Poezi e Shtingullt

 Muzgu zvarritet. Një libër i vjetër shfaqet, porsi sheti
Mpikset dashuria, kafshohet në recepsione spitalesh.
Duke pritur një lajm, për mirë a për keq.
Konsumohet aty mes hemorragjish imagjinare
Dhe mendimesh që rrjedhin hapësirave të kaluara
Dashuria vrapon, nuk i njeh muret
Aq më pak portat, dritaret. Molotov,
Ndizet e ndez gërmadha të harruara
Që duhen pushtuar e kthyer në funksion.
Dashuria, mijëra sy të përhumbur
Në sytë e tu.

Ndërsa ti tingëllon në mijëra fanfara
Mijëra milongueros këndojnë përkulur mbi kitara.
Ajri përthyhet përmbi zjarr të shpirtit
sytë shohin përkëndej.
Miliona thnegla xixëllojnë në qiell
të natës. Aty ku nuk ka diell
Qytete të çelikta ndërtuar mbi baltovina
Ndërgjegjjesh të sëmura
Gërvishtin globin
E mbi to
Ngrihet, kinse rrufepritës
Mediokriteti, uniformiteti i fytyrave-tulla, që i ngrenë fortesë historisë

Hipokrizia, dhe të vjellat e verdha
Të pasagjerëve, hipokrizia dhe linjat urbane që vërtiten e vërtiten
Muaji i kaluar
Duket si një jetë e mëparshme, nuk shijon dot as
Trëndafilat, as dafinat, as seksin as opiumin
S’mban mend kush ishe, s’mban mend kush je
Një ingranazh ta copëton gjumin
Tiktak mizor, njëdytre, njëdytre.
Miq që të japin zemër, zemër që krijon miq, ndërsa
Rrugicat e Tiranës ndërthuren në labirinthe
Kaq të mëdha sa mbajnë brenda botën
Më shastisin mua – O të urdhëroj
Mos fli! Mos fli!...s...fli...

az.

20 Komente

 çfarë janë "sheti" (në fund të vargut të par&eumlsmiley dhe "milongueros?"

sheti eshte shqip - magji. Ne forme foljore eshte "me shitue", psh. "T'shitofte Zana". Ne toskeri eshte forma foljore "te shastisesh"

milongueros jane ata qe kendojne milongas (nje lloj kenge me kitare) - nga spanjishtja vjen.

 flm sol. atehere besoj qe theksi do jete tek i-ja, sheti`.

me sa mbaj mend nga nje film milonguero jane dhe kercimtaret e tangos ne argjentine. Poezia eshte shume e mire. Vargjet jane te punuara bukur, te ndjere, gjuha eshte e pasur. krijojne shume emocion. 

Strofa e pare (me sakte 8 rreshtat e pare): Great! Urime.

jo po fjala e trete djathtas nga poshte great! poezia lexohet ne teresine e saj. cdo te thote kjo 8 rreshtat e pare great. po te tjeret? 

te tjerat nuk jane aq te mira sa 8 rreshtat e pare, per mendimin tim.

Sol-i e di qe une jam "no bullshit zone".  smiley

 

E lexova,o sol-nocturn,po,për të thënë të drejtën,më dukeshe edhe më i bukur,edhe më i ëmbël kur shkruan  me rimë.E di që do më kundërvihen me dhjetra,po se ku kam lexuar(se vetëm të lexoj di un&eumlsmiley,që thonë andej,nga Anglia:"Poezia pa rimë,është krim". Ta kenë keq këta,anglezët,thua?Se unë rrallë dukem këtej,po miqtë e vjetër dhe "sofrën" e  "peshkut pa ujë" as i harroj dhe as bëj hasha.Sol të dua dhe  të uroj të shkruash si të dojë zëmra,se dhe kështu je i bukur.

O Papi, vetem ardhja jote e nderon ket teme...

