pse/kush/si" u lejua ndertimi i atij pallatit tek amfiteatri, cfare thote legjislacioni per kete, pse nuk u denua; do te kishte qene shume here me e dobishme te permendej nje nga te shumtat strategji te Ministrise se turizmit dhe kultures dhe te dinim "pse/kush/si" nuk po aplikohet ajo dhe cfare ben Ministri i ri "fantazem" (a ja mban mend njeri emrin???); akoma me dobishme te dinim se cfare zgjidhjesh urbanistike (godina parkimi apo lidhje transporti inter-urban) mund te aplikohen per shfrytezimin maksimal (raport optimal me natyren sigurisht)  te fshatrave te vegjel turistik si dhermiu, gjobitja e makinave eshte nje zgjidhje e perkohshme e cila nuk zgjidh asgje ne synimet afatgjata te turizmit tone... etj etj.

Analisteve shqiptareve: jepini kohe vetes te arsyetoni e te mendoni, te kerkoni pak me shume info para se te shkruani artikuj te tille...

Kioska të tilla informacioni nuk ka në asnjë zonë turistike të Shqipërisë.

Qe "kioska" ne Sarande.

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/DSC01799-1.jpg?t=1250805711

 

Ka shume te verteta ky artikull qe ia vlen te diskutohet rreth tyre, por akome me e rendesishme te vihet dore ne to.  Po ka ca ekzagjirime apo dhe ndonje "genjeshter te vockel" si kjo me lart qe s'jane te nevojshme te shtohen, me gjithe ato halle qe ka turizmi shqiptar.

PS: S'duket tamam fotoja, se duhet perpunuar e ridimensionuar, por s'kam vene dore ne fotot akoma.  Mgjth me terhoqi si ide "kioske" dhe dicka e lezetcme ne bulevardin piktoresk te Sarandes.

Përpunoje dhe reduktoje sa të duash, por atë gocën që po hyn në det mos e prek smiley

Ku te vete edhe ty syri tek shejtani lakuriq Tongue

Nqs është ashtu shejtani.... DUA TË SHKOJ NË FERR smiley

Neser aparatin ne dore une te pllazha edhe do te te leshoj nje lukuni shejtankash smiley.

Udhe te mbare smiley.

Të paça!

Të paktën të bëjmë turizëm patriotik me korrespondencë smiley

Te fundit e ke? smiley

Mire mer mire, vetem mos te nxefesh ti se bon te pabera edhe kush ka kohe te ndaje shapin nga sheqeri smiley

Me qejf po vij se Edi kishte shpalos njohurite e xanies se Peshqerve ke tema tjeter me turist smiley S'di a e ke nigju ti Monda ate kongen e arhereshme

Laci , Bruci dhe Uraka

bashke na jan bashkue

e po dun Mamurrasit

heu me ja kalue.

Bohet fjale per turizmin ne Liqeun e Ulzes ku s'kishte plazh , por ama kishte permirsim ushteqimi me Peshk Uji te omel . Sa here qe shef gjys lakuriq ,  Edit i kujtohet ajo metoda si ja u hidhshin kooperatives se bashkume  smiley Po meqe ajo xhelozja e ndyre me emer te fandaksur DEJZ , ka urdhnue me m'fshi ke tjetra teme , qe te metej se vetem ajo e dijte smiley , s'po e tregoj kesaj rradhe me shprese qe mshesaxhiu nuk eshte ne oren e vigjilences " Jashte Teme " dhe " Pa probleme te medha Kombetare , se si te rregullojme gjendjen e Tures ne Shqipri " Mos vjen dhe ai i stilit Nuk o forum se ka fjalet e bashkume Ch dhe at qe bejne Chat . Se po te ishte Forum do bashkonte fjalet fo dhe rum smileysmiley

Syrit vigjilent të fshesaxhinjve nuk ju shpëton dot.... bile, tashmë kanë ndërruar strategji.... në vënd të të fshijnë komentet, të nxjerrin emrin në fletrrufe ... bile po të përpiqen edhe pak, mund të të gjejnë edhe emrin e plakut apo të plakës dhe të ta vënë në vënd të nickut me të cilin komenton.

Idris, adminat qe iu qofshim fale jane me pushime sic duket, se sikur s'kane krasitur shume nga keto llafet e nates te pakten, se diten une jam te pllazha e s'di cfare ngatarroni ju gjindja lol.

Po qe per Dejzin, mos pyt hic as per te, se e ka kthy ka deti dhe ajo, s'e kam pare verdalle ne ket pellgacen smiley.

Ene po pate ndonje metode me te mire se ajo e Edit, me tushe pa tushe, llafosu si ne konakun tend smiley.

PS: Edo, me korrespondece te shetis une ne gjithe Shqiperine e Jugut, se kam nja 800 foto lol.  Ene s'ta ka kush fajin qe je kongjill i mbuluar smiley.

Mu m'kan shit me te gjitha . Biles me kane nxi si reklame turizmi nga ana e keqe smiley. Edhe ajo shtremsja , dejzi mo , me qu kapter kamunist smiley . Po ku ka jetu m'ate koh ajo ? M'atehere ( ose afhernaj ) cunat me te mire te katunit zgjidheshin per kapterre . Ushtare me stomaqe te prishur ka pas sa te dush ,. Biles dhe pronari qoskes se Sarandes ashtu ka qene smiley 

Me thone te drejten me ate te shame qe te lexova ...mire ta kan bo ! Abuzus ! Po si qenije me qyltyre ke premisa te zbutesh me kollaj smiley Rrofshin fshesaxhijte pervec njon/ it / es  qe ju thafshin e i rencin qimet e fsheses ishalla !

