Otello, arapi i Vlores

Asnje popull pa det nuk behet i madh. Nga shkretetira njerezit ikin, si ike ti. Aty nuk ka uje dhe mendja e njeriut thahet, trupi dobesohet dhe fantazia ndryshket.

Popujt qe i kthejne kurrizin detit nuk do kene kurre nje te ardhme te sigurt. Nese turqit do ta donin detin, ata do ta kishin mbajtur Durresin, por pasi e moren ia kthyen prape Topiajve, sepse e konsideruan te panevojshem. Ndoshta Vlora do perfitoje nga kjo bezdi dhe do t'i shpetoje pushtimit. Ne do te mbetemi ne burg, duke pritur qe venecianet ta blejne Vloren dhe te lirojne te burgosurit e Balshes duke i zevendesuar me te burgosur te tjere. Atehere une do te kthehem ne fshatin tim dhe do te kerkoj luftera te tjera per te shitur arme. Ose ndoshta do te kaloj ne anen e turqve dhe do t'i mesoj ta duan detin dhe ta pushtojne Vloren, sepse venecianet kane armet e tyre dhe atyre une nuk do t'u duhem. Jeta me ka mesuar ta gjej vete rrugen time.

Kembengulja, vullneti dhe frika jane armet e mia. Familja nuk me la asnje pasuri qe mund ta perdorja dhe m'u desh shume kohe derisa kuptova se njerezit duhet t'i frikesosh qe te te pranojne. Njerezit bejne gjithcka nga frika. Nese nuk te kane frike, te vrasin, nese te kane frike mund t'i perdoresh pa i vrare, thoshte Hamiti duke mbyllur syte mbi ballin e Otellos.

Otello mendonte per shkretetiren dhe supi i rendonte nga mendimet e cuditshme te Hamitit. Duke jetuar cdo nate me te, ai filloi te besonte se burgu ishte nje vend ku fati e kishte sjelle per te njohur burrat e vertete.

As doktori dhe as Albano Contarini nuk ishin burrat e duhur, nga te cilet njeriu mund te mesoje se si fitohet jeta e vet. Te dy kishin lindur te pasur, afer detit dhe familjet e tyre ia kishin siguruar te ardhmen.

Hamiti kishte lindur i varfer dhe duke kontrolluar friken e burrave si dhe nevojen e tyre per lufte, u kishte shitur arme. Ai u jepte njerezve ate qe u duhej. Ne pergjithesi, u jpete siguri.

Edhe tradhtite qe bente ishin te sigurta. Ai i njihte burrat me mire se kushdo dhe duke mos i patur frike, i donte. Otello e ndiente se Hamiti i kishte hapur nje dritare te re, per te pare boten. Megjithese dashuronte Desdemonen, dashuria per te cilen i kalonte nga zemra, me Hamitin kishte nje lidhje tjeter dhe respekti per te, duke u shtuar, i mbushte trupin. 

Kur ndodhte qe ai nuk vinte naten ne dyshekun e tij, Otello merzitej. Megjithese nuk e donte, kishte nevoje ta kishte afer, t'i ndjente doren qe i kalonte mbi bark, t'i nuhaste eren e flokeve, te ngrohej nga kembet e tij te ashpra dhe te sigurohej se forca e tij do ta mbronte nga te papriturat e burgut.

Hamiti ishte nje burre i forte, jeta e te cilit i ngjante asaj te nje ushtari qe e mbron dashurine, pavaresisht se lufton ne kala te ndryshme. Kur i duhej te tradhtonte, ai tradhtonte kalate, por jo flamurin e dashurise. Gjate kater viteve qe qendroi me te, Otello, per here te pare ne jeten e vet, pati me shume siguri se rrezik. Megjithese nganjehere, duke mos iu shmangur magnetit te tradhtise se vet, ai zhdukej duke fjetur me te burgosur te tjere, prape kthehej te Otello.

Kur vinte ishte me i etur dhe shume me i menduar. Si cdo tradhtar i penduar, fuste koken nen sqetullat e Otellos, e ledhatonte, e puthte, ia kalonte doren brinje me brinje sikur te ishte mbi nje piano, pastaj hipte siper pianos duke fishkellyer, duke kercyer, duke u dridhur, duke u djersitur dhe pasi e zgjaste kete loje per nje kohe sa me te gjate, lodhej dhe binte perdhe duke e mbytur me trup ritmin e asaj muzike te njohur.

