Police cuba? Ka sa te duash

Pardje u ktheva nga një udhëtim i gjatë me makinë në disa vende të Europës. E dini se ç’më ndodhi? Kaloj i përmalluar kufirin me Malin e Zi në Murriqan, e në të dalë të Shkodrës, më fanepset një patrullë policie. Njëri prej policëve të patrullës, një mesoburrë barkfryrë (të kuptohemi, nuk kam gjë me barkfryrët. Por me policët barkfryrë, kam që ç’ke me të. Policë barfryrë veç këtej nga anët tona të sheh syri), zgjat në drejtim të rrugës atë tabelën, që unë, ashtu si të gjithë grahësit e makinave, nuk heq shumë për ta përkthyer. Stop! Dhe ndalova. Kisha ditë të tëra që udhëtoja, i kisha rënë Europës kryq e tërthor, kisha bërë më shumë se gjashtë mijë kilometra, e nuk kish ndodhur që të më dilte një polic përpara syve. Atyre që nuk kanë bredhur shumë në perëndim mund t’u duket e pabesueshme, por ja, që është absolutisht e vërtetë: me të kaluar Malin e Zi, syri nuk të sheh më policë. E nëse ndodh diku, nuk ka asnjë gjasë që ata të dalin në mes të rrugës e të të ndalojnë kotnasikoti me atë tabelën e shpifur, që këtyre tanëve u është bërë si zgjatim i gjymtyrëve të sipërme.

Por këta të fundit s’e kanë për gjë të të shfaqen, jo vetëm gjatë gjithë ditës, por edhe gjatë natës. Ishte ora 22.00 kur barkfryri “im” u dha në kthesë me non-chalance-ën e një cubi, sikur donte të priste hovin e makinës. U shkëput nga patrulla, dhe pasi më pa që u ndala tre hapa më tutje, m’u afrua avash-avash, me një pamje të ngrysur e hijerëndë. Ndërkohë kisha hapur xhamin e kisha ndezur llampën, që bënte dritë brenda makinës. Nuk më tha mirëmbrëma. As njatjeta. Nuk më përshëndeti as me kokë. Thjesht më hodhi një vështrim sfidues. Dhe më urdhëroi: dokumentat! Ia dhashë pa bëzajtur, bash si një qytetar i përunjur përballë një ruajtësi par excellence të rendit e të ligjit. Bëra sikur nuk e vura re pamjen e tij të shpartalluar, që për policët tanë ka vlerën e një porosie manualesh e rregulloresh: mbështeten mbi njërën këmbë, tjetrën e shtrinë pak përpara, trupit i japin pak mbrapa, fytyrën e mrrolin, me buzët shtrëngojnë cigaren e ndezur, njërën dorë e fusin në xhep, dhe të flasin me “ti”.

Po bënte sikur po verifikonte dokumentat e mija e të makinës, e nuk po dinte ç’të thosh. E nxorra unë nga sikleti. “Përse më ndalët, zotëri?” “Ishit me shpejtësi më të madhe se sa ajo e lejuara” më tha. Në fakt, nuk isha. Fillova të bëhesha nervoz. Po kthehesha nga një botë e huaj “pa policë”, e po futesha në vendin tim. Dhe njeriu i parë që më del përpara, është një polic. Për më tepër, jo një polic normal që është në shërbim të qytetarëve, por një polic që bën të kundërtën, që gërricet me qytetarët, që i bezdis e i shqetëson këta të fundit. “Shiko”, iu drejtova, “ti nuk je polic. Po të ishe polic, nuk do ishe kështu si je. Ti nuk e meriton atë rrobë që ke veshur. Ti je një hajn që del nga skutat e rrugëve në mes të natës. Të të vijë turp!”

