Poezi

 

Ani
 
Mbaj mend se si gjyshi im thosh
 
“Ani, edhe ujku e ka rriskun e vet”
 
Kur axha brinat e dhisë binte prej malit
 
Mbas mesit të natës.
 
E tash që ti kthehesh prej dikah
 
N’krahët e një tjetri
 
Më duket se dikush do të sjellë
 
Buzëqeshjen tënde si shenjë
 
            Që do hedhë në përrua
 
E them,
 
            “Ani!”
 
 
Mirupafshim
 
 
Është pranverë
 
Tej tutje horizonti flakërues rilind
 
Sot jam zgjuar herët,
 
Por zogjtë i gjeta në fluturim
 
E padashje më kujtohet
 
dje...
 
 
Jezu Krisht
 
 
Ke dymijë vjet që endesh
 
ndër qafa njerëzish
 
I zhveshur,
 
I plaguar,
 
E rrallëkush u kujtue me t’afrue
 
Përtej lakuriqësisë së gjokseve.
 
Në dhomën time ti je kryqëzue n’kryq lisi
 
Punue n’allci
 
Gjithçka e pavërtetë.
 
Para dy mijë vjetësh
 
Ti vdiqe ngaqë dashuroje njerëzit,
 
E ende sot
 
S’të ka heqë kush prej kryqit
 
Me t’mbajtë diku pranë zemrës
 
Aty ku mbahet dashuria
 
 
 
 
Jeleku
 
 
Se pse buzëqeshja jote mbramë
 
Më kujtoi një jelek që m’pat punue ime amë
 
Nji jeshil i qelë me do lule n’gjoks
 
 
 
Sepse u trishtova mbramë prej buzëqeshjes tande
 
Ndoshta ngaqë para do itësh pata gjetë
 
Jelekun e brimë prej molzës
 
T’paveshun kurrë
 
 
 
Nanës teme i qeshë duke i vogël
 
E jeleku
 
S’më bani

24 Komente

p.s. mu më duket që shumë njerëzve u duket se JK ka ngelë i largët, vjerrë në mur...

Anì dhe Jeleku hajnë buk veç.

ky varg: Ndoshta ngaqë para do ditësh pata gjetë - humbet muzikalitet, por anì, mbase po kerkoj pak si shume  smiley

 

më pëlqeu Jeleku shumë, por te gjitha poezitë më prekën. të pandërlikuara dhe lehtësisht të lexueshme.

flm.

 

Ajo mbi Jezu Krishtin me pelqen per faktin se arrin qe ne nje poezi te thote ne pak vargje po aq sa mund te thote nje studim historik dhe sociologjik qindrafaqesh. 

Hekuran,

Poezite e tua jane te mrekullueshme. Pa nje, pa dy !

Poezia "Mirupafshim" eshte per ne nje antologji.

E thashe ta perjetoj edhe njehere, keshtu ne menyren time, me nje frengjishte te ngadalte, melankolike siç ke qene dhe vete kur e ke shkruar.

Cendrillon (ashes) duhet te hidhet tani te na sjelle perjetimin e vet. Sa per te vertetuar teorine qe poezia eshte unike, sepse i tille eshte perjetimi i saj nga çdonjeri prej nesh. Mund te kisha zgjedhur tjeter forme per mbylljen, por fundja nje variant eshte ky.

E perktheva me dashurine e nje bashkatunari (pa "d", Hekuran, sepse s'para kemi frike nga citatet e kendit te kuq) :

AU REVOIR

> >

C’est le printemps.

Au loin, l’horizon rougeoyant renaît.

Je me suis levé tôt ce matin,

mais les oiseaux avaient déjà pris leur vol

et sans que je m'en rende compte

c’est le hier qui me vient

à l’esprit.

 

Shih i nderum Hurbinek

1. në anglisht: ulu, 4!

2. në psikologji: ulu, 4!

3. në përkthim:... leje fare! smiley

Unë i shijova shumë mirë shqip këto pjesët. I përtypa dhe i ripërtypa. Mua më duken si rrjeta ndjenjash dhe autori kapet mjeshtërisht për to e del në krye.

p.s. se mos i merr notat seriozisht, ore!

 

Poezite jane te shkelqyera. Kjo ka rendesi. Sidomos kjo qe une e kam perkthyer ne frengjisht. Cfare imazhi ! Madje e kam parasysh poetin me koken lart duke pare zogjte dhe horizontin, e duke iu kujtuar vetja me nje valixhe te lodhur kur ka dale nga shtepia. Shkurt, poezi poetike, e jo poezi mbeshtilljamorembeshtilljases'nathotekushgje.

