Pesë anëtarë të kryesisë së LSI-së apel Metës: Anulo bashkëpunimin me Berishën

“Ne vërtet besojmë se janë të gjitha arsyet për të riparuar sa më parë vendimmarrjen e pashkak e të nxituar, e aspak të natyrshme për ta nxjerrë Lëvizjen tonë Socialiste nga misioni dhe programi i saj politk, nga spektri i majtë i politikës shqiptare dhe për ta shndërruar thjeshtë në parti numrash, dhe pjesë e llogarive qeveritare për të arritur numrin magjik 71”

 

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim përcahet pak ditë nga fillimi i takimeve zyrtare me kryeministrin Berisha për formimin e kabinetit të ri qeveritar të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Një grup anëtarësh të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, mes të cilëve Fatos Klosi, Sabit Brokaj Ndre Legisi, Mustafa Muci të kryesuar nga Pëllumb Xhufi i kanë bërë thirrje publikisht kryetarit të kësaj partie Ilir Meta, të ndalojë sa më parë bashkëpunimin me Berishën dhe të riparojë vendimmarrjen.

Në një konferencë për shtyp, të organizuar jo në ambientet e LSI, Pëllumb Xhuf tha se një vendimmarrje e tillë do të shndërronte LSI-në në një parti numrash për të arritur votat në parlament.

“Ne vërtet besojmë se janë të gjitha arsyet për të riparuar sa më parë vendimmarrjen e pashkak e të nxituar, e aspak të natyrshme për ta nxjerrë Lëvizjen tonë Socialiste nga misioni dhe programi i saj politk, nga spektri i majtë i politikës shqiptare dhe për ta shndërruar thjeshtë në parti numrash, dhe pjesë e llogarive qeveritare për të arritur numrin magjik 71”- deklaroi Xhufi, sot paradite para gazetarëve.

Xhufi tha më tej se kryeministri Berisha nuk kishte marrë votat e duhura për të qeverisur në zgjedhjet e 28 qershorit dhe se e akuzoi si përgjegjës të deformimit te proceseve demokratike.

“Ne sikurse shumë anëtarë të LSI-së nuk mund të pranojmë që përpjekjet tona të përbashkëta disa vjeçare dhe votat e shqiptarëve të cilët besuan te ne dhe LSI të shbëhen tërësisht pa asnjë shkak të qenësishëm për tu vënë në shërbim të pushtetit arbitar, personal të kryeministrit të pavotuar të Gërdecit, përgjegjësit të vetëm të deformimit të procesit demokratik të vendit dhe bashkautorit të pucit kushtetues të 21 prillit”.

Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj,Fatos Klosi, Ndre Legisi, dhe Mustafa Muci i kujtojnë Ilir Metës se me vendimin për bashkëpunimin me Berishën po hedh poshtë parimet mbi të cilat 5 vite më parë bashkëthemeluan LSI-në.

“Apelojmë publikisht për të ndaluar aktin final të bashkëpunimit me Berishën, sikurse është detyrimi ynë parimor kundrejt të gjithë miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve tanë, por edhe opinionit publik për të sqaruar pa asnjë ekuivok se nuk ka qenë kjo ëndrra jonë të cilët para 5 vitesh e pagëzuam me emrin Lëvizja Socialiste.”

Negociatat mes LSI dhe PD për formimin e qeverisë priteshin të fillonin këto ditë, por nga dy kampet u deklarua se nuk është përcaktuar ende një datë e saktë se kur do të fillojnë. Në një konferencë për shtyp kreu i LSI-së Ilir Meta tha dje se negociatat me Berishën do të zhvilloheshin brenda afateve kushtetuese, ndërsa në media shqiptare sot përflitej data 2 shtator.

Balkanweb

 

35 Komente

sapo e lexova tek topi ma mori menja qe peshku do ta vinte ne faqe te pare dhe jo ne faqen normale per shtypin, se di perse....

 

mezor po prisni qe gjerat te vene keq....na marrshit pleshtat na marrshit komuniste!!!!