“Patenta dhe leja jote e qarkullimit do të kalojnë në komision”, m’u drejtua serbes-serbes. Nuk e mbajta veten, dhe i futa një të sharë të rëndë. Ishte një nga ato të shara, të cilat unë i nxjerr nga goja njëherë në dhjetë vjet. E nuk më kishte qëlluar kurrë t’i nxirrja nga goja për t’ia hedhur në fytyrë një polici të Republikës. Polici stepi. Po prisja të më urdhëronte të dilja nga makina, të më hidhte prangat, të më çonte në komisariat. Por nuk bëri asnjë nga këto. Përkundrazi, rrinte si një guak përballë një qytetari që po e fynte e po i merrte erzin në krye të detyrës. Pse nuk e bëri? Shumë e thjeshtë. Ai në të vërtetë nuk ishte në krye të detyrës. Ai ishte vetë për t’u prangosur. Po kush ta prangoste?

Të sharat e mija u bënë shkak të afroheshin policët e tjerë të patrullës, më të rinj në moshë, dhe pa bark. Më panë mua, më njohën, dhe iu drejtuan kolegut të tyre me pyetjet: Çfarë bën kështu, mor ti? A nuk po e njeh që është gazetari i déjà vu-së? “O Zot, çfarë policësh!”, zura të mendoja. “Njëri të ndalon se ashtu ia thotë rradakja prej kaçaku, ndërsa dy të tjerët s’e kanë për gjë të shfajësojnë medemek kundravajtësin, ngaqë është medemek vip”. Por nuk mbaron këtu. Përgjigja ishte e qartë, e prerë, domethënëse, guximtare: “E njoh, e njoh gazetarin. Prandaj dua t’ia nxij jetën. Kur ai del në TV, unë e ndërroj kanalin”. “Ç’është ky vend muti, kështu?”, më tha një i afërmi im që më kish bërë shoqëri gjatë gjithë udhëtimit. Ai me siguri kish ende në kokë asosacjone të jetës andej nga veriu i kontinentit të vjetër, të cilat, përballë një polici të tillë, afërmendsh i silleshin si zhgjëndërra apo haluçinacione. “Dhe kur mendon që edhe Kroacia, edhe Shqipëria, kanë aplikuar njësoj për të qënë anëtare të BE-së, të vjen të marrësh malet”, tentoi ta vishte me pakëz logjikë shfrimin e egër konician bashkudhëtari im.

Në fund m’i dhanë dokumentat, ngaqë isha gazetar. Përfytyroni se ç’do të ndodhte, po të mos isha gazetar. Do të më shpiknin këtë historinë e ecjes me shpejtësi të madhe, e do të më gjobisnin (nëse nuk do të pranoja t’u jepja ndonjë lek nën dor&eumlsmiley. Nëse s’do të isha gazetar, do të sillesha (sipas shumë gjasave) si qindra mijra të tjerë, të cilët rrinë sus përballë plehrash të tilla me uniformë polici. Mirëpo, nuk duhet të rrinë sus. Duhet t’i vihen pas me të shara. Në mos, duhet t’u fusin duart në fyt, e – çudituni po të doni! – të përleshen me ta, bash siç mund të përleshemi me ata që përbëjnë kërcënim e rrezik për jetën tonë. E do të kuptojnë se policë të tillë që kanë kurajon të shkelin haptazi ligjin, nuk do të kenë kurajon të ballafaqohen me qytetarë të revoltuar. Ai barkdërri “im” u struk përballë revoltës ime, jo ngaqë unë jam gazetar i njohur, por ngaqë thellë-thellë edhe ai ka fuqi ta kuptojë se në atë diatribë rrugësh në terrin e natës fajtori ishte ai, vetëm ai, gjithmonë ai. Dhe ai ftillohet për këtë gjë veç në rrethanat e revoltës së qytetarëve. Nëse revolta mungon, këta gangsterë bëhen gjithnjë e më të papërmbajtur. Të kuptohemi, tok me gangsterët e Tiranës, që i emërojnë në këto punë si shpërblim për kontributin prej militanti partiak.

26 Komente

S'ka dash Zoti të isha unë në vëndin e atij policit... se atë që s'ta paska bërë atë natë, do të të vija të ta nxirrja nga hundët kudo që të ishe tani...

Sa i paftyrë që je o Vip leshi kur thua:të tjerë të cilët rrinë sus përballë plehrash të tilla me uniformë polici.