Tani te dalim tek nahija jone. Me le ne klase keshtu, he ? OK, si do ta kishe bere mbylljen tek kjo poezi ? Kisha ne mendje :

... et c'est de hier que je me souviens.

Nuk eshte keq, por zgjodha ate tjetren, nuk e di pse. Si thua, ka ndonje menyre tjeter ? 

Et sans faire exprès

je me souviens

de hier

 

them unë.

 

Hmm... ajo "exprès", s'me duket poetike. Aq me teper qe "exprès" perdoret per diçka qe behet ne menyre te dukshme, dhe jo per mendime. Nuk mund t'i thuash dikujt : "je l'ai pas fait exprès de penser à ta soeur". Ka nje menyre tjeter, madje nuk me duket keq : et sans le vouloir (qe perkon dhe me shqipen e Hekuranit).

Kurse "sans que je m'en rende pas compte", eshte vertete diçka qe ju bie persiper, qe ju pushton dhe s'e merr vesh fare.

Per vargun e fundit, nuk eshte keq dhe si thua ti. Tani duhet pare thjesht ne recitim, per te gjetur ritmin, qe ne fakt shkon duke rene, si ne "dépit", si ne lodhje, si ne nje psheretime... Te them te drejten, vone e kam kuptuar se poezia, me teper sesa nje percjellje ideje, eshte nje çeshtje harmonie mes gjymtyreve te saj. Duket nje poezi kur ngec. Mjafton nje figure e paqelluar dhe poezia te ngec ne fyt. Prandaj dhe Hekurani ia ka arritur sepse nuk shtiret, as nuk kerkon "qellimin e tavolines me grusht" (Hé, écoute-moi là, je parle !).

OK, thom se mbledhja ia arriti qellimit, nashti komunikaten gati.

OK, ja nje poezi te vockel per ty, meqe jemi pro per pro. Vera ishte Puisseguin Saint-Emilion.

 

Bon... et voilà nous y sommes

Fatigués, comme toujours, des petites gueguerres

Allons-y, mangeons-en une pomme

et couchons-nous sur notre petite terre austère.

Po ti, o njeri i mirë, rrush e bën rrogën?

Merci pour le petit poème.

Suis pas fatiguée;

fais pas la gueguerre

Mais couche toi si tu veux

Moi, j'appelle ma mère.

Et mange des pommes, moi je vais m'en griller une, car je n'ai pas acheté des fruits. Ca fait snobe qmême d'écrire en français...Tcheu comme j'aime ça sans le vouloir. smiley

A la prochaine.

Bukur shkinaks. Smile

Mund te me shpjegosh keto vargje se nuk i kuptoj ndoshta ke harruar ndonje shkronje:

Ndoshta ngaqë para do itësh pata gjetë.

Nanës teme i qeshë duke i vogël.

FLM.

 Mendimi im fare personal

Ani eshte kryeveper. Po kryeveper fare!

Jezui eshte kot, po kot fare.

Mirupafshim dhe Jeleku me shijuan.

Nje keshille e tipit "po te isha une ne vendin tend": shkruaji poezite vetem ne gegnisht.

Hekër, më pëlqeve jasht mase...

Më pëlqeu Jeleku... sepse edhe pse qe i vogël, ke ditë me e rujtë (edhe pse t'biru nga molza)... me gjith keqardhjen që ndjeve, besoj se, edhe atë puthje të vocërr, ke për ta mbartur në kujtesën tënde gjithë kohën.

Më pëlqeu Jezu Krishti... pamvarsisht se nuk jam besimtar, më pëlqeu dëshira jote me pa ndonji me e heqë prej kryqit dhe me e majtë n'zemër.

Mirupafshim... mu duk si diçka që e kishe shkruajtur sa me plotsu numrin e poezive në një cikël, dmth gjëra të stërthëna... ndrysh nga poezitë e tjera ku KA diçka tënden që rrallëkush(ma mirë me thanë askush) ka ditur ta prekë aq bukur.

E nisa "reçensionin" tim nga fundi, sepse Ani më futi në mëdyshje... e lexova dy tri herë (dhe jo se nuk kuptoja dialektin)... Nuk e di, se nuk i takon autorit të më detyrojë që të drejtojë perceptimet e mija, por, ndërkohë që lexoja

E tash që ti kthehesh prej dikah N’krahët e një tjetri

edhe pse kur thua "ti kthehsh" më linte të nënkuptoja një femër që nuk i ishte përgjigjë dashnisë tënde, një "variant" tjetër më i kobshëm futej me forcë: Po sikur "n'krahët e një tjetri" të ishte dikush prej të dashtunve (shok/mik/vlla/bab&eumlsmiley???P.s: Ta thashë punën e Ani-së, jo për të hapur diskutime, por thjesht për të të thënë se si mund të shikohet prej ndokujt (qoftë edhe prej një të vetmi) ajo poezi.

