Perandoria Osmane në vështrim shumëdimensional

Botohet për herë të parë në formë të plotë libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman"

Libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman", një botim origjinal turk në dy vëllime (1994 dhe 1998) që doli në qarkullim para pak kohësh mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane, deri në shpallje e Republikës së Turqisë. Këto vëllime u përkthyen dhe botuan në arabisht në vitin 1999, në anglisht në vitin 2002 dhe së fundmi, falë punës këmbëngulëse të AIITC, ky libër vjen edhe në gjuhën shqipe. Kështu, për herë të parë në gjuhën shqipe, pas suksesit të jashtëzakonshëm në vende të ndryshme të botës, vjen vepra "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" në dy vëllime. Ky libër botohet nën përkujdesjen e veçantë të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) dhe hedh dritë plotësisht mbi historinë e Perandorisë Osmane. Të shkruash mbi historinë e një perandorie të madhe, e cila përmblodhi shumë shtete në qendër të tre kontinenteve dhe mbikqyri rrugët ndërkombëtare për më shumë se 500 vjet, është njësoj si të shkruash historinë e botës.

Libri "Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman" është hartuar nga një grup historianësh turq, ku vlen të përmendësh disa nga emrat më të shquar të studimeve historike, si: Prof. dr. Ekmeleddin ?hsanoglu, Prof. dr. Feridun Emecen, Prof. dr. Mehmet Akif Aydin etj. dhe është përkthyer në gjuhën shqipe nga AIITC. Ky grup ekspertësh ka inspektuar arshivat e pasura në thellësi dhe ka nxjerrë në pah elementë të rinj të pikturës historike. Pa dyshim që kjo punë kolosale, ka regjistruar një hap shumë të rëndësishëm, që meriton vëmendjen e duhur nga lexuesit.

Autorët, për hartimin e librit, përdorën burimet e arkivave, kronikat osmane, studimet e historianëve bashkëkohorë, si dhe burimet perëndimore. Synimi i librit është prurja e një perspektive të re, duke u bazuar në informacion objektiv dhe të besueshëm nga kërkimet e fundit shkencore. Libri nuk përmban përafrimin klasik të kronologjisë në historiografi me përshkrimet e ngjarjeve gjatë sundimeve të sulltanëve. Përshkrimet jepen vetëm kur është e nevojshme. Gjithçka paraqitet në mënyrë analitike, në përpjekje për ta shpalosur të plotë subjektin dhe në të njëjtën kohë, për të përcaktuar lidhjen ndërmjet shkaqeve dhe pasojave të ngjarjeve politike. Nuk bëhet thjesht paraqitje faktesh, por qartësohen dhe shpjegohen me baza argumentuese institucionet e civilizimit osman, duke pasur si pikësynim përfshirjen e të gjithë Perandorisë Osmane, pa përjashtuar Anadollin, Rumelinë dhe Arabinë. Studiues të njohur, specialistë në fushat e tyre, shkruajnë artikuj në këtë libër. Secili nga këta kapituj mund të ishte një libër më vete. Gjithashtu, jepet ecuria e historiografisë dhe shpaloset realiteti osman në tërësi, sepse brenda çdo periudhe pasqyrohen pikëpamjet politike, shoqërore dhe shkencore. Shumë nga të dhënat dhe informacionet konkretizohen edhe me imazhe e miniatura, me qëllimin për të përcjellë sa më qartë përmasat e Perandorisë Osmane.

Përveç zhvillimeve politike, është trajtuar gjerësisht struktura sociale, ushtarake, studimore dhe e organizimit administrativ, por pa lënë mënjanë aspektin ekonomik, tregtinë dhe industrinë apo jetën shkencore dhe atë kulturore. Sigurisht, që për të shkruar historinë e një shteti që ka sunduar për më shumë se pesë shekuj dhe që bashkoi shumë shoqëri të ndryshme, duke respektuar kombësinë, besimin, kulturën dhe gjuhën, është nevojitur punë kërkimore shumë e gjerë dhe përpjekje të stërmëdha. Është pothuajse e pamundur që një person i vetëm të përfundojë një studim të këtyre përmasave, duke kërkuar burimet e rëndësishme osmane dhe perëndimore. Pa dashur të nënvlerësojmë përpjekjet individuale të historianëve të ndryshëm, theksojmë se libri i historisë osmane duhet shkruar nga një skuadër e organizuar dhe efektive, në vend të një individi të vetëm, i cili disponon mjete dhe mundësi të kufizuara.

Botimi origjinal turk u publikua në dy vëllime (1994 dhe 1998) dhe mbulon periudhën nga themelimi i principatës osmane deri në shpalljen e Republikës së Turqisë. Këto vëllime u përkthyen dhe botuan në arabisht në vitin 1999, në anglisht në vitin 2002 dhe së fundmi, falë punës këmbëngulëse të AIITC, ky libër vjen edhe në gjuhën shqipe. Së shpejti ky botim do të kristalizohet edhe në gjuhën ruse e boshnjake.