Jan të sharë prej meje të gjithë ata policë që të ndeshin dhe nuk ta nxijnë jetën qoftë edhe vetëm për verifikim dokumentash... deri sa ta hapësh edhe njëherë gojën dhe të flasësh prap dhe t'i fusësh ndonjë të sharë... dhe harram e paçin mos qitshin armën dhe të ta mbështjellin bythëve.

IDJOT!

Polic idiot.

Magelanin e Shqiperis po ndalon ti?

Nuk e more vesht se nuk ka ndesh polic ne te gjithe Europin, e del ti ne Muriqan.

Nejse Magelani i Shqiperis me duket se e teprova, sepse Muçin nuk e linçojne njerzit me bark te fryre, shpeton i gjalle.

O ky ka rrjeeedhuuur! Edhe bashke me te keta qe e bine kete shkrim ketu.

A mund te me sqaroje dikush ne vend te Mustafait se ku ka shkelur ligjin polici (ta beje kjo qe ka sjelle kete shkrim ketu), vetem duke ju referuar ketyre qe thote Mustafai? Polici ka ndaluar nje makine me pretendimin (per kete mund te ankohet) per ecje me shpejtesi dhe ka kerkuar dokumentat dhe verifikimin e tyre, ku eshte shkelja ligjore ketu? Nuk di qe te jete ndonje ligj apo rregullore qe klasifikon si shkelje barkun e madh te nje polici.

Perendimin e njohim edhe ne te tjeret dhe jo vetem Mustafa dhe po e them me pergjegjesi qe police ke plot ne qytet dhe rruge, bile edhe me bark te madh. Zakonisht fundjavave ka "heavy police patrol" dhe ndalojne makina qe dyshojne apo shkelin rregullat.

Une nuk e besoj ate qe thote Mustafa se ka share rende policin barkmadh, se po te kishte ndodhur kjo, Mustafa do ta shkruante nga spitali kete shkrimin se nje polic para se te jete i tille, eshte shqiptar fort gjaknxehte qe do i kishte bere sh... punes dhe Mustafait do i kishte dhene nje mesim te mire. Por, nese eshte keshtu sic thote Mustafai, ai polic me te vertete nuk e meriton te rrije me shume ne detyre. Ai ka shkelur ligjin qe agresivitetin dhe sulmin verbal ndaj policit te shtetit nuk e ka ndalur me prangosjen e Mustafait dhe dergimin e tij ne stacionin policor. Po, ky person me te vertete nuk duhet te jete polic.

Pardje u ktheva nga një udhëtim i gjatë me makinë në disa vende të Europës.

Kalamaja, e sata herë është që na hapen këto artikujt kshu ne, hë? E mbani mend atë tjetrin, "Sapo isha duke biseduar me mikun tim francez, kur.."

Ose: kamerierja s'e kishte sjelle ende porosine e dyte te xhinit, kur miku im italian, pas nje meditimi te gjate, me tha perhumbshem: "plehrat duhen hedhur ne kazane";

Ose: duhet te kete qene pak para tetes ne mbremje, pasi telexhornale s'kish filluar ende, kur miku im franqez u shpreh i shqetesuar: "nuk di a e ke vene re, por ne vendin tuaj plehrat... kazanet...";

Ose: udhetonim drejt Skraparit me nje mikun tim austrohungarez, dhe ndersa une po i tregoja per vecanesite e ujit te Bogoves, ai me nderpreu butesisht: Kazanet tuaj... plehrat... jashte. Pas kesaj miku nuk foli. Ne fytyren time kishte nje qeshje te ngrire si te gdhendur prej kompracikoseve... Ne muzg mu duk se dallova Therepelin  smiley

 

 

Uuuu, e po po, ishte ai artikulli i plehrave.

Por edhe: Sapo i kisha lëshuar vendin menjëherë në tren, një burri tek të 70, veshur fisnikërisht me kostum dhe borsalinë, kur...

Nuk i kisha ndare ende perfundimisht hedhurinat e dites per riciklim, pasi kisha per te grumbulluar vec edhe te alumintat, kanacet e birres pa alkool Clausthaler, mbulueset e gotave plastike te kosit organik si dhe disa alufolie me te cilat mbeshtjellim buken dietike, kur ia behu Arbeni me nje mik te perbashket nga Mbreteria e Bashkuar...

