Një stinë ne Ferr

Dikur, nëse e mbaj mend saktë, jeta ime ishte një feste që s’kishte të sosur ku të gjitha zemrat ishin të çelura, ku tërë verërat s’reshtin së zbrazuri.

Një natë, ula Bukurinë në prehërin tim. – Dhe mu duk acaruese. – Dhe e shtyva tutje.

U armatosa kundër drejtësisë.

Ia mbatha. O shtriga, O mizerje, O urrejtje, thesarin tim ua dorëzova ju!

U rreka që cdo gjurmë të shpresës njerëzore ta shfarosja nga mendja ime. Iu vërvita cdo gëzimi si një bishë mizore plot dëshirë për ta mbytur.

Thirra xhelatët, që teksa jepja shpirt, të mund të kafshoja qytat e pushkëve të tyre. Thirra murtajat të më mbysnin me rërë, me gjak. Oguri i zi ishte zoti im. Sa gjërë e gjatë u rehatova mbi bajga. U thava në avujt e krimit. Dhe i bëja rrengje marrëzisë.

Dhe pranvera më solli të qeshurën e frikshme prej idioti.

Kështu, sëfundmi, kur e pashë vetën në zgrip të klithmës së mbrame! mu shfaq për të kërkuar prapë çelësin e asaj feste të moçme ku mund të gjej oreksin sërisht.

Lëmosha është ai çelës. – Ky frymëzim tregon që po ëndërroja.

“Ti do jesh prore një hijenë etj…,” këlthiste djalli, i cili më kurorëzoi me lulekuqe kaq të këndshme. “Meriton vdekjen me tërë babëzitë e tua, egoizmin tënd dhe tërë mëkatet e tua të pashlyeshme!”

Ah! Kam hequr shumë: – Por, i ëmbli Satan, të përgjërohem, një sy më pak inatcor! dhe teksa pres për xhestin e ulët burracak të rradhës, meqë të pëlqen një mungesë e aftësive përshkruese dhe mësonjëse tek një shkrimtar, më lër të gris këto pak fletë të frikshme nga fletorja ime e të nëmurve.  

2 Komente

Dobet smiley

pa shaka

7B%0A%09%09if%28_leoHighlightsPrevElem%29%

0A%09%09%09leo

HighlightsHandleMouseOut%28_leoHighlightsPrevElem.

id%29%3B   smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).