Otello shtrihej bri tij me fytyren ne toke. Ndoshta ky ishte i vetmi ndryshim mes dashurise se nje burri dhe te nje gruaje. Kur nje burre dashuron, ai sheh token, kur dashuron nje grua, ajo sheh qiellin. Por megjithese bente dashuri, Otello nuk dashuronte. Dashurine e ruante per nje shishe qelqi per Desdemonen. Hamiti e ndihmoi ta mbante atje, brenda trupit te vet, te sigurt dhe te virgjer, pa e thyer dhe pa e ciflosur, sepse ne burg gjerat e shtrenjta eshte e veshtire t'i mbash te paprekura.

Hamiti nuk kishte nevoje per dashurine e tij dhe nese do t'i duhej, do kishte arritur t'ia merrte. Megjithese ne burg ka kohe sa te duash per te folur, ai nuk e pyeti kurrre per te shkuaren e tij, ndoshta duke mos dashur te dinte gjera, te cilat do ta kishin lidhur shpirterisht me trupin e Otellos. Duke qene i perkohshem, Hamiti nuk donte ta lendonte. Ndryshe nga Stefan Gjika, nuk donte t'i linte plage. Dhe, duke qene nje burre i vertete, nuk pyeste kurre per grate. Vetem nje here e pyeti per doktorin. Te ka prekur me dore, i tha. Po, i tha Otello, duke i treguar zingjiret e plageve mbi bark. Hamiti filloi te qeshte. Desha te them, a ke fjetur me te, e pyeti pa e pare ne sy. Otello mohoi me koke duke u skuqur si nje vajze e vogel. E dija, u pergjigj Hamiti. Prandaj besoj se nuk e ke vrare ti. Stefan Gjika ishte nje maniak dhe nuk donte asnjeri qe nuk ishte i semure. Ai i urrente turqit dhe thoshte se murtaja ishte me e shendetshme per njerezimin, sesa pushtimi i tyre. Otello e shikonte me sy te heshtur, duke u perpjekur ta bindtte se Stefan Gjika ishte nje doktor dhe jo nje luftetar.

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi, Tirane 2009

48 Komente

kjo pjesa ja fuste letersishtamente Kadarese?! S`e mora vesh pse rrefimi duhej te kalonte (brenda nje paragrafi) nga veta e pare papriturepapandyer ne te treten. Blooshing fiction to kingdom come!

smiley

lostT-o, mendimi i pare qe m'erdh ne mendje ktu ishte nje postulat i vjeter (por gjithnje aktual) i peshkut pa uje: jo domosdoshmerisht duhet me lene koment te cdo teme  smiley

po ca t'i bej komentit tat! he m'thuj, ca t'i bej?  smiley

@Krist: degjo bro, nji nga qychet e s'Aksesit eshte te dish me zgjedh betejat ku futesh. Se qe thu ti, ka edhe beteja shterpe, kupton? Si kjo qe ke nis ketu. Une nuk e di pse i hyet oqeaneve ne kembe keshtu, po thjesht metimi per t'u qasur ne cilesi artistike me Ismailin eshte nga ato qe kerkojne nje super kurajo qe fqinjeron me cmendurine.

Ne letrat shqipe post-migjen, opinioni im i perunjur eshte qe vetem nje emer mund te mendohet per tu vene ne rrafshe te aferta te nivelit cilesor me Ismailin. Ai emer eshte Ervin Hatibi. Perndryshe, biem ne donkishotizma.

S'me the qysh je e si po ia con. Te pyta me ter mend njedizaj. Te fala edhe Benit po e pe.

po ka ca rob emigrant qe letersine e kane hobi sa here u merziten shifrat e statistikat. Ka ca te tjere qe as e kane hobi as kane per ta pat ndonjehere, po mendojne se meqe ne jete nuk kane ndonje prirje tjeter e meqe mami a babi u kane thene se po sbere gje ne jete je i humbur, i fusin nje mendje te lehte e vetshpallen letrare e kritike neper blogje.

Ka pastaj ca te tjere qe letersine e lexojne per qejf dhe marrin apo smarrin gje nga ndonje pjese, serish jane fisnike mjaftueshem sa te bejne ate gjene e mencme qe sugjeroje ti: jo detyrimisht te nxjerrin ndonje xhevair nga goja.