Sikur të mos qe se nuk do të shoqërohesha me një mik NeoZelandez që ashtu si unë merret me studimin e mëndafshit dhe impaktin e ozhurit me këtë material në kostumografinë japoneze në periudhën post perandorit Meiji, i cili më shkeli syrin në një mënyrë tepër domethënëse, me siguri nuk do ta kisha vënë re sesi një grumbull njerëzish nga Veriu hypën pa abone...

Miku norvegjez u perpoq shume te me bindte se hedhjet e thelave te shalqinjve nga dritaret e kateve te larta drejt kazaneve duhet te inkurajoheshin nga prinderit per zhvillimin e reflekseve te basketbollit te femijet e tyre, me shume gjase qe pas futjes se rregullit te tre pikeshit, pasi nuk kishte shpjegim tjeter; ata sakrifikojne deri likone tuaj te mrekullueshme te zhapave te shalqinit, tha me shqetesimin e dlire te nje shenjtori.

Avash nje here, se pavaresiht se ky ka rrjedh edhe po e ekzagjeron, vene-vene ka te drejte. Ja tu them shembullin tim psh.

Une kam nje Smart dhe nje Nissan Patrol furistrade me targa te KR [ngjan sikur eshte e cunave te Nikles   smiley  ]

Furistrada s'ka kokerr letre dhe nxjerr bloze nga mbrapa si me qen TEC jo makine. Kam 1 vit ketu qe nuk me ka ndalu ASNJEHERE policia pavaresisht budallaliqeve qe boj kur i jap.

Sa here dal me Smart, qe eshte me te gjitha letrat ne rregull, dhe i jap aq kujdesshem sa s'ka ku te shkoje me, me ndalojne. Me fiken me gjoba per rryp sigurimi.

bojini hesapet vete se cfare soj policesh kemi ne

 

Kjo te ndodh sepse Nissan Patrol eshte makine mashkullore dhe shoferat e ketij lloji rrezatojne testosteron nga çdo pore te trupit, prandaj ngjall respekt. Pale sikur ne vend te targave Krujes te kishe Laçit....jo respekt, por temena. smiley

Kurse Smart eshte makine femrash apo meshkujsh te femerizuar lehtesisht te gjobitshem. E mos me thuaj qe ne kruskot nuk ke vene nje kornize te kuqe ne forme zemre me foton tende e te dashures. Nje patkua i madh çeliku do te rriste pak autoritetin e makines, por ti nuk do (apo me mire nuk do gjysma tjeter e zemres tende), prandaj mire qe ti vejne gjobat.

Ne fakt si Muci dhe si Polici jane jane njesoj. Ata nuk dine se i kujt eshte faji.Muci(Qytetari)thote qe e ka fajin Polici,Polici(Shteti)thote qe e ka fajin,Muci(Qytetari).

Kush e ka fajin?

Shteti katunar!

A e dini ju qe policat ne "bote" jane te pasur,te pakten te siguruar mire,te veshur mire,te ushqyer mire,te stervitur mire,mire mire gjithe andej!Kurse keta tonet.si fishkaraqe dhe gjynafqare!

Kur erdha ne Rinas mora nje Taksi! Vjen nje polic dhe me thote:

Ate vije dhe une ne Tirane? Jo!- i thashe prere! Taksine e kam per vete! Ihapi syte polici,por une vazhdova te ngarkoja valixhen ne Bagazh dhe u futa ne makine! Shoferi u nis! Ore po cjane keta polica pa dinjitet i thashe shoferit?

Katunar mer,me tha shoferi,e di une ku e ka shtepine,ja ketu ne Preze!

Ndoshta ska faje i thashe,shteti duhet ti siguroje transportin,!

Ku ka shtet ketu mer-tha shoferi!

 

Muci muci kerkon kulture nga policia dhe kulture ne shkrimin e tij nuk na sjell.

Problemi qendron se ne pergjithesi Policise Shqiptare i mungon komunikimi me qytetaret , nuk dine normat e etikes ,jane arrogante, uniforma ju jep shume pushtet , abuzojne me te , dhe po te ndeshesh me police te tille nuk gjen dot te drejte ne bote , dihet pazari shteti mbron shtetin ne fund , vetem po u tregove i zgjut po sikur merr naj rob ne tel , me demek ke miq me pozite .