Po mu nuk m'bonë abuziv prej atij llafi mer... unë kisha një muaj që isha abuziv kur "shpërtheva" ...

Aha, paske pas sebep me i llaf, post-dramatic stress disorder smiley.

U b e boze o Monda . Na kane pru dhe nje shkrim te nje TOROBELLI me duket...Se cfare shkru e se cfare do te thote vetm postusi "automatikisht " e di . Me gjithese nuk  e kane shoqeru me parathenije , dukej si autor nga "vllaznit " tane , qe po merrte haken ndaj Thacit , Enverit , Titos , Hrushovit e ku di une . Po ama Berishes dhe Berluskonirt e ca prapa tyreve u jepte vlera per drurites dhe punetore te gjelbrim - pastrimit smiley Me duket se mire e ka ajo shtremsja , dejzi mo , qe na qu "nivel pellgacesh" kur bijne nga ato shkrime smiley

E lexova ate Idris, po e lashe pa koment.  C'te ben vllaznia, s'ta bon perendia smiley.  Gjithmone nga dashnia, thom/shpresoj une smiley.

E keshtu thojshin per te respektu te vdekmit :

"Si eshte njeriu me i nderuar Hoxhe Efendi ( Nastradinit mo ) , ku e respekton me shume te ndierin ,kur rri para tabutit apo mbrapa tabutit ? Disa thone para disa thojne mrapa !

Hoxha tha ate llafin qe e di ti : - Si para si mrapa njilloj eshte . Boll te mos jesh mrena smiley

Aman o Idris...Nji komandant tonin, sa ishte gjallë të gjithë e donin dhe e respektonin... prandaj, respektin sa të jemi gjallë po të duan të na e bëjnë, mirë,... po pasi të "vdesim" në hale vafshin t'gjith (sidomos kur janë kalamaj të përkëdhelur).

P.s: Paska qënë i fundit... ika unë... Natën e mirë!

Prape pa qethur ti o ED ? smiley . Paske qene inatcor i madh ore. Shife dhe njehere ka porosit Partia . Ti japim krah rinise mos te bjer ne prehrin e armikut smiley

Monda pak seriozisht - me t'qeshme. Them se PPU nuk eshte ai nivel qe te bien nga ata artikuj as me dicituren " Po te dush lexoje . S'te luti njeri " Sepse edhe sikur diskutimet e Solidarnosit ne diten me te zallamahishme per te , te afrosh ne forme shkrimi , jane shume here me ne nivel se domethenia e atij shkrimi. Dhe kur mendon per cfare konkuron Solidarnost tek PPU ...te vjen te hash ...thonjte nga inati smiley

te jete si te jete patriotizmi i plazhit ...Shqiptaret e Shqiperise po u largohen vendeve ku shkojne me shumice Kosovare dhe Maqedonas, disa thone haptazi se nuk u pelqen shoqeria apo kultura e tyre, te tjere thone se behen shume njerez ne nje vend te vogel etj.

Taksite e vene cmimin nga 100 deri ne 1000 leke per te njejten rruge 5 minuteshe ...cmimet e fugonava ndryshojne  dyfish brenda dites

Autobuzat jane cmendur se jane plot me njerez dhe gjepista te vegjel, qe duhet te kesh diplome te kuptosh intenerarin e tyre

Hotelet jane me cmim  "sipas njeriut", pa uje ne hotele, pa uje neper plazhe, pa qenefe etj tej

Museumet ta shpifin me disa bileta qe ndryshojne me nacionalitetin, dhe pastaj ne vende plot borlloqe ...

dy vjet kam shkuar me te huaj me pushime ne Shqiperi, dhe keto pershtypje kane qene si ne 2005 dhe 2009

E thene kjo nga kryeredaktori i nje gazete qe rri kaq prane by...s se berishes kjo tingellon me teper si nje autokritike dhe "mea colpa" sesa nje analize e mirefillte.

Ndaj mendimin se te gjitha keto jane thene e sterthene me qindra here flasin pikerisht ne mungesen e paftesine totale te pushtetit qe kjo gazete e ky gazetar vazhdojne ta mbeshtesin paturpesisht thjesht e vetem per perfitime a afera te ndyra te pronarit hajdut te kesaj media dhe interesave okulte te "klanit" dhe ne dem te te gjithe te tjereve e ne perpspektive "and long term" edhe te vete abuzuesve, pronarit e "klanit" ne pushtet.

  • Kam parë turistë të huaj të qajnë përpara amfiteatërve të tillë si ai i Durrësit p.sh., ku pallate shumëkatësh ngrihen mbi mozaikë apo fare afër tyre. Dhe kjo kafshëri administrative shqiptare i kthen këmbët e turistëve mbrapsht njëherë e mirë, duke i bërë të mos i hynë në sy as deti, as qielli, as ushqimi i fres.

Turistet mund te qajne por ne aman, heee, vetem qeshim dhe kenaqemi me ato pallatet shumekateshe duke u "fryre" e lavderuar, shihni se c'ndertohet  ne atedhe.
Ndersa persa i perket pisllekut neper plazhet tona, lere me mire se: fshati qe duket nuk do kallouz........
  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).