 

Erdhe rende-rende Papi, erdhe caze vone

Te pritem shume gjate, nga nahija jone

Po tani qe erdhe shpresoj te qendrosh

te te shohme me shpesh, e te na tregosh

historite e rralla, nga ato te qemotit

Sa lezet ka fjala ne goje te te zotit

Te na rrefesh vargje, vjersha te na thuash

xhanin e insanit me rime ta shkruash

te kendosh me ne rakine e tomorrit

t'i kendosh dervishit, t'i kendosh dhe horrit

T'i thuash me art zemra c'te permban

Ku je o Dafine, qe per Papin qan...

Ke dalë e më rri në sofat të kishës,
Më e bardhë zotrote nga jakë e këmishës,
Ke dalë e më rri në sofat të portës,
Ç’m'i çanje bajamet me pëllëmbë të dorës,
Muhabet bëje me çunat e botës.

Nga thesari "Hysi"

Sol, na e boj kabull!

Çimi! Sa po vij e po futem në ujë.Si punë e dokut.Megjithatë,kur thonë turqit,pas kasavetit,ka selamet.Xhëku kam dalë nga ajo"letargjia e rëndë" e vitit që shkoi.Dhe,siç e sheh,xhëku e nxjerr kokën.Ty(edhe ca të tjer&eumlsmiley,të lexoj,por jam bërë pakësa dembel:më është trashur lima.Dhe nuk dal dot në mejdan.Sidoqoftë,të përqafoj dhe të uroj gjithë të mirat!

I dashur Sol!

Sa shkrova për Çimin,më dole në shteg

Ti,për Përparimin,je goxha poet

Je si një burim që nxjerr ujë kristal

Pra,kur shkruan me rimë, më mbush me mall.

 

Pleqtë s'i mbajnë premtimet,se s'i lë"pashai"

Ua pret"faturimet",fshehurazi"qerratai"

Ndaj s'futen në"grazhdë",se kanë frikë nga "zgjedha"

Përqafim nga larg,(me rimë tjetër hera!...)

 

Siç e sheh,o sol,tash u ktheva prapë

Se më nget një kollë që s'më lë rehat

Më pyet për Dafinën(vallë,ti di gjëkafsh&eumlsmiley

Po vë ulërimën,ta dishë,hë,më  qafsh!

 

Më rëmon një plagë që ende s'është mbyllur

Tani unë kokëbardhë,prapë jam mëndjendryshkur

Kur ika nga vëndi,i lashë që të tëra

Tani,teleshmëni,them:-Oh,çfarë bëra!

Mua me pelqyen shume keto vargje:

Muaji i kaluar
Duket si një jetë e mëparshme, nuk shijon dot as
Trëndafilat, as dafinat, as seksin as opiumin
S’mban mend kush ishe, s’mban mend kush je
Një ingranazh ta copëton gjumin
Tiktak mizor, njëdytre, njëdytre.

Sol, sheti, nuk e kisha degjuar ndonjehere, mgjth, i qemtoj keto fjalet e rralleperdorura.

Me ka pelqyer shume dhe perdorimi i fjales shajni ( fantazem) ose shkimet (davaritet). ose dhe

kurt - prag

timtë - cast

marrakotje

etj. qe s'me kujtohen tani.

sheti eshte nje fjale e mrekullueshme!

ps: e preferuara ime eshte "shafra", por sheti eshte kaq alpine, e vendit, gati gati i ka cepat e sterpikura me bore bejshke.

A very very good catch there, sol!

Perpjekje e madhe per te shkruar ne gjuhen moderne. Ke futur bukur disa fjale malsie. Ke temp gjate gjithe poezise dhe te pergezoj per kete, pa le te grindet Papi. Poezia me rime eshte e veshtire, por poezia e vargut te lire eshte per mjeshtra.

Nuk mund te them qe ke arritur ne kufijte e mjeshterise. Vargu duhej punuar akoma per te larguar fjalet e huaja dhe per te qartesuar kuptimin e brnedshem.

Mungojne aliteracionet dhe izofonite e brendeshme(edhe ketu mund te punohet akoma) Jam i sigurt qe me kupton ku e kam fjalen, sepse shoh qe poezia eshte nga nje dore e stervitur.

Pershendetje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).