Kam shume respekt per punen e policice qe punojne ne kushte te veshtira,me rroga qesharake, i cojne mish per top neper aksione, su kane siguruar strehim/levizjen neper banesate tyre etj.Vertet nuk kemi shume njerez qe duan ta bejne kete pune ,dhe ata qe kane pranuar jane katunar po dreqi e mori gjithe keto vjet nga ato 8 ore pune tua bejne nje ore KOMUNIKIM ME POPULLIN ne komisariat !!!

Shkurt muhabeti "ne te gjithe boten nje uniforme Policie ngjall besim, ne Shqiperi ngjall frike/panik"

 

Nuk kuptova disa gjera nga shkrimi:

Kush ishte Barkderri?

Polici apo Muçua?

 

Kush ishte Cubi?

Polici apo Muçua?

 

“Patenta dhe leja jote e qarkullimit do të kalojnë në komision”, m’u drejtua serbes-serbes. Nuk e mbajta veten, dhe i futa një të sharë të rëndë.

“Ç’është ky vend muti, kështu?”, më tha një i afërmi im që më kish bërë shoqëri gjatë gjithë udhëtimit.

Kishte te drejte i afermi, nje vend muti me gazetar muti, ne nje vend normal ky gazetar i shitur (edhe pse nuk ka ç'te shes) do te ishte ne burg per fyerje te Forcave te Rendit ne detyre.

Censuren tuaj per komentin tim nuk e mora vesh! smiley

Do thoni ju ku kishin dale veshe?

Ec mo, varja edhe adminit te rradhes ne (per) Peshk!

Turqeta Mono...

"Jam i vetmi gazetar qe deklaroj hapur qe kam votuar per Partine Socialiste" dmth GAZETAR CUB!

 

...ju merruni me idene e shkrimit jo me cublliqe....a qendron si problem a jo....une sdi te them , por di qe para nja 15 vjetesh ka qen i modh shume....shkrimet e mucit me pelqejne ne pergj...po ka ploce te tille ne shqipri ju qe jetoni atje hallall ti keni...

Dobet dhe shume varfer, ky shkrim duket sikur eshte bere nga nje CUB i 97-es, me te vetemin ndryshim se ky nuk kishte "kallash" ne duar.... smiley
Se kuptoje dote kete krenari varfanjake dhe si ka mundsi qe te botohen shkrime te ketilla, kur per rreklame kane dhunen dhe krenarine varfanjake te nje Cubi.....   smiley

  • ...ju merruni me idene e shkrimit jo me cublliqe....

ardi jone, ke te drejte por: shkrimi nuk siell ndonje fakte trondites, ose ndonje xheste agresive te policit, perkunderse reagimit te menjehershem dhe teper te teperuar te z.Mustafa.
Po, eshte e vertet qe ne shqiperi policet jane teper te bezdisshem dhe ne disa raste edhe te pa kulture, por kjo nuk do te thote qe ne te ngrihemi me arme ne dore kunder tyre......
Veshet u duhen terhekur atyre qe jane ne krye dhe qe jane pergjegjesit e vertet, qe gjithashtu lejojne efektiva te ketije niveli te perballen me popullin ne rruge!

 A eshte policia shqiptare, polici e denje e nje vendi qe pretendon te futet ne Europe?

JO.

Sa zbret nga trageti, ose kur del nga aeroporti i shikon se c'jane. Ca kokpalare, ca te ngeshem qe hane fara dhe shume te tjere qe merren me budalliqe.

Komunikimi - Zero.

Paraqitja - nje uniforme e shkateruar dhe kepuce gjithe pluhur (ose balte varet nga stina).

Gjobat absurde jane normalitet sidomos kur nuk je vendali.  