Vëllimi i parë trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, si dhe sistemin ligjor, ekonominë, financën dhe strukturën sociale osmane. Ndërsa vëllimi i dytë i librit trajton jetën fetare, gjuhën së bashku me letërsinë, historinë e artit dhe arkitekturën, jetën intelektuale, arsimimin dhe fushën shkencore.

Kritika bashkëkohore ka shprehur vlerësim maksimal për nivelin e këtij libri, kjo vërtetohet edhe në pasthënien e përgatitur nga studiuesi Halil Inalxhik. Ky botim përmbush nevojën për kërkime të reja në historinë osmane, si dhe hap horizonte për studime të mëtejshme në këtë fushë. Gjithashtu, lexuesin e thjeshtë e pajis me fjalorin e plotë informues mbi shtetin dhe civilizimin osman.

Këndvështrimi i studiuesve turq mbi Shqipërinë

Për herë të parë në studimet historike shqiptare vjen një këndvështrim i munguar, pikërisht këndvështrimi i studiuesve turq mbi Shqipërinë. Libri Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman është pritur me interes të veçantë nga studiuesit shqiptarë dhe vjen si botimi më i fundit i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC). Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, sjell një trajtim tërësor e shumëdimensional të jetës politike, administrative dhe shoqërore të një perandorie, që pati shtrirje në tre kontinente, pikërisht në Europë, Azi dhe Afrikë. Libri është hartuar nga emra të njohur të shkencës në Turqi, si Prof. Dr. Ekmeleddin Ihsano?, Prof. Dr. Feridun Emecen, Prof. Dr. Kemal Beyd?l?, Prof. Dr. Mehmet Âkif Aydin etj, dhe është sjellë në gjuhën shqipe nga ekspertë të fushës si Prof. Dr. Xhevat Lloshi, Suzana Tafa etj. Drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC) Dr. Ramiz Zekaj, shpjegon arsyet e kësaj sipërmarrjeje të fuqishme për kulturën shqiptare, duke thënë se: E gjykuam të volitshëm botimin e këtij libri në gjuhën shqipe sepse është historia e një perandorie të madhe, pjesë e së cilës ishin edhe trojet shqiptare, që ndikoi në konturimin e historisë së njerëzimit. Është historia e një shteti të mirëorganizuar, historia e një shoqërie, që i dha popujve shumë dimensione në ecje drejt vlerave dhe në dinamikë". Dr. Halit Ereni, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kërkimore për Historinë në Stamboll, vlerëson përkthimin e veprës në gjuhën shqipe nga AIITC, duke thënë se, ky botim përbën një hap të rëndësishëm në fushën e botimeve. Jemi të bindur se ky botim do të jetë një kontribut i rëndësishëm në hulumtimin shkencor të kësaj teme. Artikujt që përmban vepra i ofrojnë lexuesit një paraqitje objektive të historisë së periudhës osmane, të ndërtuar në bazë të dokumenteve arkivore e të kronikave osmane, si dhe të punimeve të specialistëve të sotshëm në këtë fushë. Vepra është botuar në turqisht në vitet 1994-1998 dhe menjëherë më pas u botua edhe në gjuhën arabe e në gjuhën angleze, duke u botuar gjatë viteve 1999-2002. Në vitin 2004, doli botimi i veprës në gjuhën boshnjake dhe së fundmi u publikua në gjuhën shqipe. Pritet që së shpejti vepra të dalë edhe në gjuhën ruse.

10 Komente

Artikull shume i dobet!

Eshte shkruar 4-5 here se sa here eshte botuar dhe kush e ka perkethyer kete liber "shumedimensional" por kur vjen puna per gjera konkrete autori nuk thote gje.Sic duket nuk e ka lexuar librin dhe po jep ate qe i ka shkruar AIITC.

...Sigurisht, që për të shkruar historinë e një shteti që ka sunduar për më shumë se pesë shekuj dhe që bashkoi shumë shoqëri të ndryshme,...

Fjala  "bashkoi" nuk eshte e pershtatshme.Me e pershtatshme eshte fjala "pushtoi".

...Është historia e një shteti të mirëorganizuar, historia e një shoqërie, që i dha popujve shumë dimensione në ecje drejt vlerave dhe në dinamikë". Dr. Halit Ereni, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kërkimore për Historinë në Stamboll...

Me duket se, te pakten per popullin tone, kjo dinamike ka qene negative.

...Për herë të parë në studimet historike shqiptare vjen një këndvështrim i munguar, pikërisht këndvështrimi i studiuesve turq mbi Shqipërinë...

E verteta eshte se historiografia shqiptare eshte mbeshtetur mbi kronianet turq te kohes se Skenderbeut permendim ketu Celebiun.Se dyti ky kendveshtrim nuk na duhet fare neve sepse eshte i njejti kendveshtrim qe kane sllavet per kete periudhe.