Ka ca te tjere pastaj qe i hyjne oqeanit me kembe, dhe ndersa e bejne kete te tjeret i thone: dale mor cun, ca bo kshu, kthehu mbrapsht.

Ka ca te tjere pastaj qe fiksohen pas ndonje emri dhe u behet kaq patologjike kjo sa emrin e ndjekin deri ne varr.

Ka te tjere qe bejne gallate, kalojne kohen, bejne miq e mikesha neper blogje, heqin stresin, nxjerrin dufin, argetohen, lumturohen sinqerisht, mprihen e mprehin sinqerisht.

Ka te tjere qe ose i bejne te gjitha keto njehere njeren e njehere tjetren, ose nuk bejne asgje dhe kshu bashke te gjithe bejne nje super club me cmime e cilesi nga me te ndryshmet, si nje supermarket per te gjitha shijet.

Ndaj jane te gjithe te peshku pa uje: nje magnet qe terheq gjithfaresoj robsh e sorrollopsh smiley

Se kush ka te drejte, e kush gabim, kete vallai le ta vendose Hajdari smiley

Ka dhe ca te tjere qe ne fakt, nuk eshte se nuk i ze gjumi per te dit kush eshte me i mire blushi apo kadareja, apo nese ka ndonje lidhje mes te dyve.

te jesh fisnik dhe i mencur deri ne fund, emigrant, ashtu sic une e ndjej se je (edhe fisnik, edhe i mencur), ben mire te flasesh pak per dicka kur ke lexuar vetem pak nga ajo gje smiley

Une kam qene mire, shyqyr zotit, me pushime e me njecike pune te paparashikuar, thnx

 

You know what, forget it! You are alright!

 Per Zotin edhe une e pashe, por nuk e mora vesh se cfare ishte; tregim, pjese tregimi, pjese romani, esse, studim apo bletersi*. Por as komenti i Lost e me pas ai i Emigrantit nuk ma shkoqiten akoma. Ne pritje...

*letersi e shkruar per blog (TM) 

P.S. Thashe ta jap edhe une nje kontribut te vogel ne zhvillimin e pellazgjishtes.

P.P.S. Per brezat e ardhshem te lexuesve, bletersi vjen nga b (blog) + letersi dhe nuk eshte formuar nga blete(r) + si, qe do te thote si+blete duke nenkuptuar qe e mbledh krijimtarine lule me lule.

 

 

 

" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />

Une po perpiqem t'i jap nje dore blushit...

Romani i trete mund te jet :

"Karnavalet e Korces,ne peshkun pa uje"

Le ta nderlidhe Nikollaqin dhe Olimbine me stilin e tija e te na gjeje nje grotesk te pershtatashem..." src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />

Mire qe s'ia paska vene titullin "Nano, politikani i Bences." Nuk eshte ndonje gje e madhe. Me Kadarene eshte i pakrahasueshem, sepse kur mendojme Kadarene kemi gjithmone parasysh nje ouvre te tere. Ben vaki te kete edhe Kadareja ndonje fragment aq te dobet sa pjesa e pare e kesaj pjese, (megjithese duhet kerkuar shume te gjehet) por po qe se do bejme krahasime fragmentare, e po qe se ky eshte nga fragmentet me te mira te Blushit, e them pa m'u dridhur syni se eshte nga fragmentet me te dobta qe ka shkelur ne truallin e peshkut.

bujrum, sol! gjej pjesen me te keqe te Dasmes edhe bjere.

e ke lexu dasma e sakos? kot sec m'u kujtu.

E kom lexu une, shume me ka pelqyer. i kam qef historite me njerez qe ende nuk i kishte mor me vete orteku i civilizimit

qe te jem edhe me fair:

gjej pjesen me te keqe te shqiponjat fluturojne lart dhe te perse mendohen keto male dhe silli.

pastaj flasim.

Sa mire qe me kape kur ishnjam ne biblioteke, se perndryshe s do dinja qysh t ia benja kesaj sfide smiley e meqe e kom opera omnian e kadarese (kuptohet mungojne ato qe s'jane shkrujt hala, po e mor dasmen. pertoj me e zbardh tashi, po qe ja po perpiqem

Faqja 40 (nuk po shkruaj e me pika apo c me bisht, po nga ana tjeter po i qendroj besnik tekstit perfshi gabimet ortografike qe ka)

 

O MONTATOR, O ZOG SHTEGETAR...