Kjo eshte pak a shume policia rendit dhe rrugorja. Por edhe te tjerat nuk jane me mire. Njof oficere te policise kriminale qe kane mbaruar shkollen e Saukut, jane injorante te plote. Dhe keshtu do vazhdoje per sa kohe qe sa here qe ndron politika dhe ne polici fillojne "reformat". Policet sillen si heronj, futen poshte rrotave te autobusit per te mare poste

Kam qene vete ne pozita te ngjashme me artikullshkruesin dhe e besoj komplet.

ketu luajn dy forca

1. ky gazetari duke ngritur veten e tij...

(""me shiko mua i kam rene tere evropes verdalle, skam pasur probleme me policine, keta budallenjte me lejn te iki vetem se jam gazetar....Po i dashur Mustafa, dhe une i kam rene verdalle Evropes dhe ta garantoj qe polici KA edhe te NDALOJNE sa here te duash ti.)

...ul poshte nje polic qe e quan barkmadh (se clidhje ka kjo nje zot e di)

2. normal eshte gazetar dhe nje gje do shkruaj sido te jete

I dashur Mustafa,

ti po te ishte njeri i perendimit (qe ketu po e vlereson dhe e mban si standard) kete shkrim nuk e do kishte bere, aq me shume NUK do kishe share policin...Ne te kundert do ti kishe dhene zgjidhje keqkuptimit me miresjelle (qe duhet ta japesh ta marresh)...dhe nese do ishte e nevojshme ta perballoje situaten ne gjyq (kjo ndodh ne perendim) Ketu ku jetoj une, njeres si ty perfundojne ne burg edhe kur nuk kane faj. Kjo quhet te rizistosh arrest...Pak a shume e njejta gje eshte dhe me ty...Me policin trego respekt!!!

Ne kete shkrim ka bias, dhe hipokrizi. Eshte e veshtire ta vleresosh masen e te vertetes ne kete shkrim kur toni eshte poshterues.

Po kur ka gazetare katnare sa te dush pse s'po paska edhe police katnare!!! Ketij ju duk vetja si qytetar ku ju pervesh me fjale ketij katnarit... e zot, na ka kap aty ku s'tregohet...iu duket vetja budallenjve dhe provincialeve si te squt apo parizien.

Edhe ketej nga ne ka polic katnare apo injorante sa te dush, po s'guxo njeri me iu pervesh me fjale se e gjen veten ne burg, kishe apo s'kishe te drejte ti ne rradh te parë.

Nuku dua kurrsesi te justifikoj te sharat e z Nano ndaj policit, por mua me duket se shume nga parafolesit nuk po kapin thelbin e problemit.

Polici ARBITRARISHT (nuk po them me tendence) vendos nese je gabim dhe per kete i reservon vetes te drejten te mare dokumentat dhe te thote qe dil ne komision.

Tani ju qe i dilni ne mbrojtje ketij polici, a e dini cdo te thote te dalesh ne komision?

Si vepron ai polici ne vendet ku jeni (pa konsideruar sharjen sigurisht). A nuk ju sjell policia (jo polici, po organi policor) nje leter te shpija ku ju ben te ditur edhe provat policore edhe ankimet qe ju keni mundesi te beni? 

A ndodh kjo ne Shqiperi? JO. Qytetari vihet para ketyre soj policeve dhe kush i ka krahet e ngrohta ia fut me peshtume mu n'surrat, kush nu ka lidhje ngelet viktime.

Qarkullimi rrugor, kujdesi, mirembajtja sherbimi policor etj ne Shqiperi jane me te vertet per te qare hallin. Ska dite qe te mos lexosh ne gazeta per vdekje nga aksidentet rrugore.

 Sa per fyerjen qe Muçi i ka bere policit djema, ai e shpjegon/thote vet se; prisja qe polici te me arrestonte, por nuk ndodhi as kjo, perkundrazi polici rrinte si guak. Ndoshta s'eshte çudi qe kemi te bejme me nje polic qe ka dale te gjuaje per leke. Gjendjen e policise apo marrdhenieve te tyre me shoferet, e shpjegon bukur komenti i Tironsit me dy makina. Qe ka police te ndershem, as qe diskutohet, mirpo qe ka dhe police te korruptuar  edhe kjo nuk diskutohet. Me aq sa kam vene re une ne Shqiperi, aty ka shum police te paafte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).