Për përdoruesit që kanë hasur vështirësi me regjistrimin në faqe

Disa përdorues të rinj të faqes e kanë pasur të pamundur të regjistroheshin tek Peshku pa ujë këto javët e fundit. Kjo si pasojë e një problemi teknik (që do e shpjegoj më posht&eumlsmiley të cilin sapo e kemi rregulluar.

 

Që nga fillimi i korrikut, përdoruesit e rinj të Peshkut e kanë pasur të pamundur të regjistrohen, si pasojë e një difekti teknik. Difekti qëndronte në një modul të faqes që kishte "ngecur", dhe që bllokonte dërgimin e mesazhit fillestar për aktivizimin e llogarive të anëtarëve të Peshkut. Fatkeqësisht, ne nuk kemi qenë në dijeni të problemit, dhe me pushimet e verës na u desh goxha kohë që ta rregullonim. 

Sidoqoftë, tani problemi është rregulluar dhe shpresojmë që ata përdorues që dëshironin të regjistroheshin në faqe, të rikthehen e të regjistrohen përsëri. 

Gjithë të mirat dhe ndjesë për shqetësimin e shkaktuar, 

PM

12 Komente

Ky ishte per te gjithe ata qe nuk regjistroheshin dot me llogari te dyta e te treta?Apo per ata qe kane tre llogari e nuk bejne dot te katerten dhe te pesten?

mua me duket se sistemi imunitar i peshkut funksionoka mire

me ne fund...thnx smiley

nje pyetje amatoreske, si mund ta ndryshoj flamurin?

Nuk e ndryshon dot. Flamuri vendoset automatikisht ne baze te adreses IP qe perdor.

shtyp Ctrl+Shift+inicialet e shtetit qe deshiron psh. Shqiperi-Al, Itali-It etj

lol

P.S. penar me vertete, pse kur i shkoj me mouse te flamuri shqiptar, mua me del from Serbia e Montenegro?

coja njehere miun mbi koke ketij prizon brejkut dhe shife... te tjerat jane nga viset si duhet te kish qene shqiperia.

penar me vertete, pse kur i shkoj me mouse te flamuri shqiptar, mua me del from Serbia e Montenegro?

smiley sepse ne fakt leonidas vjen, me shume gjasa, nga kosova, ose nga mali i zi, ose nga maqedonia. dhe sipas databazes se IP-ve, qe eshte e vjeter, keto jane IP te serbia/montenegro. mirepo duke qene se shumica e tyre jane shqiptare, ia kam ndryshu flamurin serbia/montenegros.

mbase duhet vendosur aty flamuri i kosoves...

po, do ishte me mire flamuri i kosoves

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).