 

NEPER tavolina ja kishin marre kenges. Kjo ishte nje kenge e re per montatoret. Akoma nuk diheshin mire autori dhe kompozitori. Bile as fjalet nuk i dinte njeri te plota, sepse kenga kishte vetem pak dite qe kendohej. Disa thoshin se ajo kish dale diku ne juge, disa te tjere thoshin se kishte ardhur nga veriu. Nje gje ishte e vertete: kenga, me sa dukej, nuk kendohej kudo njelloj, perderisa asnjeri nuk ja dinte fjalet te plota.

Neper baraka pupuliti na shkon jeta,

O montator, o zog shtegetar i pesevjecareve,

Ta ra ta ta, ta ra ta ta...

- Orkestra, shoqeroje! - therriste Soda Kaustike. Por orkestra po lozte tjeter gje dhe shume montatore vallezonin. Ata vallezonin me vajzat qe kishin ardhur nga Tirana dhe me punetoret e kantierit.

Baraka e gjate oshetinte nga kenget dhe zerat. Rremuja perseri perpiqej te shtrinte pushtetin e saj mbi dasmen, por terhiqej shpejt. Dukej sikur daullja e ndillte rremujen te dilte nga qoshet ku ishte strukur, por pastaj, porsa rremuja shtrinte duart e saj per te bere pershesh cdo gje, daullja e trembete dhe e shtypte qosheve perseri.

- Defrejne shoket - i tha roja e nates shkrimtarit S.K. qe u ul aty prane.

Shkrimtari buzeqeshi dhe pohoi me koke.

- Nga te kemi? - e pyeti.

- Nga Kurveleshi. Jam roje nate ketu ne kantier.

- Ou! - ja beri shkrimtari pak i cuditur, - qe andej ke ardhur?

Tjetri ja beri "po" me koke.

- Po ti, c'pune ben?

- Merrem me shkrime.......

 

per ate pune kadareja ka ca shkrime gjate kohes qe ishte gazetar/reportazhier shetites neper atme`, qe kur i lexova vjet (me ra ne dore nje liberth i vjeter i tij plot me keto reportazhet) m`u duk se s`kishte tabele emulacioni, parrulle e banderole propagandistike pa e nxjerre koken ne ndonje fjali...

por, sa kohe ishte zhgenjyese edhe pse percudshem zbavitese (per te perdor nje nga shprehjet e tij stilistikatore), kjo ngjarje me riktheu besimin e plote tek njeriu modern shqiptar, aftesite e tij transhendentale ne rrugen e mundimshme jashte kukujkes se indoktrinimit q`ai pershkon me mund gjer tek lartesite ku ka shume vetmi, ku ka ftohte, ka ftohte... 

Diskllejmer: deklarata e mesiperme nuk perfaqeson bindjet dhe aftesite kulinare te shkruesit, ndaj si e tille s`duhet te lexohet fare, e nese kjo eshte tahajedreqi e pamundur per t`u bere nese keni lexuar deri ketu, mundesisht dhe fare shkurt, arroeni.

shshshshsh ishalla s e kane digjuar dhe po e paten digjuar ishalla e arrojne shpejt

c'ke mer, ismaili te zeri popllit ka shkrujt reportazhin "skraparllinj, trima te bukur".

ps m'ke borxh i birr po s'besove. nuk po tallem.

e ka pas per Ilirin ai, dhe per ata nga therepeli ne pergjithesi smiley

 Ou, "Autobiografia e popullit tone ne vargje". Ai liber eshte pak a shume si dalja e Kadarese per te munxosur refugjatet ne 2 Korrik. Edhe hena ka njolla te zeza.

une e lexoj me qef autobiografine. eshte pak si muhabet pellazgjish, po une e kam qef

 Mua me ka pas pelqyer shume ai reportazhi nga NY ku i ben kritike "Cats" ne mos gaboj. Po qe e bo telef fare!!

P.S.