 

Lereni Lsi-ne rehat se po lehin si qente kot, sapo te marrin copen e kockes do fillojne ta lepijne dhe nuk do bejne me zhurme....

dhe si perfundim...ju themi: Germo Tare germo se aty kam groposur qene e ngordhur une smiley
 

 

Ne fakt, "too late", way way, way, way way late.

Meta vendimin nuk besoj se e ka marre vetem. Dhe nese e ka marre vetem, mire ja ka bere, sepse vetem e paska marre vendimim edhe kur karigethyerit dolen nga PS duke ndjekur Meten si zagare.

Tani ulni breket dhe beni si bejne gjithe shqiptaret... - formoni nje parti te re.

1: LSI e re

2: LSI LSI

3: LSI pa Berishen

4: Grupi na bashkoi fruthi kunder kryetarit dhe burrit te kryetarit.

5: Aleanca socialiste per integrim.

dhe me realisti do te ishte: Grupimi i capaculave karrigethyer LSIiste.

Ata po perpiqen te nxjerrin nga gropa e qenit kryetarin me gjithe burrin e vet , se na qelbi dynjane ere e qenit, po perpiqen e ti mbushin mendjen e ti thone boll i mbajte breket ul o burre se sbo burri kshu per nji kkkkkkarrige...pak e veshtire ta kuptoni ju te lagjes anej qe keni kryetar ate burrin qe po ligjeron martesat e burrave

Te drejte ke ti danida..Lagjia tjeter akoma nuk e kupton se nje terheqje e Metes nga martesa me Berishen i ben me shume dem PS-s.. Gjithmone flasim per kohen  e ardhshme jo te tashmen.. Per keta te 5 nuk di si t'jua vesh emrin sepse thjesht po thone te verteten.. "Mbreti eshte lakuriq"! Apo sic e thua ti Meta i ka breket ul!

ai buri prandaj po ligjeron martesat e burave, qe te martohej me Meten.

 

 

O Sol-o, nga the ti nje here qe eshte ky Meta? Nga Therepeli?

PS Jo per gjo, por nqse me co rruga nga ajo nahije, du me e shmang. Kush dreqin e di cer virusesh lokale ka mer....

 Keto do jene 5 Heronjte e Dick-ut. Zakonisht tradheton koloneli ose ushtari i prapavijes, por keta fakiret i tradhetoi komandanti. smiley

Përgjigjet, Ylli: Kjo, manovër e PS-së

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës së sotme të disa anëtarëve të kryesisë së kësaj partie për të rikonsideruar marrëveshjen për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, duke theksuar se "prioritet i programit të LSI-së është stabiliteti politik dhe integrimi i vendit".

Anëtari i kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, duke iu përgjigjur kërkesës së mësipërme të disa anëtarëve të LSI-së, tha në një konferencë shtypi se "në Konventën Kombëtare të LSI-së ka qenë vetë z.Xhufi që ka bërë propozimin për mbështetjen e koalicionit të PD-së, por me kusht që LSI-ja të jepte votat e saj dhe të mos merrte pjesë në qeverisje".

"Është për të ardhur keq që njoftimi për deklaratën e Xhufit ka ardhur sot nga zyrat e Partisë Socialiste dhe jo nga zyrat e LSI-së si ka ndodhur gjithnjë", theksoi Ylli, duke shtuar se "qëndrimi më i fundit që mbajnë deklaruesit ose përfituesit më të mëdhenj të mundit dhe sakrificave të LSI-së dhe mijëra anëtarëve të saj, është vetëm krijimi i një fokusi artificial për të shmangur vëmendjen nga kongresi i PS dhe nga kriza shumë e rëndë që vjen nga humbja e Ramës pas betejës manipulative dhe korruptive të tij ndaj LSI".

njoftimi për deklaratën e Xhufit ka ardhur sot nga zyrat e Partisë Socialiste dhe jo nga zyrat e LSI-së si ka ndodhur gjithnjë

Ne fakt deklarata eshte bere nga sallat e Hotel Tirana International. ishte mese e dukshme ne videon e Top Channel.

Nuk e marr vesh se ku i gjejne parate per te marre me qera salla te tilla per te dhene deklarata, ne rradhe te pare.