Ed, më duket se ti po kërkon iluzionin optik aty ku s'është. Lidhjet mik/vlla/babë/bir e përjashtojnë xhelozinë; sa më shumë njerëz të ketë brënda dhe anash, aq më mirë është. Kshu e perceptoj unë, gjithësesi.

O rob i shpif...smiley  që t'janë hollu edhe ato 4 rruzlla gege t'hemoglobinës tande t'shndërrume n'zvicerrJane... megjithse e thojsha që kisha nërmen nji skenar t'kobshëm/makabër, ti prap shkon dhe e lidh muhabetin me kongresin e lushnjes (dashni/xhelozi smiley )... Unë, kur lexojsha pjesën:

E tash që ti kthehesh prej dikah
N’krahët e një tjetri
Më duket se dikush do të sjellë
Buzëqeshjen tënde si shenjëQë do hedhë në përrua
E them,
“Ani!”

Kisha parasysh(dmth versioni që m'sikletoste) sikur dikush po m'sillte n'krahë nji vlla(babë/shok/mik/axhë/mixhë smiley ) t'dekun/t'vramë... dhe përsa t'civilizum e mbaj veten, për sa ta konsideroj kanunin si t'panevojshëm në nji ven ku vepron ligji...prep se prep, nuk do m'ba'te goja për me thanë: Ani P.s: Herë tjetër mos m'harxho komentet kot ... se e kisha atë të farës ktë smiley

Plako (literalm&ocircsmileysmiley,

S'e di ti, por unë ujkut ia shoh të nevojshme të shqyejë dhinë, kurse njeriut aspak që të vrasë njeriun. Prandaj s'e shoh të mundshëm paralelizmin. Tashi që e di se s'më përgjigjesh dot më, po e mbyll me kaq. smiley

Jo or tej... 10 here m'24 orë kan pas t'drejtën edhe m'Spaç me e thonë kai llaf, jo ma ktu ku kena dhimokraci allvamerikane smiley

Q'tahe, u fejta veq me t'thanë qi, mo' hec me klishe'rna... se robi po t'ishte siq thu taj, nuk thoke as'i'her qi kopshtnaja e t'qjetrit asht ma e verde se e vedja smiley

Jo për gja', por, nërsa ujkut tahe i ka ngel veq nami, se s'kena n'ije kaher qi t'ket ra n'bakti, at gjosejnin tqjetër, do mi than qi robi vret robin, e vree çdo dit qi ka falë Zoti n'telegjornale

Hajt pra, shnet! smiley

OK, ja dhe nje perkthim tjeter, me teper se i lire, dhe me teper se i frymezuar nga ana ime, sa per te sjelle nje fryme te re ne marredheniet dypaleshe franko-zviceriane qe, kohet e fundit, kane qene me teper se te bubullimta per shkak te nje perqendrimi acarues te parase nderkombetare, dhe veçanerisht franceze, ne duart e ca te pangopurve zviveriane qe ne kemi nderin t'i kemi dhe ketu te perfaqesuar.

TANT PIS>>

> >

Je me souviens de mon grand-père qui disait>>

"Tant pis, le loup aussi a sa part du lot">>

quand, en pleine nuit, mon oncle ramenait de la montagne,>>

deux cornes de chèvre.>>

> >

Et maintenant que tu rentres d’un ailleurs>>

dans les bras d’un autre>>

j’ai la vision de quelqu’un qui va ramener>>

ton sourire comme une dépouille>>

qu’il va jeter dans un torrent>>

et moi je dis,>>

"tant pis !"

s'ka gje me te bukur se poezite  ne gegnisht...vine nen nje tis romanticizmi e melankolie qe te rrezon ne gjunje...kane gjithnje diç me teper..

hurbinek faleminderit,

si paskem pa poezite e mia frengjisht dhe mu dukkan mire.

keto jane poezite  e mia 18 vjec. dhe i konsideroj si te mira. edhe Jezusi (poezia) mire eshte edhe pse ndoshta nuk pelqehet. sa here e shoh dike qe mban nje kryq ne qafe me dhembin pak duart e kembet, nuk e di pse. dhe ndjej nje nevoje per ta thene me poezi kete gje.

sa i takon te tjerave, mirupafshim asht fundi i nje poezie shume, po shume te gjate te cilen e reduktova ne aq. kane qene tre kater faqe ne mos gaboj.

jeleku dhe ani, thjeshte i lexoj e nuk di ca me ju shtu e me ju heqe.

faleminderit qe me lexoni.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).