Hajde mo se ashtu kane qene kohet! Ai te pakten i shkruante (dhe ne i lexonim) ato qe kishte pare. Kishte rob qe dilnin jashte shtetit he nuk ia mante te hapnin gojen as me grune se kishin frike mos i spiunonte.

 jo or jo. autobiografine ta puthesh ne te gjitha faqet... ky ishte mynxyre fare -te tipit "sot rruget ishin mbushur me gezimin e kooperativisteve te dalluara. kishin tejkaluar planin"

 Sol. Dasma ka nje lloj sharmi qe po nuk i pate jetuar ato kohe nuk e kap dot. Eshte si puna e Shvejkut qe nuk e dashuron dot po nuk pate bere ushtrine. Papo pastaj, Kadareja ka ca nga keto veprat e fundit, si ajo me ate shqiponjen ne kopesht zoologjik a di une c'ishte se s'arrita ti shkoja as deri ne fund, qe nuk shtyhen as me vaj e as me uthull. Une mbase per nga shkalla e papjekurise dhe deshira e imitimit cmitizues Joyce-ian do ta krahasoja me "Kalin e Trojes"

Well, sol... si te duket?

"merrem me shkrime"...  smiley

degjo kjo me kujton nje shqiperim ala lazar siliqi me duket ,te majakovksit, po s'jam i sigurt per llazin them: "jam shkrimtar, proz' s'dij me shkrue/ jo me muzat kam dashni/ stili jem posi langue/ skonapel la poezi"  smiley

 

ose, fragmentin e nji filmi italion: cer bojn mendimtaret? e pyti e fejuara fshatare te fejushmin fshatar. Pensano... i tha ai masi u menu gjat (no pun intnded, sol).

sol ne ane serioze tani: meno i fakt te thjesht fare: mgjthse i pari qe i dha munxet dasmes ishte i zoti i punes, ate e dramatizoi BBC-ja ate bote. A munet me te pyt pse? 

ore se e ke kap kot me mu, se une e kam qef kadarene smiley

po shif pak ate paragrafin qe fillon me me sa duket s ia dine fjalet, e mbaron me me sa duket s ia dine fjalet. si dhe poezia e montatorit. ok, kjo tani mund te shihet edhe si perpjekje per te treguar se sa i shpif ka qene sistemi, dhe se ky nuk i bente dot monumente etj etj. po mu s me pelqen me thene te drejten. gjithsesi, nuk du as me i ngrit as me i rrezu mitet, letersia e kadarese me pelqen, e blushit jo. po deshta vetem me thene qe nuk gjykohet dot nje autor nga nje paragraf, sidomos nga nje paragraf qe nuk e ke zgjedhur vete

kush di italisht laugh at this

http://www.youtube.com/watch?v=4ndv4bmUS...

A osht eklipsi diellit qe kane dal robt mendsh apo si ?

une sugjeroj, bile bile, te hudhni nai liber te Rudi Xhunges, une te deklaroj qe mund te krahasohet spo them me kadarene, por psh me Lasgushin.

ho si thoni ? Dhe ju pastaj te merreni seriozisht me tezen e krahasimit.

apo vemi prap ka tema e bythq..eve se i mbytyri te mbyt ore  ??   smiley

late nam late per zotin

po jo mi se kaq mend kan pas dhe me pare keta robt po i ke pa ti me benevolenc. dhe tema sumash sa te duash ke verdalle, ke pas dhe do kesh smiley

dmth me ka ndiku mue eklispsi deshte me thane ti ?

ncq ncq ....po shkoj ti fus i dush pra, te heq kripen se mase zbutem dhe me kthehet benevolenca smiley

 Dezo, grate me grate, burrat me burrat. Rudina duhet krahasu me Elenen. Se na boni lomsh ajo tema e sumes.

kjo pjesa ne fakt, ishte mes nja 300 komenteve te ajo tema gay, me shume per te zbut icik shpirtrat e trazuar atje, me pak Otello smiley

 

Replay

 

into this buoyant theater (not peshku) we march

almost meek and politely mute (not us)

whispers caught unto teeth (unshqiptarisht)

like butterflies

blushing other half-parted lips (bakshish).

blushing we march in august

almost asleep, exquisitely blind

we found no doors.

turks we bought and we sold history

reading "Otello, arapnë e Vorës"

 

turks we sold and bought a story

aint no guts, but there`s glory

glory glory haleluyah

blushing sherben kur iken struja*

 

*korrenti elektricist

 

ne blemë turq po s'u penduam

shkroi dy vepra vetëm Beni .

"ekuacion po t'ish rinia

vlera iksit dashuria."*

 

*- kong e grupit Mister.