Do te ishte ne te mire te te gjitheve qe Turqia si pasardhesja e Perandorise Osmane,te na jape arkivat e grabitura te Skenderbeut dhe princerve te tjere shqiptare.

Gjithashtu autori nuk na informon nje gje.Si paraqitet populli shqiptar dhe kryengritja e Skenderbeut ne kete liber "shumedimensional"?Si paraqitet kryengritja e Pjeter Budit?Po figura e Ali Pashes,Marko Bocarit dhe princave shqiptare te Revolucionit Grek  si na paraqitet?Cmendim kane historianet turq per Masakren e Manastirit?Po per ndalimin e shkollave shqipe dhe persekutimin e mesuesve te shqipes?

...që bashkoi shumë shoqëri të ndryshme, duke respektuar kombësinë, besimin, kulturën dhe gjuhën, është nevojitur punë kërkimore shumë e gjerë dhe përpjekje të stërmëdha....

Nuk e di per ke flet autori ,por te pakten per shqiptaret besimi dhe gjuha nuk ju respektua.

Vleresimi per artikullin 1*

Halil Rama

Do të ishte mirë që Turqia si pasardhëse e Perandorisë Osmane ti kërkojë falje zyrtarisht kombit shqiptar për 500 vjet pushtim, krime, cfarrosje në masë, të popullsisë shqiptare, zhvendosje me forcë të popullsisë shqiptare autoktone, për marrveshjet Turko-Greke kundër shqiptare. 

Turqia e sotme duhet tu kërkojë falje shtetit shqiptar për 15 milionë shqiptarët me identitet të munguar që jetojnë në Turqinë e sotme, për mungesën e shkollave në gjuhën shqipe, të radiove, gazetave, televizioneve.

Vetëm në Kostandinopojë (qytet i Kostandinit, perandorit shqiptar të Romës së lashtë i lindur dhe i rritur në Dardani) jetojnë 1 milion camë nga camëria të zhvendosur në Turqi.

Zoti Halil

 

mendimi Juaj eshte shume i pa sakte dhe jo llogjik ne kontekstin historik. Republika e Sotme Turke nuk eshte pasardhese e Perandorise Osmane. perkundrazi  Ataturku dhe te gjithe mbeshtetesit e tij kane qene armiqte me te medhej te Perandorise.

E dyta, perandoria turke nuk ishte e perbere vetem nga turq por edhe nga te gjitha nacionalitetet qe perfshiheshin ne perandori. kryeministra e Perandorise rrale here ishin turq por me te shumtit kane qene njerzete shquar te popullsive jo turke, armene, shqiptare, greke, siriane, etje etj.

Prandaj te kerkosh nje falje publike nga Qeveria e sotme turke per bemat e kryeministrave Shqiptare apo greke apo kurd eshte shume qesharake.

 

pershendetje

 

auroni

 

këndvështrimi i studiuesve turq mbi Shqipërinë

kjo do m'interesonte shume fare me e dit!

këndvështrimi i studiuesve turq mbi Shqipërinë.... Ke kepute copen me te bukur Emo .Tamam kjo na duhet se librin s'besoj ta lexoje njeri pervec ndonjerit qe i pelqen ti referohet . Qe eshte historia e Otomaneve e morem vesh. Qe kemi qene edhe ne te perfshire pas pushtimit ose "mbetjes " nen hyqem te shperberjes se Perandorise Romake ..edhe kete e kemi marre vesh. Po c'vend zeme ne e c'mendim te FAKTUAR kane per ne ...Kete a e ka ky liber ?Desha te shtoj se artikulli prure mund te reduktohej ne jo me shume se 10 - 15 rreshta .

Prurje e vyer. Uje i paket per toke te thare nga harresa vullnetare. Fale periodikut Univers (online) te ketij instituti te qyteterimit islamik (shume me dinjitoz sesa botimet e elementeve ekstremiste brenda komunitetit mysliman), kam mesuar shume.

te kerkosh nje falje publike nga Qeveria e sotme turke per bemat e kryeministrave Shqiptare apo greke apo kurd eshte shume qesharake.

Sqarare please! Nuk e mora vesh pse dhe kush duhet te kerkoje falje per cfare.

Kendveshtrimi i studiuesve turq mbi Shqiperine do ishte me te vertete interesant sikurse edhe kendveshtrimi i studiuesve neo-osmane. 

A eshte ky liber i aprovuar nga Akademia Turke e shkencave?

Do te ishte interesante te dinim mendimin e Akademise se Shkencave turke per kete periudhe.

Do te ishte mire qe turqia te hapte arkivat dhe te lejonte edhe studiues te tjere te shikonin c'ka mund te shikohet ne ato shekuj perndorie. Me duken shume te dyshimta, fatkeqesisht keto lloj librash.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).