O shoku, deklarata eshte mbajtur ne Hotel Tirana Int. por njoftimi qe ju behet mediave ku ju thuhet vendin dhe oren e deklarates ka ardhur nga PS. Mos fol per gjera qe nuk i di.

Njoftimi ne fjale po behet nga Hotel Tirana International. Duket edhe ne foto ne fakt. Se ku i gjen ti te tjerat eshte puna jote. Ketu po flitet per deklaraten qe ben Xhufka me shoke, dhe kjo deklarate duket qarte qe eshte bere nga HTI.

Nuk e marr vesh cfare nuk ditkam une...

 Politika jone eshte nje pure me nje cope KAROte siper..

S`ka te pare e nuk ka te dyte , keto jane te metat e sistemit qe kaluam dhe ca vazhdojne te jene aty..

Edhe kur thojne se tre Shqiptare nuk behen kurre bashke.

Zabiti, Legisi , Pellumi, Fatosi.

Rekord kombetar, jane kater Shqiptare qe jane bere bashke.

Dikush mund te thote sa jane Shqiptare keto te kater.

Derisa jetojne ne Shqiperi , duhet pranuar se jane te tille.

Sa intelektual, ç'fare burrash, ke te dh... sh me perpara.

 

Nuk e shpeton Ramen sharja e Ilir Metes dhe LSI-se. Rama eshte humbes i zgjedhjeve te pergjithshme dhe kryetar ne detyre qe qendron me force i PS, qe ka filluar manipulimet ne procesin e zgjedhjeve per kryetar te PS.

Edhe pas mesazheve qe dhane dje nderkombetaret qe zgjedhjet do te marrin vleresime pozitive, pavaresisht defekteve qe nuk kane ndikuar ne rezultat, Rama ka mbetur pa alibi te besueshme perpara kongresmeneve te tij dhe nxjerr keta enveristet per te fajesuar Meten dhe LSI, per te zhvendosur vemendjen. Meta dhe LSI, jane ne te drejten e tyre t'i perdorin si t'i shohin me te arsyeshme deputetet qe kane fituar. Rama i tha jo bashkepunimit parazgjedhor me LSI. Hartoi nje ligj elektoral qe kishte synim eleminimin e LSI, vuri ne dispozizion para dhe te tjera mjete per te shkaterruar LSI duke i blere dhe shantazhuar njerezit e saj, ju vodhi edhe votat diten e votimit, atehere cfare kerkon nga LSI tani?

Humbesi Rama qendron me force ne krye te PS dhe po neperkemb nje parti te tere, kundershtaret e tij brenda PS jane te squllet, te pakten publikisht keshtu duken dhe e meritojne kete trajtim qe ju ben Rama.

Humbesi Rama qendron me force ne krye te PS dhe po neperkemb nje parti te tere,

 

Ej, po PD-ja kur e ka Kongresin mre?

A eshte e vertete qe PD-ja ka vendos jo-formalisht (lexo Sala me Xenin dhe Argiten) qe t'i mbaje Kongreset ne te njejten kohe me Lojrat Olimpike, apo eshte thashethem komunist-enverist-sllavo-ortodoks? smiley

P.S.

Sali Berisha, Sali Berisha!!!

Ne radhe te pare, per Ty, Moderator, Stop, duke fshire mesazhet e mia..... nese nuk jam ktu, njesoj, i barabarte me te tjeret, me dergo nje e-mail, se une, kurre ,me... nuk kam per te hyre ne kete faqe... Le te hyjme ne temen e dites.....!!!!
Per disa njerez si, The Speaker apo te tjere.... Pellumb Xhufi eshte socialist, me nje fjale nga PS-ja ka marre urdher qe Ai, te thote keto fjale ne nje Konference...... por per te, Ilir Meta, eshte i mire, sespe kontribon ne vjedhjet e familjes Berisha.... pra, o me ne o kunder nesh.... nese je profesor, je i dhjere.... por nese, sipas, the Speaker, je me Berishen, je njeri i llogjikshem, dhe qe i duhesh At-dheut.
Cfare do qe te shkruani per PS-ne..... kurre ju, Qelbsa..... degjenerata, edhe njerez pa moral, nuk mund, te beni profesore, edhe akademike, maskarenj, vetem e vetem pse..... nuk ju vijne pershtat Juve.....