 

 

othello othello where art thou othello

c`ke mor qe pellet, get thee to a nunnery

parting is such a sweet hollow, othello

shoqeria e barabarte loves mystery.

adieu

 

I'm trying to find grotesku here:

"Shokeve punetore"

 

Une desha poezi,

Per ju, shoke te shkruaj

Kercasin vargjet thyhen

Nga pesha e forca juaj

 

Po rri enderroj

qe kete liber vjershash

Ta mbaje ne xhep ndokush

Sic mban bllokun e menses.

 

Qe ne takim me vajzen

Dikush ta marre ne ndihme

Ne vend te flokeve

T'u shtjere brilantine

 

Dhe ne oborr t'uzines,

Te tornot te dritaret

******

"Ne festen e bvrigades se X||"

 

Parakolojne ish-partizanet, ata qe bene luften

Mungojne midis rreshtave te renet

Parakalojne plaget, luftrat kenget .

Midis tyre nje grua shtatzene

 

E pashe dhe mendova:

Ja Shqiperia

Nje lendine  e qeshur,shkelqene bajonetat,

Dhe ne bark te nenes femija

Si ushtar eshte rradhitur nr rreshtat.

"Marre nga Vepra letrare 1"- Ismail Kadare

dhe nga valixhja ime e vetme e prezantuar ne Emigracion, e mbushur plot me veprat e te madhit Kadare,pa asnje rrobe te perbrendshme personale...

Sikur blushi te kishte hyre ne kete lloj eksperience,meqe ra fjala ....jo blushi po une do te isha bere nje shkrimtar i papame ....

Uh prape....

"Perendimi"

Ja dhe perendimi,

Bota kapitaliste,

Me stuardesa te bukura

Me drita shumengjyrshme.

 

Eci mbi perendim

S'lexoj reklamat e ndezura,

por tymrat e fabrikave,

Floket e tyre te zeza

 

Nen oxhaket gjigante

Celik punetoret shkrijne

Nga zemerimi u cohen

Floket uzinave

 

Mirembrema Perendim!

Cdo gje eshte e qart:

Reklamat ndrijne poshte

Oxhaket nxijne larte.

 

Ju lutem mos me beni te vazhdoj me vepren Letrare 2....

Po s'ka grotesk fare aty. Pse lodhesh kot?

po deshe grotesk me se s'bo, kerko neper valixhe se ke aq shume, sa nuk e di si ka arrit ti nxej valixhja.

PS mos kerko te qeni i kufirit as te poema ender industriale (aka lac) se nuk ke.

Sigurisht qe ka,Emo,

por te diskutojme piknisjen eshte e dhimbshme...

Ideja ime ishte "lene cunin te beje hair se e ka nis mire"

se po te merremi me prologun e kujtdo zor se i gjejme fillin,

dhe sa per shtojce pas valixhes kam punuar me DHL-ne ,

ja sheshi ja mejdani,te gjithe e kemi nisur jeten nga 0,nuk me mungon gje,

me vehte i kam te gjitha,

por nuk mund te krahasosh penetrimin ne nje shoqeri me skaje te kunderta,

sidomos une qe e kam kaluar femijerine tek Mapo e madhe,prapa, duke luajtur pingpong me ate te nje kati me poshte....siper gjelltores ku pallati i shkrimtareve ishte nje enderr e vertete....por e frikshme...

smiley

e di at pingpongun ku ka qen.

Shiko, kur ismaili shkrujti frymezimet djaloshare nuk e krahasoi njeri me lermontovin. Ndersa gjenerali ka nejt nja 4 vjet neper rafte albaneze pa ia vershelly njeri fare. blushit, dhe kujtdo qe merret me letersi, t'ia beje Zoti mbare. Une e di first hand cdo me thene me mbush nje hapesire te bardhe aty para me germa. merr nje roman te sabri godos (te rekomandoj "plaku i butkes" si pak a shume te nje zhanri) dhe bej krahasimin. Une sinqerisht nuk i kam besuar syve kur kam fillu me lexu ishullin e blushit. Flas per cilesine artistike qe mua (qofsha i gabum) mu duk pertoke. Pas cdo rreshti qe lexoja thosha "what???" derisa e lashe. Sinqerisht nuk kam asnje shtyse kunder tij. Nuk jam as me pd-ne, dhe as besimtar; jam agnostik, nuk kam asnje shtyse te brendshme kunder Blushit dhe ketu po speak out my mind. Asnje gje tjeter.

