Nje nate e keqe dhe nje dite bukur

Eshte nate. Nuk me ze gjumi. Perpiqem te shkruaj dicka dhe perhumbem ne mendime. Asgje e sakte nuk me pershkon per momentin. E le dhe shtrihem perseri ne krevat.  Perpiqem te fle. Papritur mu kujtua Eposi i Kreshnikeve. Shume here me kane provokuar fuqishem heronjte e prozes mitologjike shqiptare. Qe i vogel kam enderruar te jem nje hero popullor,nje Muj, nje Halil  apo nje Gjergj Elez Ali... Kujtohem qe deshira me e madhe e imja si femije, ne pakot e vitit te ri ishte nje shpate... Kete kerkoja si dhurate nga prinderit, gjithmone. Me pas kjo mahni femije, m'u kthye ne deshire, per te nderlidhur gjerat e perditshme me subjekte kreshnikesh. E ndjeja qe po zjarretohem nga brenda.  U ngrita fluturimthi nga krevati ne dhomen e hotelit, ku kisha ardhur per pushime dhe dola jashte. Asgje nuk mu duk e bukur. Nje nate krejt e zakonshme ,me nje qiell te paster, me nje hene te plote dhe yje te palevizshem  per syte  mi ,e cila kerkonte te me sfidonte mua. Ndalova. Hapa pak kembet dhe kryqezova duart. Ngrita veshtrimin lart ne qiell, duke u munduar te marr nje pamje madheshtore.  U perpoqa te kerkoj nepermjet veshtrimit tim, me te fortin e qiellit,por asnje nuk mu duk i tille. Gjithcka atje lart m'u duk teper e vogel, perpara hijes time me te erret, nga reth e rrotull. Kjo hije zgjatohej nen rrezatimin e fuqishem te henes se plote. Perseri  kjo hije perzgjatej pergjate gjeresise se reres aty dhe vazhdonte tutje ne bregun e detit, e me tutje ne det.  Por koken time nuk e shihja gjekundi.  Kjo me la te kuptoj, qe hija ime nuk kishte mbarim. Ajo ishte stermadhe.  Pastaj fillova te numeroje yjet ,ashtu sikur numerohen ushtaret e armikut.  E lashe, pune qe s’behej...  Me erdhi nje ze i brendshem,te cilin e nxorra me lehtesi , me sa kisha ne koke: -Hej, kush eshte me i forti nga ju atje lart ne qiell,le te zbrese e te peballet me mua ketu poshte?! Asnje nuk mu pergjigj.  E provova dhe njehere, duke u perpjekur te bertisja me fort.  Perseri e njejta gje. E provova edhe disa here te tjera, derisa ndjeva se m’u ngjir zeri.  As edhe nje pergjigje.  Shtrengova grushtet… Kisha shume urrejtje… Leviza pozicionin e trupit dhe fillova te hedhja hapa te ngadalte,duke levizur paralel me detin.  Hija ime u ngushtua, por u duk se zgjatej me shume. Perseri koka nuk dukej gjekundi. Shpejtova hapat.  Te njejten gje beri dhe hija.  Nata ishte e qete. Dhe deti ishte i qete, pa asnje zhurme dallge. Ndersa une nuk isha i qete. Dikush duhej te dilte dhe te luftonte me mua…. ! Kjo qetesi me cmendte.  Pse nuk me pergjigjej asnje? Diku ndalova.  Pashe nje varke ne breg te detit dhe dy rrema mbi te.  E shtyva ne det menjehere, sikur te ishte prej letre dhe u hodha brenda rrembimthi.  Kerkova me veshtrimin tim, dicka qe te me ngushellellonte mendimin,i cili po rrotullohej ne koken time, por ndoshta jo ne ate te hijes qe nuk e shihja. Diku pashe nje drite te dobet, diku larg, atje thelle ne det.  Atje do te iki vendosa. Ajo drite me jepte shprese, se do te perballej me mua. Fillova te rremoja me sa fuqi qe kisha.  Por me dukej se varka ecte shume ngadale, sikur nuk levizte fare. Ndalova. Ndeza nje cigare.  Me pelqente ta shijoja, por me shkoi mendja tek ndricimi qe ajo leshonte. E  shtrengova ate cigare fort, duke e bere doren grusht dhe ja mora frymen. Me pelqeu ideja qe e kisha mbytur armikun e pare, por ai mu duk teper i vogel...  Pellemba e dores po me digjte, por vetem mendova se isha plagosur fare lehte.  Beteja te tjera me prisnin.  Nuk me pelqeu ky armik kaq i vogel dhe i pafuqishem.  Doja nje armik te denje.  Perseri rremova me sa fuqi qe kisha, por atij ndricimi thelle ne det, nuk po i afrohesha gjekundi. Perseri ndalova dhe ndeza nje cigare tjeter.  E mblodha me pellemben e dores tjeter. Kesaj radhe nuk me pelqeu fare. Tani pellembet me digjnin te dyja. U perpoqa te rremoja, por muskujt nuk me bindeshin me...  Kisha shkuar shume larg.  Pastaj me mori gjumi ,ngaqe deti me perkundte varken,ashtu si djepin e nje foshnjeje ta parritur ende.  Pashe shume endrra. Te gjitha ishin te cuditshme, por ajo qe me ngeli ne mendje ishte ;Gra apo vajza te veshura me fustane te bardha, qe vezullonin fort, perpiqeshin te me shpetonin nga thonjte e vdekjes,e cila kerkonte te me merrte me vehte...  Te nesermen disa peshkatare me zgjuan,me moren dhe me sollen ne breg.  Rera ishte mbushur me cadra te vendosura ne menyre sistematike dhe me njerez qe kishin dale ne plazh,te qete, duke shijuar rrezet e diellit.  Mu kujtuan perseri Kreshniket. Nuk isha i sigurte se c'ndjeva ate cast! Njerzit me shikonin me nje lloj habie. Mu duk se e kishin marre vesh. Pastaj une fillova te ecja neper rere, duke ndaluar dhe puthur te gjithe me radhe. Degjoja peshperimat e tyre, “Gjynah i shkreti “,”Paska ikur ky”,por mua nuk me buronte me urrejtje, as nga keqeardhja dhe as nga percmimi.  U drejtova drejt diellit dhe i buzeqesha... dhe mu duk sikur ai me ktheu buzeqeshjen.  Dicka kishte ndryshuar shpejt,ndoshta per nje nate te vetme.  Une nuk urreja me...  Ndoshta kreshniket me kishin marre nder vehte, pa deshiren time. Por une nuk mund te rrija me me ta. Ndoshta e kesha tepruar. Kjo ishte koha e divorcit tim me ta. Me duhet ti le ato menjeane. Gjera shume me te bukura mund te beja.  Ndjehesha i lumtur per ate c’ka kisha kuptuar: Sa bukur eshte te duash gjithcka. Dhe ne se  s’te duan, ti fal dashuri. Dikur ate do te ta kthejne. Kjo varet nga ty. Bota nuk mund te jete e marre. Ti mund jesh i marre per nje cast ose per te gjithe jeten.

Koha eshte kaq e bukur dhe njerzit jane shume te mire ketu, ku une kam ardhur per pushime. Dhe kjo pse, ketu nuk ka Kreshnike.

1 Komente

Tur-o, edhe une them poshte militantizmi i verber dhe deshira me gjet armiq me se s'bon!

Sa per Kreshniket, drugij mesele.

Nqse kjo eshte proza jote e pare te PPU, te uroj te tjera gjithnji e me te mira!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).