P.S.  Lexoni me kujdes o vogelusha.....

Ju i qani hallin kaloresit pse i varen kembet. Hej qysh ja thate votren partise!

Kuvendi i PD eshte lene te zhvillohet pas zgjedhjeve dhe do te mbahet ashtu sic eshte parashikuar (tetor-nentor) dhe te gjithe jemi ne nje mendje se fituesi Berisha nuk e ka problem te perballet me Kuvendin e partise se tij. Do ta kishte problem po te kishte humbur, por fitues, kush nuk do ta donte nje pozicion te tille?!

Rama eshte sot forcerisht ne krye te PS. Bravo i qofte kur nuk del dikush qe ta largoje po me force pasi ai eshte uzurpator. Rames i eshte nderprere mandati automatikisht dhe me deshiren per te rikandididuar, partia duhej te drejtohej nga dikush tjeter, jo nga Rama dhe punonjesi i bashkise Gjocaj qe drejton edhe zgjedhjet per kryetar ne PS.

Ja kesaj i them une te ja u besh mrrokllave me keq se E. Hoxha.

Ja kesaj i them une te ja u besh mrrokllave me keq se E. Hoxha.

Jo, me jo, te pyta se po thoje qe Ed Rama po e mban pozicionin ne Parti me force, prandaj! smiley

Me demek po flisje per demokraci te munguar ne kampin kundershtar!

Kur eshte mbledhur heren e fundit Kongresi i PD-okeve a s'me thua? Po Kryesia, dhe organizma te tjera qe rrjedhin nga Kanuja e PD-se, kur jane mbledhur!

E pate si e lakatredhi Saliu mikun e tij Besnik Mustafajin?

Si patoku zhaben e shalqinit e lakatredhi! Njeri nuk bezani nga PD-ja, se e hedh Saliu tutje si qen i zgjebosur e hedh! smiley

 

P.S.

Sali Berisha, Sali Berisha! smiley

P.S.1.

Mu nuk m'besohet qe bona dialog me ty!

Qe t'lexova dhe t'ktheva pergjigje!

Nejse!

K'te, (qe t'foli Mrroklla n'dite t'sodit) e ke bonus per "fin de summer"  smiley

 

Atehere per mrrokllat sqarojme se Kuvendi i PD eshte mbledhur bash para zgjedhjeve te 28 qershorit, ku u miratua platforma elektorale etj. Kuvendi zgjedhor per organet e partise do te mbahet tani pas zgjedhjeve ku PD ben analizen e rezultateve zgjedhore.

PD-ja ka ne krye nje fitues qe ka per bashkepunetore te gjithe kundershtaret e tij; Imami, Pollo, Ceka eshte rruges per t'u shkrire me PD etj. pa llogaritur te ndjerin Pashko.

Tani meqe jemi tek tema qe ka lidhje me PS e Ramen. Cfare ndodh ketu, cfare behet? Jo demokraci te brendshme qe nuk ka, ka vdekur me kohe kjo, por kemi mbajtje me force te postit te kryetarit nga Edi Rama i cili po organizon zgjedhjet per rizgjedhjen e vetes me punonjesit e tij te bindur te bashkise qe merren edhe me kete proces.

Viti 2009, partia kryesore e opozites ka per kryetar nje te forte lagjeje qe mban me zor zyren dhe drejtimin.

P.S. ndjehem i nderuar kur diallllogoj me opoziten. Tani pse opozita ka per perfaqesues dinjitoz mrrokllat ky nuk eshte faji i im. Kete lypeni tek xhaxhot e PS.

ore ti je kaq delirant megjithmend apo po tallesh?

Pyetje shtese:

Kur eshte mbajtur kuvendi i fundit i PD-se per zgjedhjen e kryetarit dhe kush kane qene kandidatet.

Nuk ka fare rendesi se kush jane burrat qe folen. Kane te drejte!