E vleresoj komentin tend te fundit,

muhabet po bejeme ....but I hate everything old,I'm just with new generation....that's my point...

te tjerat jane ne doren e blushit une nuk jam fanatik...te dy bashke mund ta gjykojme me mire....dhe me me teper respekt...vetem jo me ekuacione politike se nuk ka rob  for donation,qofte ti dhe une...

miserable life...but this is the end...

Klajdi ka shkruar dicka me lart se si, apo per c'arsye, ne cfare rrethanash, ne cfare llogoresh a gunash permbi tela lexohet nje liber smiley.  Dhe mundesisht, te merret parasysh, liria e leximit, ashtu si dhe liria e mendimit smiley.

"Te jetosh ne nje ishull" e kam lexuar, dhe lexuar brenda nje dite.  Me pelqeu. Pike.

Ndersa "Otello" mezi mezi po mezi e mbarova.  Ne fakt do ta lija fare se s'po shtyhej, por i hyri pershkrimit te "Vlores" ene bera s' bera dhe e lexova deri ne fund.   Nqs lihet menjane kritika apo syri letrar disa ide, pershkrime, kendveshtrime te ngacmonin kur ben nje analogji me Vloren, ngjarjet dhe rrjedhen e ketij qyteti gjate ketyre viteve. 

Gjithesesi, krahasime te tilla me Kadarene, me duken padrejtesi qe i behet Blushit, sepse te lexosh qoft Otellon, apo dhe Ishullin me ate paramendim, detyrimisht qe "kritikat" do jene te ashpra. 

Krahasimet midis Kadarese dhe Blushit jane sa te pavendta dhe po aq te pasakta. "te jetosh ne ishull" eshte shkruar mire, ka nje fare intrige a la dan brown qe behet vektor ne gjithe romanin. Ja dhe Otelloja tani, pak a shume ne te njejtin stil. Blushi sapo ka filluar te shkruaj, por ka ende shume rruge per te bere per tu vene perballe Kadarese. Kadareja ka tjeter profil, te tjera dimensione, tjeter formim, ka padyshim vecantine qe ti perkas dy kohrave, ka shkruar ne dy kohra (sisteme) te ndryshme, ka vecantine qe ka rithurur antiken ne te tashmen, mesjetaren me te ardhmen, ka krijuar figuren e shkrimtarit te kombit, ambasadorit te Shqiperise, ka ate pikepyetjen e madhe mbi faktin e te qenit shkrimtar oborri apo disident, debat qe ne nje fare menyre i jep charme etj etj.

Nderkohe qe njeri ka ngritur keshtjelle, tjetri sa ka nisur te ndertoje kasollen. 

m'vje keq se u bo mod ky muhabet. rri e rri, ene gjej ka nji. ca kohe ma par ishte kasemi, now beni, kush e ka rradhen masnej... rradha!... a thu se osht dyqon berberi letersia.

ore qenke i cuditshem ti smiley kush po ta shan Kadarene mo vlla smiley??? Mbaje Kadarene e fli gjume i qete se nuk i afrohet njeri. Eshte aq larg, sa mire ben te rrije vetem atje ku eshte smiley

Mua me pelqen me shume ti se Kadareja, pas teje me pelqen Blushi! Duhet te ndihem gje ne faj???? Nuk i lexoj dot e as i shtyj dot me librat e Kadarese. Ti rilexoj nga e para do ishte mallkimi me i madh per mua. Me mire te lexoj ty qe komenton Blushin, sinqerisht, se Kadarene smiley

 

blushing sherben kur iken struja*

 

Hehehehe! smiley

 U munova edhe une m'u blushue gjate nje fluturimi me avion!

S'mujta qe s'mujta! Jo ma shume se 10 faqe! Shkrimtar shume i dobet!

Bravo per kurajon megjithate! Une s'do kisha guxu me e vone emrin tem ciper atij libri!  

mroklla, me seriozitetin me te modh, what you just said here makes me feel better. Sepse rob te Perenis jemi, dhe coc kisha fillu me dyshu ne veten time, thashe pale mer si kom qen at' kohe kur mora me e lexu... se me hon' jon gjonat, si thot ene idrisi.

Me njeli nje shije shume e hidhet per pershkrimet e ali pashes se ri homoseksual atje. tani edhe te kjo pjese qe u vu ne tepsi si me e mira, prape ai muhabet. Nuk di. Nuk me njit me qamet jo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).