PS: kane te drejte te mashtrojne elektoratin e tyre (rreth 80 000 vota), t'i dorezojne keto vota ne dore te Berishes, qe te sundoje dhe 4 vjet te tjera ai, por me kushtin, qe keta te mos marrin pjese ne qeveri?

please nip me awake...

kto jan ato qe nuk morin poste...priten sa u caktuan dhe...folen!

Kan prej meje respektin me t'modh...

Politike eshte mor burr, edhe ka mundesi te jet ashtu sic thua ti.

Per hir se te vertetes Xhufi me keta te tjeret nuk ishin dakort qe ne fillim me aleancen me Berishen, me sa mbaj mend edhe folen kunder ketij koalicioni gjat asaj qe LSI  e quante kongres.

ata nuk kane nevoje per respektin tend dhe te tjereve qe mendojne si ty apo qe çartojne si ty, kane mjaftushem respekt per veten aq sa mos i marin seriozisht ato postet qe po shikojne te tjeret ne endrra.

nuk do m'thush se ti je Xhufi me nick femre apo jo?

Nqse jo, ke naj dokument te noterizum qe po fol n'emer te atyne?

Pasi u shpall aleanca me Ilir Meten per kandatin e dyte qeverises dhe pasi KRRTRSH mori disa vendime rrufe, doktor Berishes iu afrua Lul Basha dhe gjithe lajka i tha: “Doktor, zgjedhjet i fitove, Ramen e mposhte, qeverine e re do ta besh se shpejti, une te keshilloj te besh disa pushime se i meriton. Ke gjashte muaj qe po torturohesh”. Berisha qeshi dhe iu kthye: “Cfare po thue, Lul? Se jam lodh per me mujt Ramen? Se duhet me pushue? Po une deri tash kam ken me pushime, mor djal!”

Falenderojme miqte e Revistes Klan per kete humorin me siper.

Speaker, sot, n'mes atentatesh dhe kërcënimesh të talebanëve ndaj votimeve, në Afganistan u bënë zgjedhjet... MJAFT TË RREGULLTA (sipas vëzhguesve).... Atje, helbete, luftë është.... kanë thënë që rezultate do t'i japin mbas dy ditësh smiley

Bile, n'fillim t'shtatorit kanë thënë se do formojnë dhe qeverinë e re smiley

P.s: Karzai, meqë është tek 50%, po bën bisedime të fshehta me Metën, që të lërë Salën dhe të bëhet ministër mbrojtjeje në Afganistan smiley

po lol kam , hec ndik ta shikjojsh, po ver kapuç nkoke e shall nqaf se fryn shume ere, helbete opozite anej nga lagja jone, shifna.

"Do ja bajm Edvinit ma zi se ç'ja bam etërve të tij!" - Forshkëlqesija e Tij, Imzot Sali Berisha i I-rë, Mbret i Landeve Shqiptare (kudo që ndodhen)

 Mos u zini djema , Tani ç'do gje eshte me vonese. Qeveria do t'formohet, pooor se sa gjate do t'shkoje , kjo nuk dihet. Qe do te kete perplasje interesash , kjo eshte e natyrshme dhe e priteshme. 

Keta 5 individe me daljen e radhes shfaqin nje protagonizem patologjik dhe te pavend. Te gjithe e dine mendimin e tyre kunder koalicionit PD-LSI, mendim te cilin e thane edhe ne konventen e LSI. Me se normale kjo! Por ideja e tyre mbeti pakice aty! Ndaj dhe ata duhet te respektojne vendimin e konventes dhe jo te sillen sikur jane 5 gjenite e LSI.

Ne kete menyre ata cojne uje ne burimin e Rames, atij qe donte ti eleminonte nga spektri politik.

disa informacione per zoterinjte:

 

  • kunata e pellumb xhufit eshte nenkryetarja e bashkise se tiranes (albana dhimitri eshte e martuar me arsen xhufin, vellain e tij). gjithashtu, fillimisht atij iu premtua posti i ministrit te arsimit, por meta nuk ishte dakord
  • gruaja e 1rit prej tyre punon si drejtore e auditit ne bashki
  • fatos klosi, sabit brokaj dhe ndre legisi kane zyra tek kullat e fidel yllit
  • mustafa mucit i ishte premtuar fillimisht posti i zv.ministrit, por meta nuk donte

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).